| » Opcionet për artikullin |
|
Lideret e G8-es kanė deshtuar dhe propozimi i Sarkozy ėshtė refuzuar nga tė gjithe, sepse nje pjese e shteteve refuzuan idene e shtyrjes per 6 muaj dhe vazhdimin e negociatave.
* Lideret e G8-es kane deshtuar ne perpjekjen qe te arrijne marreveshje per pavaresine e Kosoves. Propozimi i djeshem i Nicholas Sarkozy eshte refuzuar nga te gjithe, sepse nje pjese e shteteve refuzon idene e shtyrjes per 6 muaj dhe vazhdimin e negociatave, ndersa Rusia refuzon te pranoje se pas ketij afati do ta njohe pavaresine e Kosoves. Lideret e G8-es ne nje komunikate per shtyp konfirmuan mossuksesin, por premtuan se do ti mbeten te perkushtuar kesaj ēeshtjeje. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmeruar takimin e Grupit te Kontaktit, ne nivelin e drejtoreve politik, javen e ardhshme, ne menyre qe te diskutohet se si duhet shkuar tutje.
Duhet intensivisht te punojme ne ēeshtjen e Kosoves, tha Merkel. Hedhjen poshte te idese per shtyrje e ka konfirmuar edhe vete Sarkozy, i cili u shpreh se propozimi i tij kishte qellimin e ndihmeses, sepse nuk do te ishte problematike shtyrja per ca jave, nese nderkohe do te ekzistonin garanci se pavaresia e Kosoves do te ishte e pakontestueshme. Angazhimet e mia per pavaresine e Kosoves jane shume te qarta, deklaroi Nicholas Sarkozy. Kunder ketij plani u shprehen te gjithe lideret e G8-es. Per kryeministrin italian, Romano Prodi, nuk ka alternative tjeter perveē planit te Ahtisaarit.
Eshte shpenzuar shume kohe dhe nuk ka me vend per bisedime, ka thene Prodi. Kryetari i Rusise, Vlladimir Putin, nga ana tjeter, per here te pare eshte kercenuar me veto, gjate takimit me Nicholas Sarkozy, ka konfirmuar vete presidenti francez. Duke iu drejtuar gazetareve Putin tha se qendrimi rus eshte konform me te drejten nderkombetare. Nese vetevendosja eshte me e rendesishme se e drejta nderkombetare, atehere kjo duhet te vleje per te gjitha vendet tjera ne bote, deklaroi Vlladimir Putin. (RTK)
*Vendet perendimore dhe Rusia, pjesemarrese ne samitin e G8 nuk kane rende dakort per miratimin e propozimit te presidentit francez, Nikola Sarkozy, per shtyrje gjashtemujore te zgjidhjes se statusit te Kosoves. Burime diplomatike shprehen se propozimi i Presidentit francez, Nikola Sarkozy, nuk ka kaluar per shkak te hezitimit rus per te nenshkruar marreveshjen me te cilen Moska do te detyrohej te pranonte zgjidhjen qe ēon drejt pavaresise se Kosoves, ne rast te deshtimit te gjetjes se nje zgjidhjeje tjeter.
Presidenti francez paraqiti papritmas nje propozim me te cilin do ti jepej nje afat gjashtemujor Rusise per te reflektuar ndaj propozimit te Ahtisaarit per Kosoven dhe do te angazhonte serish Prishtinen dhe Beogradin ne nje proces te ri negociatash. Presidenti Sarkozy ka thene se ne rast mosdakordimi permes negociatave te reja, plani Ahtisaari do te duhej te pranohej dhe te zbatohej menjehere. Diplomate te huaj shprehen se perpjekje te reja mund te behen gjate dites se sotme ne samitin e G8-s qe po zhvillohet ne Gjermani per te arritur nje marreveshje, megjithese ka pak gjasa qe perfaqesuesit e shtate vendeve me te zhvilluara industrialisht ne bote dhe Rusia, ti kthehen serish Kosoves ne diten kur do te flasin per ēeshtjet e tjera ne bote, perfshire edhe Afriken.
Diplomatet thone se ne rast te asnje marreveshjeje, Rezoluta per Kosoven do te paraqitet brenda pak javesh ne Keshillin e Sigurimit, megjithese behet me dije se kjo mund te ndodhe pas takimit te presidenteve Bush e Putin, ne fillim te korrikut ne SHBA. (BBC)
|
|