DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “Ne dhe Ata” apo vėnia e vijave tė kuqe
Postuar mė datėn: 2008-08-07 13:43:53 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Ardian ZEJNAJ

Zakonisht pėr t’u luajtur njė lojė e shahut, duhen dy palė dhe nėse nuk ekziston ky ballafaqim, atėherė loja nuk mund tė luhet. E njėjta gjė ndodhė edhe nė politikė, sidomos kur zhvillohen negociata apo bisedime. Duhet tė ekzistoj ballafaqimi nė kuptimin, “Ne dhe Ata”, nė mėnyrė qė tė kenė sukses bisedimet dhe tė mund tė arrihet njė pėrfundim, ēfarė do qoftė ai. Po ashtu prania nė kėto procese politike, duhet tė kuptohet nga prizmi, se palėt janė tė angazhuara, sepse kanė detyrim dhe jo, se kanė detyrim dhe duhet tė angazhohen.
Pas konfirmimit nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban ki-Moon, qė misioni i UNMIK-ut tė “rikonfigurohet”, PSSP-ja ka marr pėrsipėr luajė njė rolė tė ri, atė tė ndėrmjetėsuesit tė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit, pėr ēėshtjet e brendshme tė Kosovės. Mirėpo, gjėja qė u mungon kėtyre bisedime ėshtė, se palėt nuk i kanė caktuar vetės, por as njėra-tjetrės, “pozitėn e skajshme nė negociata”, (UNMIK-u vetvetes apo institucionet e Republikės sė Kosovės UNMIK-ut), gjė qė po i mundėson UNMIK-ut tė bėjė marrėveshje me Serbinė deri nė atė shkallė sa ta rrezikojė rendin kushtetutės dhe politikė nė Kosovė. Shfrytėzimi i kėsaj liri tė tė vepruarit nga UNMIK-u, duke u thirr nė fuqinė ligjore tė Rezolutės 1244, po e dėrgon Kosovėn, mė shumė sesa drejtė integrimit dhe multietnicitetit, rrugėn e ndarjes dhe krijimit tė institucioneve njėetnike.
Si mund tė flitet pėr integrim tė shoqėrisė dhe multietnicitet nė Kosovė, nėse ekzistojnė dy qasje tė ndryshme. Nuk ėshtė politikė uniforme, nėse serbėt kanė mbėshtetjen e UNMIK-u dhe mė gjerė pėr refuzimin e tyre, qė madje as ujė tė mos u japin shqiptarėve dhe nė tė njėjtėn kohė shqiptarėt tė rrahėn nga policia pėr kresat e tyre legjitime, siē ėshtė kėrkesa pėr ujė tė pijes apo largimi i maunave me helm. Po ashtu nuk mund tė flitet pėr politikė tė drejtė nė Kosovė, nėse serbėve u jepet e drejta tė djegin dhe zaptojnė institucionet e Kosovės dhe ndėrhyrja ndaj tyre konsiderohet e paligjshme, ndėrsa qė shqiptarėt kur protestojnė pėr tė drejtat e tyre mund tė vriten nė qendėr tė kryeqytetit. Kjo qasje e politikės me dy kute e ka dėrguar shoqėrinė e Kosovės dhe vetė Kosovėn mė shumė drejtė largimit, dezintegrimit dhe ndarjes, se sa drejtė integrimit dhe afrimit. Po ashtu, a ėshtė politikė integruese, nėse pakicės serbe i ndahen miliona euro pėr t’i ledhatuar dhe forcuar strukturat paralele, ndėrsa shumica shqiptare tė lihet tė bėjnė vetėvrasje nga varfėria? Kjo qasje nuk ndihmon askėnd nė Kosovė, madje as mbėshtetėsit me tė flaktė tė procesit tė bashkim-vėllazėrimit nė Kosovė e mė gjerė!
Qasja e politikės me dy kute, bėhet edhe mė e paqartė dhe mė e rendė pėr qytetarin e Republikės sė Kosovės, nė kėtė periudhė kur janė prezent disa misione dhe institucione vendore dhe ndėrkombėtare qė pretendojnė se kanė primatin nė vendimmarrje. Tani ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet qartė, se ku fillon - e ku mbaron pėrgjegjėsia e njė institucioni apo misioni nė Kosovė. Tė gjithė thirren nė kornizat e tyre ligjore, por asnjėri nuk dėshiron t’i nėnshtrohet tjetrit. Ky konfuzion politikė nė Kosovė po krijon parakushte, kur palėt do tė jenė tė detyruara t’i venė njėra-tjetrės vija tė kuqe, pėr t’ia bėrė tė qartė fushėn e veprimit.
Vėnia e vijave tė kuqe, pastaj do t’i shtyjė palėt drejtė implementimit tė strategjive tė tjera, duke u bazuar nė fuqinė qė kanė. Sjella e tillė imponon logjikėn ciklike, sipas tė cilės “fuqia shpjegon ndikimin dhe ndikimi shėrben si matės i fuqisė”. Mėnyra e tillė e funksionimit nė vendimmarrjen politike dėmton ecjen pėrpara, sepse nė vend qė tė pėrdoren strategji qė bashkojnė aftėsitė e tė gjithė aktorėve pėr tė arritur frytshmėri mė tė madhe nė zgjidhjen e problemeve, do tė anohet ka strategjitė e kėqija qė dėrgojnė nė pėrdorimin jo tė frytshėm tė aftėsive qė ekzistojnė. Sjellja e tillė do tė prodhojė qasje, sipas tė cilės “nė punėt e shtetit ai qė ka forcėn shpesh herė ka tė drejtė”, ndėrsa “ai qė ėshtė i dobėt, vetėm me vėshtirėsi mund tė tregojė pėrpara opinionit sė nuk e ka gabim”. Derisa sjellja politike e palėve nė Kosovė udhėhiqet nga parimit, “pacienti po vdes, mjekėt kėshillohen”, situata shkon edhe mė shumė drejtė keqėsimit.
Pėrderisa UNMIK-u ėshtė nė procesin e “rikonfigurimit”, qė mendohet se ėshtė njė hap para se tė largohet pėrfundimisht nga Kosova, institucionet e Kosovės paraqiten si tė pajtueshme me idenė se “100 % siguri nė 75 % tė vendit ėshtė shumė mė mirė, sesa 75 % siguri nė 100 % tė vendit”. Kjo logjikė e sjelljes nuk do tė duhej tė pranohej, por fatkeqėsisht duket se ka gatishmėri pėr t’u pranuar, sepse mė mirė ėshtė pėr institucionet e Kosovės qė tė kenė njė territor me tė tkurrur qė prodhon siguri, sesa tė terėn e me probleme, ani pse nuk duhet hequr nga mendja se qasja e tillė nuk prodhon zgjidhje, kjo vetėm sa do tė shtyjė zgjidhjen e problemeve.
Pėr UNMIK-u kjo ėshtė ideale, sepse ėshtė njė mision nė largim dhe ai dėshiron tė tregojė para botės sė ka qenė i suksesshėm nė Kosovė dhe ka ofruar gjithnjė zgjidhje, por se pas largimit tė tij gjėrat janė pėrkeqėsuar. Nėse kjo gjendje vazhdon, atėherė nuk duhet ēuditur nėse do tė kėrkohej qė edhe mė tutje tė mbetet UNMIK-ut nė Kosovė. UNMIK-ut nuk donė t’ia di pėr pasojat afatmesme qė mund tė prodhojnė zgjidhjet e ofruara, e aq mė pak qė pas largimit tė tij tė mund tė plas pėrsėri ndonjė konflikt nė Kosovės, sepse pėr kėtė do tė bėheshin pėrgjegjėse institucionet e Republikės sė Kosovės dhe misioni i Bashkimit Europian.
A ka pėrgjigje nė perspektivėn afatmesme apo afatgjatė UNMIK-u, pėr idenė e tij qė nė Kosovė tė krijohet polici, dogana, etj, nėn komandėn e tij, pasi qė tė largohet vet nga Kosova? Nėse tani qenka si zgjidhje e problemit dhe mundėsi pėr t’u kthyer nė punė pjesėtarėt serbė tė policisė sė Kosovės, vėnia e tyre nėn komandėn e UNMIK-ut, kujt do t’i jepnin pėrgjegjėsi apo nėn komandėn e kujt do tė futeshin kėta polic pas largimit tė kėtij misioni? A nuk janė kėto ide pa perspektivė apo zgjidhje qė krijojnė mė shumė probleme? Apo mos UNMIK-u ėshtė i bindur se derisa tė largohet, Kosova pėrfundimisht do tė ndahet dhe legjitimohet kjo ndarje, kėshtu qė duhet tė pėrgatiten struktura qė do tė funksiononin nė njė Kosovė tė ndarė?
Veprimet e tilla sugjerojnė qartė, se UNMIK-u e kupton parimin qė “legjitimiteti lidhet me pranimin e pushtetit pa detyrim” dhe se “mungesa e tij e kthen ēdo garė nė njė provė tė forcės”. Prandaj ai “garėn politike” e ka kthyer nė matje tė fuqisė, kur kėrcėnon me pėrdorim tė fuqisė pėr tė imponuar zgjidhjet qė dėshiron. Siē e dimė “fuqia pėrkufizohet si aftėsi pėr tė bėrė qė njė aktor tjetėr tė bėjė atė ēka nė kushte tė tjera nuk do ta kishte bėrė”, ose anasjelltas. Por, kemi anėn tjetėr, ku institucionet e Kosovės nuk e kanė kuptuar parimin, sipas tė cilit “nuk mund tė mbrohet nga komuniteti ndėrkombėtar ajo qė njė komb nuk mund ta mbroj me forcėn e tij”. Prandaj, kjo situatė na sjell nė pozitėn vertikale tė funksionimit tė politikės nė Kosovė, ku institucionet e Kosovės u nėnshtrohen atyre ndėrkombėtare, pėrkatėsisht vendimeve tė UNMIK-ut, sepse “tė fortit bėjnė atė pėr tė cilėn kanė pushtet qė ta bėjnė, kurse tė dobėtit pranojnė atė qė duhet tė pranojnė”.
E kemi thėnė edhe mė herėt, se pėr tė funksionuar si shtet Kosova do tė duhej tė kishte nėn kontrollin e institucioneve tė saja disa parime bazė: duhet tė qeverisė nė gjithė territorin e vet; duhet tė ketė monopolin mbi forcėn legjitime, qė tė mund ta mbrojė sovranitetin e saj dhe nuk duhet tė ketė ndonjė pushtet mbi tė tyrin, i cili do tė mund t’ia hidhte poshtė apo shfuqizonte urdhrat. A i kemi kėto kapacitet nė duart tona tani, mbetet njė pikėpyetje e madhe, pėrderisa kemi pesė qendra komandimi tė cilat pretendojnė se kanė fuqi vendimmarrėse politike dhe kontroll mbi proceset e caktuara nė Kosovė. Edhe nėntė vite pas pėrfundimit tė luftės, asnjėri nga kėto pushtet nuk ka ofruar zgjidhje pėr problemet e ndjeshme nė Kosovė, siē ėshtė veriu i Kosovės, integrimi i shoqėrisė sė Kosovės apo rreziku i ndarjes sė Kosovės dhe tani sė fundi ndarja e pėrgjegjėsive nė vendimmarrje mes institucioneve dhe misioneve tė pranishme direkt dhe indirekt nė Kosovė. Problemi ėshtė, se gjithmonė ka munguar ofrimi i njė alternative ndaj gjendjes qė po jetojmė dhe kjo ka bėrė qė mė shumė tė shkruhet dhe flitet, sesa tė punohet nė terren pėr tė zgjidhur problemet. A mund tė dilet nga kjo situatė dhe tė ecet pėrpara vetėm duke kujtuar problemet e pazgjidhura?

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Opinione ] NDARJA E KOSOVĖS DO TĖ SJELLĖ, JO VETĖM NDARJEN E SERBISĖ, POR EDHE NDARJEN E MALIT TĖ ZI, TĖ (2008-10-04 03:06:28 nga admin4)
[ Opinione ] ICO-ja mision kėshillėdhėnės apo vendimmarrės (2008-10-03 02:30:32 nga admin4)
[ Opinione ] UNMIK & EULEX, mbarimi dhe fillimi (2008-10-02 15:05:46 nga admin4)
[ Opinione ] RISITĖ DHE VJETĖRSITĖ E GJEOPOLITIKĖS NĖ BALLKAN..! (2008-10-02 11:11:12 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: ATDHEU IM KA ZJARRMI (2008-09-29 06:26:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vdes Paul Newman, nje prej divave me te medhenj te Hollywood-it (2008-09-29 02:54:43 nga admin4)
[ Opinione ] PYETJE DHE PĖRGJIGJE KUJT DUHET TI BESOHET KRIJIMI I SHĖRBIMIT INFORMATIV TĖ KOSOVĖS? (2008-09-28 13:30:07 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster