| » Opcionet për artikullin |
|
Shqipėria, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kane firmosur pak me pare ne Zagreb me Komisionin Europian Marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave
Ora19.00 Pas nenshkrimit te marreveshjes nga keto vende ballkanike, europarlamentarja Doris Pack ka deklaruar per pėr radion Deutsche Welle se duhet bėrė mė shumė, por ky ėshtė hapi i parė dhe si tillė duhet pėrshėndetur. Ne do ta vazhdojmė tė punojmė nė kėtė drejtim. Nuk mund tė presim nga njerėzit aty, para sė gjithash nga tė rinjtė qė tė mendojnė nė mėnyrė evropiane, kur ata nuk e kanė parė Evropėn. Ndėrkohė do tė punojmė me qeveritė e kėtyre vendeve qė kriminelėt tė mos hyjnė lehtėsisht nė vendet e BE-sė me njė vizė tė blerė
Lehtesimi i regjimit te vizave, favorizon disa kategori te caktuara si, gazetare, biznesmene, studente, studiues etj. Per Shqiperine nenshkroi ministri i Brendshem Bujar Nishani, ndersa per BeH-nė dhe Malin e Zi, perkatesisht ministrat Tarik Sadovic dhe Jusuf Kallamperovic. Nenshkrimi u be nė kuadėr tė Takimit rajonal tė ministrave tė Drejtesise dhe punėve tė brendshme tė shteteve anėtare tė Procesit pėr Bashkėpunim nė Evropėn Juglindore (SEECP).
"Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm politik pėrpara, jo vetėm nė rrugėn drejt afrimit drejt Bashkimit Evropian (BE), por, sipas mendimit tim, pėr regjim tė ri tė udhėtimit tė lirė tė qytetarėve tė Ballkanit Perėndimor", deklaroi pas nenshkrimit, evrokomisioneri per drejtesi, Liri dhe Siguri, Franko Fratini. Duke iu drejtuar te tre ministrave, ai tha se ata duhet te ndjehen me tė vėrtetė krenarė qe kane arritur ne nenshkrimin e kesaj marreveshjeje e paralajmeruar rreth njė vit me pare. Sipas Fratinit, marrėveshjet nė tė ardhmen do tė sjellin siguri tė dokumenteve tė udhėtimit, shfrytėzim tė tė dhėnave biometrike, pėrmirėsim tė regjimit tė vizave dhe riatdhesim, si dhe lirimin nga vizat nė tėrė rajonin.
Fratini shtoi se Shqipėria tashmė ka marrėveshje riatdhesimi, dhe se Tirana sot e nenshkroi edhe marrėveshjen pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave. Ndersa edhe Maqedonia tashmė i firmosi tė dy marrėveshjet me Komisionin Evropian pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave dhe riatdhesim. I.K.
/Makfaks/
|
|