DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ismail Kadare
Postuar mė datėn: 2006-12-17 13:48:57 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Kultura

"Kronikė nė gur" ėshtė njė prej romaneve tė hershėm tė Ismail Kadaresė. Ndryshe nga letėrsia e deriatėhershme pėr Luftėn Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizanė e pushtues - ky roman solli njė imazh mė tė ndėrlikuar tė saj, ku ndėrthuren fate ushtrish tė huaja tė pakteve tė ndryshme kundėrshtare, fate shtresash tė ndryshme brenda pėr brenda tyre, fate tė njerėzve tė lidhur vullnetarisht me rezistencėn ose tė mobilizuar prej komandės, fate tė indiferentėve, tė sehirxhinjve dhe tė kundėrshtarėve.



Qė lufta ishte njė kohė mjaft mė e ndėrlikuar se ajo qė shėrbehej prej njė tradite letrare skematike; kjo mund tė shihet edhe nė fatin e njė familjeje qytetare nė vendin e "kronikės nė gur", ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me kėtė roman I.Kadare pasuroi temėn e Luftės Antifashiste, duke sjellė njė shikim prej fėmije pėr evokimin e ngjarjeve tė saj. Rrėfimi nė vetėn e fėmijės, nė vetėn e personazhit qė evokon fėmijėrinė e autorit, me "pafajėsinė" e vet, megjithėse i ka dhėnė romanit njėfarė karakteri autobiografik, njėherėsh e ka mbrojtur atė prej qėndrimit tė kritikės.



Duke qenė vėshtrimi prej fėmije njė vėshtrim thelbėsor nė roman, lexuesi e ka tė vėshtirė tė dallojė se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron tė konceptuarit si lojė.



Nė studimin "Subversion kundėr konformizmit" njė studiues ka kėmbėngulur se romani "Kronikė nė gur" ėshtė njė vepėr hyjnizuese e Luftės Antifashiste, njė "roman komisarėsh", dhe se pėrpjekja e autorit pėr tė hyrė nė lėkurėn e fėmijėrisė sė vet nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė procedim letrar pėr tė mbuluar konformizmin. Pėrkundėr kėtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen nė vlerėsimin se "Kronikė nė gur" ėshtė njė vepėr atipike nė pikėpamjen metodologjike, e shkruar me njė liri qė tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerėsimin e partishėm pėr luftėn.



Sipas njė pjese tė studiuesve, "Kronikė nė gur", duke pasur kėtė vėshtrim, nė fakt sjell tek lexuesi njė pėrqasje psikanalitike frojdiste rreth luftės, ose jetės sė qytetit nė kohė lufte. "Kronikė nė gur" ėshtė njė prozė me subjekt tė reduktuar, gjė jo fort e pėrshtatshme nga pikėpamja teorike pėr njė letėrsi tė orientuar.



Me kėtė vepėr Kadare bėri pėrpjekjen e parė pėr t'i dhėnė vlerė letrare sė zakonshmes, sė rėndomtės, madje sė shėmtuarės dhe absurdes. "Kronikė nė gur" ėshtė njė vepėr e pėrshkuar nga grotesku. Vėshtrimi i luftės me sytė e fėmijės i ka dhėnė mundėsi autorit qė t'i shohė ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjė partishmėri tė dukshme.



"Kronikė nė gur" pėrmban vlera tė rėndėsishme tė njė letėrsie tė mirėfilltė etnografike. Tradita e kėsaj letėrsie nė qytetin e Gjirokastrės ėshtė mė e hershme, ajo afirmohet mirė me botimet e Musine Kokalarit nė vitet '40, sidomos me "Siē mė thosh nėnua plakė" dhe "Sa u tunt jeta". Etnografizmi nė romanin e Kadaresė u jep edhe mjediseve njė cilėsi jotipike, ndryshe prej kėrkesave tė rrepta tė metodės sė realizmit socialist.



Flori Bruqi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster