DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Bollano: Vorio-Epiri te jete i pavarur si Kosova. LSI denon deklaraten
Postuar mė datėn: 2007-04-23 08:01:27 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Ne nje interviste televizive Vasil Bollano shprehet se kjo gje qe kerkohet nga Omonia nuk eshte aspak me shume se ajo qe duan shqiptaret per Kosoven.

Ora 13:50 LSI:Deklarata kunder frymes integruese te Shqiperise

Pas deklarates se kreut te bashkise se Himares ka reaguar partia Levizja Socialiste per Integrim. Sekretari Nderkombetar i LSI, Edmond Haxhinasto e ka quajtur deklaraten e Bollanos shprehje e nje nacionalizmi arkaik qe shkon kunder frymes integruese evropiane te Shqiperise dhe gjithe rajonit. “Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim denoj me force qendrimet e Kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano, i cili deklaroi publikisht ne media se "Omonia dhe komuniteti grek ne Shqiperi nuk kerkojne me teper per Vorio Epirin se c'kerkon Shqiperia per Kosoven", pra kerkojne pavaresine e tij. Keto qendrime jane nje perpjekje e deshtuar per te vendosur paralelizma sado te larget midis Kosoves martire te gjenocidit dhe Shqiperise se Jugut, jane perpjekje e deshtuar per te sherbyer si kundrapeshe problematike pikerisht ne momentet percaktuese te statusit perfundimtar te Kosoves, pavaresise se saj, jane gjithashtu perpjekje e deshtuar per ngacmimin e ndjeshmerive ne marredheniet shumeplaneshe e teper te rendesishme midis Shqiperise e Greqise” tha Haxhinasto.Ai kerkoi me tej qe forca politike te ciles i perket zoti Bollano dhe mazhoranca te distancohen nga qendrimet e tij .

Ora 12 :30 Pasi ka deklaruar pak kohe me pare se Himara eshte minoritet grek, ne ndryshim nga pozicioni zyrtar ne Shqiperi, kreu i bashkise se Himares e ka pershkallezuar dukshem qendrimin e tij duke kerkuar edhe pavaresine e Vorio Epirit, nje term qe perdoret ne Greqi per Shqiperine e Jugut. Ne nje interviste televizive Bollano thote se kjo gje qe kerkohet nga Omonia nuk eshte aspak me shume se ajo qe duan shqiptaret per Kosoven. Duke nenkuptuar keshtu shkeputjen e pjeseve te territorit shqiptar qe banohen nga minoritet grek, i njohur si i tille apo i vetshpallur. “Kjo eshte ne te mire te Ballkanit dhe te pakicave greke ne Shqiperi “ shprehet kryetari i bashkise se Himares. Bollano e ka rikonfirmuar qendrimin e tij edhe sot per tv NEWS24 ku eshte shprehur se cdo krahine qe e konsideron veten minoritet mund te vetvendose per fatin e saj territorial. I pyetur per reagimet qe mund te shkaktoje dekarata e tij Bollano tha se nuk ka asgje per te shtuar.


Ballkanweb
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Bollano: Skėnderbeu quhej Jorgji (2007-06-29 19:13:35 nga admin2)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster