| » Opcionet për artikullin |
|
Parlamenti ka realizuar votimin e parė pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri tė vendit, duke shmangur shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme qė nė seancėn e djeshme plenare.
Maxhoranca, nė mungesė tė kuorumit pėr tė votuar pėr zgjedhjen e Presidentit, pasi nė sallė ishin tė pranishėm vetėm 80 deputetė, vijoi procesin e votimit pėr dy kandidaturat, qė po dje u regjistruan nė Kuvend sipas procedurave parlamentare, Bamir Topi dhe Fatos Nano. Opozita, nė bllok, bojkotoi seancėn plenare, qėndrim politik qė e bėri tė ditur paraprakisht gjatė ditės sė djeshme. Ndėrkohė, sipas Kushtetutės, nė sallė duheshin 84 deputetė, aq sa ėshtė edhe numri i votave pėr tė zgjedhur Presidentin. Kėtė fakt e vuri nė dukje qė nga vendi deputeti Spartak Ngjela, nė momentin qė kryetarja, Jozefina Topalli bėri prezencėn e deputetėve dhe konsideroi tė hapur procesin e votimit.
Mungesa e kuorumit tė votave ka paralajmėruar dėshtimin e kėtij votimi. Por, edhe pse nė sallėn e Kuvendit ishin 80 deputetė tė mazhorancės, kandidati i djathtė nėnkryetari i PD-sė, Topi ka marrė vetėm 75 vota, ndėrsa Nano arriti tė marrė 3 vota nga shumica. Ndėrsa 2 vota rezultuan tė pavlefshme, ku nė njėrėn prej tyre ishte votuar pėr tė dy kandidatėt dhe nė tjetrėn, pėr asnjėrin prej tyre. Pėrveē votės sė kryetarit tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili ishte edhe njė nga firmėtarėt mbėshtetės tė kandidaturės sė Nanos, 2 prej deputetėve tė djathtė kanė votuar pėr ish-kryeministrin Nano, vota kėto qė mund tė konsiderohen edhe si rrjedhje e numrit tė pėrgjithshėm tė maxhorancės. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk ka sqaruar nėse u zhvillua raundi i parė apo i tretė, por kryetari i Kėshillit tė Procedurave tė Votimit, Arjan Madhi tha se Parlamenti ka realizuar votimin e parė. Nga ana tjetėr deputeti i PBDNJ-sė, Leonard Solis, i cili ishte njė nga firmėtarėt e kandidaturės sė Fatos Nanos, edhe pse u pa nė mjediset e Parlamentit para fillimit tė seancės, nuk ka marrė pjesė gjatė prezencės dhe as nė votimin e zhvilluar.
Por edhe deputeti tjetėr i PBDNJ-sė, Spiro Peēi edhe pse ishte i pranishėm kur u bė votimi pėr prezencėn, nuk ka marrė pjesė nė votimin e realizuar pėr tė zgjedhur kreun e ri tė shtetit. I vetmi nga deputetėt qė i ėshtė bashkuar maxhorancės, ndėrsa kishte filluar votimi, ishte deputeti i PDK-sė, Tom Doshi. Ndėrkohė edhe kreu i PAD-sė, Neritan Ceka, i cili kishte deklaruar se do tė merrte pjesė nė seancė plenare, nėse do tė kishte dy kandidatė, ėshtė shfaqur aty para fillimit tė seancės, por jo gjatė votimit. Nga opozita, i pranishėm nė sallėn e Kuvendit ishte vetėm deputeti i PS-sė, Besnik Dervishi, nė cilėsinė e Kėshillit tė Procedurave tė Votimit, por qė nuk ka marrė pjesė nė procesin e votimit. "Mbėshtetur nė nenin 109 tė Rregullores sė Kuvendit dhe nenit 87 tė Kushtetutės, Kėshilli i Procedurave tė Votimit e konsideron votimin tė vlefshėm. Nė bazė tė nenit 87, pika 2 e Kushtetutės, asnjė nga kandidatėt nuk ka marrė votat e kėrkuara",- tha Madhi.
09.07.2007 |
|