DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Williams: Shqiptarėt tė kėrkojnė garanci nga SHBA pėr njohjen e pavarėsisė pas 120 ditėve
Postuar mė datėn: 2007-08-03 11:37:48 nga admin1 :: Kategoria: Intervista


Zėri i Amerikės: Profesor Williams, ēėshtja e statusit u shty pėr tė lejuar edhe 120 ditė pėr negociata mes udhėheqėsve tė Serbisė dhe tė Kosovės. Por kur nuk arrit asgjė me negociatat e mėparshme pėr kėtė qėllim, a mendoni ju se mund tė arrihet diēka pėr kėto katėr muaj?


Paul Williams: 120 ditėt e ardhshme do tė jenė njė periudhė shumė e rrezikshme pėr Kosovėn pėrsa u takon kėtyre negociatave. Ėshtė shumė e qartė qė nuk po flitet pėr tė mirat shtesė, qė mund tė realizojė Kosova pėrmes tyre. Synimi i negociatave 120 ditėshe ėshtė qė t’i bėhen lėshime tė mėtejshme Serbisė dhe Bashkimit Evropian. Kėshtu “Grupi i Unitetit” dhe qeveria e Kosovės do tė gjenden nėn njė presion tė madh, nga kėrkesat e Serbisė dhe Bashkimit Evropian pėr lėshime. Nėse Shtetet e Bashkuara dhe udhėheqėsit e Kosovės nuk ndėrmarrin disa hapa tė guximshme politike pėr mbrojtur interesat e tyre, mund tė ketė disa ndryshime, por jo nė favor tė kosovarėve.

Zėri i Amerikės:
Pėr ēfarė lėshimesh e keni fjalėn se mund tė kėrkohen tė bėhen nga pala kosovare lidhur me statusin pėrfundimtar, ndėrkohė qė Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se ky status do tė jetė pavarėsia e Kosovės?

Paul Williams:
Shqetėsimi i parė ėshtė se konflikti i Kosovės mund tė rikthehet nė Kėshillin e Sigurimit pas 120 ditėve. Duhet tė jemi krejtėsisht tė hapur: Nuk ka zgjidhje pėr konfliktin e Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit. Rusėt kanė interesa strategjike shumė tė sinqerta dhe serioze, nė bazė tė tė cilave do t’i vendosnin veton ēdo lloj pavarėsie. Kėshtu Kosova duhet ta bėjė tė qartė tani, qė nėse po i pranon kėto 120 ditė negociata me Grupin e Kontaktit, atėhere zgjidhja duhet tė vijė nga Grupi i Kontaktit dhe jo nga Kėshilli i Sigurimit, pasi rusėt thjesht do tė vendosin veton.

Njė shqetėsim tjetėr ėshtė ndarja e Kosovės. Mendoj se Serbia e ka bėrė tė qartės se ndarja nė lumin e Ibrit ėshtė njė nga kėrkesat e saj. Ka pasur gjithashtu sinjale nga Evropianėt, se ata mund ta marrin nė konsideratė njė rrugė tė tillė, nėse bien dakord tė gjitha palėt.

Kėto ditė, Departmenti i Shtetit nė njė deklaratė vinte nė dukjee se i mbėshteste negociatat 120 ditėshe, mbėshteste statusin pėrfundimtar, mbėshteste pavarėsinė, por shtonte se Shtetet e Bashkuara do tė pranonin “ēfarėdo pėrfundimi pėr tė cilin do tė binin dakord palėt” dhe kjo ėshtė njė frazė e re, qė amerikanėt pėrdorin pėr kėtė proces. Pra ekziston shqetėsimi qė edhe amerikanėt mund tė jenė duke u tėrhequr disi nga ideja e tėrėsisė territoriale tė Kosovės. Dhe ky ėshtė njė sinjal shumė i rrezikshėm.

Por mė shqetėsuese, mendoj se ėshtė ajo qė mund tė kėrkojnė evropianėt, qė do tė ishte nė thelb kėrkesa pėr ta kthyer Kosovėn nė njė konflikt tė ngrirė. Evropianėt e kanė hedhur nė tė kaluarėn idenė se nuk ka nevojė pėr pavarėsi, pasi herėt a vonė, si Serbia edhe Kosova do tė bėheshin pjesė e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian ėshtė njė entitet ku sovraniteti dhe kufijtė nuk kanė rėndėsi. Pra, sipas idesė sė tyre pėrse tė krijohen gjithė klėto debate pėr pavarėsinė e Kosovės. Pra le tė pritet thjesht anėtarėsimi nė B.E. pas 10, 15, 20, apo 25 vjetėsh. Ky do tė ishte njė propozim nga Brukseli gjė qė do ta kthente Kosovėn nė njė konflikt tė ngrirė.

Zėri i Amerikės:
Sa real ėshtė rreziku i njė “konflikti tė ngrirė” siē e quani ju, nė pėrfundim tė kėtyre katėr muajve?

Paul Williams:
Unė parashikoj qė mundėsia e kthimit tė Kosovės nė njė konflikt tė ngrirė ėshtė shumė e madhe. Unė kam punuar nė Departamentin e Shtetit dhe e di qė amerikanėt janė shumė tė kujdesshėm me formulimin e qėndrimeve tė tyre. Kur grupi i unitetit ishte kėtu, kėrkoi qė tė merrte garanci se Shtetet e Bashkuara do ta njihnin Kosovėn nė fund tė kėtyre 120 ditėve, qė do ta njihnin Kosovėn nė vitin 2007, qė Shtetet e Bashkuara do tė ishin tė parat qė do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės, nėse procesi dėshtonte. Kjo garanci nuk u dha. Deklarata e Shteteve tė Bashkuara ishte qė “ne besojmė se nė fund tė kėtij procesi Kosova do tė jetė e pavarur”. Ata nuk thanė as 2007 as pas 120 ditėve.

Kosovarėt duhet tė kėrkojnė garanci nga amerikanėt qė pas 120 ditėve ata do tė jenė tė pavarur. Dhe nė fakt ėshtė nė interesin e Shteteve tė Bashkuara qė tė caktojė njė datė brenda vitit 2007, ose nė fillim tė vitit 2008 pėr pavarėsinė e Kosovės dhe t’i qėndrojnė asaj date. Njė gjė e tillė do t’i bėnte evropianėt qė tė pėrqendroheshin nė marrjen e vendimit tė duhur pėr pavarėsinė e Kosovės.

Zėri i Amerikės:
Cilat mendoni se janė shanset qė udhėheqja e Kosovės tė ketė mundėsinė qė tė ndikojė tek Shtetet e Bashkuara, pėr pėrfundimin e statusit tė Kosovės, pra pėr pavarėsinė qė kėrkon shumica shqiptare?

Paul Williams:
Kosovarėt kanė mundėsi tė jashtėzakonshme pėr tė ushtruar ndikim si ndaj Shteteve tė Bashkuara, ashtu edhe ndaj Evropės. Ata e kanė pėrdorur kėtė aftėsi nė vitin 1998 pėr ndaljen e genocidit tė regjimit serb. Udhėheqja e Kosovės, qoftė LDK-ja, apo UĒK-ja, AAK-ja dhe tė gjithė faktorėt e tjerė ia arritėn tė bindin qeverinė e Shteteve tė Bashkuara qė tė angazhohej nė ndėrhyrjen humanitare, nė luftėn e parė nė historinė e NATO-s. Shqiptarėt e Kosovės bindėn Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt evropianė qė tė ndėrhynin ushtarakisht, diēka qė ata nuk e bėnė nė Bosnje, apo Kroaci. Me aftėsinė e pėrdorur pėr lobizėm nė Uashington, sensibilizimin publik dhe njė udhėheqje tė zgjuar, kosovarėt arritėn qė kauzėn e tyre pėr pavarėsi ta nxirrnin nė linjėn e parė. Kėto arritje pėsuan goditje gjatė 6-9 muajve tė fundit. Por Kosova e ka kėtė aftėsi.

Ajo qė mund tė bėjnė kosovarėt ėshtė referendumi, ashtu siē kanė bėrė shumė vende qė kanė dashur tė arrijnė synimin pėr pavarėsinė. Nuk ka pėngesė ligjore dhe ka mjaft arsye politike sepse Kosova duhet tė mbajė njė referendum. Kosovarėt duhet tė ndėrmarrin hapa dhe tė veprojnė si njė vend i pavarur gjė qė vendos presion mbi amerikanėt, amerikanėt nga ana e tyre ushtrojnė ndikim tek evropianėt dhe ata nga tjetėr tė ndikojnė tek rusėt dhe rusėt ndikojnė tek serbėt.

Zėri i Amerikės:
Analistėt thonė se njė nga synimet e Rusisė ėshtė pėrēarja e Bashkimit Evropian lidhur me statusin e Kosovės. A do tė arrijė Bashkimi Evropian tė dalė i bashkuar me njė vendim nė fund tė kėtij procesi?

Paul Williams:
Ekziston njė zgjidhje tre planėshe qė kėrkon njė ndėrhyrje shumė energjike politike. Kosovarėt duhet tė thonė qė nuk ka alternativė tjetėr pėrveē pavarėsisė, pavarėsia duhet tė shpallet nė fund tė 120 ditėve, me referendum. Ata gjithashtu duhet tė hapin pėr diskutim paketėn e Ahtisaarit: Nuk ka asgjė pozitive nė paketėn Ahtisaari pėr Kosovėn: ajo ka njė sėrė lėshimesh pėr Serbinė. Ata duhet tė shkojnė nė negociata me paketėn e hapur, tė paraqesin kėrkesat e tyre, duke i pėrforcuar ato me rezolutat e parlamentit tė tyre dhe me kėrkesėn pėr referendum. E dyta ėshtė qė Amerinėt duhet tė jenė shumė mė tė vendosur. Evropianėt, arrijnė nė vendime tė pėrbashkėta sigurie nė politikėn e jashtme vetėm kur amerikanėt marrin frenat nė dorė, siē ndodhi nė vitin 1999. Amerikanėt duhet tė thonė qė nė fund tė kėtyre 120 ditėve do ta njohin pavarėsinė e Kosovės dhe do ta mbėshtesin Kosovėn, pėr anėtarėsim nė OKB, Bankėn Botėrore dhe nė FMN dhe t’u kėrkojnė evropianėve tė jenė nė krah tė Shteteve tė Bashkuara. Evropa do tė pranojė sepse nuk do tė ndahet nga Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu amerikanėt dhe evropianėt duhet ta interpretojnė saktėsisht rezolutėn 1244, sepse rusėt dhe serbėt me shumė zgjuarsi e kanė interpretuar atė nė mbrojtje tė tėrėsisė territoriale tė Serbisė. Gjithēka qė ka tė bėjė me sovranitetin ėshtė nė parathėnie, e cila nuk ėshtė ligjėrisht e detyrueshme. 1244 parashikon vetėvendosje pėr Kosovėn dhe nuk pėrmend arritjen e saj me njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, apo me miratimin e Serbisė. Arsyeja pėr rezolutėn 1244 ishte se Serbia nuk ra dakord me atė qė u arrit nė Rambuje.

Zėri i Amerikės:
Ju pėrmendni dy skenarė, njėrin prej tyre konflikti i ngrirė i cili mund tė jetė i detyruar nga Bashkimi Evropian dhe njė tjetėr i ndikuar nga qėndrimi i udhėheqjes kosovare, nga Kosova vetė. Por cili mendoni ju ka mė shumė shanse pėr sukses, pra cili nga kėto do tė realizohet?

Paul Williams:
Unė kam frikė se ajo qė do tė ndodhė ėshtė konflikti i ngrirė. Ėshtė e rėndėsishme tė shohim rastet e mėparshme pėr krijimin e shteteve. Asnjė nga shtetet qė dolėn nga ish-Bashkimi Sovjetik nuk u krijuan nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit, por vetem u njohėn nga SHBA dhe Evropa. Po ashtu as Bosnja, Kroacia, Maqedonia nuk u njohėn nga Kėshilli i Sigurimit. Nuk ėshtė funksioni i Kėshillit tė Sigurimit qė tė krijojė shtete.

Zėri i Amerikės:
Nga pėrvoja juaj sa vende duhet ta njohin njė shtet tė ri nė mėnyrė qė ai tė jetė i pavarur dhe tė ketė legjitimitetin e duhur nė shkallė ndėrkombėtare?

Paul Williams:
Ėshtė e rėndėsishme qė Shtetet e Bashkuara, shtetet me peshė nė rajon qė nė kėtė rast do tė ishte Evropa, qoftė BE-ja, apo njė grup kyē vendesh anėtare. Nėse ke mbėshtetjen e tyre, si edhe tė disa shteteve si Japonia nė Azi, apo Afrika e Jugut, ndonjė vend tjetėr nė Lindjen e Mesme, kjo do tė ishte e mjaftueshme pėr t’u bėrė e pavarur dhe kėshtu do tė anėtarėsohej nė Bankėn Botėrore, FMN, OSBE. Do tė kishte pak vėshtirėsi pėr OKB-nė se duhet miratimi i Kėshillit tė Sigurimit, por edhe kjo do tė vijė me kalimin e kohės. Kemi parė raste kur Rusia ka thėnė jo dhe pastaj ėshtė tėrhequr. Nėse bėhet pėrmes Kėshillit tė Sigurimit, ajo vė veton, por nėse realizohet nė rrugėt tė tjera, kthehet nė njė realitet politik dhe Rusia e pranon. Pėrsa kohė qė rusėve u jepet mundėsia tė vėnė veton, ata do ta pėrdorin, por nėse u mbyllet kjo mundėsi duke gjetur rrugė tė tjera, ata do tė gjejnė diēka tjetėr me se tė merren.

Keida Kostreci
Zėri i Amerikės
03-08-2007

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u diskriminon shqiptarėt nė Veri tė Kosovės! (2008-11-01 15:30:29 nga admin1)
[ Kultura ] MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PĖR SHQIPTARĖT, SI MEKA DHE QABEJA PĖR MYSLIMANĖT (2008-11-01 01:40:28 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT DHE „PAKOJA AHTISAARI“…! (2008-09-19 14:27:03 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster