DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shėnohet 150 vjetori i fotografisė shqiptare
Postuar mė datėn: 2008-07-01 15:33:52 nga admin1 :: Kategoria: Kultura



Njė grup historianėsh dhe artistėsh morėn pjesė tė hėnėn nė njė konferencė kushtuar 150 vjetorit tė fotografisė shqiptare. Studiuesi Qerim Vrioni paraqiti historinė njė shekull e gjysmė tė fotos shqiptare, qė zė fill nga viti 1858 me fotografitė e Pjetėr Marubit.

“Pjetėr Marubi mbetet fillnisėsi i kėsaj veprimtarie shoqėrore dhe artistike qė quhet fotografia shqiptare. Pėr kėtė ai meriton mirėnjohje tė veēantė dhe tė pėrhershme, gjė qė deri sot ka munguar”- tha zoti Vrioni nė hapje tė konferencės.

Studimi i Qerim Vrionit ėshtė fryt i kėrkimeve shumėvjeēare tė tij nė arkivat dhe studiot e artistėve dhe familjarėve tė tyre. Njė pjesė tė kėtyre fotove ai i paraqiti nė konferencė pėr tė ilustruar historinė e fotografisė shqiptare.

“Kėta janė tė gjithė shqiptarė. Edhe ai i pari qė nuk ishte shqiptar me origjinė, Pjetėr Marubi, edhe ai u shqiptarizua, e pėrthithi mirė mendėsinė shqiptare. Duke jetuar nė Shqipėri, duke folur shqip filloi tė jetojė me gjithė hallet, ngjarjet dhe problemet e popullit. Kėto pėrshtypje nxitėn artin e fotografisė, dhe bėnė qė ai tė realizonte ato fotografi, pėr tė cilat duhet tė jemi krenarė dhe tė mburremi”- thotė zoti Vrioni.

Studiuesi Vrioni trajtoi me kujdes njė numėr tė madh veprash dhe autorėsh qė kanė punuar me pėrkushtim pėr fotografinė shqiptare, duke fiksuar mijėra persona dhe ngjarje tė rėndėsishme tė vendit.

Leon Ēika, njė nga piktorėt dhe fotografėt e njohur nė Shqipėri thotė se fotot e kėtyre mjeshtrave tė traditės kanė vlera tė mėdha jo vetėm historike, por edhe artistike.

“Janė fotografi qė sa herė i sheh, zbulon diēka tė re. Janė fotografi moderne, qė flasin edhe sot me gjuhė moderne. Ky ėshtė arti. Kjo tregon qė ato janė fotografi tė vėrteta, janė fotografi tė arrira, janė fotografi tė mira. Pėr kėto vepra qė ata mjeshtra lanė, ne duhet tė ndjehemi krenarė. Shqipėria ka njė histori pothuajse po aq sa tė Europės nė fotografi”- thotė zoti Ēika.

Qysh nga viti 1858, njė numėr i madh artistėsh ia kushtuan punėn dhe jetėn e tyre fotografisė qė nga i pari Pjetėr Marubi, Jani Zengo, Kol Idromeno, vėllezėrit Manaki, Kel Marubi, Kristaq Sotiri, Vani Burda, Gjon Mili, Dhimitėr Mborja e shumė tė tjerė.

“Kristaq Sotiri ka mėsuar foton nė Amerikė, Vani Burda nė Rumani, Kristo Shuli nė Greqi etj. etj. dhe e kanė ushtruar nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, janė edhe Gjon Mili dhe Dhimitėr Mborja qė kanė mėsuar nė Amerikė dhe kanė ushtruar nė Amerikė. Dihet se Gjon Mili ėshtė nga fotografėt qė pėrmendet shumė nė fotografinė botėrore me origjinė shqiptare”- thotė zoti Vrioni.

Artistėt mendojnė se fotografisė shqiptare i duhet kushtuar vėmendje mė e madhe, si nga studiuesit ashtu edhe nga institucionet kulturore pėr tė nxjerrė nė pah vlerat e saj.

“Mė vjen mirė qė zoti Vrioni, duke mos qenė njė fotograf karriere pėr vete, merr pėrsipėr studime mbi historinė e fotografisė shqiptare. Kjo nuk ėshtė e para. Ai ka bėrė edhe dy botime tė tjera mė parė pėr fotografinė. Me kėto punime, Vrioni sjell mjaft foto tė para rrallė, ose edhe tė pashfaqura mė parė. Sot ndjeva emocione tė mėdha pėr fotot e rralla, edhe kur pashė foto qė i njihja, sepse i pashė me njė sy tjetėr”- thotė Leon Ēika.

Konferenca “150 vjetori i fotografisė shqiptare” ėshtė midis veprimtarive shumė tė pakta qė i kushtohen historisė sė arteve shqiptare. Studiuesit mendojnė se mbledhja dhe ruajtja me kujdes e fotografive shqiptare brenda dhe jashtė vendit ėshtė me rėndėsi tė madhe, sepse nė to shihet qartė historia me ngjarje dhe personazhe tė shumta tė Shqipėrisė.

Ilirian Agolli
Zėri i Amerikės
01-07-2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nė nėntor shėnohet 40 vjetori i demonstratave tė vitit 1968 (2008-07-31 01:50:47 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet Dita ndėrkombėtare e tė drejtave tė fėmijėve (2008-06-01 11:53:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet pėrvjetori i luftės sė Shaban Polluzhės (2008-05-31 08:33:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet Dita e tė Pagjeturve tė Kosovės (2008-04-27 10:20:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet 22 prilli - Dita e Tokės (2008-04-22 11:56:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet dhjetė vjetori i betejės sė Likoshanit dhe Qirezit (2008-02-28 14:36:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet 10 vjetori i rėnies sė Edmond Hoxhės (2007-07-27 10:59:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ne Decan shenohet 25-vjetori i renies se vellezerve Gervalla e Kadri Zeka. (2007-01-17 07:24:41 nga F.S)
[ Lajmet kryesore ] Dy shpėrthime nė Stamboll lėnė tė paktėn 15 tė vrarė dhe 150 tė plagosur (2008-07-28 01:12:18 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Mutivodė, plagosen 10 policė gjatė pėrleshjes me 150 serbė (2008-02-25 12:30:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protestuesit pėrleshėn me policinė, plagosen 150 policė (2007-06-04 09:30:05 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster