| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Begzad BALIU
Hyrje
Nė Arkivin e profesor Jup Kastratit, krahas materialeve tė tjera nga fusha e bibliografisė, kam pasur nderin tė mund tė fotokopjoj edhe materiale tė tjera qė lidheshin me probleme tė natyrės sė komunikimit me individin dhe institucione shkencore gjatė kohės, qė profesor Jup Kastrati merrej me projekte tė ndėrliqshme shkencore, siē ishte Bibliografia e Skėnderbeut. Pėr kohėn qė u pėrgatit, pėrtej karakterit shkencor, kjo vepėr kishte dhe karakter politik dhe kombėtar. Mes dokumenteve tė karakterit kėrkimor dhe shkencor, me lejen e profesor Jup Kastratit, kam mundur tė fotokopjoj dy materiale tė sė njėjtės kohė (tė cilat fillimisht mendoja se janė versione tė njėra-tjetrės, pavarėsisht nga numri i madh i faqeve), ndėrsa mė vonė kam kuptuar se, nė tė vėrtetė, ato tekste plotėsojnė njėra-tjetrėn. Dorėshkrimi i parė mban titullin Informacion mbi punėn qė kam bėrė pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut dhe ka 12 faqe, pa datė dhe vit, ndėrsa dorėshkrimi tjetėr mban titullin Relacion mbi punėn qė kam bėrė pėr hartimin e veprės Bibliografi e Skėnderbeut dhe ka 32 faqe. Nė fund tė dorėshkrimit tė dytė ėshtė shėnimi Shkodėr, 10 gusht 1974. Nė tė dy dorėshkrimet, faqet kanė nga 36-37 rreshta makine dhe duket qartė se teksti i parė ėshtė dėrguar pėr individė dhe institucione tė caktuara, ndėrsa teksti i dytė, ndonėse shumė mė i gjerė, nuk ka ndonjė ndryshim esencial tė pėrmbajtjes. Ky tekst plotėson dhe pėrplotėson tė parin, pėrveēse me tė dhėna tė reja brenda tekstit, dhe me anekse tė shumta qė shoqėrojnė dorėshkrimin prej 32 faqesh, tė cilat gjenden nė fondin e personal tė Arkivit tė profesor Jup Kastratit dhe nė Fondin e Albanologjisė nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė.
Rėndėsia e kėtyre dorėshkrimeve qėndron nė faktin se ato hedhin dritė nė disa fakte shumė tė diskutueshme, siē ėshtė autorėsia e veprės, autorėsia e parathėnies, gjendja e kėrkimeve dhe e rezultateve tė vėllimit tė dytė dhe tė tretė, historia e botimit tė saj tė parė etj. Pa dashur qė tė merrem me komentimin e njė mendimi, shpesh mė shumė tė pėrfolur sesa tė shkruar, me rastin e botimit tė vėllimit tė parė mė 1997 dhe duke dashur qė sado pak lexuesi tė ketė njė ide pėr historikun e plotė tė fillimit dhe pėrgatitjes sė veprės, kėtu po sjellim (me lejen e profesorit tė nderuar) dorėshkrimin e parė dhe tė dytė, qė mė shumė se njė dėshmi, ėshtė njė shembull pėr jetėn shkencore tė njė studiuesi dhe tė institucioneve tona, se si duhet tė sillemi dhe ta pėrcjellim zhvillimin shkencor ndėr ne.
VERSIONI I PARĖ
Profesor JUP KASTRATI: Informacion mbi punėn qė kam bėrė pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut
Mė 28 janar 1966, Ministri i Kulturės Fadil Paērami ka komunikuar vendimin e dikasterit pėr hartimin e veprės Bibliografia e Skėnderbeut, si njė aksion me rėndėsi kombėtare, politike dhe shkencore. Po atė ditė, ka komunikuar Grupin e punės qė do tė pėrpilonte librin, tė pėrbėrė nga Zef Prela, Jup Kastrati, Kasem Biēoku, si dhe Komisionin drejtues, udhėzues, redaktues dhe kontrollues, tė pėrbėrė nga prof. Aleks Buda (kryetar), prof. Dhimitėr S. Shuteriqi, prof. Mahir Domi dhe Marika Vogli. Vepra do tė ishte botim i Bibliotekės Kombėtare. Mė 19 prill 1966, zv. Ministri i Kulturės, Ali Abdihoxha, nė prani tė shoqes Marika Vogli, mė ka komunikuar nė zyrėn e vet vendimin e dikasterit pėr tė punuar nė Bibliotekėn Kombėtare pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut, fillimisht pėr pesė muaj rresht, nga 18 prill 1966 deri mė 1 shtator 1966, i shkėputur nga procesi mėsimor. Mbasi kam kryer kėtė punė, mė 26 nėntor 1966, Ministria e Arsimit dhe e Kulturės, me shkresėn nr. 34/13, dėrguar drejtorisė sė Institutit Pedagogjik tė Shkodrės, shkruante: Shoku Jup Kastrati do tė punojė pėr tre muaj e gjysėm pranė Bibliotekės Kombėtare pėr pėrgatitjen e Bibliografisė sė Skėnderbeut, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit. Prandaj tė zėvendėsohet nga njė kuadėr i jashtėm me tetė orė nė javė. (Nėnshkruar:) Ministri d.v.
Megjithėse ka qenė hartuar njė bibliografi speciale nga G. T. Petrovich (1881) pėr Skėnderbeun, pėr tė metat qė kishte kjo, nuk mund tė shėrbente mė si pikėmbėshtetje e veprės sonė dhe, prandaj, binte njė punė e gjerė dhe e madhe pėr tu bėrė pėr hartimin e njė bibliografie tė Skėnderbeut, e plotė, me kritere shkencore, qė tu pėrgjigjej kėrkesave tė shkencės sonė tė re. Qė nė mbledhjet e para tė Komisionit, u pėrcaktuan qartė detyrat qė duheshin kryer, kriteret e punės qė duheshin ndjekur e zbatuar si edhe ēėshtjet tjera tė pėrgjithshme dhe tė veēanta, organizative, administrative, teknike, shkencore, tipografike etj. Kriteret e hartuara nga prof. Aleks Buda u bėnė objekt diskutimesh tė gjalla, debatesh dhe mendimesh, nė mėnyrė qė vepra tė dilte sa mė mirė, sa mė e plotė dhe sa mė shkencore qė tė ishte e mundur. Kėto kritere, pasi u analizuan dhe u miratuan njėzėri nė gji tė komisionit, u vunė nė bazėn e punės sonė ditore pėr pėrpilimin e tekstit. Por kriteret, gjatė procesit tė punės, pėsuan edhe ndryshime, gjithmonė me vendim tė komisionit. Pėr shkak tė gjerėsisė sė librit, u vendos qė, kontribute pėr hartimin e veprės nė fjalė, do tė ipnin, jo vetėm anėtarėt e Grupit tė punės, por edhe anėtarėt e Komisionit drejtues si edhe persona tė tjerė specialistė, historianė dhe bibliografė tė Bibliotekės Kombėtare. Megjithqė Grupi i punės pėrbėhej prej tre vetėsh, ky, nė fakt, u reduktue vetėm nė Jup Kastratin. Zef Prela u tėrhoq qė nė ditėn e parė, sepse kėrkoi tė kryej vetė Bibliografinė, pa bashkėpunim me tė tjerėt. Ai u largua pa dorėzuar absolutisht asgjė. Tė gjitha indikacionet bibliografike, qė kishte pėr Skėnderbeun, ai o i mori me vete, o i zhduki. Grupi i punės nuk trashėgoi asgjė nga gjurmimet e tij disavjeēare si bibliograf dhe si pėrgjegjės i sektorit tė albano-ballkanologjisė tė Bibliotekės Kombėtare. Kasem Biēoku, pėr shkak tė ngarkesave tė ndryshme nė Institutin e Historisė, me dy vėllime dokumentare tė viteve 1407 - 1443 dhe 1479 1506, me kumtesa nė Bari tė Italisė dhe nė Konferencėn e Dytė tė Studimeve Albanologjike, si edhe me angazhime e detyrime tė tjera, nuk arriti tė punojė, me gjithė kėrkesat e mia tė herėpashershme tė Komisionit, veēse nė periudhėn 16-26 prill 1967, nja dhjetė ditė, nė kohėn kur unė isha nė Shkodėr pėr provime tė studentėve nė Institut.
Hartimi i Bibliografisė sė Skėnderbeut kėrkonte punė tė shumfishta dhe procese tė ndryshme pune. Duheshin gjetur e pėrcaktuar veprat qė flisnin pėr Skėnderbeun, qė kishin ndonjė gjė pėr tė ose qė duheshin parė se mund tė kishin. Dhe kjo ishte njė punė shumė e madhe. Pėr kėtė, duhej kaluar nėpėr duer gjithė fondi i Bibliotekės kombėtare, duheshin nxjerrė tė dhėnat nga botimet bibliografike, nė radhė tė parė nga Petrovich, Legrand, Pekmezi dhe nga njė varg bibliografish tė tjera shqiptare, nė gjuhėn shqipe ose nė gjuhė tė huaja; gjithashtu, nga studimet me karakter historik duheshin qitė nė pah tregues bibliografikė pėr heroin tonė. Nga fondi i Bibliotekės Kombėtare duheshin bėrė lexime tė librave qė flisnin, pjesėrisht, pėr Skėnderbeun ose qė kishte gjasė se mund tė kishin ndonjė gjė pėr tė. Duheshin nxjerrė nga bibliografitė shqiptare dhe nga burimet e tjera referimet bibliografike ose vetėm titujt e librave ose tė punimeve qė kishin lidhje me Skėnderbeun dhe me epokėn e tij. Duheshin mbledhur tė dhėnat nga bibliotekat kryesore evopiane pėr literaturėn qė mund tė kishin, lidhur me heroin tonė kombėtar dhe epokėn e tij. Veprat pėrkatėse duhej tė siguroheshin, pastaj, me anė tė huazimeve, mikrofilmimit ose tė fotokopjimit bėhej pėrshkrimi i tyre nga aspekti bibliografik. Pas kėtyre, vinte puna e pėrshkrimit tė hollėsishėm bibliografik tė veprave qė do tė hynin nė Bibliografi. Ishte pėr tu bėrė, pra, njė proces pune i gjatė, i ndryshėm, i ndėrlikuar, qė, domosdo, kėrkonte shprehitė e nevojshme praktike tė njė bibliografi me pėrvojė dhe me stash, njohuritė teorike pėrkatėse si edhe horizontin kulturor. Pėrshkrimet e librave do tė shoqėroheshin me shėnime sqaruese pėr pėrmbajtjen, tė cilat, nė fillim, u menduan sa mė tė hollėsishme; mė vonė u reduktuan nė minimum. Nga ana tjetėr, titujt e librave tė huaj, nga rreth njėzetė gjuhė tė ndryshme, do tė ipeshin edhe me pėrkthimin shqip. Bibliografia ishte menduar qė, pėrveē veprave, tė cilat do tė mund tė shtiheshin nė dorė, pėr tė qenė sa mė e plotė, tė kishte edhe njėsi tė tjera, tė nxjerra nga bibliografi tė ndryshme. Qe vendosur qė Bibliografia do tė pėrfshinte jo vetėm veprat e veēanta kushtuar Skėnderbeut ose epokės sė tij, por edhe studimet e artikujt e botuar nėpėr revistat dhe gazetat.
E gjithė kjo punė u krye nė kėtė mėnyrė: Unė dorėzova, qė nė fillim, listen e gjithė bibliografive shqiptare, shqip dhe nė gjuhė tė huaja, tė hartuar deri mė atė ditė, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nė periudhėn 1881 - 1966. Ajo pėrbėnte 66 vepra bibliografike. Gjithashtu dorėzova listen e bibliografisė sė shtypit shqiptar (1848 - 1966), qė pėrmban 629 tituj organesh (revista, gazeta, buletine). Vjelja nga ana ime, e veprave bibliografike, ka dhėnė burimet e para pėr hartimin e skedarit fillestar tė Bibliografisė sė Skėnderbeut. Megjithėse tė mangėta dhe me kritere e destinacione tė ndryshme heterogjene, kėto bibliografi mė kanė vėnė nė udhė pėr tė gjurmuar burime tė mėtjeshme, nė lidhje me figurėn e heroit tonė kombėtar. Nga bibliografitė kryesore nxora 1.100 skeda (nga Legrand 105 skeda; H. Güys 20; Albanica 150; Manek-Pekmez-Stotz 30; Petrovich 215; Göllner 90; Lamouche 150; Noli 205; M. Petta, G. Petrotta, A. Gegaj, Stadtmüller 80; nė Bibliotekėn e Shtetit Shkodėr 50; mikrofilma 25. Puna filloi, sė pari, me materialet paraprake. Burime bibliografike dorėzuan edhe prof. Aleks Buda, prof. Mahir Domi, prof. Dhimitėr S. Shuteriqi. Lidhur me shtypin periodik, duke u mbėshtetur nė listen time bibliografike, punuan Idajete Bejtja dhe Ervehe Dishnica, duke nxjerrė indikacione tė ndrushme, por kėto kishin tė bėnin me periudhėn e mėvonshme tė Bibliografisė sė Skėnderbeut, me vėllimin e dytė dhe tė tretė. Tė dhėna nga shtypi i huaj dorėzoi prof. Mahir Domi. Ndėrkaq, u pėrgatit njė letėr qarkore, e cila iu dėrgua bibliotekave kryesore tė Europės, me lutje qė tė njoftonin se ēfarė veprash posedonin pėr Skėnderbeun. Mbi tridhjetė biblioteka tė huaja ēuan lista librash me lėndė pėr heroin tonė kombėtar. Nė bazė tė literaturės sė ofruar nga kėto institucione dhe tė materialeve tė qėmtuara nė vend, u bėnė kėrkesa, nga ana e Bibliotekės Kombėtare dhe Bibliotekės sė Universitetit Shtetėror tė Tiranės, pėr tė siguruar, me rrugė tė ndryshme, lėndėn pėrkatėse pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėndėrbeut. Nė kėtė mėnyrė, erdhėn 450 njoftime librash. Tė gjitha sinjalizimet, indikacionet dhe informatat qė na kishin ardhur nga 28 biblioteka kryesore tė Europės, i kam pasė sistemuar nė njė kuti tė pasaēme. Nė bashkėpunim me shoqen Marika Vogli, kam hartuar listen e porosive qė do tė bėheshin nė botėn e huaj, pėr vėllimin e parė dhe tė dytė tė Bibliografisė sė Skėndėrbeut. Pėr kėtė ēėshtje, kam bashkėpunuar edhe me shokun Thanas Konini, i sektorit tė jashtėm pranė Bibliotekės Kombėtare, si edhe me shoqen Mediha Frashėri pėr porositė e librave qė do tė bėheshin jashtė shtetit, qoftė nga Biblioteka Kombėtare, qoftė nga Biblioteka shkencore e Universitetit tė Tiranės. Nga indikacionet qė na kishin ardhė prej bibliotekave tė shteteve tė huaja, kam nxjerrė 80 vepra qė nuk i kishim nė bibliotekat tona. Kėto i kemi porositė pėr tė na ardhė me huajtje, me mikrofolmim ose me fotokopje.
Nė fillim, mu caktua qė tė spoljoja revistat shqipe dhe tė shfrytėzoja fondet e antikuarit, albano-ballkanologjisė dhe tė librit shqip tė bibliotekave tė Shkodrės; tė pėrpunoja bibliografitė shqiptare ekzistuese, tė vendit tonė dhe tė viseve tė huaja, si edhe botimet historike, kushtuar shekullit XV, pėr tė nxjerrė skeda sinjalizuese dhe informuese; tė merresha me spoljimin e skedarit sistematik tė Bibliotekės Kombtare, duke e plotėsuar kėtė vjelje me atė alfabetik tė albanologjisė, ballkanologjisė, antikuarit si edhe me skedarin topografik tė fondeve tė vjetra. Kam spoljuar mbi 40.000 skeda nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės, nė ish-ndėrtesėn e vjetėr, nė vitin 1966. Si rrjedhim, kam nxjerrė 1550 skeda, nga tė cilat 750 skeda direkt pėr figurėn e Skėnderbeut; kurse 800 tė tjera, nga tė cilat mund tė dilnin gjėra me interes pėr te. Nga ana tjetėr, nė Shkodėr kam shfrytėzuar fondet e Bibliotekės sė shtetit dhe tė Bibliotekės sė Institutit Pedagogjik tė kėtij qyteti. Me riprodhimin e skedave tė mia, ėshtė krijuar njė skedar i vaēantė, i posaēėm, pėr figurėn e Skėnderbeut, pranė atij tė albanologjisė tė Bibliotekės Kombėtare, nė sallėn e punonjėsve shkencorė. Pėr kryerjen e veprės, Bibliografisė sė Skėndėrbeut, unė kam punuar edhe nė Tiranė, edhe nė Shkodėr. Nė Tiranė kam punuar gjithsej 348 (treqindedyzetetetė) ditė; konkretisht ndėr kėto data: 27-28 janar 1966 (2 ditė); 11-13 shkurt 1966 (3 ditė); 18 prill 6 maj 1966 (19 ditė); 20 qershor 30 gusht 1966 (70 ditė); 16-18 tetor 1966 (3 ditė); 11-13 nėntor 1966 (3 ditė); 3-25 janar 1967 (23 ditė); 5 shkurt 15 prill 1967 (69 ditė); 20 maj 14 shtator 1967 (116 ditė); 10-15 nėntor 1967 (6 ditė); 10-13 dhjetor 1967 (20 ditė); 9-11 janar 1968 (3 ditė); 28-30 janar 1968 (3 ditė); 31 korrik 4 gusht 1968 (5 ditė); 13-15 qershor 1969 (3 ditė). Jam shkėputur plotėsisht ose pjesėrisht nga puna mėsimore nė Institutin Pedagogjik tė Shkodrės, sidomos gjatė viteve 1966 dhe 1967, pėr tre semestra. Kam sakrifikuar pushimet e mia vjetore verore pėr dy vjet me radhė, mė 1966 dhe 1967, si edhe pushimet e aspiranturės, me tė vetmin qėllim qė Bibliografia e Skėndėrbeut tė bėhej gati pėr botim pėr jubileun e heroit. Megjithėse kam pasė normė tė reduktuar nė Institut, si zv. kryeredaktor i Buletinit shkencor, si zv.pėrgjegjės i katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė, si aspirantė dhe si kryeredaktor i vjetores Shkodra, prapėseprapė, nė Tiranė, kam punuar paradreke dhe pasdreke, duke mos shikuar edhe njė anė tjetėr tė rėndėsishme qė unė vuaja nga sėmundja e zemres dhe kisha porosi nga kardiologu pėr njė punė tė rregullt, normale, pa sforcime. Unė kam qenė mė i ngarkuari nė hartimin e kėsaj vepre, por e kisha pėr zemėr, punoja plotė entuziazėm dhe me shumė qejf, sepse e gjithė puna bibliografike, megjithėse disiplinė e ftohtė, mė dukej njė poezi e vėrtetė. E kam vlerėsuar, me tė drejtė, si njė vepėr me shumė rėndėsi, si nga ana shkencore, ashtu edhe nga ajo kombėtare e politike. Mė 25 janar 1967, mė vdiq vajza pesė vjeē, nė Shkodėr. Me gjithė dhembjen e thellė shpirtėrore, unė shkova, pėrsėri, nė Tiranė, pas dhjetė ditėsh, pėr tė vazhduar punėn, duke lėnė gruan tė sėmurė nga trauma e fortė psikologjike dhe dy fėmijė tė vegjėl nė shtėpi.
Si rrjedhim i kėsaj pune tė madhe intensive, mė 1 korrik 1967 kam bėrė gati veprėn maket, variantin e parė tė Bibliografisė sė Skėndėrbeut, e cila u ėshtė shpėrndarė anėtarėve tė Komisionit pėr ta studiuar dhe analizuar. Mė 10 korrik 1967, nė mbledhjen XI tė komisionit, prof. Aleks Buda ka dhėnė kėtė vlerėsim pozitiv pėr veprėn time: Puna ėshtė bėrė e mirė dhe me kriter. Tė vazhdohet kėshtu. Mė 14 shtator 1967, kam dorėzuar variantin e dytė tė veprės nė fjalė, me 470 tituj librash tė pėrshkruar. Mė 12 janar 1968, kam dorėzuar variantin e tretė me 735 faqe tė daktilografuara, mė 659 tituj veprash tė pėrshkruara, nga tė cilat 320 nga fondet e Bibliotekės Kombėtare (libra, mikrofilma, fotokoje), me kėtė pėrmbajtje:
shekulli XV (1473-1500) 15 vepra tė pėrshkruara (f. 14-29);
shekulli XVI (1501-1600) 333 vepra tė pėrshkruara (f. 30-390);
shekulli XVII (1601-1700) 160 vepra tė pėrshkruara (f. 391-577);
shekulli XVIII (1701-1800) 151 vepra tė pėrshkruara (f. 578-735).
Vėrejtjet e holla e tė imta tė profesorėve tė mi tė nderuar Buda, Shuteriqi, Domi, unė jam munduar ti vė nė jetė me skrupulozitet shkencor. Megjithėse isha bibliograf prej njė tė katėrt shekulli dhe, nė mjaft vise, mund tė mos isha dakord me disa ēėshtje bibliografike qė mė sygjeronin kolegėt e mi pėr ti bėrė, unė u jam nėnshtruar vendimeve tė komisionit dhe, si rrjedhim, kam zbatuar, pikė pėr pikė, ēdo gjė qė mė ėshtė kėrkuar nga redaksia dhe qė ėshtė miratuar, mė pėrpara, nga kolektivi i punės. Komisioni e ka quajtė veprėn time si njė punė tė mirė. Ajo ishte realizuar nė nivel tė duhur shkencor, kishte burime tė shumta dhe tė ndryshme, vepra tė njohura mė parė, tė paregjistruara e tė pashėnuara nė bibliografi tė tjera.
Mė 3 dhjetor 1967, shoqja Marika Vogli mė shkruante njė letėr nga Tirana, nė tė cilėn, ndėr tė tjera, mė thotė edhe kėto: Bibliografia ėshtė gati pėr tu shqyrtuar nė Komision. Tė gjithė i kanė marrė kopjet e tyre. Nuk di kur mund tė vini pėr tė caktuar datėn e mbledhjes. Ēėshja ka karakter tepėr urgjent, pasi nė komisionin qeveritar ėshtė raportuar qė vėllimi i parė ka shkuar nė shtyp dhe po punohet pėr vėllimin e dytė. Zgjatja e punės pėr dorėzim do tė ketė pasoja serioze. Shokėt e Ministrisė sė Arsimit e tė Kulturės mė porositėn ta dėrgojmė urgjent nė shtyp. Nė kėto rrethana u vendos qė tė ēohej nė shtyp vėllimi i parė, qė pėrfshin periudhėn 1473 - 1700, d.m.th. shekujt XV, XVI, XVII, qė ishin shqyrtuar nga Komisioni, duke hequr nga ky vėllim shekullin XVIII, pėr tė fituar kohė pėr shtypshkrim. Unė kisha dorėzuar edhe veprat e viteve 1701 - 1800, tė pėrshkruara, por Komisioni, pėr arsye objektive, nuk kishte pasė mundėsi ti analizonte dhe ti studionte. Mė 12 janar 1968, ditėn e hapjes sė Konferencės sė dytė tė studimeve albanologjike, Agjensia Telegrafike Shqiptare botoi kėtė njoftim: u dha pėr botim volumi i parė i Bibliografisė sė botimeve rreth figurės sė Skėndėrbeut: Nė kuadrin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, Biblioteka Kombėtare po pėrgatitet pėr njė bibliografi, ku do tė pasqyrohen botimet e bėra nė vende, kohė, gjini e gjuhė tė ndryshme rreth figurės sė Skėnderbeut. Pėr kėtė u shfrytėzuan, nė radhė tė parė, fondet e sektorit tė albanologjisė tė Biblioteka Kombėtare dhe tė bibliotekave tė tjera tė vendit si dhe u siguruan njoftime tė rendėsishme dhe mikrofilma qė ndodhen nė bibliovtekat e vendeve tė tjera. Bibliografia do tė botohet nė disa vėllime. Deri tani ėshtė pėrfunduar dhe dhėnė nė shtyp vėllimi i parė qė pėrfshin botimet e bėra gjatė periudhės 1473 - 1700. Nė kėtė vėllim janė pėrshkruar mbi 320 vepra nė 12 gjuhė tė ndryshme. Nga kėto, rreth 180 ndodhen nė fondet e Bibliotekės Kombėtare. Pėr pėrgatitjen e kėtij vėllimi kanė punuar Jup Kastrati e Kasem Biēoku. Bibliografia ilustrohet me frontescipet e veprave.
Nė mbledhjen e datės 17 dhjetor 1967, qė ishte mbledhja e XIV, u shtrua nė Komision ēėshtja e autorėsisė sė Bibliografisė sė Skėndėrbeut. Aty u diskutua nė se ka vend marrja pjesė e Kasem Biēokut si bashkautor teksti, pėrderisa ai, pėr arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasė mundėsi tė jepte atė qė i ishte caktuar nga Ministria e Kulturės. Mė 25 qershor 1968, kam marr nė Shkodėr njė letėr nga shoqja Marika Vogli, nė tė cilėn, ndėr tė tjera, mė shkruante edhe kėto: Mė 14 qershor 1968 u mblodh komisioni i Bibliografisė sė Skėndėrbeut. U diskutua rreth parathėnies dhe u vendos qė ajo tė pėrpunohet sipas vėrejtjeve tė bėra, nga shoku Aleks Buda nė bashkėpunim me ju. Lidhur me autorėt, u mendua qė tė dali me dy autorė, duke marrė parasysh si kontributin e deritanishėm tė Kasemit, ashtu edhe punėn mė tė madhe qė do ta kryej nė tė ardhmen, si pėr vėllimin e parė, ashtu edhe pėr vėllimet e tjera. U bėnė edhe mjaft sugjerime e vėrejtje lidhur me vetė tekstin, me pėrkthimet dhe u sinjalizuan disa burime tė tjera pėr ta plotėsuar. Tė gjitha kėto kėrkojnė akoma punė mbi vetė tekstin. Unė e kam tėrhequr tekstin nga shtypshkronja dhe po pres tė vini nė Tiranė pėr tė organizuar diskutimin pjesė-pjesė nė Komision dhe pėr pėrpunimin pėrfundimtar
Ju lutem, mė njoftoni me njė herė kur do tė vini dhe afatin e qėndrimit tuaj nė Tiranė.
Nė mbledhjen XVII tė datės 27 korrik 1968, Komisioni ka marrė kėto vendime: Ripunimi i parathėnies dhe i hyrjes sė veprės Bibliografia e Skėndėrbeut do tė bėhet nga prof. Aleks Buda nė bashkėpunim me Jup Kastratin. Shėnimet pėrkatėse pėr veprat e pėrshkruara, plotėsimet eventuale si edhe aparatin shkencor do ti bėjė Kasem Biēoku. Me kėtė mėnyrė Kasemi do tė kompensojė punėn qė u donte tė bėnte, por qė, pėr arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasė mundėsi ta bėnte gjatė viteve 1966 dhe 1967. Me atė rasė do tė shfrytėzonte edhe shėnimet shkoqitėse tė librit Albanica pėr disa vepra qė flasin pėr Skėnderbeun dhe epokėn e tij. Kėtė punė Komisioni vendosi qė ta bėjė Kasem Biēoku, duke kompensuar, kėshtu, pjesėmarrja e pakėt e tij nė farėt e punės dhe nė hartimin e Bibliografisė. Nuk ishte nevoja, pra, pėr rimarrje tė punės ose pėr hartim tė njė vepre tė re, rishtazi. Edhe vet Kasem Biēoku ėshtė shprehur nė njė mbledhje tė Komisionit, se do tė bėjė vetėm plotėsime tė rastit. Nė mbledhjen XXI tė Komisionit, tė mbajtur mė datėn 14 qershor 1969, shoqja Marika Vogli, ndėr tė tjera, tha: Kasemi ka bėrė gjurmime nė bazė tė shėnimeve tė Jupit. Nė lidhje me vėrejtjet e fundit tė Komisionit, unė nuk isha nė gjendje tu pėrgjigjem kėtyre kėrkesave, sepse kisha vite qė po punoja, kisha halle familjare; nga ana tjetėr, edhe Instituti Pedagogjik i Shkodrės nuk ishte mė i dispozuar pėr tė mė lejuar mė gjatė nė vajtje-ardhjet e mia nė Tiranė; prandaj kėrkova qė tė merrej Kasem Biēoku me vazhdimin e kėsaj pune. Nuk ishte pėrmbysje teksti, por vetėm plotėsim i ndonjė mungese evntuale, shėnime pėrposhtė librave tė pėrshkruar si edhe hartim i aparatit shkencor.
Vepra u bė gati pėr shtyp, qė nė dhjetorin e vitit 1969. Mbeti pėr tu pėrfunduar hyrja nga prof. Aleks Buda mbi bazėn e variantit tim tė parė dhe tė sugjerimeve tė shokėve. Nė tė vėrtetė, hyrja qe vendosur nga Komisioni qė tė bėhej nga prof. Aleks Buda, por, duke qenė i zėnė ai me punė tė ndryshme, mu la qė tė bėja unė, tė cilėn e hartove nė Shkodėr mė 10 mars 1968 (12 faqe tė daktilografuara). Kjo hyrje e imja u diskutua nė njė mbledhje tė posaēme tė Komisionit mė 14 qershor 1968 dhe mė 27 korrik 1968. Nė mbledhjen e XVII tė Komisionit, mbajtur mė 27 korrik 1968, prof. Mahir Domi, ndėr tė tjera, tha edhe kėto: Parathėnia e paraqitur pėr diskutim nga Jup Kastrati ėshtė punuar mirė; problemet janė trajtuar me kompetencė, por autori duhet tė kapet mė tej se me problemet bibliografike, tė ketė konsiderata pėr letėrsinė e Skėnderbeut.
Qė nė mbledhjen e parė tė Komisionit, ėshtė pėrcaktuar dhe vendosur qė vepra do tė kishte tė bėnte, jo vetėm me Skėnderbeun, por edhe me epokėn e tij. Nė bazė tė kėtij kriteri, nė Bibliografi u futen edhe vepra, pėr tė cilat nuk ishim tė sigurt nėse flitej pėr heroin tonė. Kėta libra u nxorėn, kryesisht, nga Turcica e Göllnerit, me porosi dhe sipas udhėzimeve direkte tė prof. Aleks Budės, i cili mė ka shėnuar me lapės nė kėtė tekst librat qė do tė nxirja pėr ti futur nė Bibliografinė tonė.
Pėrveē se nė Tiranė, unė kam punuar edhe nė Shkodėr pėr Bibliografinė e Skėnderbeut mbi 360 ditė, dhe konkretisht: mė 29-31 janar 1966; 15 shkurt 15 prill 1966; 7 maj 19 qershor 1966; 19 tetor 2 janar 1967; 26 janar 4 shkurt 1967; 16 prill 19 maj 1967; 15 shtator 10 nėntor 1967; 1shkurt 10 mars 1968; 22 mars 10 shtator 1969; Rezultatet e kėsaj pune kanė qenė kėto:
hartimi i listės sė 65 bibliografive shqiptare (1881-1966)
lista e plotė bibliografike e shtypit shqiptar (1848-1966) me 629 tituj organesh sė ndryshme;
gjurmime nė bibliotekat e qytetit tė Shkodrės;
vjelja e bibliografive shqiptare nė gjuhė tė huaja dhe pėrpilimi i 1110 skedave sinjalizuese;
punimi i parathėnies sė Bibliografinė e Skėnderbeut;
pėrfundimi i variantit tė tretė (1473-1800);
rishikimi i tekstit definitive.
Punės pėr hartimin e veprės Bibliografia e Skėnderbeut unė iu kushtova gjatė viteve 1966, 1967, 1968 (inkluziv); kurse nė vitin 1969 jam marrė vetėm me shqyrtimin e tekstit, tė pėrpunuar nga Kasem Biēoku. Nuk kam pasė mundėsi qė tė marr pjesė, pėrveē pengesave tė punės ditore nė Institutin Pedagogjik tė Shkodrės dhe shkaqesh tė tjera, nė disa mbledhje tė mėtjeshme tė bėra nga Komisioni, nė vitin 1969-1970.
Pėrveē vėllimit tė parė, qė pėrmenda mė sipėr, kam dorėzuar edhe materiale tė tjera. Veprimtaria ime kėrkimore shkencore nė fushėn e Bibliografisė sė Skėnderbeut nuk ėshtė kufizuar vetėm me kėtė punė, por ka vazhduar deri nė ditėt tona; por nga kjo lėndė u vendos nė Komision qė tė pėrfshihen vetėm ato qė i pėrkisnin (i takonin) vėllimit tė parė, kurse tė tjerat tė mbeteshin nė skedaret sinjalizuese nė kasafortėn e Drejtorisė sė Bibliotekės Kombėtare. Njė pjesė e mirė e kėtyre skedave i pėrkisnin vėllimit tė dytė dhe tė tretė tė Bibliografisė sė Skėnderbeut. Pėrveē kėtyre kam dorėzuar edhe njė vėllim tjetėr me 248 faqe tė daktilografuara, qė pėrfshin vepra tė pėrshkruara, nė mėnyrė tė plotė ose tė pjesshme, sinjalizime ose indikacione tė ndryshme, tė ndara nė kėtė mėnyrė:
pėr vitet 1800 - 1836: 50 vepra (f.1-50); b) pėr vitet 1836 - 1867: 190 vepra (f. 51-241).
Puna ime pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut dėshmohet nga njė tok dokumentesh zyrtare:
a) nga procesverbalet e mbajtura nė gji tė Komisionit, ndėr 21 mbledhje tė ndryshme, gjatė viteve 1966, 1967, 1968, 1969;
b) nga korrespondenca ime me shoqen Marika Vogli, drejtoreshė e Bibliotekės Kombėtare (letra, telegrame, shkresa tė ndryshme);
c) nga vendimet e Komisionit dhe Grupit tė punės;
d) nga kriteret e ndryshme tė hartimit tė veprės, punuar e miratuar disa herė nga Komisioni;
e) nga shėnimet e mia personale;
f) nga kopjet e veprės Bibliografia e Skėnderbeut, nė tri variantet e ndryshme dhe, sidomos, nga ai definitive (1473 - 1800);
g) nga pėrshkrimet e librave me shkrimin tim;
h) nga materialet e daktilografuara tė dorėzuara shoqes Marika Vogli nė pesė vėllime tė ndryshme:
I) 157 faqe tė daktilografuara; pėrmban relacionin tim tė hollėsishėm, kronologjik dhe analitik;
II) 735 faqe tė daktilografuara; pėrmban tekstin e plotė tė Bibliografisė sime pėr periudhėn 1473 - 1800;
III) 241 faqe tė daktilografuara; pėrmban vepra tė viteve 1800 - 1967;
IVV) 391 faqe tė daktilografuara; pėrmban procesin e punės sime pėr pėrshkrimin e veprave tė shekullit XVIII. Gjithsej 1524 faqe tė daktilografuara, tė dorėzuara nė drejtori tė Bibliotekės Kombėtare. Tė 348 (treqindedyzetėetetė) ditėt e mia tė punės qė kam qėndruar nė Bibliotekėn Kombėtare, duke punuar paradreke e pasdreke pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut, dokumentohen me anė tė zyrės sė llogarisė tė Pallatit tė Kulturės, nė fletėt e udhėtimeve tė dietave.
Sė fundi, desha tė shėnoj edhe kėtė fakt me rėndėsi: Nė periudhėn dyvjeēare (1966 - 1967), kur kam qenė i angazhuar plotėsisht pėr kėtė vepėr, unė nė tė vėrtetė, kisha edhe plane tė tjera pune, si, b.fj., kontratėn me NSHB Naim Frashėri pėr dorėzimin e poemės sė De Radės Skėnderbeku i pafanė (nė kuadrin e 500-vjetorit tė Skėnderbeut, pesė libra, 12.000 vargje, me transliterim, transkribim, pėrshtatje nė gjuhėn e sotme dhe koment gjuhėsor) si edhe mbrojtjen e disertacionit E folmja e Thethit pėr marrjen e gradės shkencore Kandidat i shkencave filologjike pranė Institutit tė Historisė dhe tė Gjuhėsisė. Por i sakrifikova kėto dy vepra me qėllim qė Bibliografia e Skėnderbeut tė bėhej gati pėr shtyp.
Komisioni, gjatė tri viteve tė para (1966 - 1969), ka punuar mirė dhe ka bėrė mbledhje tė herėpashershme, bashkė me Grupin e punės, ku janė diskutuar e miratuar kriteret, janė shqyrtuar ēėshtjet e ndryshme qė lindin gjatė punės korrente, janė biseduar masat e ndryshme qė duheshin marrė, lidhur me organizmin dhe procesin e mėtejshėm tė punės. Mbledhjet janė karakterizuar nga kritika e rrept shkencore, nga fryma e mirėkuptimit dhe e respektit reciprok. Nė komision janė diskutuar pjesė tė Bibliografisė. Nė fund, gjatė vitit 1968, ėshtė analizuar krejt vepra ime. Nė pėrgjithėsi, mund tė thuhet, se hartimi i kėsaj Bibliografie, ka pasur njė karakter kolektiv. Vepra iu pat besuar, nga ana e Ministrisė sė Kulturės, Bibliotekės Kombėtare, duke i dhėnė njė rol tė veēantė edhe Komisionit drejtues, lidhur me hartimin e saj nė njė nivel tė duhur shkencor. Nė periudhėn 1966 - 1969, Komisioni ka bėrė 21 (njėzetenjė) mbledhje tė rregullta sė bashku me Grupin e punės, ndėr kėto data: I) Mė 28 janar 1966; II) 12 shkurt 1966; III) 22 prill 1966; IV) 14 korrik 1966; V) 9 gusht 1966; VI) 17 tetor 1966; VII) 12 nėntor 1966; VIII) 24 janar 1967; IX) 11 shkurt 1967; X) 24 shkurt 1967; XI) 24 maj 1967; XII) 10 korrik 1967; XIII) 16 dhjetor 1967; XIV) 17 dhjetor 1967; XV) 29 janar 1968; XVI) 14 qershor 1968; XVII) 27 korrik 1968; XVIII) 1 gusht 1968; XIX) 2 gusht 1968; XX) 3 gusht 1968; XXI) 14 qershor 1969.
Pėrveē Komisionit, nė vepėr kanė kontribuar edhe bibliograf tė Bibliotekės Kombėtare: Qanije Haxhihasani ėshtė marrė me leximin dhe riprodhimin e mikrofilmave, duke bashkėpunuar me mua nė interpretimin e saktė tė frontescipeve, tė parathėnieve dhe tė shėnimeve nė kolofon. Lidhur me shtypin periodik, duke u mbėshtetur nė listėn time bibliografike kanė punuar Idajete Bejtja dhe Ervehe Dishnica, tė cilat kanė nxjerrė indikacione tė ndryshme, kryesisht pėr vėllimin e dytė dhe tė tretė. Kanė kontribuar edhe bibliotekaret Fato Haxhiu dhe Katerina Goshi, me shėrbimin e pėrpikėt, punonjėsit e Bibliotekės kombėtare Gani Dogani, Thanas Konini, Filip Prifti dhe xha Zyberi; daktilografistet Leo dhe Ismeti, duke e daktilografuar tekstin deri nė pesė herė. Nė mėnyrė tė vaēantė, gjithė kėtė punė e ka ndjekur, drejtuar, udhėzuar, stimuluar dhe ndihmuar, pa u kursyer, shoqja Marika Vogli, drejtoreshė e Bibliotekės Kombėtare. Ka ndihmuar mjaft edhe Biblioteka shkencore e Universitetit Shtetėror tė Tiranės, sidomos nė lidhje me porositė e librave pėrkatės, me mikrofilmet si edhe me korrespondencėn qė ka mbajtė me disa nga bibliotekat e shteteve evropiane. Nė kėtė drejtim, ka ndihmuar Mihal Hanxhari dhe Mediha Frashėri. Kapakėt e librave i kanė pėrkthyer: Veniamin Dashi e Daniel Rodiqi nga gjermanishtja; Skėnder Luarasi e Refik Kadija nga anglishtja; Henrik Lacaj nga latinishtja; Aleks Thani nga greqishtja e re; Leo Prela nga spanjishtja; Qevqep Kambo nga polonishtja; Xha Zyberi nga turqishtja, etj. Verifikimin e shqipėrimeve e ka bėrė Komisioni me Grupin e punės. Pėr klishetė e frontespiceve tė veprave tė ndryshme u pat caktuar fotografi Halit Gjiriti. Pėrveē Grupit tė punės dhe Komisionit, indikacione bibliografike kanė dhėnė edhe Injac Zamputi e Selami Pulaha.
Jup Kastrati
PASTHĖNIE
PSE ANKOHEJ PROFESOR JUP KASTRATI
Duke bėrė kėrkime nė arkivin personal tė Profesor Jup Kastratit, na ka rėnė nė dorė njė dorėshkrim i shkruar shumė vjet mė parė, madje i shkruar nė tri versione. Njė i shkurtėr (tetė faqe makine) dhe njė tjetėr mė i gjerė (tridhjetė e tri faqe), sado qė tė dy pa ndonjė ndryshim tė madh nė aspektin pėrmbajtėsor, gjendeshin nė njė dosje. Versioni i tretė gjendet nė njė dosje tjetėr dhe ka 157 faqe.
Diku nė fund tė viteve 60 Profesor Jup Kastrati, me kėrkesėn e drejtoreshės sė Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė, kishte shkruar njė tekst me titull: Informacion mbi punėn qė kam bėrė pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut.
Ndonėse nė pamje tė parė Profesori i nderuar ankohej pėr punėn e jashtėzakonshme dhe tė lodhshme gjatė pėrgatitjes sė Bibliografisė sė Skėnderbeut, nė tė vėrtetė teksti bėhet nė kontekst tė dėshmisė deri nė imtėsi pėr autorėsinė personale tė kėsaj vepre.
Megjithėse, duket sikur ai ankohet pėr situatat familjare, kolegiale dhe institucionale, nėpėr tė cilat ka kaluar gjatė kohės qė po merrej me pėrgatitjen e veprės, nė realitet ai ankohet njėkohėsisht pėr vetminė e tij, pėr ndėrkėmbjen dhe pėr nėpėrkėmbjen e autorėsisė sė kėsaj vepre.
Shkruante Profesori pėr tė gjitha nė dorėshkrimin e njėrės prej dosjeve tė tij: saktė - pėr kohėn dhe pėr hapėsirėn, dendur pėr numrin e madh tė dėshmive, besueshėm pėr racionalitetin e arsyetimit, rrjedhshėm pėr elekuencėn e sintaksės sė mendimit.
Profesori nuk tha deri nė fund vetėm njė gjė, sado dėgjohet larg ankimi i tij: Bibliografia e Skėnderbeut, duke u mbėshtetur nė kėrkimet afatgjata, sintezat, referimet, pėrgatitjet dhe madje Hyrjen, janė punė e tij prej titaniku, qė ajo ėshtė vepėr personale e tij, e cila iu mor nė emėr tė disa kombinacioneve meskine nga drejtues politikė tė institucioneve shkencore dhe kulturore tė Tiranės.
Ja disa shembuj nga dorėshkrimi i tij:
Mė 28 janar 1966, Ministri i Kulturės Fadil Paērami ka komunikuar vendimin e dikasterit pėr hartimin e veprės Bibliografia e Skėnderbeut, si njė aksion me rėndėsi kombėtare, politike dhe shkencore. Po atė ditė, ka komunikuar Grupin e punės qė do tė pėrpilonte librin, tė pėrbėrė nga Zef Prela, Jup Kastrati, Kasem Biēoku, si dhe Komisionin drejtues, udhėzues, redaktues dhe kontrollues, tė pėrbėrė nga prof. Aleks Buda (kryetar), prof. Dhimitėr S. Shuteriqi, prof. Mahir Domi dhe Marika Vogli. Vepra do tė ishte botim i Bibliotekės Kombėtare.
(
)
Megjithė qė Grupi i punės pėrbėhej prej tre vetėsh, ky, nė fakt, u reduktue vetėm nė Jup Kastratin. Zef Prela u tėrhoq qė nė ditėn e parė, sepse kėrkoi tė kryej vetė Bibliografinė, pa bashkėpunim me tė tjerėt.
(
)
Mė 1 korrik 1967 kam bėrė gati veprėn maket, variantin e parė tė Bibliografisė sė Skėndėrbeut, (
). Mė 14 shtator 1967, kam dorėzuar variantin e dytė tė veprės nė fjalė, me 470 tituj librash tė pėrshkruar. Mė 12 janar 1968, kam dorėzuar variantin e tretė me 735 faqe tė daktilografuara, mė 659 tituj veprash tė pėrshkruara, nga tė cilat 320 nga fondet e Bibliotekės Kombėtare (libra, mikrofilma, fotokopje).
(
)
Mė 3 dhjetor 1967, shoqja Marika Vogli mė shkruante njė letėr nga Tirana, nė tė cilėn, ndėr tė tjera, mė thotė edhe kėto: Bibliografia ėshtė gati pėr tu shqyrtuar nė Komision. Tė gjithė i kanė marrė kopjet e tyre. Nuk di kur mund tė vini pėr tė caktuar datėn e mbledhjes. Ēėshja ka karakter tepėr urgjent, pasi nė komisionin qeveritar ėshtė raportuar qė vėllimi i parė ka shkuar nė shtyp dhe po punohet pėr vėllimin e dytė. Zgjatja e punės pėr dorėzim do tė ketė pasoja serioze. Shokėt e Ministrisė sė Arsimit e tė Kulturės mė porositėn ta dėrgojmė urgjent nė shtyp. Nė kėto rrethana u vendos qė tė ēohej nė shtyp vėllimi i parė, qė pėrfshin periudhėn 1473 - 1700, d.m.th. shekujt XV, XVI, XVII, qė ishin shqyrtuar nga Komisioni, duke hequr nga ky vėllim shekullin XVIII, pėr tė fituar kohė pėr shtypshkrim.
(
)
Nė mbledhjen XVII, tė datės 27 korrik 1968, Komisioni ka marrė kėto vendime: Ripunimi i parathėnies dhe i hyrjes sė veprės Bibliografia e Skėndėrbeut do tė bėhet nga prof. Aleks Buda nė bashkėpunim me Jup Kastratin. Shėnimet pėrkatėse pėr veprat e pėrshkruara, plotėsimet eventuale si edhe aparatin shkencor do ti bėjė Kasem Biēoku. Me kėtė mėnyrė Kasemi do tė kompensojė punėn qė duhej ta bėnte, por qė, pėr arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasė mundėsi ta bėnte gjatė viteve 1966 dhe 1967.
(
)
Vepra u bė gati pėr shtyp, qė nė dhjetorin e vitit 1969. Mbeti pėr tu pėrfunduar Hyrja nga prof. Aleks Buda mbi bazėn e variantit tim tė parė dhe tė sugjerimeve tė shokėve. Nė tė vėrtetė, hyrja qe vendosur nga Komisioni qė tė bėhej nga prof. Aleks Buda, por, duke qenė i zėnė ai me punė tė ndryshme, mu la qė tė bėja unė, tė cilėn e hartove nė Shkodėr, mė 10 mars 1968 (12 faqe tė daktilografuara).
(
)
Puna ime pėr hartimin e Bibliografisė sė Skėnderbeut dėshmohet nga njė tok dokumentesh zyrtare:
nga procesverbalet e mbajtura nė gji tė Komisionit, ndėr 21 mbledhje tė ndryshme, gjatė viteve 1966, 1967, 1968, 1969;
nga kopjet e veprės Bibliografia e Skėnderbeut, nė tri variantet e ndryshme dhe, sidomos, nga ai definitiv (1473 - 1800);
735 faqe tė daktilografuara; pėrmban tekstin e plotė tė Bibliografisė sime pėr periudhėn 1473 - 1800;
241 faqe tė daktilografuara; pėrmban vepra tė viteve 1800 - 1967;
391 faqe tė daktilografuara; pėrmban procesin e punės sime pėr pėrshkrimin e veprave tė shekullit XVIII. Gjithsej 1524 faqe tė daktilografuara, tė dorėzuara nė drejtori tė Bibliotekės Kombėtare.
(
)
A ėshtė Profesor Jup Kastrati studiuesi i vetėm, ankimet e tė cilit kemi mundur ti lexojmė dhe ti dėgjojmė edhe mė parė, dhe a ėshtė kjo vepra e vetme e cila nė njė mėnyrė apo njė tjetėr iu pėrvetėsua?
Jo!
Nė prag tė themelimit tė Akademisė sė shkencave, - kujtonte shpesh Profesori ynė - njė pasdite vere, nė derė tė shtėpisė me troket X. Y. Nė mbledhjet bazė tė partisė, ishte tėrhequr vėrejtja se disa drejtues shkencorė po tregonin dobėsi nė kėrkimet shkencore, prandaj nėse donin tė vazhdonin drejtimin e institucioneve shkencore ata, sė pari duhej tė tregonin rezultatet e tyre. Pėr kėtė arsye, shoku (X. Y.) kishte ardhur nga Tirana nė Shkodėr pėr tė mė marrė dorėshkrimin Vepra filologjike e Jeronim de Radės, qė ta botonte nė Akademi si vepėr tė tij. Nxora nga sirtarėt dorėshkrimin e pėrgatitur me mund e djersė, si ta nxirrja njė krah nga trupi im dhe ia dhash. X-i mori dorėshkrimin dhe shkoi. Si njeri qė mė shumė e kam dashur librin se mundin tim, njė kohė e kam pritur me ėndje botimin e saj. Pas tri vjetėsh kam kuptuar se dorėshkrimi Vepra filologjike e De Radės ende po priste nė sirtarėt e njė sekretarie. Kam gjetur njė rast tė volitshėm dhe e kam tėrhequr pa zhurmė, pa guxuar ta pėrmend askund, deri nė vitin 1990.
Sot ka shėnime dhe kujtime tė pafundme, tė cilat e dėshmojnė pėrvetėsimin e pjesėrishėm apo tė plotė tė materialeve tė terrenit, tė dosjeve, tė arkivave, tė pėrkthimeve tė veprave (dorėshkrime) dhe mė nė fund tė pjesėve tė veēanta tė rezultateve shkencore nga studiues tė caktuar.
Kur njė ditė tė shkruhet njė histori kritike e albanologjisė, do tė shohim se ankimet e shumė studiuesve, tė lėna nė dorėshkrim, si ato tė Profesor Jup Kastratit, do tė jenė tė pėrligjura. Nė institucionet shkencore edhe sot mund tė gjenden dorėshkrime tė autorėve tė ndaluar a tė pabotuar, pjesėt e studimeve tė tė cilėve janė pėrvetėsuar edhe nga ata studiues pa tė cilėt nuk mund tė shkruhet historia e albanologjisė; nė veprat e shumė studiuesve sot mund tė gjesh referenca shkencore (nga vepra apo materiale arkivore), tė cilat autorėt kurrė si kanė parė, e megjithatė i kanė komentuar nė formė tė ndėrmjetme, pa marrė mundin mė tė vogėl qė tė shėnojnė autorin apo veprėn e ndėrmjetėsuar; nė studime, pėr tė cilat besohet se janė shumė serioze, mund tė gjesh citate tė tėra tė pėrkthyera nga autorė tė ndaluar, kryesisht nė Shqipėri, pėr tė cilėt studiuesit tanė nuk e ndiejnė aspak tė moralshme qė tė shėnojnė pėrkthyesin, veprėn e pėrkthyer nė dorėshkrim, arkivin e institucionit shkencor prej nga i kanė vjelė etj.
(Kohė mė parė, nė njė nga institucionet tona shkencore nė Prishtinė, na ka rėnė tė shohim njė artikull tė Joklit tė pėrkthyer nė vitet 60 nė gegnishten letrare, tė cilin njė studiues i mėvonshėm kishte provuar ta kthente nė standard, nė mos edhe ta botonte. Nuk e dimė arsyen e mosbotimit, por e dimė se fjalitė e nėnvizuara autori i ka pėrfshirė nė studimin e tij pa referencė).
Nuk e kemi e kemi fjalėn pėr numrin e madh tė veprave, nė tė cilat shkruhen pasuse tė tėra pa thonjėza me njė fusnotė formale nė fund tė tekstit, po i lėmė mėnjanė edhe ato koncepte tė kompiluara a tė pėrmbysura, tė nxjerra brenda studimeve shqiptare, teori e koncepte tė pėrvetėsuara nga shkollat e huaja, e tė cilat mė pas nga fillimi deri nė fund mbushen me shembuj tė albanologjisė. Nuk e kemi fjalėn pėr ndikimet shkollore dhe metodologjike. Fjalėn e kemi pėr pėrshkrime tė tėra, tė idesė dhe tė projektit personal deri nė plagjiaturė.
Sa shumė ankime tė heshtura do tė ketė pasur, kur X autorit i merrej pėrkthimi i Joklit nga gjermanishtja e nuk i pėrmendej emri; kur Y autorit i merrej skedari i leksikut, i mbledhur me aq mund ndėr krahinat e ftohta e tė largta, dhe bėhej kumtesė pėr sesion shkencor, pa iu shqiptuar emri qoftė edhe nė fusnotė; kur N autorit i merreshin rezultatet e pėrfunduara tė njė studimi krahasues me gjuhėt e vjetra greke e romake dhe duhej tė heshtte.
Po Profesor Jup Kastrati, pse nuk i publikoi Relacionet... pas viteve 80, apo pas daljes sė vėllimit tė parė tė Bibliografisė sė Skėnderbeut? Sigurisht, se duhej tė pėrmendte shumė emra tė tjerė!
Ndėrsa, nomina sunt odiosa!
Deri kur do tė kenė tė drejtė latinėt e menēur?!
|
|