| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Tė gjithė shqiptarėt sė bashku nė njė listė zgjedhore...! |
| Postuar mė datėn: 2008-04-25 05:26:27 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Arsyeja themelore pėrse shqiptarėt duhet tė votojnė nė njė listė tė pėrbashkėt zgjedhore ėshtė fakti qė, nė "Maqedoni" ende nuk ėshtė zgjidhur problemi i tė drejtave kombėtare. Nė "Maqedoni" shqiptarėt edhe pse janė mbi 40 pėrqind e popullsisė, nuk janė popull me tė drejta shtetformuese. Atje "nė Maqedoni" nuk ka as barazi gjuhėsore, nuk ka as pėrfaqėsim proporcional nė organet e legjislativit, ekzekutivit, gjyqėsorit, dhe as nė media. Nė "Maqedoni" ka njė regjistrim tė deformuar tė popullsisė shqiptare, ka njė zhvillim tė pabarabartė, jo vetėm ekonomik, por edhe politik, kulturor dhe social. Ka njė mohim flagrant tė tė drejtave tė shqiptarėve mbi simbolet kombėtare shqiptare. |
|
Ēfarė ju intereson sllavo-maqedonasve?!
Atyre iu intereson qė, shqiptarėt t'i hanė kokėn njėri tjetrit. Pra, qė ata (shqiptarėt) duke qenė tė pėrēarė, tė bėjnė tė mundur qė pakica sllavo-maqedonase nė zonat shqipfolėse, tė shndėrrohet artificialisht nė njė mazhorancė.
Nuk ka ndodhur kėshtu deri tani?
Shqiptarėt me njė popullsi prej tė paktėn 800 mijė banorėsh marrin 27deputet, kure ata munden , po tė joshin tė bashkuar nė njė Union apo Front Unik tė merrnin 35 ose 40 deputet.
Hallallju qofte sllavo-maqedonasve, kur ata gjejnė politikanė shqiptarė , mendjemėdhenj, kokėbosh dhe tė shitur, dikush te LSDM (BDI e Ali Ahmetit) dhe dikush te VMRO (PDSH e Menduh THAĒIT apo Bardhyl Mahmutit), i cili nuk dihet se nga do tė shkoje, sepse qėllimi i Tij, sipas porosisė sė Z. Hashim THAĒI tė Prishtinės ėshtė qė doemos tė futet nė kolaborim me sllavo-maqedonasit, vetėm e vetėm qė ta mbajė pushtetin nėn UNMIK-istan dhe ULEX-stan nė tė ashtuquajturėn "Republikė e Kosovės", e cila gjithēka mund tė jetė, ashtu siē ishte edhe "Republika e Kosovės" sė rahmetliut Rugova, por kurrėn e kurrės shtet i pavarur dhe sovran, siē pėrpiqen t'ia paraqesin popullit shqiptar kofirillaket shqipfolės tė Tiranės, tė Prishtinės dhe tė Tetovės.
Ēfarė ju intereson shqiptarėve?
Ju intereson ajo qė nuk ju intereson sllavomaqedonėve. Tė jenė politikisht tė bashkuar, ku dallimet programore partiake te shikohen si dytėsore pėrball interesave kombėtare. Ekziston mundėsia qė edhe pse tė bashkuar nė njė listė zgjedhore partitė politike shqiptare tė ruajnė kapacitetet dhe vlerat reale tė pėrfaqėsimit .
Shqiptarėt nė zgjedhjet e ardhshme duhet tė dalin jo vetėm si parti me kėrkesa sociale por, nė radhė tė parė si njė bllok qė pėrfaqėson dhe mbron tė drejtat kombėtare tė tyre.
Pėrse deri tani, partitė politike shqiptare nėn "Maqedoni" kanė votuar jo me listė tė pėrbashkėt elektorale?
Sepse krerėt politik Arbėr Xhaferi, Ali Ameti, Mendu Thaēi e tė tjerė, kanė vėnė si pėrparėsi interesat e tyre personale dhe tė klaneve qė pėrfaqėsojnė mbi interesat kombėtare.
Ėshtė absurde por edhe amorale qė Mendu Thaēi tė jetė aleat i Gruevskit, njė kėlysh ky i shėrbimeve inteligjente serbe, dhe njėkohėsisht tė demonstrojė njė gati urrejtje patologjike ndaj shqiptarit tjetėr Ali Ameti.
Por, nuk duhet harruar denigrimi qė ky i fundit i ka bėrė Arbėr Xhaferit kur ishte nė pushtet nė koalicion me socialdemokratėt e quajtur LSDM, i cili "Marrėveshjen e Ohrit" nga njė marrėveshje me monitorim ndėrkombėtar, ndėr tė tjerat, e shndėrroi nė njė marrėveshje ndėrpartiake midis BDI-sė sė Tij dhe LSDM-sė sė Branko Cėrvenkovskit.
Ana mė negative e kėtyre politikanėve qėndron nė faktin se realizimin e aspiratave kombėtare tė shqiptarėve i shikojnė tek mirėkuptimi me faktorin politik sllavo-maqedonas dhe jo te interesat kombėtare tė kombėsisė shqiptare nėn "Maqedoni".
Ata tremben tė flasin dhe tė krenohen pėr identitetin e tyre kombėtar dhe aq mė tepėr pėr integrim dhe bashkim mbarėshqiptar.
Por, kujt i duhen kėta kalander qė po e deklarojnė me mburrje servilizmin e tyre politik, dhe ndaj kujt?! Ndaj njė shteti qė edhe pas 17 vjetėve nuk ka emėr.
Tė dashur vėllezėr e motra tė idealit kombėtar!
Kjo Shqipėria jonė qė shtrihet nė Arbėri, nė Dardani, Sanxhak. Iliridė, nė Malėsi dhe nė Ēamėri ka bėrė dhe do tė bėjė gjithmonė pa secilin nga ne.
Por, asnjėri nga ne kurrėn e kurrės sdo tė mundemi tė bėjmė pa Shqipėrinė.
Ėshtė, jo vetėm pėr tu pėrshėndetur, por edhe pėr t'u pėrkrahur nga faktori mbarėshipėtarė nisma e Partisė sė BDK (Bashkimi Demokratik Kombėtar) tė kryesuar nga atdhetari i spikatur z. Hysni Shaqiri, i cili ashtu siē Hasan Prishtina qė dikur lėshoi Parlamentin e Turqisė dhe iu bashkua kryengritėsve shqiptarė nė Malet e Kosovės, edhe Hysni Shahiri (nė vitin 2001) lėshoi Parlamentin sllavo-maqedonas tė Shkupit dhe iu bashkua kryengritėsve shqiptarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) dhe I cili pėrmes njė thirrjeje ka kėrkuar nga partitė shqiptare nėn "Maqedoni" tė dalin nė zgjedhje me njė liste zgjedhore tė pėrbashkėt, me synimin pėr ta ēuar vendin drejtė njė federalizmi nacional, pasojat e tė cilit do tė ēonin nė plotėsimin e standardeve qė kėrkon faktori ndėrkombėtar, si dhe nė demokratizimin e shoqėrisė, nga ky proces do tė pėrfitonin tė gjithė, mbi tė gjitha do tė garantohej stabiliteti i vet shtetit maqedon.
Unė Z. Ali Ahmeti dhe zoti Menduh Taēi do tė votoj, por votėn time nuk do t'ia jap atyre qė i shėrbejnė nacionalizmit obskurantist maqedon qė mė mohon flamurin, qė mė vjedh historinė dhe mė shkel tė drejtat mė elementare njerėzore.
Ēfarė duhet tė bėjnė intelektualėt atdhetarė?
Le ti bashkangjitemi tė gjithė kėsaj lėvizjeje, le ta bėjmė tė njohur vlerėn e saj kombėtare, tė inkurajohen nismėtarėt, tė mos jetė ai njė zė nė shkretėtirė, tė diferencojmė ata politikanė qė pa argumente e refuzojnė kėtė nismė, tė ndėshkohen kolltukofagėt me armėn e votės, ēka kėrkon qė haka tė vejė tek Thirrja e zgjedhėsve, le tė jetė
NJĖ KOMB NJĖ QĖNDRIM DHE VEPRIM!
Unė vėllai juaj, Gafurr ADILI nga fshati Aranjell i Kėrēovės, ju bėj thirrje tė shkoni nė votime dhe votėn ta hidhni nė favor tė partisė Bashkimi Demokratik Kombėtar (BDK), tė kryesuar nga Z. Hysni Shaqiri nga Hotla e Kumanovės.
Tiranė, 24 prill 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|