DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Deputetėt e Kuvendit Kosovės mesatarisht paguhen tetė herė mė shumė se pėrfaqėsuesit komunal
Postuar mė datėn: 2008-09-08 10:53:56 nga admin4 :: Kategoria: Opinione
Shkruan: Besim Toska

Tė diskriminuar dhe tė pėrbuzur

Deputetėt e kuvendeve komunale, janė viktimė tė ‘babaxhanėve tė partive’ tė tyre, sepse ata fitojnė rėndėsinė para udhėheqėsve tė tyre, njė herė nė katėr vjet apo dy, varėsisht se kur mbahen zgjedhjet.

Dallimet nė pagesa nuk janė tė pranishme vetėm ndėrmjet sektorit privat dhe publik, apo sė fundi ndėrmjet arsimtarėve dhe mjekėve, por edhe ndėrmjet vetė ligjvėnėsve, atyre kombėtarė dhe komunal. Dallimi ėshtė aq i madh, sa kėshilltarėt komunal nuk kanė s’i ta fshehin ndjenjėn e tė qenit tė pėrbuzur. Pėr tė njėjtėn punė, por qė dallon pėr nga pesha deputetėt e Kuvendit tė Kosovės deri mė tash paguheshin 13 deri nė 20 herė mė shumė varėsisht nga funksioni qė kanė. Por, edhe me rritjen aktuale, ende ekziston diskriminim i vrazhdė.

“Kemi marrė nga 100 euro nė muaj dhe kjo ėshtė njė mizėrie kur dihet se kolegėt tanė nė Kuvendin e Kosovės marrin tė ardhura dhjetė fish mė tė larta se ne deputetėt lokal”,-thotė deputeti lokal Avurrahman Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Dardanisė.

Viktima tė lidershipit partiak!

Derisa deputetėt e Kuvendit tė Kosovės marrin nga 980 euro rrogė bazė, plus pagesat pėr seanca dhe punėn nė komisione, si dhe kompensim pėr ata qė udhėtojnė, arrin nė rreth 1300 euro, ndėrsa maksimumi pėr kryetar tė komisioneve dhe anėtar tė Kryesisė sė Kuvendit ngrihet deri nė 2200 euro. Kolegėt e tyre lokal deri mė tash kanė marr nga 100 euro rrogė fikse, duke u diskriminuar tmerrėsisht. Kjo i kishte shtyrė shumė deputetė lokal tė komunave, qė tė fillonin tė bėnin trysni tė madhe, se nėse nuk iu rriten tė ardhurat do tė bojkotonin punėn e kuvendeve. Siē duket gjėrat kanė lėvizur pak pėrpara dhe tash Qeveria e Kosovės ka nxjerr njė udhėzim administrativ pėr njė ngritje fare modeste tė pagave, nė krahasim me pagat qė marrin deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės merren me nxjerrjen e ligjeve, qė deri mė tash nė fakt mbi 95 pėr qind janė hartuar nga qeveria, ndėrsa me nismėn e tyre nuk kanė nxjerrė as tė paktėn 10 ligje. Dhe bashkė me nxjerrjen e ligjeve, kėta kanė mundėsi qė t’ia imponojnė dhe ndryshojnė politikat qeverisė, pėrfshirė edhe pėr pagat pėr qeveritar dhe deputet. Dhe nė kėtė pikė tė gjitha partitė janė tė njė mendje: “t’i rrisim pagat pėr vete”.

Ndėrkohė, qė deputetėt lokal apo tė komunave, nuk merren me nxjerrjen e ligjeve, por me miratimin e rregulloreve dhe vendimeve, qė ndikojnė drejtpėrdrejtė nė pėrditshmėrinė e qytetarėve, tė komunės sė cilės i pėrkasin. Kėta nuk kanė mundėsi qė tė marrin vendim pėr t’ia rritur pagat vetes.

Si rezultat i kėsaj pafuqie deputetėt komunal janė viktimė, tė babaxhanėve tė partive tė tyre, sepse ata fitojnė rėndėsinė para udhėheqėsve tė tyre, njė herė nė katėr vjet apo dy, varėsisht se kur mbahen zgjedhjet.

Avdurrahman Krasniqi, deputet i Kuvendit Komunal tė Prishtinės sikur edhe tė gjithė deputetėt e tjerė komunal jo vetėm tė Prishtinės, por tė tė gjitha komunave tė Kosovės nuk ėshtė i kėnaqur as me trajtimin e tė ardhurave, qė tash ėshtė pėrcaktuar, pasi jo nė pakė raste, edhe kėta tė vetmen punė e kanė pėrfaqėsimin nė komuna.

Ai tregoi se pėrveē 100 eurove qė ka marr deri tash nuk ka tė ardhura tjera dhe me kėto mjete mban familjen. Krasniqi pėrveē se ėshtė deputet ėshtė edhe anėtarė i Komitetit pėr Urbanizėm dhe pėr kėtė punė nuk ka kurrfarė shpėrblimi. “Shpresojmė se tash tė ardhurat do tė na rriten, sepse nė tė kundėrtėn do tė bojkotoj punėn qė kam, sepse kėto tė ardhura qė marrė janė qesharake”, -thotė deputeti ai.

Rritje jo e kėnaqshme

Samet Dalipi, kėshilltar i Ministrit tė Administrimit tė Pushtetit Lokal, thotė pėr gazetėn se pėr punėn qė bėjnė deputetėt komunal janė kompensuar pak, dhe se pagesa prej 100 eurove nuk ėshtė zgjidhje fatlume pėr ta. Ministria, ka hartuar dhe i ka propozuar njė udhėzim administrativ Qeverisė sė Kosovės, i cili ėshtė miratuar me disa vėrejtje. “Tash e tutje tė gjithė deputetėt komunal tė komunave tė vendit, pėr punėn qė kryejnė do tė kenė njė kompensim jo aq tė kėnaqshėm, por megjithatė ėshtė i respektueshėm”, -thotė Dalipi. Sipas udhėzimit, deputetėt lokal do tė marrin nga 100 euro rrogė fikse plus 125 tė tjera pėr ēdo pjesėmarrje nė mbledhjet qė mbahen. Dalipi, konfirmon se kjo gjendje ka qenė pasojė e politikave qeveritare, dhe se nuk kanė pasur mundėsi ta ndikojnė komunat.

Sazan Ibrahimi, kryeshef ekzekutiv i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, njė agjenci qė pretendon tė rrisė rolin dhe ndikimin politik tė komunave tek institucionet qendrore, thotė se Asociacioni ka vlerėsuar qė nga fillimi se pagesa nga 100 euro nė muaj pėr deputetėt komunal ėshtė e padrejtė, sepse gjatė fushatave parazgjedhore i ėshtė premtuar njė shumė mė e madhe. “Prej fillimit ne si AKK, e kemi kundėrshtuar Udhėzimin Administrativ qė ka ardhur nga niveli qendror pėr pagat e anėtarėve tė Kuvendeve Komunale”,-thotė Ibrahimi. Ai po ashtu thotė se deputetėve iu ka kufizuar e drejta pėr tė marrė njė shumė nė aktivitetet e tyre, nė komitetet e komisionet funksionale tė Kuvendeve Komunale. AKK-ja ka kėrkuar qė ēdo anėtari tė Asambleve Komunale nė muaj t’i jepen nga 200 euro dhe pėr ēdo pjesėmarrje nė mbledhje tė komiteteve e komisioneve tė marrin nga 25 euro.

Asociacioni i Komunave nuk ishte pėrfillur nga qeveria

Kryeshefi i Asociacionit, Ibrahimi thotė se kėtė propozim ia kanė bėrė Ministrisė sė Administrimit tė Pushtetit Lokal dhe kjo ēėshtje ėshtė ngritur edhe nė kabinetin qeveritar tė Kosovės, ėshtė diskutuar. Sipas informatave qė ka drejtori i AKK-sė, ėshtė hartuar njė udhėzim tjetėr administrativ i cili besohet se do tė ngit kėto shuma pėr anėtarėt e Kuvendeve Komunale. “Besojmė se do tė bėhet ky ndryshim, sepse anėtarėt e KK-ve janė shumė tė zhgėnjyer duke i krahasuar tė ardhurat e tyre me anėtarėt e nivelit qendror tė Kuvendit tė Kosovės. Kjo ėshtė njė diskrepancė e madhe dhe besojmė se do tė gjendet njė gjuhė e pėrbashkėt qė tė mos vij deri tė bllokimi i punimeve tė kuvendeve komunale”,-thotė Sazan Ibrahimi. Sipas tij nė shumicėn e rasteve anėtarėt e KK-ve kanė thėnė se nėse nuk bėhet rritja e tė ardhurave tė tyre, atėherė do tė vij edhe deri te bllokimi i punės nė kuvende.

Halim Halimi, shef i administratės nė Komunėn e Prishtinės, thotė se tė ardhurat pėr deputetėt komunal janė ngritur nga 215 deri nė 270 euro, por komuna ende nuk ka marr ndonjė vendim zyrtar nga Qeveria e Kosovės. “Deri mė tash deputetet komunal tė Prishtinės dhe tė komunave tjera tė vendit kanė marr nga 100 euro pėr punėn qė kanė bėrė dhe kjo ka qenė njė gjė jo reale nė krahasim me tė ardhurat qė marrin deputetit e nivelit qendror”, - tha shefi i administratės sė Komunės sė Prishtinės.

Tė gjithė ishin tė pajtuar se po ndodhte diskriminimi, por askush nuk bėnte atė qė duhej bėrė, deri sa nuk u paralajmėruar rebelimi. Pranimi i zgjidhjes sė problemeve vetėm nga pozicioni kėrcėnues, ėshtė argument i qeverisjes sė dobėt, dhe vazhdon tė nxisė reagime revoltuese edhe nga strukturat tjera tė sistemit qė janė tė pakėnaqur me paga.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Deputetėt: Strukturat paralele do kenė kundėrpėrgjigje (2008-07-10 14:52:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Deputetėt shqiptarė reagojnė ndaj projektligjit pėr pasaportat e Malit tė Zi (2008-03-06 04:03:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Deputetet serb: Nuk duam lidhje me BE-ne pa Kosoven (2008-03-06 03:53:07 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] PS pėrjashton nga grupi 6 deputetėt, i kėrkon Blushit tė rikthehet (2007-07-23 18:54:34 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Deputetėt rusė pėrkrahin Serbinė pėr Kosovėn (2007-06-07 10:50:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Deputetet e Kosoves (2007-04-14 16:32:28 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster