DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PER JUSUF GĖRVALLEN...
Postuar mė datėn: 2007-01-17 06:59:23 nga F.S :: Kategoria: Kultura

MR.SCI.FLORI BRUQI

Prishtinė 2007.

Jusuf Gėrvalla lindi mė 01 tetor 1945 nė Dubovik tė Deēanit, vrarė mizorisht mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah tė Gjermanisė. Shembulli i tij mbeti i gjallė nė gjithė ata intelektualė, shkrimtarė dhe qytetarė qė nuk po e marrin rrugėn e botės por rrinė e qėndrojnė ... Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė. Por, edhe shkrimtari Jusuf Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha. Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri Jusuf Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992,Flori Bruqi”Vrasėsit e liridonėve”,roman,Prishtinė,1996., etj ). Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė. Fat ky i zi qė duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaēi (megjithėse i shpėtoi fatit tė atij tė fundit tė cilin ca ēapkėnė qurranė e quajnė "shkrimtar tė dėshtuar" ose ēaprashisin ēilimillėqe pėr "gabimet" e tij). Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore. Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar. Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e
tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri". Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative. Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale. Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr". Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta". Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe. Kėnga "Do tė kthehem o nėnė" e kantautorit dhe shkrimtarit Jusuf Gėrvalla, ėshtė vetėm njėra nga perlat e tij muzikore qė i ka mbijetuar zhdukjes dhe si e tillė pas vrasjes sė tij mė 1982, pėr vite me radhė ėshtė dėgjuar fshehtas nga njerėzit nė Kosovė(Shyqri Galica,Flori Bruqi,Skendėr Tafaj ,Fatime LLugiqi etj). E ruajtur me kujdes, sė bashku me shumė kėngė tė tjera, ajo nė kėtė fillim vjeshte i ngjan njė rikthimi tė vonuar tė kanjushės sė verdhė poetike dhe muzikore tė njė artisti, krijimtaria e tė cilit u pre nga plumbat. Ky rikthim i vonuar por i domosdoshėm i Jusufit tek njerėzit qė aq shumė i deshi, thotė bashkėshortja e tij Suzanė Gėrvalla, duke folur pėr dy cd-tė me kėngėt e Jusuf Gėrvallės. " Kam patur dėshirė pėrherė qė tė rikthej Jusufin nė skenėn muzikore, qė tė rinjtė ta dėgjojnė Jusufin, sepse nuk kanė patur ku ta dėgjojnė zėrin e tij. Gjithashtu edhe gjeneratat tona tė cilat e kanė dėgjuar Jusufin janė mallėngjyer shumė, e kanė pritur mirė, sepse dhe u ka pėlqyer kėnga e tij. Aty do tė jenė dy CD. Njėri do t'i ketė kėngėt origjinale tė Jusufit, tė cilat i kėndon ai, ndėrsa tjetri do tė ketė 7 kėngė tė pėrpunuara nga kompozitorė tė tjerė", thotė zonja Gėrvalla. Krijimtaria muzikore e Jusuf Gėrvallės ėshtė shumė e gjerė dhe si e tillė ajo pėrfshin dhjetra kėngė, tė cilat kur ishte gjallė Jusufi i ka kėnduar nėpėr koncerte tė ndryshme apo i ka inēizuar nė radio dhe televizion, thotė mė tutje Suzanė Gėrvalla, duke shtuar se pėr fat tė keq, nga opusi i tij krijues muzikor, nuk kanė shpėtuar tė gjitha. "Fatkeqėsisht nė Radio Kosova nuk kishte asgjė. Ishin shkatėrruar krejt. Televizioni ka xhirime, por nuk kanė mundur ende t'i nxjerrin tė gjitha, kanė nxjerrė pak. Ndėrsa kėto kėngė qė janė nxjerrė tė pastra, janė nxjerrė nga Radio e Shkupit dhe nga aktorja e Teatri Popullor tė Kosovės z.Fatime Llugiqi,tė ruajtura nė njė kasetė mė kėrshėri. Sa i pėrket kėngėve qė janė pėrpunuar, unė e kam patur njė kasetė, tė cilėn e kam inēizuar dikur, kur ka qenė Jusufi gjallė, e kam ruajtur dhe nga ajo kaseta i kemi nxjerrė kėto kėngė qė i kanė pėrpunuar,mė tha mė 17 janar 1996 nė promovimin e romanit tim “Vrasėsit e liridonėve”,aktorja e mirėnjohur zonja Fatime Llugiqi. Krahas krijimtarisė muzikore, Jusuf Gėrvalla, zonja e Jusufit, Suzanė Gėrvalla, ka lėnė pas vetes edhe veprėn e tij letrare dhe publicistike, tė cilėn ajo ėshtė duke e mbledhur dhe pėrgatitur pėr botim. "Kam shumė materiale tė Jusufit. Mė vjen keq qė kurrkush nuk ėshtė interesuar deri sot pėr ato, t'i marrė, t'i pėrpunojė, t'i nxjerrė nė dritė. Prandaj detyrohem unė qė t'i bėj. Sivjet ėshtė 61 vjetori i tij i lindjes dhe unė kam marrė iniciativėn, ka shumė muaj qė unė punoj nė bibliotekė dhe po i mbledh tė gjitha shkrimet e Jusufit qė janė tė botuara nė gazetė. Kam punuar nė Shkup, i kam nxjerrė nga Flaka, nga Jehona. Kėtu i kam nxjerrė nga Rilindja, Zėri, Jeta e Re, nga tė gjitha gazetat dhe kur tė bėhet dua t'ia bashkangjit edhe njė libėr me publicistikėn e Isufit," pėrfundon e shoqja e tij Suzanė Gėrvalla. VEPRA LETRARE - KUJTIM I PAHARRUAR I FYTYRĖS POLIEDRIKE TĖ SHKRIMTARIT MARTIR Duke rilexuar vėllimin "Vepra Letrare" tė Jusuf Gėrvallės, botim i Shtėpisė Botuese "Ora" tė Prishtinės.Botimet si ky i vėllimit tė veprės letrare tė Jusuf Gėrvallės nga Shtėpia Botuese "Ora" e Prishtinės e botuar mė 1992 (me rastin e dhjetėvjetorit tė rėnjes sė J.G.), janė shenj nderimi e respekti ndaj figurės poliedrike tė Jusuf Gėrvallės, ngase para lexuesve nxorri portretin letrar mė komplet (deri mė tash), duke botuar kėshtu nė njė vėllim tė gjitha veprat e tij letrare. Botimi i kėsaj krijimtarie pėr lexuesin shqiptar ėshtė njė sihariq i rrallė dhe i ēmuar, ngase pėr tė, pra pėr krijuesin e artistin J.Gėrvalla, gjithnjė mund tė flitet e shkruhet nė bazė tė atyre veprave qė na i la si tė pėrfunduara, por edhe nė bazė tė veprave tė nisura e tė cilat s'arriti t'i pėrfundonte. Ky botim na jep tė kulluar krijimtarinė letrare tė Jusuf Gėrvallės tė mbarshtruara duke pasur pėr bazė kriterin e vitit tė botimit tė veprave tė tij. Nė kėtė vėllim janė pėrfshirė tė gjitha veprat letrare tė kėtij autori tė botuara si vėllime tė veēanta qoftė pėr tė gjallė tė tij (pėrmbledhjet e tij me poezi: "Fluturojnė e bien" 1975, "Kanjushė e verdhė", 1978 dhe "Shenjat e shenjta"), qoftė pas vdekjes sė tij (Romani "Rrotull", 1983 dhe drama "Procesi" 1984). Kėshtu duke marrė nė dorė kėtė botim ("Vepra letrare e Jusuf Gėrvallės") lexuesi do tė komunikojė mė lehtė me Jusufin si poet tė njė shprehje tė veēantė e spontane, tė lidhur ngusht me ambientin e vendlindjes (qė e karakterizon njė sėre poezive tė vėllimit "Flutrojnė e bien"). Kėtu do tė gjejmė poetin e vetmuar, tė ngjyer me ndjenjat e mallit dhe tė vetmisė e (kryesisht nė brumin poetik tė vėllimit "Kanjushė e verdhė"). Poashtu lexuesi kėtu do tė gjejė poetin e pikėlluar i cili pėrmes idesė sė vetmisė njerėzore e zbėrthen faqen tragjikomike tė jetės (kryesisht nė poezitė e pėrmbledhjes "Shenjat e shenjta"). Nė kėtė botim lexuesi do tė komunikojė edhe me romansierin, i cili me njė gjuhė tė pastėr e tė rindėrtuar mbi shprehjen ambientale rrėfen dhe vetėrrėfehet. Kemi pra kėtu atė rrėfimin rrotull ose thėnė ndryshe rrėfimin figurativ. Romani "Rrotull" i Jusuf Gėrvallės ėshtė njė roman i personazhit, nė kėtė rast konkretisht, i personazhit Ketė Avdisė. Ky personazh ka tė lidhura rreth vetes fijet e linjat ngjyrėshumta tė tė gjitha tė ndodhurave nė njė tėrėsi fabulore. Ngjarja e romanit shtrihet, apo zė fill qė nga lindja e Ketės dhe mbaron me aktin e martesės sė tij. Pėrveē nga ky aspekt romani "Rrotull", mund tė konsiderohet dhe tė studiohet edhe nga njė aspekt tjetėr - si roman i ambientit. Pikėrisht katundi Vijujė (emėr i figuruar) ėshtė ai ambienti romansor me tė cilin ngushtė lidhen edhe artikulohen tė gjitha veprimet, pasojat, dhembjet, ėndėrrat, synimet, imagjinata e njerėzve tė kėtij ambienti e qė janė ndėrtues tė fabulės sė romanit "Rrotull", ku autori tenton tė hyjė thellė nė botėn e njeriut tė njė realiteti tė caktuar duke prekur kėshtu plagė tė ndjeshme tė tij, siē janė mentaliteti prapanik, varfėria, kurbeti, etj. Karakteristika kėto tė njohura pėr njeriun e kėtij ambienti, apo plagė plagė tė njeriut tė kėtushėm qė kullojnė vazhdimisht. Pra, siē do tė shprehej edhe kritiku e studiuesi Sabri Hamiti: "Fuqia dhe vlera letrare e romanit "Rrotull" tė Jusuf Gėrvallės qėndron nė fjalėn, nė domthėnien dhe orkestrimin e saj nė tėrėsinė e tekstit”.Siē shihet, Jusuf Gėrvalla individualitetin e tij krijues e bėri nė lėmin e poezisė, por ai nisi t'i kushtohej edhe prozės dhe dramės. Por, hapat e parė drejt krijimit tė individualitetit tė tij nė kėto dy gjini letrare u ndėrprenė tragjikisht. Ai na la njė roman tė pėrfunduar (qė na jep tė kuptojmė se kishim tė bėnim me njė prozator shumė serioz) dhe njė dramė qė siē shihet ėshtė hap i parė i tij nė kėtė fushė. Pra, drama "Procesi", edhe pse e shkruar e fundit nga kjo penė estetikisht nuk ėshtė e nivelit tė veprave tė tjera. Drama "Procesi", qė trajton njė proces gjyqėsor nė Prishtinė tė shpifur kundėr veprimtarėve kombėtarė tė cilėt tė prirur nga ideali i lirisė nuk dorėzohen nė asnjė mėnyrė para shtypėsve. Drama jo vetėm qė shpreh qėndresėn e tė burgosurve, tė cilėt para gjuqit e zhveshin maskėn e pushtuesit, por nė anėn tjetėr ėshtė njė dėshmi tronditėse e njė kohe tė vėshtirė e shqiptarėve tė Kosovės dhe luftės sė tyre pėr ēlirim.Vėllimi "Vepra letrare e Jusuf Gėrvallės", shoqėrohet edhe nga njė parathėnje tė thukėt studimore e shkruar nga pena e kritikut tonė letrar, sot njėri nga mė tė mirėt nė fushėn e kritikės nė letėrsinė shqipe, Sabri Hamiti, i cili lexuesit ia zbėrthen vlerat ideo - artistike e estetike tė veprės sė J.Gėrvallės nė pėrgjithėsi. Njė studim i tillė gjithėsesi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė botim si ky. Ky botim shoqėrohet edhe me shėnime autobiografike, me njė shėnim tė shkurtėr pėr kėtė botim dhe me njė fjalė pėrkujtuese tė Skėnder Blakajt me rastin e dhjetvjetorit tė vdekjes sė J.Gėrvallės dhe me rastin e kėtij botimi, pėr tė cilin ai shprehet kėshtu: "Botimet si ky ēojnė nė takim tė sėrishėm me Jusufin tonė”. Duke shfletuar e rilexuar kėtė botim tė ēmuar, shpresojmė se nė tė ardhmen, nė njė tė ardhme tė afėrt, nė njė botim tė kėtillė do t'i kemi edhe poezitė e Jusufit qė kanė mbetur jashtė veprave tė tij tė botuara, pastaj tekstet e kėngėve qė ai i kėndonte me kitarė, prozat e pabotuara tė shkruara gjatė viteve shtatėdhjetė dhe artikujt e tij tė shumtė pėr artin muzikor e atė letrar...
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Kultura ] "LAVDI ENVER HOXHĖS” pushtojnė Gjirokastrėn (2008-10-04 18:04:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] CUFA – URAGAN I PANDALSHĖM (2008-10-04 12:56:16 nga admin4)
[ Opinione ] MACJA QĖ FSHIHET NĖ QOSHE, MUND TĖ KTHEHET NĖ LUAN (2008-10-04 05:53:10 nga admin4)
[ Kultura ] Anekdota: LOPA NUK E HA KASHTĖN! (2008-10-04 04:50:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster