| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kristo Frasheri, Gjimnazisti qė qante vdekjen e De Radės mė 1938 |
| Postuar mė datėn: 2008-02-28 12:27:56 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Erjon Tase
Mė 28 shkurt 1938 mbusheshin 35 vjet nga vdekja e poetit tė madh arbėresh Jeronim de Rada. Qarqet intelektuale tė asaj kohe, njohės tė letėrsisė arbėreshe dhe adhurues tė Jeronim de Radės, organizuan nė Tiranė njė session shkencor pėr tė kujtuar veprėn e poetit. Nismėn e mori Dr. Zoi Xoxa, njė ish-student i shkollės arbėreshe tė Kalabrisė. Nė kėtė sesion tė organizuar posaēėrisht pėr veprėn e poetit tė madh arbėresh u angazhuan figura tė njohura tė atyre viteve: profesorėt Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Namik Resuli, Izet Bebeziqi, Stefan Shundi dhe organizatori i sesionit Zoi Xoxa, nė atė kohė kryeredaktor i gazetės Drita, qė botohej nė Tiranė. Dikush hodhi idenė se nė kėtė session ishte mirė tė merrte pjesė me njė farė kumtese edhe njė nxėnės, pėrfaqėsues i brezit tė ri shqiptar, tė cilin Jeronim de Rada e kishte nė zemėr. Barrėn pėr tė zgjedhur tė riun qė do tė fliste e mori pėrsipėr Dr. Namik Resuli, i cili nė atė kohė ishte profesor i gjuhėsisė dhe i letėrsisė shqipe i klasave tė larta nė Gjimnazin e Shtetit tė Tiranės. Profesor Resuli i vuri gishtin Kristo Frashėrit, nė atė vit nxėnės i klasės sė parafundit tė Gjimnazit tė Shtetit. |
|
Sikurse e ka pohuar vetė nė njė nga intervistat e tij tė botuara kėto kohėt e fundit, Kristo Frashėri e pranoi propozimin me gėzim, por mė shumė me frikė. Kishte frikė se a do tė nderohej pėrpara profesorėve tė vet. Pas dy javė pėrpjekjesh ai hartoi fjalėn ose siē quhet sot kumtesėn, qė do tė mbante nė kėtė sesion shkencor, njė nga tė parat qė mbaheshin nė Tiranė, mbase edhe nė Shqipėri. Mbledhja pėrkujtimore u mbajt mė 27 shkurt 1938 nė njė nga sallat e Bibliotekės Kombėtare. Nė mbyllje tė sesionit Zoi Xoxa i mblodhi shumicėn e kėtyre kumtesave dhe i pėrfshiu nė numrin special tė gazetės Drita qė u botua tė nesėrmen, mė 28 shkurt 1938, kushtuar 35 vjetorit tė vdekjes sė Jeronim de Radės. Nė kėtė numėr tė posaēėm u pėrfshi edhe kumtesa e gjimnazistit tė atėhershėm Kristo Frashėrit.
Titullin e ka vėnė redaksia e gazetės U prish gjaku i arbėrit, fjalė qė thuhet se shqiptoi De Rada nė ēastin e fundit tė jetės. Autori e quan pėrveē Jeronim de Rada, edhe Xhelorm i Radhanjėjve, siē quhej nga bashkėfshatarėt arbėreshė nė fshatin e tij tė lindjes, nė Makje tė Kalabrisė.
Qė atė ditė kanė kaluar shtatėdhjetė vjet. Gjimnazisti mė vonė u bė historian, mori titullin doktor, pastaj profesor dhe kėto vitet e fundit akademik. Kumtesa kushtuar Xhelormit nga pikėpamja e nivelit shkencor sot ndoshta nuk ka ndonjė vlerė. Megjithatė ajo nuk ėshtė fare pa vlerė. Tregon tė paktėn nivelin kulturor tė njė gjimnazisti, padyshim edhe pasionin qė ai kishte qė nė rini pėr studime me pretendime shkencore. Ndoshta ka edhe ndonjė vlerė tjetėr. Tregon startin e njė rrugėtimi tė gjatė tė njė historiani, i cili edhe tani pas shtatėdhjetė vjetėsh qė ėshtė nė moshė tė thyer vazhdon tė punojė pėr historinė e Shqipėrisė.
Sot qė mbushen njėqind e pesė vjet nga vdekja e De Radės po riprodhojmė kumtesėn e kėtij ēunaku, ashtu siē ėshtė botuar nė numrin e posaēėm tė gazetės Drita, mė 28 shkurt 1938, pėr tė pare se si e vlerėsonte ai shtatėdhjetė vjet mė pare poetin arbėresh.
28.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|