| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Grupi i Krizave: Rrezik per dhune. Te zgjidhet shpejt statusi i Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-11-29 03:03:38 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
"Anketat tregojne se nėse shumicės sė serbėve u kėrkohet tė zgjedhin mes BE-sė dhe Kosovės ato do tė hiqnin dorė nga Brukseli"
Xhejms Lajėn, kėshilltar i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Ballkanin thotė se, pavarėsisht se nuk ėshtė arritur asnjė kompromis mes palėve serbe dhe shqiptare nė negociata, komuniteti ndėrkombėtar duket se do ti japė zgjidhje ēėshtjes sė Kosovės qė nga mesi i janarit deri nė fund tė shkurtit tė vitit tė ardhshėm. Ne nje interviste per VOA, Lajėn thotė se Perėndimi e kupton qė kjo duhet tė ndodhė sa mė shpejt nė mėnyrė qė tė shmanget dhuna.
|
|
Disa thonė se shqiptarėt e Kosovės mund tė pėrdorin dhunėn, apo tė shpallin pavarėsinė e njėanshme, apo tė marrin hapa pa mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar. Sipas anketave, rreth 40% e popullsisė sė Kosovės thanė se nuk do tė ishin nė favor tė shpalljes sė njėanshme nėse Shtetet e Bashkuara nuk to ta mbėshtesnin Kosovėn. Megjithatė, tani qė afrohet 10 dhjetori, ka grupe ekstremiste nė tė dy anėt qė pėrpiqen ta acarojnė situatėn. Nė Serbi ėshtė Garda e Car Lazarit dhe nė Kosovėn veriore Armata Kombėtare shqiptare. Pra tė dy palėt po pėrpiqen ta provokojnė njėra-tjetrėn qė tė bėjnė hapin e parė. Mendoj se komuniteti ndėrkombėtar e ka tė qartė kėtė prandaj po pėrpiqet ta zgjidhė ēėshtjen sa mė shpejt pėr tė shmangur dhunėn, tha Lajen.
Sipas tij cėshtja e ndarjes ėshtė delikate, sepse pjesa veriore ėshtė ndarė de fakto, dhe serbėt kanė qenė tė hapur pėr kėtė. Kjo u pa edhe nga mospjesėmarrja e tyre nė zgjedhje. Pra Beogradi ka plane. Po nuk dihet nėse ndarja do tė jetė e hapur, nėse komuniteti ndėrkombėtar do tė bėjė diēka pėr ta parandaluar atė, apo nėse shqiptarėt do tė reagojnė.
Xhejms Lajėn thekson madje se nese serbeve do tu ofrohej te zgjidhnin midis integrimit ne BE dhe Kosoves, ata padyshim do te zgjidhnin kete te dyten. BE-ja vazhdon tė gėnjejė veten se mund ta bindė Serbinė tė heqė dorė nga Kosova nė kėmbim tė pėrfitimeve tė tjera. Por kjo nuk do tė ndodhė. Anketat tregojne se nėse shumicės sė serbėve u kėrkohet tė zgjedhin mes BE-sė dhe Kosovės ato do tė hiqnin dorė nga Brukseli.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|