| » Opcionet për artikullin |
|
Dje, nė orėt e vona tė pasdites, pjesėtarėt e SHPK-sė arrestuan dhunshėm 19 aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Aktivistėt po shkruanin parullėn 'Lirojeni Albinin!' dhe 'Free Albin!' nė murin i cili rrethon selinė qendrore tė UNMIK-ut dhe okupon hapėsirėn tonė publike. Tashmė ėshtė bėrė e qartė qė aty ku nuk ekzison liria e popullit, aty humb edhe liria e tė shprehurit. Pėrderisa UNMIK-u po i arreston demonstruesit paqėsorė vetėm pse po kėrkojnė vetėvendosje, ky regjim po arreston edhe ata tė cilėt po kėrkojnė lirimin e tė burgosurve politik. Kosova tė cilėn e ka krijuar UNMIK-u ka vend vetėm pėr kriminelėt tė cilėt vrasin demonstrues, por nuk ka vend pėr qytetarėt e organizuar tė cilėt kėrkojnė liri e vetėvendosje pėr popullin e Kosovės. UNMIK-u, pra, jo vetėm qė ka ndaluar dhunshėm tė drejtėn e popullit pėr vetėvendosje: ai tashmė ka filluar edhe shtypjen sistematike tė artikulimit tė kėsaj tė drejte. Kur Kosova ishte e pushtuar nėn Jugosllavinė e Titos, jo vetėm qė mohohej e drejta pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės, por madje, shqiptarėt burgoseshin vetėm pse e shkruanin parullėn 'Kosova Republikė'. Atėherė burgoseshe vetėm pse kėrkoje barazi me popujt tjerė. Sot burgosesh pėr po tė njėjtėn kėrkesė vetėm pse kėrkon qė populli i Kosovės tė vendosė pėr fatin e tij nė referendum, ashtu siē kanė tė drejtė tė gjithė popujt e botės; dhe vetėm pse kėrkon lirimin e tė burgosurve politik.
Tė arrestuarit janė: Xhelal Sveēla, Visar Ymeri, Salih Zyba, Mirjeta Hetemi, Zenel Lenjani, Florim Haxholli, Atdhe Buja, Bahrie Ademi, Arben Ibrahimi, Brahim Thaēi, Avni Sulejmani, Flamur Zhitia, Lirim Gashi, Frashėr Krasniqi, Fadil Berisha, Lulzim Gjaka, Alban Bislimi, Valdrin Mehmeti, Zgjim Hyseni e Blerim Maqastena. Ky i fundit ėshtė goditur fizikisht nė mėnyrė brutale prej policit Naim Fazliu, me numėr identifikues 7232. Policėt tjerė tė cilėt arritėm t'i identifikojmė, e tė cilėt u shquajtėn pėr sjellje tė dhunshme ndaj aktivistėve, qenė policėt Adem Kapiti (7303) Altin Pllana (7764) e Hatixhe Potera (4008).
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
*****************************************************
Arrestim pėr shkak tė shkrimit tė parullės
I vetėdijshėm qė vrulli i popullit pėr liri dhe vetėvendosje ēdo ditė e mė shumė po rritej, tash dy muaj UNMIK-u i bekuar nga Grupi Negociator i Kosovės, shtiu nė demonstruesit paqėsorė me ē'rast vrau 2 dhe plagosi 80 qytetarė. Tash dy muaj (prej datės 10 shkurt 2007), pėr arsye plotėsisht politike, nė burg mbahet aktivisti Albin Kurti. Liria mungon, prandaj ndodhin kėto vrasje e burgosje dhe dėnohen tė pafajshmit.
Prej datės 6 prill tė kėtij viti, ne, Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Prishtinė, nė murin mbrojtės tė ndėrtesės sė UNMIK-ut, ēdo ditė kemi shkruajtur parullat "Lirojeni Albinin!" dhe "Free Albin!". Se ky sistem i padrejtė dhe shkelės i vullnetit tė popullit tė Kosovės ka shumė frikė nga kjo parullė, e dėshmon fakti qė ēdo herė, pas 30 60 minutave parulla jonė ėshtė fshirė.
Pėr shkak se asnjėri prej vrasėsve tė 10 shkurtit dhe urdhėruesve tė tyre deri mė tani nuk ėshtė dėnuar dhe nuk duket qė do tė ndodhė njė gjė e tillė, prej datės 11 prill (dymujorit tė rėnies sė Arbenit dhe Manit), nė makinat e UNMIK-ut, ėshtė shėnuar parulla "Vrasės".
Tė premten, mė 13 prill rreth orės 14:30 duke shkruar njė makinė tė tillė, ėshtė arrestuar nė mėnyrė brutale aktivisti Hasan Hajdari nga Lypjani. Gjatė shumicės sė aksioneve tė deritashme tė shkrimit tė parullės nė murin e UNMIK-ut, policia ka provuar t'i pengojė aktivistėt. Ata kanė qenė pėrherė tė pasuksesshėm, dhe parrullat janė shkruar nė murė.
Prej fillimit tė ekzistimit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! policia e SHPK-sė dhe e UNMIK-ut, gjithmonė me urdhėra politik, u munduan tė na ndalin nė mėnyra tė tilla. Ne asnjėherė nuk u ndalėm. As arrestimi i fundit nuk do tė na ndalė nė aktivitetet tona drejt vetėvendosjes.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
--
|
|