| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Destabilizim i Kontrolluar??! |
| Postuar mė datėn: 2007-08-11 09:45:52 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Koēo Danaj
Shtyrja edhe per 120 dite e statusit te Kosoves duket se e ka tensionuar situaten ne rajonin e Ballkanit. Pakenaqesia ka filluar te shfaqet ne te gjitha mjediset politike dhe shoqerore, vecanerisht ne Kosove, Maqedoni dhe Lugine te Presheves. Kemi te bejme me nje fillim destabilizimi rajonal me qender Mitrovicen.
Eshte nje destabilizim i pritshem. Te gjitha sondazhet e zhvilluara per pasojat e shtyrjes se statusit japin ne perqindje te konsiderueshme destabilizimin e rajonit. Sa kohe qe 120 dite do te sherbejne ne thelb per te ndare Kosoven, aq kohe pritet edhe reagimi nga shqiptaret te cilet kane te drejte te ndjehen te tradhetuar. |
|
Por ka edhe nje dukuri tjeter: Deri tani ky destabilizim eshte i kontrolluar nga bashkesia nderkombetare.
Po pse eshte i kontrolluar ky destabilizim dhe ku duket ai? Ne Kosove, politikane te ndryshem per nje njemije e nje arsye kane filluar te ashpersojne gjuhen politike ndaj bashkesise nderkombetare. Shprehje te tilla si: Pavarsia eshte minimumi i kerkesave te shqiptareve, nevoja e krijimit te Unionit Shqiperi-Kosove, nuk negociojme pavarsine etj jane shenjat e para te rebelimit dhe te destabilizimit nga lart. Por nderkaq edhe veprimi i bashkesise nderkombetare ka qene i shpejte dhe efikas deri me tani: Ne Kosove ka nevoje te behen zgjedhjet parlamentare edhe pa status.(Bashkesia nderkombetare e di mire se tek nje pjese politikanesh shqiptare pushteti eshte me i dashur se statusi i Kosoves. Politikanet e shtetit dhe te kombit jane gjithmone me te paket se politikanet e pushtetit). Duke u marre me zgjedhjet, shumica do te harrojne te merren me statusin.
Nje tipar tjeter i destabilizimit te kontrolluar deri me tani eshte edhe ajo qe ne gjuhen e politikes konsiderohet tatimi i pulsit. Ishte Kushner ai qe hodhi tezen se Franca do te pranoi ndarjen e Kosoves po te jete dakord Prishtina dhe Beogradi.(Ishte nje tatim pulsi i holle; po te jeni dakord ju, jemi edhe ne).
I njejti destabilizim i kontrolluar ekziston edhe ne mjedisin shqiptar ne Maqedoni. Ju kujtohet se sa e zgjuar u tregua BE dhe SHBA me politikanet shqiptare kur nga njera ane nxiti bisedimet midis Ahmetit dhe Gruevskit ndersa nga ana tjeter nxiti Gruevskin te deklaroje se nuk ka marreveshje me Ahmetin. Nga njera ane gjoja kritikoi Gruevskin ne Bruksel lidhur me te drejtat e shqiptareve, ndersa nga ana tjeter nuk reagoi fare kur Gruevski nuk njeh gjuhen shqipe si gjuhe zyrtare. Nga njera ane nxit bashkejetesen midis shqiptareve dhe maqedoneve dhe nga ana tjeter nuk reagon kur shikon thellimin e mosmarreveshjeve midis shqiptareve. (Eshte nje destabilizim i kontrolluar. Deklarimi i Fazlli Veliut se mijra shqiptare nga Maqedonia jane gati te shkojne ne Kosove duket se kete destabilizim te kontrolluar e ka bere me te domosdoshem.)
Pranimi i destabilizimit ne mjedisin panshqiptar dhe tentativa per ta pasur nen kontroll nga bashkesia nderkombetare eshte nje deshmi e qarte se shqiptareve do tju duhet te bejne akoma me shume leshime lidhur me statusin e Kosoves.
Deri me tani, kemi te bejme me nuanca destabilizimi nga lart, nga sfera e politikes dhe politikaneve. Dhe sa kohe qe ky lloj destabilizimi do te qendroje vetem lart, ai do te jete pergjithsisht i kontrolluar. Pra kemi te bejme me destabilizim te kontrolluar.
Por jane duke u shfaqur edhe shenjat e para te rebelimit te nje pjese politikanesh shqiptare te cilet bejne pjese ne grupin e politikaneve te kombit. Analiza e diskutimeve te disa deputeteve shqiptare ne Kuvendin e Kosoves, e deshmon nje gje te tille. Ndersa duket se do te jete me i pakontrolluar destabiilzimi qe mund te vije nga poshte. Arrestimi dhe lirimi me kusht i Albin Kurtit me shume se efikasitet eshte deshperim. Por destabilizimi nga poshte megjithsae i pakontrolluar nga bashkesia nderkombetare, duket se kete here do te jete edhe shume i organizuar nga vete shqiptaret.Ai nuk do te ngjasoje fare me marsin e 2004 kur bashkepuntoret e BIA serbe dogjen Kishat dhe Manastiret dhe ua faturuan shqiptareve. Ai nuk do te sherbeje si argument politik per kundershtaret e shqiptareve, por si argument politik per perkrahesit e tyre. Shqiptaret nuk mund te provokohen perseri. Por ata kane te drejte te protestojne paqesisht dhe masivisht perseri.
11 gusht 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|