DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KRISHTERIMI DHE ISLAMIZIMI I SHQIPTARĖVE
Postuar mė datėn: 2007-12-21 06:38:44 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

(Pjesėmarrje nė diskutime pėr kėtė tematikė)

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Pikėrisht nė prag tė Festės myslimane tė Kurban-Bajramit disa individ (Baki Imeri, Alberitino Rakipi, Hamdi Nuhiu, etj.) shpėrndan pėrmes disa listave virtuale informata, mendimi, diskualifikime, lidhur me besimet fetare tė shqiptarėve.

Asnjėri nuk bėri mirė qė kėtė tematikė e ngriti pikėrisht nė prag e gjatė kėsaj Feste (siē nuk po bėjė mirė as unė qė po u “pėrgjigjėm” atyre). Secili, i bazuar kryesisht nė besimin e tij, ofruan informata, mendime, vlerėsime, diskualifikime, pėr t’iu kundėrvėnė besimit dhe besimtarit tjetėr. Secili pėrpiqej tė argumentoj sa mė fuqishėm se shqiptarėt paskėshin pėrqafuar vullnetarisht besimet fetare qė i kanė sot, gjegjėsit shqiptarėt qenkan detyruar tė ndėrrojnė besimet e tyre (mė dominuese dhe mė e modės ėshtė teza, se shqiptarėt kristianė janė detyruar tė bėhen myslimanė). Kėto mendime janė vetėm pjesėrisht tė vėrteta dhe pėr tė mbėshtetur mendimet e mia, po jap ca shpjegime.

E para, hovėzimi i mendimit njerėzor nė antikitet, i nxitur nga mendimtarėt (filozofėt) e Greqisė antike, u frenua brutalisht nga lindja e Krishterimit, pėr ta sforcuar kėtė frenim me lindjen edhe tė Muhamedanizmit. Sigurisht qė zhvillimi i shoqėrisė njerėzore do tė kishte qenė shumė mė i avancuar dhe mė i hershėm, sikurse ai tė mos bllokohej nga lindja, shtrirja, fuqizimi dhe instrumentalizimi i kėtyre besimeve, tė cilat shpesh herė pėrdorėn edhe dhunė makabėr kundėr dijetarėve tė mėdhenj...



Rėndom, secili njeri, qysh para lindjes se tij, ėshtė i privuar nga disa tė drejta kurciale:
- E drejta pėr tė (mos)lindur. Pėr kėtė spontanisht vendos njė ēift, pėr tė cilėt shumė vonė duhet tė jetė pėrvetėsuar emri prindėr. Varėsisht nga epshet dhe nga rrjedha biologjike - pėr tė shtuar sojin e vet, ēifti ka bėrė marrėdhėnie seksuale dhe pėr rrjedhojė ka “prodhuar” njė pasardhės - fėmijė. Kėshtu ka ndodhur me qindra milion vjet dhe kėshtu ka ndodhur para se tė lindin besimet nė fjalė nė Mileniumin e parė tė Erės sonė. Fėmija i “prodhuar”, kryesisht si rrjedhojė i qejfeve seksuale tė ēiftit, nuk ka pas mundėsi, pse mos ta themi tė drejtė, tė vendos nėse do tė dėshironte tė lindte (ta zėmė pėr t’u ballafaquar me peripecitė e gjithėjetshme tė tij...).
- E drejta pėr tė zgjedhur emrin e tij. Qė kur janė vetėdijesuar njerėzit, “krijesės” se tyre (fėmijės) i kanė vėnė njė emėr pėr identifikim konkret. Pra, as emrin e tij nuk ka mundur ta pėrzgjedh i sapolinduri, siē nuk ka mundur tė pėrzgjedh prindėrit, hapėsirėn natyrore tė vend-lindjes, rrethanat e lindjes...
- E drejta pėr tė pėrzgjedh besimin fetar. Pasi linden besimet fetare, pėr tė cilat po bėhet fjalė, asnjė i sapolindur nuk ka pas mundėsi pėr tė pėrzgjedh besimin e preferuar fetar. Pėrgjithėsisht, tė gjithė tė sapolindurve u paracaktohet besimi fetar nga prindėrit dhe rrjedhimisht secilit i ėshtė imponuar besimi fetar qė kanė pasur prindėrit. Tė sapolindurit, deri sa ėshtė bėrė njeri madhor, i ėshtė “imponuar” besimi fetar i prindėrve nga prindėrit, njėherit edhe nga rrethi shoqėror ku ai ėshtė rritur dhe ndikuar. Tek kur ėshtė bėrė person madhor, individi ka mundur tė ri-mendoj e tė ri-zgjedh besimin fetar, por mundėsia e tij ka qenė e pėrkufizuar, meqė deri nė atė moshė ai veē ishte “brumosur” me besimin fetar tė prindėrve, pra ishte futur nė “rrjetė” tė besimit tė caktuar fetar, atė qė e kanė pas prindėrit dhe shoqėria pėrreth dhe prandaj ka ngel “peng” i besimit qė i ėshtė “imponuar” gjatė kohės kur ishte fėmijė...

Pėrpos kėtyre faktorėve tė “natyrshėm”, qė njeriut tė caktuar i “imponohet” besimi i caktuar fetar, janė edhe faktor tė tjerė qė njerėzve u kanė imponuar besim tė caktuar fetar. Ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm ka qenė sundimtari, i cili i ka detyruar njerėzit madhor tė ndėrrojnė besimin fetar. Pra, nė mesjetėn e hershme, popujt janė detyruar tė pranojnė besimin e sundimtarit. Mė konkretisht, populli ynė, duke mos qenė i mėvetėsishėm pėr gati dy mileniume, qė kur kanė filluar mėvetėsimet e caktuara tė popujve, i ėshtė nėnshtruar imponimit tė atij besimi fetar qė kanė pas sundimtarėt, fillimisht krishterimit katolik, pastaj krishterimit ortodoks dhe se fundi atij mysliman. Askush, as besimtarėt mė tė bindur, nuk mund tė mė bindin, se sundimi romak, pastaj ai bizantin dhe mė vonė ai osman, u ka lejuar shqiptarėve tė pėrzgjedhin lirshėm besimin e tyre fetar, sepse nė atė kohė platforma politike e sundimtarėve ka qenė pothuajse vetėm besimi pėrkatės fetar. Prandaj kushdo qė ofron “prova”, se shqiptarėt kanė mundur tė pėrzgjedhin lirshėm cilin do besim, vetėm se mashtron vetėn dhe pėrpiqet tė mashtrojnė tė tjerėt. Dhe po tė kishin pushtet tė tillėt, mbase pjesės dėrmuese do u impononin, tashmė “demokratikisht”, besimin e tyre.

Po marrim njė shembull pėr ilustrim nga ato qė brezi ynė i ka pėrjetuar: Kur e lindėn besimin “komunist” ideator tė caktuar, ai u “pėrqafua” fillimisht nė mėnyrė vullnetare nga ata qė u indoktrinuan prej ideatorėve tė parė. Kur kėta u bėnė me pushtet, filloi imponimi i pėrdhunshėm. Sigurisht, pėrplot komunistė kanė argumente tė tyre se ai u “pėrqafua” vullnetarisht nga “masat”, por faktet flasin tė kundėrtėn. Ta zėmė nė ish Jugosllavi, ata qė e drejtuan, e komanduan dhe e fituan Luftėn kryesisht kishin bindje komuniste dhe menjėherė pas Lufte filluan tė ushtrojnė pėrdhunshėm sistemin e bazuar nė “besimin” komunist. Mė vonė, kur ai sistem u konsolidua, individėt bėnin lutje“vullnetarisht” pėr t’u anėtarėsua nė parti komuniste, sepse ai ishte kusht parėsor pėr tė jetuar mė mirė, duke u bėrė pjesėtar i nomenklaturės sundimtare komuniste. Indoktrinimi, pėr tė cilin tashme pėrkujdesej shteti, i sunduar nga ajo nomenklaturė e “kuqe”, mori ato pėrmasa, sa disa shqiptarė filluan tė ndjehen mė shumė komunist e jugo-sllavė, se sa shqiptarė, mė shumė komunistė e jugo-sllavė se sa katolikė e myslimanė (shqiptarė)...

Nga ky shembull mund tė konstruktohen edhe proceset sundimtare nė shekuj, tė cilėt kanė detyruar shqiptarėt tė “pėrvetėsojnė” “vullnetarisht” besimet fetare tė sundimtarėve.

Fatmirėsisht renesanca evropiane pėrkufizoi sundimin obskurantist tė feve, duke u dhėnė fund sundimeve tė errėta e tė pėrgjakshme mesjetare, “platformėn politike” e tė cilave mbėshteteshin kryesisht nė besimet pėrkatėse fetare. Por, edhe sot, ka pėrplot struktura, qė platformat e tyre politike, ndikuese, dominuese, shfrytėzuese, sundimtare, i kamuflojnė me pėrcaktime e me misione tė tyre fetare...

Aktualisht shqiptarėve nuk u duhet debati pėr besim mė tė mirė fetar, pėr “shumicėn” dhe “pakicėn” fetare tė popullit tonė, pėr pėrzgjedhje e ndėrrime tė “vullnetshme” tė besimeve fetare. Secili individ duhet tė lehet i qetė dhe i lirė nė besimin e tij fetar, ta ushtrojė atė lirshėm, por duke u pėrkujdesur qė zgjerimi i lirisė sė tij tė mos ia cenojė lirinė individit tjetėr, pra, duke u pėrkujdesur qė tė respektojnė sovranitetin e lirisė dhe besimit tė personit tjetėr. Dhe gjithashtu, tė gjithė besimtarėt fetarė se bashku, duhet tė respektojnė edhe individėt qė nuk i pėrkasin asnjėrit nga besimet fetare dhe anasjelltas...

Prishtinė, mė 21.12.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster