DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SA PO DĖMTOHET GJUHA SHQIPE?!
Postuar mė datėn: 2007-05-19 17:42:52 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Beqir Elshani

Frazeologjia “ndėrroi jetė“ nė vend tė foljes pėsore vdiq ka vėrshuar nė tė gjitha gazetat shqiptare, nė radiotelevizion dhe nė publicistikėn e internetit. Me tė drejtė parashtrohet pyetja: pse shtypi dhe radiotelevizioni shqiptar kanė frikė nga fjala „vdekje“? Fjala „vdekje“ ėshtė e dhimbshme, por ėshtė fjalė poetike. Pa kėtė fjalė tė dhimbshme do tė varfėrohej Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, do tė varfėrohej tradita dhe folklori ynė kombėtar, qė i paraprinė religjionit, kur dihet se gjuha ėshtė mė e vjetėr se religjioni. Ka raste kur nė faqet e gazetave shqiptare pėr disa personalitete kombėtare dhe ndėrkombėtare shkruhet me shprehjen „ndėrroi jetė“, „shkoi nė atė botė“, „shkoi nė amshim“, „i mbylli sytė“, „ndahet nga jeta“, “i pushoi zemra”, shuhet nė moshėn 75-vjeēare”, “pėrcillet nė banesėn e fundit” etj. nė vend tė fjalės sė vetme me kuptim tė natyrshėm vdiq. Po ashtu kjo shprehje e vjetruar e stilit tė lartė e ka vendin edhe nė letėrsinė artistike, qė e zbukuron krijimtarinė letrare. Kur njė profesor i shprehu ngushėllime fqinjit pėr vdekjen e babait, tė pranishmit nė odė e qortuan, meqė sipas “rregullit” qenka e ndaluar tė pėrmendet vdekja. Ky veprim nuk mund tė quhet as fetar, as shoqėror, pos tendencė primitive, qė i pėrket sė kaluarės. Konkretisht, nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare nuk shkruan se poeti i madh, Naim Frashėri, „ndėrroi jetė“, por vdiq nė vitin 1900. Kurse nė librin voluminoz „Historia e Popullit Shqiptar“ shkruan se mė 17 janar 1468, i mbuluar me njė lavdi tė pėrjetshme, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, vdiq nė Lezhė.

Shqiptarėt, pa dallime fetare, nuk duhet tė vuajnė nga kompleksi i shprehjes sė vjetruar me stil tė lartė „ndėrroi jetė”. Konkretisht, gjuha angleze e ka tė vetmen fjalė die (stop living) = vdes (pushoj sė jetuari), qė pėrdoret si pėr njerėzit, ashtu edhe pėr kafshėt. Megjithatė gazetat angleze me rastin e vdekjes sė personaliteteve nuk shkruajnė me stil tė lartė „shkoi nė amshim“, apo ”shkoi nė qiell”, por thjesht: vdiq. Padyshim se me anėn e shpalljeve objektive nė gazetat e Evropės Perėndimore tregohet kultura dhe emancipimi i popullit. Prandaj nė dallim me gjuhėn angleze gjuha shqipe ka njė pėrparėsi shumė mė tė madhe, meqė pėr njerėzit thuhet vdes, kurse pėr kafshėt thuhet ngordh. Nėse njė organ i trupit nuk funksionon, ne themi se ka vdekur: p.sh. dhėmbi i vdekur, dhe si pėrfundim duhet nxjerrė, prandaj nuk mund tė thuhet ndryshe. Dukuri tjetėr ėshtė edhe me rastin e lindjes sė fėmijės, pėr tė cilin nė vend se shtypi tė shkruaj me logjikė se nėna lindi njė djalė apo vajzė, shtypi shqiptar shkruan me trope tė panevojshme se “…bashkėshortja e lojtarit anglez sjell nė jetė djalin e tretė”.

Pėrveē kėsaj, me rastin e fatkeqėsive nė komunikacion, gazetat shqiptare shkruajnė se shoferi, apo udhėtari u vra. Sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe folja kalimtare vras do tė thotė: E bėj njė njeri tė vdes ose njė kafshė tė ngordhė, duke qėlluar me armė a me ndonjė mjet tjetėr. Nėse me anėn e lajmėrimit gazetaresk rreth fatkeqėsisė nė komunikacionin rrugor shkruan se shoferi u vra, nėnkuptohet sikur shoferi ėshtė lėnduar nė rrugė, ndonėse fjala ėshtė pėr vdekjen apo mbytjen e shoferit nė fatkeqėsinė rrugore. Dukuri e njėjtė ėshtė edhe me rastin e mbytjes sė minatorėve nė minierė, pėr tė cilėt televizioni dhe shtypi shqiptar shkruajnė se minatorėt u vranė. Prandaj duhet tė shkruhet: vdiq ose humbi jetėn nė fatkeqėsi komunikacioni, apo nė minierė. Ėshtė koha qė dukuritė e shprehjeve primitive tė fshihen nga tė gjitha faqet informative, librat shkollore dhe bisedat shoqėrore tė njerėzve. Dukuri tjetėr nė vend tė fjalės kuptimplotė ėshtė edhe lajmi me rastin e dėnimit tė fajtorėve, tė cilėt nė vend se tė deklarojnė se fajtori u dėnua me njė vit apo dy vjet burg, deklarojnė se fajtorėt u dėnuan me njė apo dy vjet heqje lirie. Parashtrohet pyetja pėrse zyrtarėt dhe gazetarėt shprehen me tabu, qė do tė thotė se kanė frikė nga “bestytnia” shtetėrore. Vallė, kaq e ndjeshme dhe prekėse qenka fjala dėnim i fajtorit, saqė nė vend tė saj shprehen me sintagma tė ndryshme zbutėse tė panevojshme. Kjo do tė thotė sikur nė vend tė fjalisė kuptimplote “diplomati gėnjen”, gazetari duhet tė shprehet me butėsi se “diplomati nuk e thotė tė vėrtetėn”. Shkelje tė rregullave gjuhėsore ndodhin edhe me shtrembėrimin e emrave tė pėrditshėm autobuz dhe guzhinė, nė vend se tė shqiptohen drejt autobus dhe kuzhinė. Siē dihet fjalėt autobus dhe kuzhinė janė me prejardhje nga frėngjishtja autobus dhe cuisine, prandaj obligohen qė qytetarėt t’i shqiptojnė dhe t’i shkruajnė drejt.

Keqpėrdorimit tė gjuhės shqipe nuk i shpėtojnė edhe fjalėt e huaja, tė cilat pa ndonjė arsye futen nė shkrimet shqiptare. Rastet janė tė shpeshta, sidomos kur autorėt nuk e dinė se fjalėt janė sinonime: e para nė gjuhėn e huaj dhe e dyta nė gjuhėn shqipe. Njė ndėr fjalėt mė tė shpeshta tė gjuhės publicistike qė pėrdoret ėshtė fjala e huaj “human”, nė vend tė fjalės shqipe “njerėzor”. Kėto sinonime pėrsėriten kėshtu: …ndaj humanizmit dhe njerėzimit, ose …kjo nuk ėshtė aspak humane dhe njerėzore, por edhe …fytyra jote plotė nuri dhe dritė etj. Gjithashtu fjalia me fjalėn e huazuar nga frėngjishtja toksik “Nxėnėsit u helmuan me helm toksik”, duhet shkruar shqip: Nxėnėsit u helmuan me lėndė helmuese. Po tė shkruhen shqip, fjalitė e sipėrshėnuara dalin qesharake: …kjo nuk ėshtė aspak njerėzore dhe njerėzore; …ndaj njerėzimit dhe njerėzimit; …plotė dritė dhe dritė, …u helmuan me helm helmues etj. E njėjta pėrsėritje ndodh edhe me fjalėn konkrete vdiq. Derisa nė fjalinė e parė tė lajmit shkruan se personi ka ndėrruar jetė, nė fjalinė e dytė shkruan se personi vdiq. Kjo tregon pasigurinė e gazetarit, ndaj pa ndonjė arsye i thekson shprehjet me kuptime tė njėjta. Prandaj nėse gazetarėt gabojnė nė drejtshkrimin e gjuhės shqipe, janė kryeredaktorėt dhe lektorėt, tė cilėt duhet t’i evitojnė kėto gabime tė ndjeshme.

Ėshtė njė emėr i pėrgjithshėm anglisht Iceberg (‘aisbe:g) ajsberg, qė si shprehje figurative ka zėnė vend nė tė gjitha gjuhėt e botės dhe nė gjuhėn shqipe. Prandaj prej frazeologjisė anglisht “tip of iceberg” ėshtė pėrshtatur fjala shqip dhe anglisht Maja e ajsbergut nė vend se tė thuhet shqip Maja e akullnajės. Akullnajė - sipas fjalorit do tė thotė njė masė e madhe e akullit qė ndahet nga akullnaja e maleve polare dhe me ndihmė e valėve dhe erės lėviz pėrqark me pjesėn tjetėr qė gjendet nėn sipėrfaqen e detit. Nėse ėshtė e domosdoshme tė thuhet fjala me prejardhje angleze, “Maja e ajsbergut”, pse atėherė tė mos thuhet sipas tekstit “Maja e isbergut”, derisa emri i vendit gjeografik “Irlanda” anglisht shqiptohet (‘aiė:lėnd), kurse shqip Irlanda. Psh. gjuha suedeze qė i pėrket grupit tė gjuhėve gjermane, nuk i shqipton emrat anglisht, por suedisht, ngjashėm sikur nė gjuhėn shqipe: Irland dhe isberg.

Pastaj vijnė edhe fjalėt e ēoroditura nga ministrat dhe zyrtarėt shtetėror, tė cilėt nė vend tė fjalės shqipe e pėrdorin fjalėn e huaj. Prandaj Ministria Shqiptare, apo siē thotė populli ajka e shtetit, nė vend se ta mbrojnė gjuhėn shqipe, e dėmtojnė edhe mė shumė. Ata nė vend tė fjalės shqipe shumicė-a e pėrdorin fjalėn e huaj mazhorancė, qė vjen prej gjermanishtes majoritet. Jo vetėm kaq, sepse kur nė parlamentin shqiptar thuhet majoritet, e kėrkon nevoja, qė si kundėrpėrgjigje tė thuhet edhe fjala e huaj minoritet, qė do tė thotė pakicė. Prandaj ministrat dhe gazetarėt, pse jo edhe populli le tė zgjedhin: ose tė thonė gjermanisht dhe latinisht grupi i deputetėve mazhorancė - minoritet, ose tė thonė shqip grupi i deputetėve shumicė - pakicė. E njėjta fatkeqėsi ndodh edhe me fjalėn mocion, qė vjen prej fjalės frėnge motion dhe do tė thotė propozim (nė kuvend), kėshtu shkruan nė Fjalorin Frėngjisht - Shqip tė Vedat Kokonės. Nė vazhdim fjala librore konfidenciale, qė shpesh pėrdoret nė postėn elektronike pėr ruajtjen e fshehtėsisė, (frėn. Confidetiel) do tė thotė fshehtėsi, e besueshme, mirėbesim ose midis nesh. Edhe njė furnizim tjetėr i panevojshėm ėshtė fjala me burim latin adoleshent, qė mund tė thuhet shqip djalėria dhe vashėria, kurse pėr tė dy gjinitė mund tė thuhet rinosh: fjalė qė do ta kuptonin edhe filloristėt. Po kėshtu, nė vend tė fjalės shqipe ēėshtje, qė tingėllon bukur, thuhet dhe shkruhet kauza, qė vjen prej latinishtes causa. Gabimisht pėrdoret edhe folja kalimtare dhe vetvetore irritoj-irritohem, qė ėshtė me prejardhje latine irritera; pastaj nė vend se tė shkruhet standard-et, shtypi shqiptar shkruan gabimisht standartet. Prandaj nuk thuhet (shkruhet) burri apo plaga irritohet, por shqip burri apo plaga acarohet - pezmatohet, tė cilėn mund ta kuptojnė tė gjithė lexuesit shqiptarė. Po kėshtu, nė vend tė fjalės sė pėrhapur me pėrmasa ndėrkombėtare implementim, qė vjen nga anglishtja implementation dhe do thotė zbatim, pėrmbushje mund tė pėrdoret fjala e pėrshtatshme shqipe zbatim. Pastaj nė vend tė fjalės sė pėrhapur shqipe treshi (kryesisht nė mesin e fėmijėve dhe rinisė), nė fjalorin e diplomacisė shqiptare pėrdoret fjala e panevojshme ruse trojka. Gjithashtu nuk thuhet ombudsmani sipas fjalės angleze apo Ombudspersoni (lat. persona), por shqip pėrfaqėsuesi. Ndėrsa po tė thuhet shqip Kryetari i Republikės sė Shqiperisė, z. Alfred Moisiu, dhe jo presidenti (fjalė frėnge), do ta kuptonin edhe fėmijėt parashkollor. Prandaj sa mė bukur qė shkruhet shqipja, aq mė e bukur do tė jetė kultura kombėtare.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja Fazlliē - Reagojnė ambasadorėt e BE-sė (2008-10-14 15:18:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe vullneti i saj politik nė HAGĖ,... (2008-10-14 06:18:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Incidente nė Lerin - arrestohen disa maqedonas (2008-10-13 14:59:15 nga admin2)
[ Opinione ] PERSERI SALIHU! (2008-10-13 10:09:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Intervista ] Sawers "Vendimi nuk prek drejtpėrdrejtė Kosovėn" (2008-10-09 16:11:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė miraton rezolutėn e Serbisė (2008-10-08 15:10:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Opinione ] O SALLAH, O SALLAH – HĖM ME TITĖN, HĖM ME ATA! (2008-09-30 03:30:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster