| » Opcionet për artikullin |
|
Shqiptarėt dhe serbėt e dinė se Mitrovica do tė jetė njė qytet me dy komuna, por ende nuk e kanė tė qartė se si do tė funksionojnė kėto dy komuna. Dihet po ashtu, se kėto dy komuna, pėrveē emrit me cilėsimet jugore dhe veriore, do ta kenė edhe njė bord, por nuk ėshtė e qartė se ēfarė do tė jenė kompetencat e tij, konsultative apo ekzekutive. Plani i Ahtisaarit parasheh njė bord tė pėrbashkėt, ku do tė pėrfaqėsohen dy komunat si dhe pėrfaqėsues ndėrkombėtarė. Mursel Ibrahimi, kryetar i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, thotė se kjo ėshtė ende e paqartė. Nuk precizohet. Ne e dimė se ka tė bėjė me qarkullimin e lirė, me kthimin e qytetarėve, me inēizimin e pronave, por megjithatė nuk precizohet. Dhe, kemi pasur vėrejtje pėr atė se si do tė funksionojė, ēfarė pėrbėrje do tė ketė, a do tė jetė ekzekutiv apo sdo tė jetė, tha Ibrahimi. Mirėpo, udhėheqėsi i Listės Serbe pėr Kosovėn e Metohinė, Oliver Ivanoviq, i cili parapėlqen tė thotė se propozimi pėr njė qytet me dy komuna ishte ideja e tij dhe e pasuesve tė tij, mendon se roli i bordit ėshtė krejtėsisht i qartė. Do tė ketė njė bord, si njė trup qė nuk do tė ketė fuqi praktike, por mė shumė njė trup koordinues, qė nuk ka kurrfarė pushteti mbi komunat, tė cilat i kanė tė gjitha kompetencat nė territoret e veta, tha Ivanoviq, duke e parė ndarjen nė dy komuna zgjidhjen e vetme, qė mund ta legalizojė deri diku gjendjen aktuale. Kjo ėshtė mundėsia e vetme pėr ti bindur serbėt qė tė marrin pjesė nė kėtė, pasi shqiptarėt nga jugu nuk do tė mund ta kontrollojnė veriun pa serbėt, ndėrsa serbėt nuk do tė pėrfshihen nė atė kontroll, theksoi Ivanoviq. Mirėpo, Mursel Ibrahimi mendon se janė disa veprime qė duhen ndėrmarrė, para se tė formohen dy komunat. Paraprakisht tė bėhet regjistrimi i popullatės, inēizimi i pronės dhe tė shqyrtohet sa ėshtė ekonomikisht e qėndrueshme kjo njėsi komunale. Kėto janė problemet qė ne na kanė preokupuar, u shpreh Ibrahimi. Megjithatė, veriu dhe jugu kanė diēka krejt konkrete pėr tė zgjidhur, dhe ajo ėshtė Trepēa me xeheroret e saja dhe fabrikat e pėrpunimit tė xehes. Ivanoviq nuk e sheh kėtė si problematikė, pasi sipas tij, asnjė komunė nuk ėshtė subjekt i drejtpėrdrejtė me rastin e privatizimit, pasi kėtė punė e bėn Agjencia Kosovare e Mirėbesimit. Puna e mėtejshme e ndėrmarrjes sė privatizuar varet nė masė tė madhe nga raportet e pronarit tė ardhshėm me komunėn, nė territorin e sė cilės ndodhet ndėrmarrja, theksoi Ivanoviq. Mirėpo, kompleksi Trepēa ėshtė i shtrirė nė tė dyja pjesėt, thotė Mursel Ibrahimi. Nė kėtė pjesė ka qenė xeherorja e kombinatit Trepēa, ndėrsa nė pjesėn tjetėr, nė Zveēan, ka qenė shkritorja dhe kanė qenė ato mosmarrėveshjet qė kanė ndikuar nė segmentin ekonomik, theksoi Ibrahimi. Sidoqoftė, pika nė tė cilėn pajtohen Ibrahimi dhe Ivanoviq, ėshtė se Trepēa nuk do tė privatizohet pėrpara se tė zgjidhet statusi i Kosovės. Mitrovica ka edhe njė sėrė tė pėrbashkėtash, qė e bėjnė tė domosdoshme njė lidhje ndėrmjet komunave. Rrjeti i ujit dhe i rrymės mund tė jenė vetėm disa prej funksioneve vitale, qė dy pjesėt e tė njėjtit qytet i kanė tė ndėrlidhura.
Evropa e Lire |
|