DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Haga shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj
Postuar mė datėn: 2008-04-03 14:59:47 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Vendimi per ish kreun e qeverise se Kosoves vjen 3 vjet pasi gjykata nderkombetare per krime lufte ne Hage ngriti akuzen per krime kunder njerezimit ndaj ish komandantit te UCK dhe dy shokeve te tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.


Haradinaj: Pres me padurim te kthehem te familja dhe qytetaret e mi

HAGE, Ora 21:25- Pas vendimit te pafajesise nga Gjykata e Hages, ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, iu eshte drejtuar qytetareve te Kosoves te cileve u ka thene se vendimi I sotem fuqizon Kosoven. Permes nje deklarate te shkruar Haradinaj thote se sot kosovaret jane nje komb i lire dhe sovran dhe tani mund te ndertohet nje shoqeri dinamike dhe te bashkuar e cila bazohet ne sundim te ligjit dhe ne respektim te te drejtave themelore per te gjithe qytetaret e Kosoves. Konkretisht ne deklaraten e tij Haradinaj thote:

“Te nderuar qytetare te Kosoves!

Ne ende kemi perpara sfida te veshtira. Populli i Kosoves meriton te jetoje ne nje shoqeri te lire, ku vlerat jane te mbrojtura dhe te garantuara, dhe ku shoqeria ofron mundesi te barabarta per te gjithe qytetaret. Ky eshte vizioni per te cilin do te perkushtohem gjate tere jetes sime, thuhet ne nje deklarate te leshuar nga Ramush Haradinaj, pas shfajesimit nga Gjykata e Hages.

Kur kam dhene doreheqje ne mars te vitit 2005 per t’u ballafaquar me kete aktakuze, popullit te Kosoves i kam thene se ata mund t’i besojne ketij procesi gjyqesor. Gjykata gjate tere procesit e ka shikuar me kujdes evidencen qe prokuroria e ka sjelle perpara, gjate periudhes nente mujore, dhe ka konstatuar se akuzat e bera ndaj meje dhe ndaj Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves kane qene false.

Ky vendim e fuqizon Kosoven. Ne jemi ballafaquar me situata te veshtira ne rrugetimin tone per liri, i cili ka marre shume jete. Sot, ne jemi komb i lire dhe sovran. Tani mund te ndertojme nje shoqeri dinamike dhe te bashkuar e cila bazohet ne sundim te ligjit dhe ne respektim te te drejtave themelore per te gjithe qytetaret e Kosoves.

I shprehu falenderimet e mia me te sinqerta popullit te Kosoves dhe miqve te shumte nderkombetare, per besimin e tyre dhe perkrahjen qe ma kane ofruar gjate tri vjeteve te fundit.

Thellesisht ju falenderoj!

Ramush Haradinaj”

(A.S/RTK)

HAGE- Gjykata nderkombetare per krime lufte ne Hage shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj. Ai eshte liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij rreth 3 vjet me pare per tortura, vrasje, perdhunim dhe deportim gjate luftes se vitit ‘98- ’99. Gjykata ka urdhėruar lirimin e menjėhershėm te Haradinajt pas pėrfundimit tė formaliteteve tė nevojshme.

I pafajshem u shpall pėr akuzat e Prokurorisė sė Hagės edhe I akuzuari tjeter per krime kunder njerezit Haradin Bala, ndersa i akuzuari i trete Lahi Brahimaj u denua me gjashtė vjet burg per trajtim mizor dhe torturė si shkelje tė ligjeve tė luftės. Procesi gjyqėsor ndaj zotit Haradinaj dhe dy te tjereve ka nisur ne 5 mars 2007 dhe ka pėrfunduar mė 23 janar tė vitit 2008.

Gjykimi i Haradinajt nė Hagė ishte gjykimi i dytė me radhė ndaj shqiptarėve tė Kosovės, pas atij ndaj Fatmir Limajt, aktualisht ministėr nė qeverinė e Kosovės, i cili poashtu u lirua si i pafajshėm nga tė gjitha akuzat.

Vendimi ėshtė pritur me interesim tė jashtėzakonshėm nė Kosovė. Nderkaq gjatė ditės, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka shprehur besimin e tij nė pafajėsinė e Haradinaj, duke e ēmuar “procesin, rolin bashkėpunues, qė e ka pasur vetė zoti Haradinaj nė kėtė periudhė”.

(em/balkanweb)
3.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Serbia & Haga (2008-07-27 11:24:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Haga liron Boshkovskin (2008-07-10 14:46:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Haga konfirmon lirimin e dy komandantėve tė UĒK-sė (2007-09-28 11:01:31 nga admin4)
[ Opinione ] UNMIK-u & EULEKS-i: PO SILLENI SI SUNDIM KOLONIAL EDHE PAS SHPALLJES SĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS (2008-09-17 10:00:01 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjeorgjia shpall "gjendjen e luftės" (2008-08-08 19:30:59 nga admin2)
[ Opinione ] Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, veriu i Kosovės u bė edhe mė i pavarur nga Kosova (2008-06-08 06:32:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH shpall fitoren nė mesin e elektoratit shqiptar (2008-06-01 16:46:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria merr vendim qė Demaēin ta shpallė simbol tė pavarėsisė sė Kosovės (2008-04-30 15:42:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi iu bėnė thirrje KB qė ta hedhin poshtė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės! (2008-04-18 11:39:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Feith: Kosova ka bėrė progres tė madh qė nga shpallja e pavarėsisė (2008-04-17 12:47:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KE-Davis: Rajoni nuk eshte destabilizuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves (2008-04-17 05:33:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster