| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēka fiton shqiptarėsia e Vushtrrisė nėse Ura e vojinoviqėve do tė quhet "Ura e vjetėr e Gurit" !?! |
| Postuar mė datėn: 2007-03-09 11:35:37 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Anėshkrim nė artikullin: Ura e Vjetėr e gurit - jo e Vojinoviqėve, botuar
nė rubrikėn Shoqėri · Kulturė · Art · TV,Koha Ditore, 4 mars 2007, fq. 18.
Nėse nuk e di ku je duke shkuar, do tė pėrfundosh diku tjetėr(A Adler)
Sihariqet pėr fitoren e luftės pėr trashėgiminė kulturore (!?!) tė Ekipit tė Unitetit(!?) nė konsultimet e radhės nė Vjenė (?!), tė botuara nė Koha Ditore tė 1 marsit 2007, fq. 2, sikur paralajmėruan sė paku njė fitore tė Kosovės. Nėn boxin me titull: Kosovarėt ankohen pėr Vushtrrinė, Boletinin e Novobėrdėn, midis tė tjerash, shkruan:
E para: Enver Hoxhaj ka bėrė tė ditur se delegacioni kosovar tė mėrkurėn ka shtruar ēėshtjen e urės nė Vushtrri pėr tė cilėn ka thėnė se mendon qė ėshtė njė urė e vjetėr e kohės romake, bizantine dhe turke dhe e dyta: Besojmė se pėr kėtė do tė merremi vesh dhe se emri i saj do tė jetė Ura e Vjetėr e Gurit, ka thėnė ai.
E falėnderoi gazetarin G. Syla qė i ka pėrdorė thonjėzat kaq mirė. Meqė Hoxhaj ka ofrua shpjegime mė tė plota mė 4 mars 2007, kėtu do tė kėrkoja ndonjė sqarim nga E. Hoxhaj: E para, ēfarė argumenti historik pėr tavolinėn diplomatike paraqet konstatimi Juaj: Delegacioni i Kosovės mendon qė ėshtė njė urė e vjetėr e kohės romake, bizantine dhe turke?! Mendon!?! E dyta: Ēka do tė reflektojė: Besojmė se pėr kėtė do tė merremi vesh dhe se emri i saj do tė jetė Ura e Vjetėr e Gurit, pėr statusin e trashėgimisė sė mbrojtur serbe nė Kosovė qė i parasheh Pakoja e Ahtisaarit ?!! Ose, ndryshe: Ēka do tė firojė shqiptarėsia historike e Vushtrrisė nėse pėr kėtė do tė merreni vesh (me UNOSEK-un) dhe se emri i saj do tė jetė Ura e Vjetėr e Gurit?!!!
Nejse, akėcili lexues le tė gjykojė pėr kėtė sipas mendjes sė vet!
Pėr pėrpjekjen(!) dhe fitoren(?) e Ekipit tė Unitetit rreth emrit tė Urės sė Vushtrrisė nė Pakon Ahtisaari shkroi gjerėsisht gazetari B. Kupina: Ura e Vjetėr e gurit - jo e Vojinoviqėve(!?!), interpretimet dhe citimet e tė cilit i konsideroj tė sakta.
Kėtu do tė ndalem nė katėr informata me interpretim mė tė gjerė nga historiani E. Hoxhaj:
E para: I sapokthyer nga Vjena, Enver Hoxhaj, anėtar i delegacionit kosovar pėr trashėgimi kulturore ka bėrė tė ditur se kėrkesa e palės kosovare ka qenė qė kjo urė, e cila nė dokumentin aktual tė Ahtisaarit ėshtė emėrtuar Ura e Vojinoviqėve, tė emėrtohet si Ura e vjetėr e gurit !?!
Pyes dhe, si njė qytetar i Kosovės, kėrkoj pėrgjigje publike nga E. Hoxhaj: Ēfarė argumenti shkencor dhe diplomatik ėshtė kėrkesa e palės kosovare ka qenė qė kjo urė, e cila nė dokumentin aktual tė Ahtisaarit ėshtė emėrtuar Ura e Vojinoviqėve, tė emėrtohet si Ura e vjetėr e gurit !?!
E dyta: Sipas Hoxhajt UNOSEK-u e ka pritur mirė propozimin e palės kosovare, ndaj ekziston mundėsia qė nė variantit pėrfundimtar tė draftit tė Ahtisaarit, kjo urė tė regjistrohet me kėtė emėr!?!
Dhe, duhet pyetur: nėse UNOSEK e aprovon kėrkesėn delegacionit kosovar pėr trashėgimi kulturore, ēka do tė fitojė Kosova, deri sa ky delegacionit kosovar nuk ka kėrkuar qė kjo urė tė hiqet nga Zona e mbrojtur serbe sipas Pakos Ahtisaari (?!?), dhe ti lihej Kosovės si hise e saj kulturore historike, ēfarė dhe ishte.
E treta: Pėr mė tepėr, Hoxhaj ka pohuar se nė pėrpjekje pėr ta sforcuar kėtė propozim tė palės kosovare ka bėrė edhe hulumtime tė historianėve tė kohės otomane dhe ku qartazi, sipas tij, te Ura e Gurit vėrehen elemente tė arkitekturės bizantine dhe otoman?!!
Ky konstatim, kėsisoj, tė jep tė kuptosh se historianėt e Ekipit tė Unitetit kosovaro-unmikian nuk dinė se si mund e se si duhet tė dėshmohet autorėsia antike dhe mesjetare e trashėgimisė kulturore nė trevat shqiptare, as i kanė hyrė asaj pune qė do tė ndikonte nė ndryshimin e pėrmbajtjes sė Pakos sė Ahtisarit .
Tė ecim mė tutje. Unė nuk e kuptoj konstatimin: ... pėrpjekje pėr ta sforcuar kėtė propozim tė palės kosovare...(!?!), nuk e kuptoj pikėrisht fjalėn sforcuar(!?!). Nuk e kam dėgjuar nė tė folmen e mjedisit ku jam rritur as gjendet nė Fjalori i shqipes sė sotme, Tiranė, 2002, fjalė e fundit e leksikografisė shqiptare. Dhe, nėse ėshtė pėrdorur pėr ta trashur foljen forcė-a apo kal. forcuar, mungesa e argumenteve tė prekshme e shpėrbėjnė kėtė forcė, kėtė mbėshtetje.
Dhe, kėtu, edhe nė emėr tė hulumtuesve tė ardhshėm tė historisė sė copėtimeve tė Shqipėrisė Etnike dhe tė Kosovės historike, pyes: Delegacioni kosovar pėr trashėgimi kulturore, a ka krijuar Dosje argumentuese pėr kėtė ēėshtje? Nėse po, ėshtė mirė tė botohet ajo dosje, nė mėnyrė qė qytetarėt e Kosovės tė mėsojnė se nuk ėshtė shpronėsuat nga njė monument historik i kulturės sė tij pėr fajin e delegacionit kosovar, dhe se Urėn historike tė Vushtrrisė, e ngritur nga stėrgjyshėrit tanė, ua grabiti, me dhunė UNOSEK-u, pėr ti kėnaqur apetitet pushtuese shekullore tė Serbisė.
Nėse delegacionit kosovar pėr trashėgimi kulturore nuk ka krijuar dosje pėr Urėn e Vushtrrisė, pėr Kalanė e Artanės, pėr Kalanė e Zveēanit dhe pėr tė gjitha monumentet kishtare ortodokse tė cilat Pakoja e Ahtisaarit, i shpalli tė huajat pėr shqiptarėt dhe pėr Kosovėn (!?!), anėtarėt e Ekipit tė Unitetit Unmikian tė Kosovės herėt ose vonė kanė pėr tė marrė mallkimin nga pasardhėsit e tyre dhe dėnimin nga Kosova dhe kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.
E katėrta: Sipas Hoxhajt, pala serbe nuk ka sjellė ndonjė dėshmi relevante pėr ēėshtjen e emėrtimit tė urės, pėrpos paraqitjeve tė hollėsive biografike se kush kanė qenė Vojinoviqėt!?!? - Kjo ia kalon edhe humorit mė tė zi.
|
|
Edhe kėtu janė dy probleme: E para: pala serbe nuk ka sjellė ndonjė dėshmi relevante pėr ēėshtjen e emėrtimit tė urės (!?) dhe e dyta: pėrpos paraqitjeve tė hollėsive biografike se kush kanė qenė Vojinoviqėt?!
Kėtu, fillimisht, duhet tė pyesim: Cilat do tė ishin dėshmi relevante pėr ēėshtjen e emėrtimit tė urės(?!) dhe a i ka sjellė ato Delegacionit kosovar pėr trashėgimi kulturore?! Edhe mė qartė, a janė argumente hipotetikėt:: mendon dhe besojmė tė Delegacionit kosovar...?!?
Unė nuk mund tė paragjykojė, pa fakte, pa dosjen serbe, se cilat kanė qenė paraqitjet e hollėsive biografike se kush kanė qenė Vojinoviqėt, tė cilat nuk i saktėson as nuk i demanton Hoxhaj. Njė gjė mund tė thuhet se, nėse ato hollėsi biografike se kush kanė qenė Vojinoviqėt, historiani Dr. Enver Hoxhaj sė bashku me historianin Mr. Ylber Hysa, tė delegacionit kosovar pėr trashėgimi kulturore nuk i kuptojnė si dėshmi relevante pėr ēėshtjen e emėrtimit tė urės, pa i kundėrshtuar me fakte, pa e demistifikuar mitin serb pėr prejardhjen kosovare tė Vojinoviqėve me njė dosje argumentuese, jo vetėm gabojnė por edhe dėshmojnė terrin e injorancės historiografike nė trutė e tyre.
Unė nuk mund tė besojė se delegacioni serb ka konstatuar tė vėrtetėn pėr prejardhjen jo kosovare, jo vushtrriase, tė Vojinoviqėve historikė. Pyes: Sikur pala serbe tė mos paraqiste hollėsi biografike se kush kanė qenė Vojinoviqėt si kanė mundur ata tia mbushnin mendjen UNOSEK-ut qė Ura e Jashar pashė Gjinollit nė Pakon Ahtisaari tė quhet Ura e Vojinoviqėve?!!! tė konstatoj edhe kėtė fakt: Koinea Vijinoviq nuk i pėrket tė folmes serbe nė Kosovė dhe nė Serbinė Etnike (Shumadi).
Pėr demistifikimin e Mitit serb pėr Kosovėn i kam botuar disa kumtesa shkencore tė lexuara nė simpoziume gjithandej nė Jugosllavi. Sė paku nga viti 1990, nė shumė studime e libra kam sjellė dėshmi pėr mosekzistimin e Vojnoviqėve vushtrriasė, gjithsesi i mbėshtetur edhe nė tė dhėnat e shkencės etnografike, folkloristike e historiografike jugosllave. Kėtu nuk dua ta citoj vetėn, por e kėrkon vendi tė konstatoj kėtė fakt: Nė reagimin tim, mė 6 shkurt 2007: Me propozimin e Ahtisarit - Kosova nė thika, analizė kritike e Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Marrėveshjen pėr Statusin e Kosovės tė Martti Ahtisaarit, midis tė tjerash, kisha konstatuar: Shkenca serbe qė nė kohėn e Toma Maretiqit e ka ndriēuar faktin se Vojnoviqėt janė tė imagjinuar nga kisha serbo-ruse nė mbėshtetje tė oborreve mbretėrore. Dhe, nėse ėshtė fjala pėr Urėn e Gurit qė lidhė Vushtrrinė me Artakollin, e nga e cila ėshtė larguar lumi Silnicė, atė e ka ngritur prishtinasi Jashar pashė Gjinolli nė fillim tė shekullit XIX.
Kėtė analizė tė plotė ia dorėzova PSSP-it dhe Ahtisarit, mė 9 shkurt 2007, por nuk e botoi asnjė gazetė ditore e Kosovės!?! Megjithatė, ajo u bė njohur pėrmes webfaqeve tė ndryshme dhe e botuan disa gazeta nė Shqipėri dhe nė Iliridė. Sa kam njohuri, me emaile veprimtarėt e devotshėm tė ēėshtjes shqiptare kėtė analizė e kan pėrhapur katėrēipėrisht nė mbarė botėn shqiptare. Sikur Delegacioni kosovar pėr trashėgimi kulturore ti kishte pėrcjellė reagimet shqiptare ndaj Pakos sė Ahtisaarit, sė fundi vetėm nė WWW.pashtriku.org, nuk do tė kishte hequr aq shumė pėr tė dėshmuar pėr emrin e saj popullor shqiptar dhe serb.
Sikur historianėt Hoxhaj e Hysa, tė njihnin diēka nga shkolla antropogjeografike serbe cvijiēiane sė paku do tė dinin se emri popullor shqiptar e serb i kėsaj Ure lidhej me emrin e donatorit dhe urdhėruesit pėr ngritjen e saj krejt deri nė fillim tė shek. XX, pikėrisht me emrin e zyrtarit tė lartė tė Vilajetit tė Kosovės dhe tė Rumelisė nė pėrgjithėsi, Jashar pashė Gjinollit. Pėr kėtu tė mjaftohemi vetėm me konstatimin e Branisllav Nushiqit, konsull i Serbisė nė Prishtinė krejt nė fund tė shek. XIX. Ai e hulumtoi dhe e njohu terrenin dhe kujtesėn shqiptare tė rrafshit tė Kosovės, tė cilėn pjesėrisht e paraqiti nė KOSOVO opis zemlje i naroda. Izdanje sa spikama, I. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1902. Duke folur Pėr rrugėt dhe mjetet e komunikacionit, pėrmendi qytetin antik iliro-romak Vicianum (Vushtrria), dhe Jashar-pashin most na Sitnici (Ura e Jashar Pashės nė Silnicė).
Antropogjeografi B. Nushiq nė librin e dytė: KOSOVO opis zemlje i naroda. Izdanje sa spikama, II. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1903, do tė dėshmohet manipulues i shquar me faktet nė pėrputhje me platformėn e shkollės cvijiēiane pėr serbizimin e kujtesės dhe tė traditave shqiptare tė Kosovės. Tashti sikur harron se nė librin e parė emėrvendin Vuēitrn e linte tė shihej si i ardhur nga Vicianum, dhe emrin e qyteti nxirte nga fjalėt vuēiji dhe trn (Wolfsdorn), qė do tė thoshte Ferra e ujkut!?!
Nė kėtė libėr Nushiq u dha frymė falsifikimeve tė epikės serbe pėr Mitin e Kosovės dhe Kalanė e Vushtrrisė e quajti Kullė dhe Pallat tė vėllezėrve Vojnoviq - Petrashinit, Vukashinit dhe Miloshit. Shkenca folkloristike dhe historiografike jugosllave e viteve tė 60-70-ta tė shekullit XX, realisht kur filloi rrita e shkencės shqiptare dhe ballafaqimi i kėtyre dy shkollave shkencore, kėta persona tė imagjinatės letrare: Vojin, Petrashin, Vukashin dhe Milosh u quajtėn personalitete tė imagjinuara, tė paqenė, joeksistues nė Vushtrri. Kėtu nuk e shoh tė arsyeshme tė ndalem nė interpretimet e studiuesve jugosllavė: Toma Maretię (1966), Tvrtko Čubelię (1970), Rade Mihalčię (1957), historiani ky mė i merituar pėr demistifikimin e Mititb serb tė Kosovės. Pėr mė gjatė e plotėsisht mund tė flas vetėm pasi opinioni dhe unė tė njihem me dosjen serbe dhe tė Delegacionit kosovar pėr trashėgimi kulturore, pėr Urėn e Vojinoviqėve, pėrkatėsisht Urėn e Vjetėr tė Gurit.
Tashti, ti kthehemi Nushiqit. Ai, pas njė viti nga botimi i librit tė parė, e harron emrin popullor: Ura e Jashar Pashės nė Silnicė dhe nėn fotografinė e saj shkroi: Stari most kod Vuēiterna (Ura e vjetėr te Vushtrria), dhe nė vijim vuri tekstin: Sipas tregimit tė popullit edhe kėtė urė e kanė muruar Vojnoviqėt, dhe pikėrisht mjeshtri i cili e muroi Urėn mbi Vardar nė Shkup. Kjo vėrtet shėmbėllen nė Urėn e Shkupit, vetėm se ėshtė mė e madhe dhe mė e bukur. Edhe pėr kėtė urė ekziston tregimi i njėjtė sikur edhe pėr murimin e Shkodrės nė Bunė?!?
Unė e njoh mirė kujtesėn historike tė Vushtrrisė dhe tė viseve tė saj, ku kam hulumtuar nga mesi i viteve tė 60-ta tė shek. XX, ndėr shqiptarė dhe ndėr serbė. Gojėdhėnat qė i langoi Nushiq pėr Urėn e Jashar Pashės, kurrė nuk janė bėrė pronė e kujtesės historike tė popullsisė sė kėsaj ane. Nė kujtesėn historike shqiptare, serbe dhe ballkanike ka legjenda pėr krijimin e Urės sė Shenjtė nė Dukagjin dhe tė Rozafasė (Shkodėr), qė kanė pėr burim kujtesėn shqiptare. Ka studime tė shumta.
Tė sjellė edhe kėtė konstatim: Sipas udhėpėrshkruesve dhe hulumtuesve serbė dhe rusė deri nė vitet e 50-ta tė shek. XIX, elementi serb nė Kosovė, element ēifēinj nė tokat e feudalėve shqiptarė, nuk kanė ditur asgjė pėr Betejėn e Kosovės pėr Lazarin, pėr Miloshin, pėr Jugoviqėt, pėr Vojnoviqėt, pėr Markun. Dhe, as kanė pasur mė tė voglėn ide pėr Mitin serb tė Kosovės, i cili u formėsuar me ndikimin e kishės ruse nė kishat ortodokse tė Vojvodinės nėn Austro-Hungarinė.
Kėtu ndalem pėr tė prekur dy tė dhėna tė Nushiqit qė kanė tė bėjnė me kohėn e ngritjes dhe me mjeshtėrit qė i ngtitėn dy Urat e Gurit, tė Shkupit dhe nė Vushtrrisė. Nė kėto konstatime tė Nushiqit ka diēka historike dhe materiale tė prekshme. Tė dy urat janė ngritur nė xhadet kadimi, nė vendkalimet tradicionale qė lidhnin Kalanė (Bėrthamėn e Shkupit), me viset fushore dhe Pollogun dhe me qendrat e tjera shqiptare:Tetovė, Dibėr etj. Ura e Jashat Pashės lidhte Kalanė (Bėrthamėn e Vushtrrisė) me fushėn dhe Malėsinė e Artakollit e tė Drenicės me qendrat e tjera shqiptare: Mitrovicė, Pazar i Ri, Pejė etj. Tė dy kėto ura, meqė u ngritėn nė vendkalimet tradicionale, praktikė qė ndjekej dhe qė ndiqet edhe sot nė ngritjen e udhėve dhe tė urave, u ngritėn nė vendkalimet tradicionale mbi lumin Silnicė (kėshtu e ka quajtur populli, deri tashti) dhe Vardar, ndaj janė trashėgimtare tė urave ilire, romake e bizantine, pa shkėputje nė kujtesėn e popullit vendės, shqiptarė. Madje, Nushiqi ka mundur tė dije qartė se kėto dy ura, nė pamjen qė kanė pasur deri nė fund tė shekullit XIX (kur Ai ishte zyrtar nė Konsullatėn Gjenerale tė Serbisė nė Shkup dhe Vicekonsull nė Konsullatėn e Serbisė nė Prishtinė), janė ngritur nė kohėn e pushtetit tė tė njėjtit person, shqiptar, dhe sipas gjithė gjasave, nga i njėjti arkitekt dhe tė njėjtit mjeshtėr tė Oborrit tė Jashar pashė Gjinollit, deri nė vitin 1817/18.
Tė mos zgajtėm pa nevojė. Dihet se Ura e Gurit (Kėshtu quhet ajo mbi Vardar), si ndėrtim osman fillestar ėshtė i kohės sė Sulltan Muratit II (141-1451) dhe kishte shtatė harqe. Ėshtė rindėrtuar dhe shtuar mė 987 (1579/80), nė kohėn e Sulltan Murratit III, shumė mė e mirė se e hershmja (E Ēelebi). Ura u rindėrtua edhe mė 1223 (1817-18) , pra nė kohėn Jashar pashė Gjinollit - vali e Zot i Vilajetit tė Kosovės, iu shtuan edhe pesė harqe dhe ka marrė gati pamjen e sotme, pa ripėrtėritjet e valisė Ahmet Ejup Pasha, mė 1896/97, kur iu vu kallderma nė anėsorė, dhe tė vitit 1909 ( Mė hollėsisht, Kraljevina Jugoslavija. Drzhavna Velika Medresa u Skoplju. Izveshtaj za shkolsku 1933/34 god (...), Skoplje, 1934, 90-91).
Konsulli Branisllav Nushiq, duhet tė kishte informata tė sakta se donatori Jashar pasha Gjinolli, e pėrtėriti Urėn e Gurit tė Shkupit, pasi e mbaroi Urėn mbi Silnicė, pra para viti 1817/18, se pėr rindėrtimin e saj i pėrdori mjeshtėrit e sprovuar nė ndėrtimin e Urės mbi Silnicė. Mirėpo, serbėt e kanė pasur zitė emrin e Jashar Pashės, pėr demet qė ky i shkaktoi synimit tė Serbisė pėr pushtimin e Sanxhakut tė Nishit, njėsi kjo administrative e Kosovės. Nushiq, nė librin e dytė, mė 1903, do tė konstatojė: Ura gjendet nė xhadenė e cila kalon nėpėr Vushtrri pėr Mitrovicė dhe ka nėntė harqe pėr ujėt e lumit Silnicė dhe njė hark tė vogėl pėr ujėt e Pėrroit tė Ujkut, sipas Nushiqit Kuri - potok. Konstatoi se ajo Tashti quhet Ura e vjetėr, sepse nė ja 2-3 minuta nga kjo, mbi shtratin e ri tė Silnicės, ėshtė ngritur, mė 1855, ura e re. Ekspertet e UNITETIT kosovaro-unmikian emrit tė vjetėr ia shtuan edhe pėrcaktuesin e gurit dhe, shpresojnė se me pajtim tė UNISEK-ut, do ta bėjnėUra e Vjetėr e gurit dhe, pa telashe tė tjera(!?!) e paluan si trashėgimi serbe.
Vėrtet, Ura e Vjetėr e Vushtrrisė, pėrkatėsisht Ura e Jashar pashė Gjinollit, siē e ka njohur populli deri nė ditėt e hulumtimeve tė mia nė terren, iu la mėshirės sė kohės. Ajo pėrjetoi vetėm pak meremetime nė vitet e Titos, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė pronė e Titos, ndonėse sipas logjikės sė UNOSEK-ut dhe Ahtisaarit, po!?!
Para se tė pėrfundoj ėshtė e udhės tė konstatoj: Shkupi dhe Vushtrria janė dy qendrat mė tė rėndėsishme administrative e kulturore qė reflektuan shqiptarėsinė e trevave tė Dardanisė ilire, romake e bizantine edhe pėr kohėn e pushtimit nemanjid - serb mesjetar dhe pėr vitet e para tė periudhės sė administrimit osman, pėrmes kalimit tė shqiptarėve nė Islam. Rrugėn e pushtetit serb pėr pėrvetėsimin e trashėgimisė kulturore tė krishterė (paleokristiane, romake, bizantine e shėnsaviane) tė Kosovės, kanė filluar edhe historianėt bashkėkohorė tė Turqisė. Ata synojnė (njėsoj si historianėt serė dikur), pėr trashėgimi turke tė gjitha monumentet e proveniencės islame tė periudhės Osmane. Sipas logjikės sė UNOSEK-ut - Ahtisaarit sot, tė pranuar nga kosovarėt e Unmikistanit, turqit, nė njė tė ardhme, do ta gėzojnė atė tė drejtė, aq mė parė pasi shqiptarėve tė Kosovės, pėr dashurinė ndaj Krishtėrimit tė maskuar me konceptet: evropian dhe perėndimor, po u pėrgatitet platforma politike antishqiptare tė heqin dorė edhe nga feja dhe civilizimi Islam, tė ndahen e tė lėēiten me kombin e tyre, shqiptar historik me shumicė absolute Islame nga mesi i shek. XVI, tė bėhen kosovarė, mė qartė gomarė pa tė kaluar historike, pa trashėgimi kulturore, pa fenė dhe civilizimin qė i bėri shqiptarė, pėr tė qenė nesėr tė pa identitet historik, tė pa dinjitet, material ndėrtimi pėr pėrtėritjen e gjakut tė plakur tė kombeve evropiane, pa e kuptuar mėsimin e urtakut Alfred Adler : Nėse nuk e di ku je duke shkuar,do tė pėrfundosh diku tjetėr- nė bėrllokun e historisė.
Nė fund, e pėr fund: kėrkesa e Ekipit tė Unitetit Unmikiano- Kosovar pėr tė kallafatė rreth emrit: Ura e Vjetėr e Gurit - jo Ura e Vojinoviqėve, as pa pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė dėshmuar pėr kohėn e ndėrtimit, donatorin dhe urdhėrdhėnėsin pėr ndėrtimin e saj, nuk duhet tė konsiderohet padituri, sepse ėshtė mė shumė se pėrgjegjėsi, ėshtė antishqiptari. Historianėt nė delegacionin kosovar pėr trashėgimi kulturore - Hoxhaj dhe Hysa (shto aty edhe Krasniqin), sė paku deri sot nuk kanė dhėnė dėshmi se janė studiues, apo njohės tė trashėgimisė kulturore shqiptare tė Kosovės. Uroj tė dėshmohen nesėr! Si hap tė parė nė kėtė drejtim e ritheksoj kėrkesėn nga fillimi, nė mėnyrėn mė tė sinqertė, tė botojnė Dosjen e Tyre dhe Dosjen e Batakoviqit, pėr Urėn e Vjetėr tė Vushtrrisė. Pse jo edhe Dosjen e plotė pėr trashėgimin kulturore historike shqiptare tė krishterė shqiptare tė cilėn UNOSEK-u me Pakonė Ahtisari po ia bėnė tapi Serbisė, e cila Kosovėn e lau me gjak shqiptari nga viti 1809 deri mė 1999 dhe kurrė nuk do tia ndanė gazepin., kurrė nuk do tė lejojė bėrjen e Kosovės shtet, pa dėnimin e meritueshėm pėr gjenocid nė Bosnje dhe nė Kosovė nė vitet 1989-1999.
Njėkohėsisht, edhe si njė qytetar votues i rregullt nė tė gjitha zgjedhjet unmikiane nė Kosovė, pa tė drejtė pėr tė zgjedhur atė qė do tė mund tė kėrkoja llogari, do tė doja tė di nga Delegacioni kosovar pėr trashėgimi kulturore, se Ēka fiton shqiptarėsia e Vushtrrisė dhe e Kosovės nėse Ura e Vojinoviqėve do tė lejohet nga UNOSEK tė hyjė nė Pakon Ahtisaari me emrin Ura e Vjetėr e Gurit, duke e lėnė atė nė Zonė tė mbrojtur administrative tė Serbisė nė Kosovė?!?
Shqiptarė, nėse doni shqiptarinė, kthjelluni, sė paku tė mos mbesim tė mallkuar para brezave qė prapė do tė pėrgjakėn pėr identitet shqiptar e pėr tėrėsinė e kombit dhe tė Shqipėrisė Etnike, e drejtė natyrore dhe demokratike qė po i mohohet Kosovės dhe popullit shqiptar, tashti edhe me fajin tonė.
Prishtinė, 5-7 mars 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|