| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Eurodeputetja pėrgjigjet pėr deklaratėn e Bush |
| Postuar mė datėn: 2007-06-10 18:33:25 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pack: Shqipėria myslimane sėshtė problem pėr BE
Ky ėshtė reagimi i eurodeputetes, Doris Pack, lidhur me
deklaratėn e presidentit tė SHBA, i cili e cilėsoi
Shqipėrinė si njė vend ku myslimanėt jetojnė nė paqe. Nė
njė intervistė pėr gazetėn, Pack hedh poshtė edhe zėrat se
identiteti i Shqipėrisė mund tė jetė problem pėr BE-nė.
Sipas saj, Shqipėria myslimane nuk ėshtė parė si njė
problem pėr integrimin nė strukturat evropiane.
Znj. Pack. Ndėrsa Presidenti Xhorxh W. Bush do tė vizitojė
Shqipėrinė nė fund tė kėsaj jave, deklarata e tij qė
Shqipėria ėshtė njė vend ku myslimanėt rrojnė nė paqe, ka
irrituar disa njerėz. Disa shkrues nė shtypin tonė kanė
shkruar se deklarata e Bushit do tė cenojė integrimin e
Shqipėrisė nė BE, pasi na ka portretizuar si myslimanė.
Mendoni se njė gjė e kėtillė ėshtė e drejtė?
Njerėzit nuk duhet tė definojnė vendet sipas besimit. Zoti
Bush ėshtė kuptueshėm i shqetėsuar me aktet terroriste tė
11 shtatorit dhe mendoj se donte tė rrėfente diēka miqėsore
pėr Shqipėrinė, duke mos e njohur realitetin atje. Asnjeri
nuk duhet tė shohė diēka tė kėtillė tė lidhur me integrimin
nė BE. Shqipėria prej shekujsh ėshtė vend evropian,
qytetarėt e saj janė evropianė besimet e tyre fetare
ndahen nė myslimanė, ortodoksė dhe katolikė. Mesa di unė,
shumė njerėz janė tė pafe pas diktaturės sė Enver Hoxhės,
qė ndaloi praktikat fetare totalisht.
Nė njė tė pėrditshme nė Tiranė, njė gazetar i bazuar nė
Bruksel, deklaroi se njė numėr parlamentarėsh evropianė i
kanė thėnė atij se njė nga arsyet pse Shqipėria nuk mund tė
bashkohet me BE-nė, ėshtė anėtarėsia e saj nė Organizatėn e
Konferencės Islamike. Ėshtė e vėrtetė qė BE-ja ėshtė e
pakėnaqur me anėtarėsinė e Shqipėrisė nė organizata si puna
e OKI-sė?
Unė nuk njoh ndonjė koleg qė mund tė ketė pėrmendur diēka
tė kėtillė. Nė asnjė rezolutė tė Parlamentit Evropian nuk
ėshtė pėrmendur diēka e kėtillė. Mbaj mend qė nė fillim tė
viteve nėntėdhjetė, Presidenti Berisha kėrkoi pėr
anėtarėsim nė OKI. Por, kjo nuk ėshtė ratifikuar asnjėherė
nė Parlamentin shqiptar, dhe pjesėmarrja e zyrtarėve
shqiptarė nė takimet e tyre ka qenė e nivelit tė ulėt. Po
pėrse duhet tė mėrzitemi ne? Shqipėria mund tė shėrbejė si
njė sy evropian aty, pėr tė ndihmuar ata tė kuptojnė
Evropėn.
Ekziston njė tendencė nė mesin e disa qarqeve nė Shqipėri,
qė deklarojnė se njė nga arsyet pse Evropa Perėndimore nuk
e do integrimin e Shqipėrisė nė BE ėshtė trashėgimia jonė
myslimane. A ka Komuniteti Evropian ndonjė problem me 70%
tė shqiptarėve qė janė myslimanė?
Jo. Kjo ėshtė absurde. Trashėgimia juaj ėshtė trashėgimia
jonė gjithashtu. Dikush duhet tė lexojė Kadarenė pėr tė
kuptuar dhe pėlqyer Shqipėrinė. Anėtarėsimi i Shqipėrisė
varet vetėm nė arritjet e saj politike, nė pėrmbushjen e tė
gjithė kushteve si ēdo vend tjetėr qė kėrkon tė
anėtarėsohet nė BE. E njėjta gjė vlen pėr Bosnje dhe
Hercegovinėn, Serbinė, Malin e Zi, Kosovėn dhe Maqedoninė.
Ndėrsa sa pėr Turqinė, ka mendime tė ndryshme nė BE, pėr
shumė arsye qė nuk mund ti bisedojmė kėtu.
Po mbi Islamin? A i sheh Bashkimi Evropian myslimanėt si tė
huaj, apo si pjesė e identitetit tė tij tė ri kulturor?
Siē them edhe mė lart, myslimanėt evropianė janė qytetarė
si tė gjithė besimtarėt dhe jo besimtarėt dhe kultura e
tyre ėshtė njė nga bazat e kulturės sonė evropiane.
Tashmė dihet nga tė gjithė qė nė Shqipėri dhe Kosovė
ekzistojnė institucione tė korruptuara dhe krim i
organizuar. Megjithatė ka njė tendencė nė mesin e disa
qarqeve nė Shqipėri dhe Kosovė tė atribuojnė emrin e keq tė
shqiptarėve nė Perėndim me identitetin tonė mysliman dhe
Islam. Ėshtė e vėrtetė njė gjė e kėtillė?
Ėshtė e vėrtetė qė nė Kosovė, nė Shqipėri, por edhe nė disa
vende tė BE-sė operojnė shumė organizata kriminale tė
lidhura me shqiptarėt. Ky ėshtė fatkeqėsisht njė fakt
dėshpėrues qė cenon imazhin e shqiptarit nė pėrgjithėsi.
Por, kjo nuk lidhet nė asnjė mėnyrė me identitetin fetar.
A ėshtė BE-ja e shqetėsuar pėr liritė dhe tė drejtat fetare
nė Shqipėri dhe Kosovė?
Jo, aspak. Problemet tuaja qėndrojnė gjetkė.
Cila ėshtė kėshilla juaj qė shqiptarėt duhet tė ndjekin pėr
tju bashkuar BE-sė?
Tė ndalojnė luftėrat e pafundme politike, tė lehtėsojnė dhe
pėrmirėsojnė jetėn e qytetarit tė thjeshtė, tė ndjekin
rregullat qė Shqipėria pranoi kur nėnshkroi Paktin e
Stabilizim-Asocimit qė do tė thotė ta implementojnė atė
tė luftojnė rrjetet kriminale, ti japin qytetarėve tė
paktėn njė kartė identiteti etj. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|