DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nafta dhe rreziqet e prodhimit maksimal
Postuar mė datėn: 2007-11-09 03:36:59 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info

Shkruan: Greg Flakus

Per shume vite me radhe, analistet e energjise, duke perfshire disa inxhiniere te naftes me pervoje, kane paralajmeruar se prodhimi boteror i naftes eshte gati te arrije piken me te larte. Organizata “Energy Watch”, me baze ne Gjermani, publikoi nje studim ne fillim te ketij muaji, duke thene se prodhimi boteror i naftes e kishte arritur maksimumin e prodhimit vitin e kaluar dhe tani do te fillonte nje renie prej shtate per qind ne vit. Nese eshte e vertete, atehere kjo do te prekte rende rritjen boterore te ekonomise. Nje grup analistesh dhe ekspertesh te energjise u takuan ne Houston, javen e kaluar, per te shqyrtuar ceshtjen e prodhimit maksimal te naftes.





Nderkohe qe cmimet e naftes arriten nivelin rekord me mbi 90 dollare per fuci, perfaqesuesit e kesaj industrie dhe analistet u mblodhen ne Houston, te shtetit Teksas, per te diskutuar nese prodhimi ka arritur kulmin. T. Boone Pickens, investitor i fuqishem ne industrine e naftes, ishte mes folesve ne konferencen e Shoqates per Studimin e Prodhimit Maksimal te Naftes. Miliarderi tha se prodhimi boteror i naftes pothuajse e ka arritur kufirin maksimal dhe mund te mos perballoje kerkesat ne rritje. “Cmimi 90 dollare per fuci nuk me habit. Nuk do te habitesha nese do te rritej edhe mbi 100 dollare per fuci. Une nuk po e parashikoj kete, megjithate mendoj se do te arrije ne 100 para se te bjere ne 80 dollare”. Pickens ia vuri nje pjese te fajit prodhimit joefikas nga kompanite shteterore, te cilat nuk i lejojne disa nga kompanite private me te avancuara nga ana teknike si “ExxonMobil” te marrin persiper fushat e tyre te naftes. “A mund te nxirren me shume se 85 milione fuci ne dite nga e gjithe bota? Sigurisht qe eshte e mundur, nese “ExxonMobil” e merr persiper punen. Por kjo nuk do te ndodhe dhe ne e dime. 75 per qind e naftes se gjithe botes kontrollohet nga kompanite shteterore te naftes”.



Shume analiste te industrise dhe eksperte te naftes e vene ne pikepyetje teorine e arritjes se prodhimit maksimal te naftes. Ata vene ne dukje se teknologjia e re, e nxitur nga rritjet e cmimeve, ka bere te mundur nxjerrjen e naftes nga zona qe nuk ishin shfrytezuar me pare.

Prodhuesit e vegjel si Jim Baldauf i kompanise “Apex Resources” ne Austin, te Teksasit, kane shfrytezuar puse qe dikur mendoheshin se kishin shteruar teresisht. “Ne duhet te shpojme me thelle dhe me me efikasitet me dyfishin e kostos per te marre nje te treten e prodhimit qe merrnim me pare”. Baldauf thote se shume njerez ne kete industri mendojne se prodhimi maksimal do te arrihet shpejt dhe mbeshtesin perpjekje te ndryshme per ruajtjen e burimeve. “Nuk ka ndonje menyre te caktuar apo teknologji qe mund ta zgjidhe problemin. Ka te ngjare se kjo do te jete si mozaik nga ku mund te dalin disa zgjidhje”.

Nje nga zgjidhjet mund te jene automjetet hibride-elektrike si ky qe u soll ne konference nga Jamie Mitchell i kompanise se sherbimeve “Austin Energy”. “Ne duhet te gjejme zgjidhje te problemit dhe menyra se si qytetet Austin dhe Houston do te vazhdojne te zhvillohen kur nuk do te kete me burime te bollshme nafte”.

Analisti Charles Maxwell paralajmeroi se do te ishte me mire te ndermerreshin masa te rrepta qe tani ne vend, qe te pritet per nje krize nga mungesa e energjise. “Sa me shume qe te bejme para se te ndodhe kjo krize, aq me mire do te jete”. Ai paralajmeroi se nje ngjarje e tille mund te ndodhe ne cdo kohe.

01 Nėntor 2007

“Zeri i Amerikes”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NĖ KOSOVĖ NUK KA NACIONALIZĖM SHQIPTAR, POR KURRUPSION DHE PONEDERIZĖM DEKADENT (2008-08-19 17:10:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot fillon Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (2008-08-18 04:19:30 nga admin2)
[ Opinione ] Diplomacia e Kosovės ėshtė aq e sigurt sa edhe vetė njohja pavarsisė sė saj (2008-08-17 13:02:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Marrėdhėniet me Rusinė, mund tė dėmtohen pėr vite tė tėra (2008-08-14 21:54:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Amerika ashpėrson retorikėn dhe fillon dėrgimin e ndihmave (2008-08-14 12:30:11 nga admin1)
[ Opinione ] Pasojat dhe pėrfitimet nga zgjimi rus (2008-08-13 14:18:30 nga admin1)
[ Opinione ] JO “RI-KONVERTIM” FETAR, POR RIBASHKIM KOMBĖTAR DHE SHTETĖROR SHQIPTAR! (2008-08-12 15:34:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk ka paralelizma mes Osetisė dhe Kosovės (2008-08-11 11:23:26 nga admin1)
[ Diaspora ] "DORUNTINA";ZĖDHĖNĖSJA MĖ E FUQISHME E FĖMIJĖVE TANĖ NĖ MĖRGIM (2008-08-11 10:07:42 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA ANTIAMERIKANE E “LEPUROSHIT” SERBOMADH VUK JEREMIQ, ĖSHTĖ EDHE NJĖ FALIMENT MĖ SHUMĖ I SERBISĖ (2008-08-09 16:32:04 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster