DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MOSKA KĖRKON NDIHMĖ NGA SHKUPI(!?)
Postuar mė datėn: 2008-08-29 15:44:42 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK


*** Ca e ēuditshme, por jo, edhe e rastėsishme kjo thirrje e Moskės drejtuar Ministrisė sė Jashtme tė Maqedonisė pėrmes ambasadorit rus nė Shkup, Vladimir Soloēinski, mė 27 gusht 2008.

*** Njohja e pavarėsisė sė njėanshme dhe e kontestueshme e Abhazisė dhe e Osetisė Jugore(qė historikisht dhe ligjėrisht i pėrkasin Gjeorgjisė) nga Rusia, paralajmėron rrezikun se, Moska, sipas kėsaj tė “drejte ndėrkombėtare” ruse, mund ta ketė njohur edhe “pavarėsinė” e “Mitrovicės veriore serbe”, qė de facto dhe de jure i pėrket Kosovės shqiptare, jo Serbisė.






Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Pas aktit tė njohjes sė krahinave tė Gruzisė (Abhazisė dhe Osetisė Jugore), diplomacia ruse sė pari, kėrkoi qė vendet fqinje tė ish-BRSS-sė, ta mbėshtetin njohjen e pavarėsisė sė Abhazisė dhe tė Osetisė Jugore. Ky potez i Moskės zyrtare nuk ėshtė i befasueshėm, por i kuptueshėm, sepse, tė paktėn teorikisht dhe, deklarativisht dėshiron tė ketė marrėdhėnie tė mira me vendet fqinje tė saj, por nė esencė (ende), duke i konsideruar si “pjesė legjitime” territoriale dhe administrative tė ish-BRSS-sė.

Mirėpo, kjo kėrkesė ėshtė ca e papritur, pse Moska, sė pari, iu drejtua qeverisė sė Maqedonisė (kur dihet se statusi i saj historik, territorial, politik, juridik dhe kushtetues, ėshtė i diskutueshėm dhe kontestues pėr interesin nacional dhe shtetėror tė shqiptarėve) pėr njohjen e Abhazisė dhe tė Osetisė Jugore?!

- E natyrshme dhe, plotėsisht e qartė do tė kishte qenė, sikur, sė pari, Moska t’i drejtohej Beogradit pėr mbėshtetjen e aktit tė saj tė njohjes sė Abhazisė dhe tė Osetisė, kur dihet se, historikisht dhe tradicionalisht , Serbia ėshtė “foshnjė epruvete” e Rusisė, e jo kurrfarė “Maqedonie”, edhe pse kėto mbi bazėn e krishterimit sllav i pėrkasin tė sė njėjtės “lozė” dhe tė sė njėjtės sferė tė interesit ruso-sllav nė Ballkan, jo vetėm nga Konferenca e Jaltės( Ruzvelt, Ēėrēill, Stalin, mė 11 shkurt 1945, e cila vulosi ndarjen e botės nė dy sfera (Perėndimore-kapitaliste dhe Lindore-socialiste-komuniste), por qysh nga Rusia cariste gjatė shekujve XIX dhe XX(1917).

Ia vlen tė nėnvizojmė faktin se, dorėzimi i thirrjes zyrtare i Rusisė pėrmes ambasadorit tė tyre nė Shkup, Vladimir Soloēinski, qė Shkupi zyrtar ta njohė pavarėsinė e Abhazisė dhe tė Osetisė Jugore, ėshtė edhe njė sfidė e radhės pėr konfrontim direkt me interesat strategjike tė diplomacisė dhe tė politikės sė jashtme tė Uashingtonit zyrtar nė Ballkan, dhe me gjerė nė Evropėn Lindore dhe Jugore tė vendeve, qė i pėrkisnin ish-kampit socialist-komunist, tė drejtuara nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Vėshtruar nė retrospekivėn e largėt historike tė interesave strategjike dhe ushtarake tė Rusisė, tė shtrira jo vetėm nė Ballkan si zonė e sferės ndikuese tė saj, por edhe mė gjerė deri nė Grykėn e Bosforit, qė ėshtė “ura ndėrlidhėse” dhe rruga mė e shkurtėr e Rusisė pėr tė dalė mė shpejt nė Mesdhe, qė e lidh Evropėn, kėrkesa e Rusisė drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Maqedonisė, ka domethėnien e saj tejet tė qartė dhe transparente, qė do tė thotė rikthimin e shtrirjes dhe tė sundimit tė saj tė dikurshėm imperial nė zonėn e interesit tė sferės sė influencės sė saj lindore sllave, tė cilės zonė ruso-sllave i pėrket edhe Maqedonia, edhe pse kjo, de facto, qė nga zhbėrja e ish-RSFJ-sė (1990) i pėrket zonės sė interesave gjeostrategjike, gjeopolitike, ushtarake dhe gjeoekonomike tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė partnerėve tė saj evroperdimore (BE dhe NATO).

Nė kėtė kuptim, Maqedonia ėshtė nėn mbrojtjen direkte tė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore, qė pa dyshim se, nė terren ndryshon nga mbrojtja e Gjeorgjisė ngase ajo ndodhet e kufizuar me Rusinė, kurse Maqedonia dhe Ballkani i pėrkasin Evropės Jugore, nuk kanė kurrfarė lidhjesh tė afėrta me Rusinė, veē hegjemonizmit dhe ekspansionizmit tė saj nė Ballkan mbi bazėn historike tė sentimentit tradicional tė krishterimit ortodoks.

Njohja e njėanshme e Abhazisė dhe e Osetisė Jugore nga ana e Rusisė, para sė gjithash ėshtė nė kundėrshtim flagrant me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, me Aktin Pėrfundimtar tė KSBE-sė(OSBE-sė), tė miratuar nė Helsinki mė 1975, si dhe me tė gjitha rezolutat e OKB-sė qė i referohen respektimit tė mbrojtjes sė drejtės sė sovranitetit dhe tė integritetit territorial tė vendeve tė pavarura, siē ėshtė rasti i Gjeorgjisė.

Ndėrhyrja ushtarake e Rusisė kundėr Gjeorgjisė mė 7 gusht 2008, si dhe mė pas njohja e njėanshme e pavarėsisė sė Abhazisė dhe Osetisė Jugore, janė nė shpėrputhje me rregullat dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare, sepse kėto dy akte arbitrare (tė kryera nė saje tė pėrdorimit tė forcės ushtarake) tė Rusisė, ligjėrisht nuk mund tė kualifikohen ndryshe veē se si akte ilegale, tė dėnueshme dhe tė papranueshme nga ana e sė drejtės ndėrkombėtare dhe, nga ana e sistemit pozitiv juridik ndėrkombėtar tė bashkėsisė sė sotme ndėrkombėtare, edhe pse Rusia tė dyja kėto akte tė ndėryhrjes nė ēėshtje tė brendshme tė Gjeorgjisė sovrane, i ka “jusitifkuar tė ligjshme” sipas sė drejtės ndėrkombėtare, Kartės sė Kombeve tė Bashluara dhe Aktit Pėrfundimtar tė Helsinkit.

Pavarėsisht se si Moska zyrtare “ e ka jusitifkuar” agresionin luftarak kundėr Gjeorgjisė, si dhe njohjen e njėanshme dhe tė kontestueshme (sipas sė drejtės ndėrkombėtare) tė pavarėsisė sė Abhazisė dhe tė Osetisė Jugore, BE-ja, NATO-ja, OKB-ja dhe Amerika, duhet ta kenė sanksionuar dhe izoluar ligjėrisht Rusinė nga tė gjitha format e bashkėpunimit dhe tė partnerizmit tė saj me Perėndimin si nė kuptimin e diplomacisė bilaterale, ashtu edhe tė asaj multilaterale. Edhe pse marrja e masave nga an e partnerėve evro-perėndimorė me nė krye Amerikėn nuk do tė kenė ndonjė efekt me pasoja tė rėnda pėr ekonominė e Rusisė, megjithatė, do tė ndikojnė negativisht nė zhbalancimin e transaksioneve tė saj me partnerėt e saj ndėrkombėtarė nė Evropė dhe nė botė.

Si Evropa Perėndimore, ashtu edhe Amerika, ndėrhyrjen, agresionin ushtarak tė Rusisė kundėr Gjeorgjisė sovrane, si dhe mė pas njohjen e njėanshme tė dy krahinave tė saj (Abhazia dhe Osetia Jugore), nuk mund t’i kuptojnė dhe, pėr mė tepėr, t’i cilėsojnė ndryshe veēėse si “akte pirateske” tė copėtimit dhe tė aneksimit tė territorit tė Gjeorgjisė.

Ky potez antiligjor i politikės zyrtare tė Moskės asesi nuk mund tė interpretohet dhe tė jusitifikohet, se ka ardhur nė shprehje si “reagim i arsyeshėm” dhe urgjent i efektit tė “teorisė domino”, si pasojė e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Amerika, nga BE-ja, si dhe nga 44 shtete tė tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Pėrkundrazi, copėtimi dhe aneksimi i Gjeorgjisė nga ana e Rusisė, provon sheshit se “ėshtė zgjuar nga gjumi dimėror” [luani rus-sovjetik-rus], i cili, edhe pėrmes paradigmės sė invadimit dhe demokompozimit territorial dhe administrativ tė Gjeorgjisė, direkt e sfidon Amerikėn dhe partnerėt e saj evro-perėndimorė, se pa konsultimin dhe, pa miratimin e Rusisė, nuk do tė zgjidhet asnjė problem ndėrkombėtar nė botė. Ky qėndrim dhe kėto objektiva tė politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė sė Rusisė sė Vladimir Putinit ndaj Amerikės, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, jo qė paralajmėrojnė rikthimin e luftės sė ftohtė nė relacionin Lindje-Perėndim, por, nė thelb, dėshmon se ajo fare nuk ka pėrfunduar (me gjithė bashkėpunimin e deritashėm kozmetik tė Rusisė sė Boris Jelcinit me Amerikėn, me qėllim tė kėndelljes sė saj ekonomike, politike dhe demokratike, pas shthurjes sė sistemit socialist-komunist tė BRSS-sė, mė 1989) as nė kuptimin doktrinar, as nė atė praktik, por vetėm se ishte njė “time out” nė funksion tė riparimit dhe tė “qetėsimit” tė problemeve dhe tė konflikteve tė saj tė brendshme (si nė planin e reformave ekonomike, ashtu edhe nė atė politik). Kėtė kohezion tė konstantės strategjike tė luftės sė ftohtė tė ish-BRSS-sė, politika dhe propaganda ruse ia ka arritur qė ta “konservojė” dhe, ta ruajė me fanatizėm, duke aplikuar “devizėn” ideologjike dhe propagandistike tė sistemit komunist sovjetik, duke e frikėsuar vazhdimisht popullin rus nga civilizimi perėndimor dhe nga sistemi unipolar global ndėrkombėtar me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

____________
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster