DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Tri gabimet e pafalshme tė Ilirve!!!
Postuar mė datėn: 2007-06-24 11:53:27 nga admin2 :: Kategoria: Kultura
Albion Topia

"Kur s’ke nge, shtin rruza nė pe" thotė populli. Prandaj sillu e pėshtillu duke medituar kush ma ka fajin qė jam pasardhės i Ilirve, fillova ta "zbėrthej" Historinė gjenetike tė Dėshtimit (njė disiplinė e re kjo e Biokimisė politike-inorganike). Nėse nuk e kuptuat pėr cilėn disciplinė ėshtė fjala mos u shqetėsoni, as unė vetė qė e shkrova nuk e kuptoj fare!!! Nejse!

S’ka dyshim qė fajtor janė paraardhėsit tanė, (tė shumėpėrfolurit, mohuarit, idealizuarit, piratėt, hajdutėt, kolosėt, titanėt, trimat si kuēedra…) me njė fjalė Ilirėt. Tani s’ka rėndėsi qė dikush me gjithė vrullin pėrpiqet tė ma mohoj identitetin Ilir, dhe trumbeton andej-kėndej qė unė jam tatar, azer, ēeēen, ēerkez apo edhe vetė biri i dreqit me brirė, ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė kėtė mish-mash faktesh e provash (herė tė njėmendėta, herė tė trilluara) ėshtė ajo qė ndjej Unė. Krejt krejt, nuk lejoj qė dikush tjetėr tė ma pėrzgjedh Paraardhėsin!!! Derisa dikush e ka zgjedhur Ademin (jo Demaēin) por atė "dashnorin e Havės", ai tjetri ka zgjedhur majmunin (me duket se ishte orangutan), unė kam zgjedhur qė paraardhėsi im tė jetė Ilir. Kush ka bėrė pėrzgjedhje mė tė mirė nuk e di, por kėtė nuk do ta ndryshoj kurrė sepse as nuk dua t’i "rrasem nė shtrat" Adamit dhe as nuk dua tė ngjitem nė degė e tė qėroj banane.
Aq shumė jam "dehur" nga kjo ndjenjė-pėrzgjedhje saqė kam filluar tė shkruaj edhe vjersha, poezi, besa edhe tekste kėngėsh (tė tė gjitha zhanreve) me motiv-Ilirėt. Kjo po mė krijon kėnaqėsi tė shumta dhe po mė ndihmon nė shumė dimensione; S’kam nevojė tė pi 7-8 birra e tė dehem (kursej e nė tė njejtėn kohė vazhdimisht jam i dehur), nuk kam nevojė tė "ndez bari" se mund tė mė quajnė me atė emrin e keq, nuk kam nevojė as tė madhe as tė vogėl… Ėhė, kėtu hapa parentezė, por po i kthehem vargjeve…

" Kur barbari mbjellte tuten,

Botėn e virgjėr e bėnte lesh,

Mbreti Agron bashkė me Teutėn

Shėtiteshin me Mercedes.

Ngritnin kėshtjella e qytete,

Ndėrtonin pallate kat mbi kat,

Verės shtegtonin nėpėr dete,

Ishin tamam libero-demokrat…"

Siē mund tė kuptohet edhe nga kėto vargje, unė qė nė origjinė kam kultivuar vlera demokratike-liberale… po mendoj paraardhėsit e mi. Nė kėtė frymė jam edhe kritik, sepse demokracia nėkupton pikėrisht kritikėn e mirėfilltė tė mbėshtetur nė prova. Shih pėr kėtė, nuk hezitoj aspak t’i numroj tri gabime fundamentale tė Ilirve (kjo rrėzon njė Teori tė Mikeshės sime pėr pagabueshmėrinė absolute tė paraardhėsve).

GABIMI I PARĖ

Gabimi i parė nė vazhdėn e shumė gabimeve pasuese, ėshtė padyshim ai qė Ilirėt e shpikėn Mercedesin por jo edhe rrotėn!!! Tash kur e kompletuan tė tėrin, me sistem ABS frenimi, hapje dixhitale tė dyerve-dritareve, sistem ngrohje-ftohje (klima), system surround 10 000 W etj. e nxorėn nė njė ekspozitė (nė amfiteatėr). E kishin mbuluar me njė pėlhurė tė kuqe mėndafshi dhe vetė Mbreti e zhveshi lakuriq (ia preu me gėrshėrė kollanėn apo ta quajmė ushkurin)… I gjithė mileti u zhgreh nė vaj nga entuziazmi ndėrsa mahnitje tė vėrtetė shfaqėn shumė emisarė tė shteteve barbare, tė cilėt mund ta vėzhgonin e shikon shpikjen, kuptohet nga njė distancė e caktuar (pėr shkaqe sigurie, tė mbrojtjes nga spinunimi teknologjik). I bukur, famėmadh, mahnitės por… i palėvizshėm. Si funkciononte pyeteni? Po lehtė ore. E bartnin nė krahėt e tyre tė fuqishėm (ishin titan tė vėrtetė). Dhe kjo nuk kishte shumė rėndėsi. E rėndėsishme ishte qė e kishin Mercedesin!

Ēdo ngjashmėri me atė se pasardhėsit e tyre sot e shpikėn Shtetin por jo edhe mekanizmat pėr ta bėrė tė pavarur (rrotat e tij) mund tė jetė e rastit, por edhe mund tė mos jetė!!!

GABIMI I DYTĖ

Gabimi i dytė i pafalshėm i Ilirve ėshtė ai qė ata nuk e zbuluan Amerikėn, edhepse kishin mundėsi (si detar tė njohur dhe tė shkathtė qė ishin). Merreni me mend, nė vend qė ta zbulonin Amerikėn dhe paqėsisht ta pushtonin, tė vendosnin rregullat dhe ligjet e veta liberal-demokratike, tė hapnion shkolla dhe gjuhėn shqipe ta bėnin zyrtare (mė vonė vjen CNN), ata zinin peshq e rreziteshin nėpėr plazhe. Me njė fjalė, pritnin. Pritnin qė dikush tjetėr t’i zbulonte ata vetė. P.sh. Stėrgjyshi i Winettou-s, Kali i ēmendur nė mėngjes, i cili as nuk kishte anije, as nuk e dinte ēka ėshtė deti, as nuk i hante palla pėr shpikje e zbulime. Dėm i madh qė nuk e shpikėm Amerikėn. Merreni me mend, tash nė vend tė ndonjė George W. Bush, si president tė USA do ta kishim ndonjė Hajdar Kalaveshin apo Mahmut Poēinkėn… vallaj ka mundėsi edhe ndonjė Esmeralda Zuzakun apo Fexhirije Pufkėn (nė vend tė asaj Condoleeza Rice)!!!

Ēdo ngjashmėri me atė se pasardhėsit e tyre sot presin t’i "zbulojė" dikush mund tė jetė e rastit, por edhe mund tė mos jetė!!! Hajde Amerikė, na zbulo ti se ne po rrezitemi!!!

GABIMI I TRETĖ

Eh, gabimi i tretė ėshtė edhe mė i pafalshmi. Ishte orė e ligė ajo, s’do mend njė nga ēastet mė tė kobshme tė historisė sonė. Ishte fati futė kur njėfar "lahperi" e ndėrtoi njė shkam me katėr kėmbė tė gjata, bile edhe ia ngjiti njė shilte tė butė. Jo ky nuk ishte problemi! Shpikja si shpikje s’ishte e keqe… E keqja ishte qė ai shkam (qė mė vonė u quajt karrige) ishte i namur. Po, po, besojeni kėtė. Kush ulej nė tė, shndėrrohej nė monstrum. Sakaq! Hap e mbyll sytė njeriu mė i urtė, mė i mirė, mė i devotshėm posa ulej shndėrrohej nė tiran, hajn, gėnjeshtar… Aq shumė iu neverit njerėzve saqė kur vendosėn ta pagėzonin shpikjen e gjetėn njė emėrtim tepėr tė shėmtuar " K- - -". Shumė mė vonė njerėzit filluan ta modifikonin kėtė shėmti dhe ia shtuan dy shkronjat e shpikėsit, i cili Zoti mos e bėftė rehat as nė atė botė, e kishte emrin Gent. Pra kush ulej nė tė si tė ishte ulur nė "atė sendin e Gentit". Prap mė duhet ta them edhe kėtė; Nuk ishte problemi qė uleshin dhe tėhuajsoheshin tėrėsisht, por problemi mė i madh ishte qė pastaj nuk dėshironin tė ngriteshin! Pederat e fėlliqur.

Ēdo ngjashmėri me atė se pasardhėsit e tyre sot janė ngulur "nė tė Gentit" dhe nuk ngriten as me lutje as me shkop, mund tė jetė e rastit, por nuk do tė thotė!!!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] ILUSTRIM: REFORMAT 2008 (2008-09-30 06:12:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali. Arrestohet shqiptri ne Itali me 13 kg e gjysme kokaine (2008-09-29 03:11:25 nga admin4)
[ Opinione ] Deputeti Ngjela: Kryeministri Sali Berisha tė vret (2008-09-16 01:53:31 nga admin4)
[ Opinione ] DEKLARATĖ CINIKE E MINISTRIT FATMIR LIMAJ, NĖ TIRANĖ (2008-09-08 03:19:27 nga admin4)
[ Opinione ] ARTI I BINDJES -PROPAGANDA NGA KĖNDVĖSHTRIMI PSIKOLOGJIK (2008-09-07 05:25:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KESH furnizon pėr 48 orė me energji elektrike Kosovėn (2008-09-02 02:17:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fara e skaduar, Ministria e dinte problemin qė nė 20 Gusht (2008-09-02 02:13:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali me farėn, Ministria: Do verifikojmė (2008-08-31 06:27:38 nga admin4)
[ Kultura ] PSE “KĖSHILLI I LIBRIT” I MINISTRISĖ SĖ KULTURĖS ?! (2008-08-13 14:23:03 nga admin1)
[ Opinione ] BRUKSELI PĖRMES PETRIQIT DON TA BĖJĖ MITROVICĖN SI SREBRENICĖN (2008-08-11 10:46:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AZEM SYLA DUHET TĖ VAZHDOI MANDATIN E NDĖRPRERĖ TĖ MINISTRIT TĖ MBROJTJES (2008-08-05 14:29:45 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster