| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » FTOFJA EDHE TI TADIQIT, HASHIM-VIZITOJE LUGINĖN E PRESHEVĖS? |
| Postuar mė datėn: 2008-04-29 12:30:39 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me rastin e festės ortodokse tė Pashkėve, vizita e fundit e ashtuquajtur private e Tadiqit nė Kosovė, si dhe lejimi i papenguar i kalėrimit tė tij dhe shumė tė tjerėve nga Serbia nė territorin, sikur thuhet, tė pavarur dhe sovrane tė Republikės sė Kosovės, ndoshta, edhe mund tė merret si njė urtėsi politike, edhe pse, nga pak, nė kujtesėn tonė, po na shkakton konfuzione ai premtim dikur i kryeministrit, se, kurrė ma nė tė ardhmen, asnjė zyrtari tė lartė serb nga Serbia, nuk do ti lejohen kėso far ekskursione me qėllime fushatash parazgjedhore, nėpėr territorin e Republikės sė Kosovės?! |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Nuk ka dyshim! Kosova duhet tė jetė njė shtet i ri demokratik dhe i hapur pėr tė gjithė shtegtarėt dhe kalorėsit qėllimmirė qė vijnė dhe kalėrojnė nėpėr tė. Pse jo? Edhe pėr burrėshtetas nga Serbia. Se sa do tė jenė qėllimmira kėto kalėrime tė tyre qė kohėn e fundit ia bėjnė si mė shpesh Kosovės, le tė mbetet nė ndėrgjegjen e tyre tė pastėr, a po? Pėr ne, kryesorja ėshtė se, ata, kur ta kalojnė kufirin e Kosovės nė Merdare, gjėja e parė qė do tju bjerė nė sy do tė jetė tabela me mbishkrimin Welcome to the Republic of Kosova.
Ehh...sa mė kishte interesuar ta di se si nė atė moment ėshtė ndjerė Tadiqi i mjerė, kur, me tė kaluar kufirin nė Merdare, i ka dalė pėrball ajo tabelė e mrekullueshme me mbishkrimin Welcome to the Republic of Kosova?
Kur mendoj pak sa mė thellė rreth kėsaj ironie, gjithnjė e mė tepėr befasohem, hamendem dhe ēuditem, pse protokolli i Tadiqit ėshtė dashur ti nėnshtrohet kėtij provokimi vizual; ka mund ti largohej shumė lehtė asaj; thjesht, ka mjaftuar qė nė territorin e Republikės sė Kosovės tė hyjė edhe nėpėr vendkalimet tjera kufitare, nė tė cilat ska as dogana, e lere mė tabela me mbishkrimin Welcome to the Republic of Kosova.
Vėrtet, nuk e di as vetė pse!? Ndoshta ,burrat e botės, kanė dashur tė verifikonin se a ėshtė shkruar ajo nė tė gjitha gjuhėt multietnike qė garantohen si gjuhė zyrtare nė Kosovė? Pėr dike, kjo hamendje e ime mund tė duket si qesharake dhe joserioze, por, serbėt njihen gjithmonė si politikan tė ēuditshėm, ashtu qė, nuk i dihet kurrė atyre ēka mund tė bluajnė nė kokė si strategji!?
E, pra, duhet pranuar miqtė e mi se, politika shpesh e ka edhe me ta ftohė, dhe, me kėtė deklaratė tė fundit qė i bėri vizitės private tė Tadiqit nė Republikėn e Kosovės, kryeministri jonė vėrtet ja ka ftohė atij.
Por, nė favor tė stilit tė njėjtė, unė kam edhe njė propozim tejet interesant pėr kryeministrin tonė. Pse jo, ky propozim mund ti adresohet edhe kryetarit Fatmir Sejdiu.
Ju kisha propozuar atyre qė, si reciprocitet, edha ata me tė njėjtėn stil ti vizitojnė shqiptarėt tanė nė Luginėn e Preshevės. Pėr ēdo eventualitet, si masė sigurie pėr trupruajtje, le ta marrin me vete njėsitin e armatosur tė SHPK-sė pėr mbrojtje tė afėrt, mu njėjtė sikur e trupruajtshin Tadiqin nė Kosovė (tė pavarur dhe sovrane), pjesėtarėt e armatosur tė policisė serbe.
Nė shikim tė parė, kjo mund tju duket pak sa propozim i ēmendur, porse, ma merr mendja si tejet i vlefshėm dhe edukativ. Fundja, edhe nėse kėrkesa nė fjalė refuzohet, nuk ka asgjė se ēka tė humbet aty. Pėrkundrazi, do tė fitohet njė eksperiencė e re nė tė kuptuarit e domethėnies sė vėrtetė pragmatike tė pavarėsisė dhe sovranitetit shtetėror, me tė cilin nocion, nė terminologjinė tonė politike kosovare, kohėn e fundit, shumė shpesh po manipulohet??!
29.04.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|