| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: XHEVAT BISLIMI,
DEPUTET I KUVENDIT TĖ KOSOVĖS
Udhėheqėsi i Kubės, Fidel Kastro, edhe nė shtratin e vdekjes vazhdon tė kundėrshtojė pavarėsimin e Kosovės nga e dashura dhe e shtrenjta e tij, Serbia. Gjatė kėtyre tri ditėve, ai ka shkruar dy shkrime propagandistike kundėr Kosovės dhe shqiptarėve, nė njėrėn nga gazetat zyrtare tė Kubės.
Serbia, thotė ai, duke derdhur lot zemre, do tė marrė (me humbjen e Kosovės, shėn. im) njė grusht tė fortė jo vetėm nė planin politik, por edhe nė planin ekonomik. Nė Kosovė gjenden 70% e rezervave energjetike tė Serbisė.
Nė Kosovė strehohen (gjenden) 82% tė rezervave tė zinkut dhe argjendit, si dhe shumica e rezervave tė boksitit e tė kobaltit, shkruan Fidel Kastro, sipas tė cilit, krahina me shumicė shqiptare ka pėrmbushur 70% tė nevojave tė Serbisė pėr energji elektrike gjatė viteve 1982-1999. Nė vazhdim Fideli (besniku i Serbisė), sipas AFP-sė, qon gjuhėn ku i dhemb dhėmbi, duke shfaqur hapur pakėnaqėsinė e tij me dashurinė qė shfaqėn shqiptarėt pėr Kryetarin e SHBA-ve, Gjergj Bushin. Besnik deri nė vdekje i parimit ,armiku i armikut tim ėshtė miku im, Kastro vjellė gjithė vrerin e tij ndaj Kosovės dhe shqiptarėve, duke u vėnė hapur nė anėn e shtetit qė kreu gjenocid dhe holokaust ndaj shqiptarėve dhe disa popujve tjerė, qė pėrbėnin (pa dėshirėn e tyre) Jugosllavinė.
Ne e kuptojmė shqetėsimin e Serbisė, tė Rusisė, tė Kastros dhe kompanisė sė tyre pėr humbjen e pasurive tė Kosovės. Por, Serbia dhe fidelėt e saj duhet ta kenė tė qartė se pasuritė e Kosovės nuk ishin dhe nuk janė pasuri tė Serbisė, por pasuri tė kombit shqiptar. Ato u grabitėn dhe u shfrytėzuan nė mėnyrėn mė tė egėr nga pushtuesit serbė gjatė shek. XX. Pėrveē kėsaj Kosova dhe krahinat tjera shqiptare, tė pushtuara dhe copėtuara (pas LDB) midis Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, u shfrytėzuan edhe si burime tė mėdha njerėzore (kryekėput krah pune) pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e atyre republikave pushtuese dhe tė mbarė Jugosllavisė. Megjithatė, terrori i organizuar shtetėror, ndjekja, dėbimi, deri edhe gjenocidi dhe holokausti i organizuar shtetėror nuk u ndalėn pėr asnjė ēast ndaj shqiptarėve. Kjo ishte arsye, e drejtė dhe detyrė tepėr e mjaftueshme pėr tė luftuar me tė gjitha mjetet dhe format kundėr kėtyre pushtuesve barbarė e fashistė, kundėr miqve dhe vėllezėrve tė Kastros dhe Putinit. Nė kėtė projekt tė madh kombėtar dhe njerėzor patėm mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e plotė tė Qeverisė dhe popullit amerikan, sikur edhe tė mbarė botės sė qytetėruar dhe demokratike. Prandaj, zoti Kastro, populli shqiptar, pa dallim krahine, feje dhe ideologjie shfaqi dashuri dhe respekt tė veēantė pėr Kryetarin Bush dhe pėr popullin amerikan. Pėr ne shqiptarėt, zoti Kastro (nėse nuk e ke ditur), parim dhe maksimė kombėtare ėshtė: Feja, partia, ideologjia dhe krahina e shqiptarit ėshtė liria, ėshtė shqiptaria. Vetėm kur ta zgjidhim ēėshtjen shqiptare (kombėtare) mund tė merremi edhe me ēėshtje tė tjera, tė dorės sė dytė, etj. Ēdo fe, ēdo parti dhe ēdo ideologji do ta nderojmė dhe ēmojmė vetėm pėr aq sa bėnė pėr kombin shqiptar dhe Shqipėrinė Natyrale. Pėr momentin edhe miqtė tanė do ti peshojmė me kėtė kandar
Ne, zoti Kastro, ndjejmė keqardhje pėr gjendjen dhe pėrpjekjet tuaja tė pashpresė pėr ta ndihmuar tė dashurėn tuaj, Serbinė, por mė duhet, para se tė largoheni nga kjo botė, tju sigurojė se Kosova kurrė nuk do tė mund tė pushtohet mė nga Serbia (lajm i keq pėr juve miqtė e Serbisė dhe tė barbarisė, ė?!). Nėse, vėrtetė ju dhemb zemra pėr atė popull dhe shtet shovinistė, ju lus ta kėshilloni qė tė heq dorė nga qėllimi i tij pėr tė rifilluar luftėn me shqiptarėt, sepse do tė humbė edhe mė shumė se Kosovėn e sotme
Prishtinė, 19 qershor 2007 |
|