DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kermabon: Qėllim kryesor ėshtė qė misioni EULEKS tė vendoset nė gjithė territorin e Kosovės
Postuar mė datėn: 2008-03-31 12:10:33 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Udhėheqėsi i misionit EULEKS Iv De kermabo tha sot se shpreson qė pas fazės pėrgatitore ky mision do tė vendoset nė gjithė territorin e Kosovės. “Na duhet pak kohė pėr vendosjen e misionit. Ndodhemi nė fazėn pėrgatitore, por qėllim kryesor i yni ėshtė qė misioni tė vendoset nėpėr tė gjithė territorin e Kosovės” tha Kermabo.
Gjatė qėndrimit nė vendin tonė, Kermabo u takua sot me komisarin e policisė Lari Uilson dhe strukturat udhėheqėse tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, me ē’rast ja shfaqur shpresėn se pas fazės pėrgatitore ky mision do tė vendoset nė gjithė territorin e Kosovės.
Kermabo tha se do tė bashkėpunojė ngushtė me policinė shumetnike vendore dhe se misioni qė drejton do tė jetė nė funksion tė vendosjes sė rendit dhe ligjit nė Kosovė.

Shefi i misionit tė Bashkimit Evropian pėr sundimin e ligjit tha se beson nė sukses, pas vendosjes sė plotė tė kėtij misioni nė Kosovė. Gjenerali Iv De

“Na duhet pak kohė pėr vendosjen e misionit. Ndodhemi nė fazėn pėrgatitore, por qėllim kryesor i yni ėshtė qė misioni tė vendoset nėpėr tė gjithė territorin e Kosovės” tha Kermabo.

Qė pas shpalljes sė pavarėsisė serbėt kanė kundėrshtuar vendosjen e kėtij misioni nė pjesėn veriore tė Kosovės. Planet pėr vendosje atje janė shtyrė, derisa nga zyrtarė ndėrkombėtarė ka pasur edhe ide qė nė atė pjesė tė ketė ndarje tė pėrgjegjėsive ndėrmjet UNMIK-ut dhe EULEKS-it.

Nė vizitėn e sotme nė Prishtinė, Kermabo sidoqoftė tha se beson tek policia shumetnike e Kosovės dhe pėr kėtė ai diskutoi me komisarin e policisė ndėrkombėtare Lari Uilson dhe drejtuesit e Shėrbimit Policor tė Kosovės.

Zėvendės komisari i policisė Sheremet Ahmeti premtoi angazhim tė pėrbashkėt pėr garantimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė.

“Ne do tė vazhdojmė me angazhimet tona nė shėrbim tė qytetarėve tė Kosovės, duke u zhvilluar nė kėtė mėnyrė nė bazė tė parimeve demokratike, standardeve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit nė Republikėn e Kosovės.”- theksoi zv/komisari Ahmeti, duke cekur se SHPK-ja pret njė bashkėpunim tė mirė me misionin e EULEX-it.

Ai po ashtu theksoi se njė ndėr synimet e Policisė sė Kosovės ėshtė edhe krijimi i partneritetit me strukturat e Misionit tė Bashkimit Evropian dhe integrimi i SHPK-sė nė strukturat ndėrkombėtare tė sigurisė pėrfshirė kėtu edhe bashkėpunimin ndėrkombėtarė policor.

Misioni EULEKS do tė fokusohet asistencėn pėr policinė dhe sistemin e drejtėsisė nė Kosovė, si dy fusha prioritare. Stafi i kėtij misioni tani mė ka filluar tė arrijė nė Kosovė, por ende nuk dihet saktė se kur tė fillojė plotėsisht operimi i misionit nė terren. Kjo pėr arsye se ende nuk ėshtė e pėrcaktuar qartė se kur do tė pėrfundojė periudha e tranzicionit.

Pas pėrfundimit tė takimit delegacioni i EULEX-it nė krye me Yves de Kermabon, kanė vizituar edhe Qendrėn Operative tė SHPK-sė si dhe Dhomėn pėr menaxhimin e incidenteve nė kėtė Qendėr.

RTK
31.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kermabon: EULEX-i do shtrihet nė tėrė Kosovėn (2008-06-03 12:32:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kermabon: Zbatimi i ligjit eshte interes i perbashket per te gjithe (2008-03-13 08:29:41 nga admin4)
[ Opinione ] DEKLARATĖ JOMIQĖSORE DHE QĖLLIMKEQE E ISH-AMBASADORIT TĖ SHBA NĖ OKB, Z. XHON BOLTON, DHĖNĖ NĖ VOA (2008-08-03 12:10:11 nga admin1)
[ Opinione ] Shqiptarėt tė mos harrojnė qėllimin! (2008-07-08 01:07:03 nga admin2)
[ Opinione ] NĖPĖRMJET FEDERALIZMIT TĖ MAQEDONISĖ MUND TĖ SHKOJMĖ DREJT QĖLLIMEVE KOMBĖTARE (2008-05-18 16:29:05 nga admin4)
[ Opinione ] RRETH NJĖ QĖLLIMI KURDOHERĖ TĖ PĖRBASHKUAR ... (2008-03-20 01:03:04 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] De Marnhac: Protestuesit serbė kishin qėllim qė tė vrisnin njerėz (2008-03-18 13:36:38 nga admin4)
[ Intervista ] Rexhep Qosja: Berisha ka qėllime te zeza kundėr Akademisė (2008-01-04 08:58:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pirs: Nėse shkojmė jashtė KS, do tė shohim se cilat rrugė i plotėsojnė qėllimet tona (2007-07-19 08:51:42 nga admin1)
[ Opinione ] Qėllimet e Rusisė dhe pavarėsia e Kosovės (2006-12-13 08:02:24 nga Faik Smajli)
[ Opinione ] Beqir Elshani:MARTIRIZIMI I KRIMINELĖVE SERBĖ PĖR QĖLLIME PUSHTUESE (2006-12-10 02:57:57 nga Flori Bruqi)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster