DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Holbrooke: Nuk kemi pritur kėso fushate tė Rusisė kundėr Kosovės
Postuar mė datėn: 2008-09-09 02:55:01 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

“Tė gjithė kemi pritur se do ketė njė numėr mė tė madh vendesh qė do njohin Kosovėn. Por, askush nuk ka pritur njė fushatė kaq tė ashpėr diplomatike tė Rusisė kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės”, tha ambasadori Richard Holbrooke, gjatė njė ligjėrate tė mbajtur nė Universitetin e Prishtinės.

Kosova nuk duhet tė pajtohet nė asnjė rast se pavarėsia e saj kishte ngjashmėri me zhvillimet nė rajonet separatiste nė Gjeorgji, ka thėnė sot ambasadori amerikan, Richard Holbrooke, nė njė ligjėratė tė mbajtur nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.

Ish-emisari amerikan pėr Ballkanin tha se Rusia do ndėrhynte pėr tė aneksuar Osetinė Jugore dhe Abkhazinė edhe po qe se Kosova nuk do ta kishte shpallur pavarėsinė.

Sido qė tė jetė, ambasadori amerikan tha se Kosova bėri njė punė tė shkėlqyer kur shpalli pavarėsinė e saj. Tani, Holbrooke tha se ndihej edhe vetė i befasuar me politikėn agresive qė po bėn Rusia pėr ta penguar njohjen e Kosovės, ku, siē tha ai, Moska nuk ka asnjė interes tė vetin.

"E vėrteta ėshtė se kemi pritur se do tė ketė mė shumė shtete qė do ta njohin Kosovėn, por mendoj se askush nga ne nuk ka pritur qė Rusia do tė ndėrmarrė njė fushatė kaq tė madhe ndėrkombėtare kundėr pavarėsisė dhe njohjes sė Kosovės", tha ambasadori Holbrooke.
Ai tha se Moska nė ēdo pjesė tė botės po pėrdor diplomatėt e ambasadorėt e saj pėr tė penguar njohjen e Kosovės.

Sa u pėrket vendeve tjera, sidomos kur janė nė pyetje Spanja e Kina, Holbrooke tha se ato i kanė problemet e veta dhe se politika e tyre kundėr pavarėsisė sė Kosovės nuk ka tė bėjė drejtpėrdrejt me Kosovėn, por me problemet e tyre tė brendshme.

Ndėrkohė, ai tha se edhe nė Kosovėn e pavarur ka dhe do tė ketė probleme pėr tė cilat do tė kėrkohet mė shumė kohė pėr t'u zgjidhur.

"E di se gjendja nuk ėshtė krejt ajo qė e duam. E di se kemi probleme nė Mitrovicė dhe nė pjesėn mbi lumin Ibėr. I kuptoj edhe relacionet mes komuniteteve. Por, duhet thėnė se Kosova po bėn shumė nė integrimin e komuniteteve dhe kėtė rrugė duhet vazhduar", u shpreh ambasadori amerikan.

Ai tha se pėrkundėr kėtyre problemeve, Kosova i ka premtimet ndėrkombėtare se kufijtė e saj janė tė paprekshėm dhe se problemet duhet zgjidhur duke respektuar integritetin tokėsor tė Kosovės.

Duke i bėrė thirrje Prishtinės qė tė mos ia vė veshin Rusisė, Holbrooke tha se kosovarėt nuk kanė nevojė tė pėrqendrohen vetėm nė numrin e vendeve qė e njohin Kosovėn, por duhet t'i kthehen tash ekonomisė, punėsimit dhe bashkėpunimit me fqinjėt.

"Pėrgjigjja mė e mirė qė vendi juaj i vogėl mund t'i japė Beogradit dhe Moskės ėshtė hapja e vendeve tė punės. Ju duhet t'i ndėrtoni rrugėt e autostradat, ju duhet tė keni qasje nė Portin Detar nė Shqipėri, nė Durrės. Ju duhet tė rritni tregtinė me Maqedoninė dhe Malin e Zi dhe ju duhet tė keni asistencėn nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian", tha Holbrooke.

Zhvillimi i Kosovės ėshtė rruga mė e mirė pėrpara, pėrderisa politika ruse dhe serbe, sipas tij, do tė shihet se do tė dėshtojė dhe se Kosova do tė vazhdojė tutje si njė vend i pavarur e sovran.



"Integrimi evropian i Serbisė tė kushtėzohet me njohjen e Kosovės"

Gjatė ditės, Holbrooke ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve qendrore. Ai i ka bėrė thirrje Bashkimit Evropian tė mos pranojė asnjė marrėveshje me Serbinė nė kuadėr tė proceseve integruese nė BE, pėrderisa Serbia tė mos e njohė pavarėsinė e Kosovės.

"Nėse Serbia dėshiron tė hyjė nė BE, duhet tė bėhet e qartė se mund tė hyjė vetėm mbi bazat e njė mirėkuptimi, duke e pranuar Kosovėn e pavarur. Pėrndryshe, BE-ja do tė bėnte gabim tė madh nėse e pranon Serbinė brenda me bindjet e saj se Kosova ėshtė pjesė e saj", tha ambasadori Holbrooke.

Ai tha se i kundėrshtonte ashpėr tė gjithė ata politikanė e diplomatė ndėrkombėtarė qė bėjnė krahasime mes rajoneve separatiste nė Gjeorgji dhe Kosovės. Holbrooke tha se Kosova dhe Osetia e Jugut apo Abkhazia janė storie krejtėsisht tė ndryshme njėra me tjetrėn.

Ai rikujtoi se me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, Kosova ishte vėnė nėn administrimin e Kombeve tė Bashkuara dhe se me tė njėjtėn Rezolutė kėrkohej qė tė zgjidhej statusi i Kosovės. Me pavarėsinė e Kosovės, ky status ėshtė zgjidhur, tha ai.

Ndėrkaq, rajonet separatiste nė Gjeorgji, shtoi ai, janė aneksuar nga Rusia dhe nuk kanė legjitimitet tė statusit qė pretendojnė tė kenė. Holbrooke ka komentuar edhe nismėn serbe tė mbėshtetur nga Moska pėr interpretimin e shpalljes dhe njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė.

"Dėshira e Rusisė dhe Serbisė qė ta ēojnė kėtė ēėshtje para Drejtėsisė Ndėrkombėtare nuk do tė ketė efekte nė lidhje me pavarėsinė dhe lirinė e Kosovės. Kjo ndoshta mund tė ketė efekte sa i pėrket pėrfshirjes sė Kosovės nė organizata ndėrkombėtare, ku edhe ashtu Rusia po e bllokon Kosovėn. Por, kjo nuk do tė ketė efekte pėr qytetarėt e Kosovės. Ju jeni tė lirė dhe tė pavarur dhe asgjė nuk mund ta kthejė prapa kėtė", tha Holbrooke.

Nė anėn tjetėr, udhėheqėsit kosovarė thanė se e kanė njoftuar ambasadorin amerikan se qė nga shpallja e pavarėsisė, nė Kosovė nuk kanė ndodhur zhvillime dramatike e tensione siē parashikonin kundėrshtarėt e pavarėsisė.

Si presidenti Sejdiu, ashtu edhe kryeministri Thaēi, nuk kanė dashur t'i pėrgjigjen drejtpėrdrejt njė kėrkese tė Shkupit qė Kosova ta njohė Maqedoninė me kėtė emėr, si kusht qė edhe Maqedonia ta njohė Kosovėn. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kosova angazhohet pėr marrėdhėnie tė mira me tė gjitha vendet fqinje.

"Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė pėrcjellim mesazhet mė tė mira tė bashkėpunimit me Republikėn e Maqedonisė, pėr interesat e partneritetit fqinjėsor, sikur qė kemi interesin njėsoj qė tė zhvillojmė marrėdhėnie tė mira edhe me Malin e Zi, edhe me Shqipėrinė, por nesėr edhe me Serbinė. Nė kėtė kuadėr, nuk kemi hyrė asnjėherė nė rrugėn e kushtėzimeve", tha Sejdiu.

Ndėrkohė, edhe kryeministri Hashim Thaēi tha se krahasuar me zhvillimet politike nė botė, njohja e deritashme e Kosovės ishte njė sukses i madh.

"Ne kemi implementuar kriteret dhe standardet pėr tė na njohur SHBA-ja dhe shumica e vendeve tė BE-sė. Prandaj, kriteret tona janė tė pandryshueshme dhe presim qė edhe tė tjerėt t'i bashkėngjiten kėsaj njohjeje tė fuqishme pėr Kosovėn, shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik", theksoi Thaēi.

Ndryshe, para se tė pėrmbyllė vizitėn nė Prishtinė, gjatė ditės sė nesėrme, Holbrooke pritet t'i drejtohet me njė fjalim edhe Kuvendit tė Kosovės.

Zijadin Gashi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Holbrooke: BE kusht Serbisė qė tė njohė pavarėsinė e Kosovės (2008-09-09 04:33:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Holbrooke: Beogradi tė pajtohet me faktin se Kosovėn e ka shtet fqinj (2008-08-29 15:09:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Holbrooke: Kosova do te jete e pavarur, edhe pse e njeanshme (2007-04-28 15:02:21 nga admin1)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Liderėt thonė se Prishtina nuk u anashkalua nė KS (2008-11-28 17:25:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi e Sejdiu: Nuk pranojmė planin Moon, presim mbėshtetjen e aleatėve (2008-11-26 07:07:46 nga admin1)
[ Opinione ] MIQĖSIA TRADICIONALE MES POPULLIT GJERMAN DHE POPULLIT SHQIPTAR NUK MUND TĖ CENOHET ME NJĖ AKT TERRORIST ANARKIST (2008-11-24 16:33:50 nga admin1)
[ Kultura ] Piktori dhe regjisori Boris Ikonomi nuk ėshtė mė nė kėtė jetė. (2008-11-22 16:33:26 nga admin2)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] PIKAT E BAN KI MUN - TADIQIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT (2008-11-16 13:40:37 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh (2008-11-15 15:45:18 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster