DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NĖ SERBI FITOI BORIS TADIQI, JO, ENDE DEMOKRACIA EVRO-PERĖNDIMORE!
Postuar mė datėn: 2008-02-05 15:52:20 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Vota e Novi-Sadit, e Beogradit, e diasporas serbe dhe e minoriteteve nė Serbi (sidomos nė Novi Pazar dhe nė Vojvodinė) e shpėtoi Boris Tadiqin nga disfata e oponentit tė tij radikal, Tomislav Nikoliq, tė cilit nuk i mjaftoi numri i votave tė elektoratit zgjedhės nė Serbinė Qendrore, e cila Nikoliqit ia hodhoi 51,1 pėr qind, kurse Tadiqit 47, 2 pėr qind.

Gjithashtu, Tomislav Nikoliqit nuk i ndihmoi as pėrqindja e votave mbi 76%, tė fituara nga elektorati i enklavave tė minoritetit kolon serb nė Kosovė, pėrfaqėsuesit e tė cilit, edhe nė kėtė rast tė votimit pėr sheshelistin radikal, Tomislav Nikoliq, dėshmuan haptazi, se janė iniciatorėt dhe fjatorėt kryesorė tė djegies sė Kosovės shqiptare mė 1999 nga makineria paramilitare, militare dhe policore e regjimit gjenocidal terrorist tė Slobodan Milosheviqit, duke harruar faktin se tani ka perėnduar koha e terrorit dhe e tiranisė shtypėse, pushtuese dhe gjenocidale e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, e Vojislav Sheshelit dhe e Zhelko Razhnjatoviq- Arkanit...,etj. nė Kosovėn shqiptare.

Jemi nė vitin 2008 (jo nė “vitet e arta” 1989-1999 tė Slobodan Milosheviqit, kohė kjo, kur shqiptarėt ishin tė pambrojtur ushtarakisht si rrjedhim i paficikimit dhe pushtimit ushtarak e policor tė Serbisė gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit), nė kushte dhe nė rrethana politike diametralisht tė ndryshme nga ato tė kohės pushtuese tė Serbisė soldateske tė kryekriminelit Slobodan Milosheviq. Kosova sot, ėshtė nė zotėrimin e shqiptarėve dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare (Amerika dhe NATO), de facto dhe de jure ėshtė jashtė qeverisjes politike, administrative, ekonomike, juridiko-kushteuese, ushtarake dhe policore. Pavarėsisht nga ėndėrrat fantazmė tė minoritetit serb, se Kosovėn da ta “ripushtojnė” prapė me forcė, pėr ta kthyerė ushtrinė dhe policinė shfarosėse dhe gjenocidale serbe, Kosova mė nuk ėshtė pronė koloniale e Serbisė, as nė nėn sovranitetin e saj kolonial, por ėshtė nė duar tė titullarit tė saj legjitim dhe legal-popullit shqiptar.

* * *





Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Pas shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, mė 3 shkurt 2008, u bė i ditur fakti se Boris Tadiq kishte fituar 50,5 pėr qind tė votave nga elektorati zgjedhor, kurse rivali i tij, Tomislav Nikoliq kishte ngelur prapa tij vetėm me 47,9 pėr qind, qė do tė thotė se konkurrenti i tij Boris Tadiq fitoi vetėm 2 pėr qind mė shumė tė votave nga trupi zgjedhor.

Kjo fitore e rizgjedhjes sė Boris Tadiqit pėr president tė Serbisė, mund tė quhet fitore pėr “birė tė gjilpėrės”, qė ipso facto nuk do tė thotė se ka fituar demokracia evropiane nė Serbi, por ka fituar Boris Tadiqi me Partinė Demokratike tė tij dhe me simpatizuesit e tyre veēanėrisht nė Beograd (53, 6%), nė Vojvodinė(55,1%).

Kjo pėrqindje e fituar nga votuesit e Beogradit dhe tė Novi-Sadit, si dhe pėrqinjda irelevante nga diaspora serbe, ia siguruan rizgjedhjen e Boris Tadiqit pėr kryetar tė Serbisė.

Ndėrkaq, kur ėshtė fajala pėr kundėrkandidatin e tij humbės nė xhiron e dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, Tomislav Nikoliq (kryetar i SRS-sė), ai dėshtoi pikėrisht pėr shkak tė imazhit negativ tė Partisė Radikale tė Serbisė, qė idenditifkohet me emrin dhe me veprėn kriminale-terroriste, antihumane, antidemokratuke, antipaqėsore tė ish-kryetarit tė saj ēetniko-fashist, Vojislav Sheshel, tė kryerė kundėr popujve tė pafajshėm nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė.

Pra, radikali sheshelist fashist serbomadh, Tomislav Nikoliq, nuk e fitoi numrin e duhur tė votave, qė tė zgjidhej president i Serbisė, pėr shkak se shumica dėrrmuese e popullit serb ndodhet buzė greminės ekonomike, materiale dhe ekzistenciale. Kjo, do tė thotė se, serbėt janė ngopur me luftėra, me agresione dhe me gjenocide tė shtetit dhe tė shtetarėve tė tyre tė deritashėm.

Kėshtu, tė paktėn ka reflektuar antivota e tyre kundėr radikalizmit sheshelist, tė prezantuar dhe tė pėrfaqėsuar nga Tomislav Nikoliqi, i cili pėr 2 pėr qind mė pak tė votave sesa Boris Tadiqi, pėsoi disfatė nė xhiron e dytė tė gjedhjeve presidenciale nė Serbi, mė 3 shkurt 2008.

Dėshira e BE-sė pėr demokratizimin e Serbisė

*** Havier Solana: “Pas zgjedhjes sė Boris Tadiqit pėr kryetar, jemi tė bindur se Serbia do ta ndjekė kursin proevropian dhe, besojmė se, kėsisoj, mund tė pėrshpejtohet procesi drejt Bashkimit Evropian(BE-sė).” (www.jutarnjilist.hr, 4.02.2008).

Edhe ne i bashkohemi dėshirės sė komesarit pėr siguri dhe politikė tė jashtme tė Bashkimit Evropian (BE-sė), Havier Solana, por kjo dėshirė, kjo bindje dhe kjo shpresė jonė e pėrbashkėt, me gjasė, do tė ngelin tė parealizueshme dhe, vetėm tė njėanshme, sepse nė Serbi ende nuk kanė fituar forcat demokratike, pėr shkak se ato ende janė minore dhe jashtė radhėve tė pushtetit shtetėror.

Thjesht, fitorja e Boris Tadiqit pėr kryetar, nuk ėshtė kurrfarė dėshmie reale se, nė Serbi kanė fituar forcat e njėmendta demokratike, pavarėsisht nga fakti se, Boris Tadiqi (nominalisht) i pėrket Partisė Demokratike

Prandaj, duke mbajtur parasysh “rezultatet” e politikės sė tij tė deritashme gjatė mandatit 4-vjeēar (2004-2008), gjasėt janė minimale, se ai do ta reformojė Serbinė nė kuptimin demorkatik sipas standardeve dhe vlerave tė Evropės demokratike dhe integruese. Pse e themi kėtė, sepse politika ekzistuese e Serbisė ende nuk ėshtė shkėputr nga “zinxhiri” i politikės megalomane dhe kolonialiste tė regjimit tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit (ish-kryetar i Serbisė, pėrkatėsisht i RFJ-sė=Serbia dhe Mali i Zi). Ky ėshtė hendikepi kryesor pse as gjatė mandatit tė ardhshėm katėrvjeēar, Boris Tadiqi nuk do tė ketė kapacitet politik as demokratik pėr tė ndryshuar raportin e forcave dhe tė subjekteve politike nė Serbi.

Kosova-testi i parė pėr fitoren e demokracisė nė Serbi

Vėrtet, nėse Boris Tadiqi dhe forcat e tij, qė e kanė mbėshtetur dhe e kanė votuar, do tė arrijnė qė tė ndėrrojnė kursin e deritashėm tė politikės sė tyre negative ndaj Kosovės, atėherė mund tė thuhet se, nė Serbi ka filluar “stina pranverore” e demokratizimit dhe e reformave tė saj tė brendshme.

Ndryshe, nėse vazhdojnė me “kėngėn e moēme” regresive dhe antidemokratike, nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Serbisė, se “Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Serbisė”, atėherė nuk mund tė thuhet, e aq mė pak tė vėrtetohet teza politike se, me fitoren e Boris Tadiqit pėr kryetar, nė Serbi ka fituar koncepti dhe orinetimi i demokracisė evro-perėndimore. Jo, assesi, sepse Boris Tadiqi gjatė mandatit tė tij, tė parėshėm 4-vjeēar, nuk qe nė gjendje jo pėr tė zgjidhur, por e ndėrlikoi edhe mė shumė problemin e mėprehtė kolonial tė Kosovės, duke e qujatur “problem tė brendshėm” tė Serbisė.

Jo vetėm Evropa, por edhe ne, si demokratė, vėrtet, do tė dėshironim qė njė ditė nė Serbi, tė fitonin dhe tė vinin nė shprehje forcat e shėndosha demokratike pėrparimtare me ide, me koncepte, me qėndrime dhe me vizion demokratik paqėsor, por si po duket nga paradigmat e deritashme tė politikės sė Serbisė (2000-2008), ajo ditė do tė jetė e largėt dhe, (ndoshta edhe e paarritshme) edhe pėr vetė reformimin e Serbisė, edhe pėr fqinjtė e saj, tė dėmtuar me shekuj nga ajo vetė, si dhe pėr Evropėn e integruar demokratike, sepse ende ėshtė e pranishme nė kokėn e Boris Tadiqit dhe tė serbomėdhenjve tė tjerė (nė pushtet dhe jashtė pushtetit shtetėror tė tij) mitomania historike, gjeopolitike dhe kulturore e Serbisė nė dėm tė inetresave territoriale dhe shtetėrore tė shqiptarėve, tė hungarezėve dhe tė kroatėve fqinj tė Serbisė.

Domthenė, derisa serbėt dhe Serbia e Boris Tadiqit, tė ushqejnė pretendime territoriale ndaj Kosovės (tė cilėn e konsiderojnė si “pronė tė paluajtshme” tė tyre), pėrkatėsisht Shqipėrisė Etnike, ndaj Kroacisė dhe ndaj Vojvodinės, nuk mund tė pohojmė, as tė shpresojmė se, nė Serbi kanė fituar forcat demokratike me orientim proevropian, pavarėsisht nga interesi ynė racional demokratik dhe paqėsor.

Praktikisht, nė Serbi ėshtė e vėshtirė fitojė demokracia Perėndimore, sepse historikisht ajo nuk i ka rrėnjėt nė Evropėn antike perėndimore, por mė tepėr ėshtė “qiraxhinj” i imponuar i saj, me prejardhje lindore aziatike. Kėtė diskurs Serbia dhe serbomėdhnjet e kanė dėshmuar me luftėrat, me agresionet dhe me gjenocidet e tyre kolonilaiste shekullore, pikėrisht ndaj vlerave mė tė lashta tė Evropės Perėndimore siē janė: shqiptarėt, kroatėt dhe hungarezėt, ku territoret dhe njė numėr i konisderushėm e popullėsive tė tyre, fatkeqėsisht, edhe sot, nė dekadėn e parė tė shekullit XXI, ndodhen nė ēizmen e hekrut tė kolonialzimit dhe tė hegjemonismit tė Serbisė sė Madhe.

Derisa Serbia tė ketė probleme dhe, tė nodhet nėn hipotekėn e saj kolonialiste, as ne, si “klientė” tė saj tė robėruar, as Evropa e integruar demokratike, e as bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund tė llogarisim, as tė jemi optimistė dhe, tė bindur se fitorja e Boris Tadiqit pėr kryetar tė Serbisė, “ėshtė prova mė e sigurt e orientimit prodemokratik evropian” as e Serbisė e as e tadiqėve tė saj.

Zgjedhja e Tadiqit-alternativa “midis dy tė kėqiave”

Si opinioni i brendshėm, ashtu edhe ai ndėrkombėtar, rizgjedhjen e Boris Tadiqit pėr kryetar tė Serbisė, duhet ta kenė kuptuar mė tepėr si zgjidhje alternative “midis dy tė kėqiave”, si thotė njė fjalė e urtė popullore, e jo kursesi si fitore e demokracisė evropiane nė Serbi, sepse njė vlerėsim i kėtillė ėshtė i paqėdnrueshėm politikisht nga shkaku se mungojnė faktet dhe argumentet pėr justifikimin e tij nė kuptimin real dhe objektiv tė pėrkufizimit tė situatės politike dhe shtetėrore nė Serbi, pavarėsisht nga fakti se, si politika, propaganda, diplomacia zyrtare e Beogradit dhe i gjithė spektri politik (pozitė-opozitė) verbalisht “janė betuar se janė nisur” nė rrugėn e gjatė pėr tė hyrė nė BE, por jo edhe pa Kosovėn. Pikėrsiht, kjo logjikė destruktive e politikės zyrtare dhe jozyrtare e Serbisė sheshit provon se BE-ja ėshtė e paarritshme pėr Serbinė dhe pėr udhėheqjen e saj, tė pėrbėrė nga tadiqėt, koshtuniqėt, nikoloqėt, artemiqėt e shumė tjerė, tė cilėt, as de facto, as de jure nuk duan ta ėndėrrojnė shkuarjen nė Evropė pa Kosovėn shqiptare.

Sipas konceptit dhe vizionit tė kėtillė “demokratik” tė serbomėdhenjve dhe tė Beogradit zyrtar, del se, vetėm nė kėtė mėnyrė, mund tė “demokratizohet” Serbia dhe, “mbi tė gjitha”, kėsisoj, “do tė respektohej dhe, do tė mbrohej edhe e drejta ndėrkombėtare” nė Beograd, sipas sė cilės Serbia dhe drejtuesit e saj, Kosovėn e quajnė “pjesė tė pandashme tė territorit” tė Serbisė.

“Zeniti i demokratit proevropian” serb

-Boris Tadiq: “ Kurrė nuk do tė pranoj, as nuk do ta nėnshkruaj ēfarėdo forme qoftė tė pavaraėsisė sė Kosovės.” (//www.kim.sr.gov.yu, 14. 12. 20070).

Ja, kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore pse serbėt e kanė votuar Boris Tadiqin, qė tė rizgjedhet kryetar i Serbisė. Ndėrkaq, arsyeja tjetėr ėshtė frika dhe aversioni i minoriteteve joserbe nė Serbi( sidomos nė Novi-Pazar dhe nė Vojvodinė) ndaj ekstremizmit dhe nacionalshovinizmit tė PRS-sė me nė krye Tomislav Nikoliqin.

Ja, kjo deklaratė dhe, disa nga dhjetra deklarata tė tjera tė Boris Tadiqit kundėr pavarėsisė sė Kosovės, qė e “justifikojnė” konstatimin arbitrar dhe, pa kurrfarė baze tė qėndrueshme politike, se kryetari i djeshėm dhe i sotėm i Serbisė, Boris Tadiq, ėshtė demokrat i moderuar me orientim proevropian, nė “shkallė mė tė lartė” politike dhe nacionalsite sesa radikalisti, Tomislav Nikoliqi, por ėshtė simetri e tij, kur ėshtė fjala pėr mohimin e pavarėsisė sė Kosovės. Nė kėtė kuptim, Partia Demokratike e Boris Tadiqit dhe Partia Radikale Serbe e Tomislav Nikoliqit, ashtu sikurse edhe tė gjitha partitė e tjera serbe, mund tė jenė asmiterike vetėm nė shprehjen e nuancave tė ngjyrosura taktike dhe propagandistike tė marketingut politik. Ndėrkaq, pėr nga pėrmbajtja dhe strategjia e tyre janė plotėsisht tė barazvlerėshme, kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e sovranitet kolonial tė Serbisė nė Kosovė.

Ndaj, ėshtė e ēuditshme, e diskutueshme dhe hipotetike teza vlerėsuese se, politika zyrtare e Serbisė sė Boris Tadiqit “ėshtė proevropiane.” ?! – Nga kjo tezė e ēoroditur dhe e papeshuar moralisht dhe politikisht?! – Sa ėshtė fajtor radikalisti, Tomislav Nikoliq, hiq mė pak nuk ėshtė pa faj dhe papėrgjegjėsi, edhe Boris Tadiqi, kur ėshtė fjala pėr dėshtimin e negociatave dyvjeēare serbo-shqiptare (2005-2007), tė zhvilluara nė Vjenė, nė Nju-Jork etj. nėn patronazhin e emisarit special tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari dhe, mė pas, kur ėshtė fjala pėr dėshtimin e bisedimeve shtesė 6-mujore nėn drejtimin e Volfgang Ishingerit nė krye tė treshes sė Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn tė Bashkimit Evropian.

Sė kėndejmi, teza e theksuar vlerėsuese ėshtė absurde dhe e papranueshme pėr demokracinė e djeshme dhe tė sotme tė Evropės Perėndimore, sepse Boris Tadiqi gjatė manadtit tė tij katėrvjeēar, nuk shprehu kurrfarė vullneti dhe, nuk dėshmoi kurrfarė aftėsish dhe kapaciteti as si politikan demokrat e as si kryetar shteti i Serbisė nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės, as tė pėrmbushjes sė obligimeve ndaj Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, kur ėshtė fjala pėr dėrgimin e kriminelėve serbė tė luftės ēetniko-fashiste dhe gjenocidale nė hapėsirat e Kroacisė, tė Bosnjės dhe tė Kosovės.

Kėtė konstatim tonin, e dėshmojnė shumė deklarata tė tij zyrtare, qė kanė njė emėrues tė pėrbashkėt-antipavarėsi Kosovės (ku tė gjitha ėshtė e pamundur tė citohen nė brendinė e kėtij artikulli), por ne po i pasqyrojmė vetėm kėto, mesazhi i tė cilave qartazi “e jusitifikon kulminacionin e pėrcaktimit evrodemokratik” tė presidentit serb, Boris Tadiq:

(1) “Pavarėsia e Kosovės shpie drejt destabilizimit tė Ballkanit.”(www.voanews.com,25.15.2006);

(2) “Serbia kurrė nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės. Nė rast tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, Serbia do ta anulojė atė akt, sepse vetėm KS e KB-sė mund tė marrė njė vendim meritor pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.”(www.voanews.com, 12.01.2008);

(3) “Pavarėsia e Kosovės absolutisht ėshtė e papranueshme, sepse ushtria e re e Kosovės sė pavarur nė afat tė gjatė do tė jetė e orinetuar kundėr Serbisė dhe Malit tė Zi.”(www.B92, 24.01.2008);

(4) “Mos e dėnoni Serbinė, duke e njohur pavarėsinė e Kosovės, pėr shkak tė gabimeve tragjike tė Slobodan Milosheviqit.”(www.24sata.info,9572);

(5) “Kosova nuk ėshtė nė shitje. Serbia nuk ėshtė e gatshme qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės nė kėmbim tė pėrshpejtimit tė hyrjes sė saj nė BE.”(www.naslovi.net,17.11.2005;

(6) “Duke mos njohur pavarėsinė e Kosovės, Serbia po i mbron partimet e sė drejtės ndėrkombėtare nė mėnyrė qė tė sigurojė stabilitetin e vendeve fqinje.”(www.voanews.com,13.11.2007);

(7) “Do t’i padisim shtetet, tė cilat, nė ēfarėdo forme qoftė, do ta njohin pavarėsinė e Kosovės.”(www.newsserbia.net, 30.01.2008).

Gjithashtu (pėrveē moszgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės), Boris Tadiqi, nuk qe nė gjendje qė brenda afatit tė tij presidencial t’i pėrmushė kėrkesat ndaj Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės, kur ėshtė fjala pėr dėrgimin e kryekriminelėve dhe tė kriminelėve tė luftės gjenocidale tė Serbisė nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, siē janė Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq dhe shumė bashkėkriminelė tė tjerė tė tyre, tė cilėt, ende janė liri, si dhe nė funksione tė ndryshme nė organet dhe nė institucionet e ndryshme politiko-shtetėrore dhe shoqėrore tė Serbisė (madje, qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, ata mbajnė funksione tė ckatuara edhe nė qeverinė dhe nė Parlamentin e Serbisė).

Pse kryetari, Boris Tadiq, qeveria dhe parlamenti serb, deklarativisht janė prononcuar para oponionit publik se dėshriojnė tė “ndjekin kursin e politikės integruese dhe demokratike proevropiane”, kjo, assesi, nuk do tė thotė se ata me vepėr konkrete janė dėshmuar si “demokratė proevropianė”.

Kėtė konstatim tonin, para sė gjithash e ka provuar edhe kursi katėrvjeēar i politikės jofleksibile dhe jodemokratike antievropiane perėndimore i presidentit Boris Tadiq gjatė mandatit tė tij tė parė (2004-2008), sidomos kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Si mund tė ketė qenė kryetari i rizgjedhur i Serbisė, Boris Tadiq me ide pėrparimtare demokratike proevropiane, kur ai brenda mandatit tė tij, paraprak 4-vjeēar, nuk ka luajtur asnjė potez pozitiv praktik drejt zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Pėrkundrazi, ai ka deklaruar para serbėve kolonė, tė ngulitur nė Kosovėn shqiptare se, me “dorėn e tij, kurrė nuk do ta nėnshkruajė pavarėsinė e Kosovės.”?! –

Asimetria Tadiq – Nikoliq?

Duhet tė ritheksojmė faktin se, faktorėt kryesorė qė kanė ndikuar nė elektoratin e zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, qė tė fitojė Boris Tadiqi, janė kėta:(1) Qėndrimi negativ i tij ndaj zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, (2) Besimi se, politika e moderuar e B. Tadiqit, do ta shpierė sė shpejti Serbinė nė Evropėn e integruar, zgjidhje kjo, qė ėshtė e vetmja shpresė e arsyeshme dhe e fundit pėr ta shpėtuar Serbinė nga katastrofa ekonomike, nga papunėsia dhe nga uria etj., (3) Shpresa dhe bindja se, Boris Tadiqi, do tė dijė ta vėrė nė veprim “diplomacinė preventive proevropiane”, nė ruajtjen e sovranitetit kolonial tė Serbisė nė Kosovė, pa pėrdorimin e forcės, domethėnė me mjete dhe me rrugė diplomatike paqėsore, ndryshe nga politika agresive dhe brutale e radikalistėve tė Tomislav Nikoliqit, (3) Frika e arsyeshme (edhe nga emri, edhe nga programi, edhe nga praktika e deritashme fashistoide e Partisė Radikale Serbe, kur kihet parasysh, angazhimi i politikės dhe i praktikės paramilitare tė pjesėtarėve tė saj nė pjesėmarrjen direkte dhe indirekte nė agresionet lufatarke gjenocidale nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė) nga radikalizimi serbomadh dhe militarizimi i Serbisė nga ana e Partisė Radikale Serbe me nė krye Tomislav Nikoliqin.

Atėherė, shtrohet pyetja serioze, ku qėndron dallimi midis politikės sė radikalizmit sheshelist, tė pėrfaqėsuar dhe tė prezantuar nga Tomislav Nikoliqi dhe demokratizmit proevropian tė Boris Tadiqit, posaēėrisht, kur ėshtė fjala pėr kursin, pikėpamjet dhe pėr qėndrimet e tyre lidhur me ēėshtjen koloniale tė Kosovės, si dhe me dėrgimin e kriminelėve serbė nė Tribunalin e Hagės? –

Dallimi qėndron vetėm nė elementet e formės shprehėse dhe tė emėrtimit tė ndryshėm tė partive tė tyre, partia e Boris Tadiqit quhet Partia Demokratike, kurse ajo e Tomislav Nikoliqit, quhet Partia Radikale Serbe (dihet se programet politike i kanė ndryshme.Mirėpo, veprimet e tyre tė deritashme politike (2004-2008) lidhur me Kosovėn dhe me Tribunalin e Hagės janė identike, sikurse edhe tė partive tė tjera politike serbe qoftė pozitė a opozitė. Nuk dallohen nė asnjė segment pėrmbajtėsor tė tyre. Janė tė barasvlershme: “Kosova ėshtė pjesė e pandashme e territorit tė Serbisė”. Kėtė e provon edhe Kushtetuta e Serbisė, e miratuar nga Parlamenti i Serbisė, mė 2006.

Pavarėsisht nga deklarata e Boris Tadiqit, se me rizgjedhjen e tij, u dėshmua se “Serbia ėshtė me orientim proevropian”, praktika e politikės sė tij gjatė katėr viteve tė shkuara si president i Serbisė ka dėshmuar tė kundėrtėn e vlerėsimit “paushall” se ai ėshtė me bindje, me ide dhe me vizion proevropian, derisa nė anėn tjetėr si Boris Tadiqi, si Vojislav Koshtunica, si Tomislav Nikoliqi, si qeveria, si Kisha Ortodokse e Serbisė nė formė prerė e kanė hudhur poshtė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Veēa kėsaj, sa ėshtė “demorkat properėndimor” kryetari i Serbisė Boris Tadiq, e provon edhe hudhja poshtė e Planit tė Marti Ahtisarit pėr zgjidhjen paqėsore tė statusit tė Kosovės. Edhe nė kėtė pikė, “demokrati proevropian” Boris Tadiq nuk dallon nga koncepti, nga bindja, nga ideja dhe nga qėndrimit politik i ēetnikut radikal, Tomislav Nikoliq.

Pikėrisht, Plani paqėsor i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, rinxori nė shesh vlerėsimin e gabuar se, politika zyrtare e Beogradit edne nuk ėshtė reformuar as nė planin e brendshėm, as nė atė tė jashtėm (por, tė paktėn, deklarativisht, ende ėshtė nė kėrkim tė gjetjes sė rrugės dhe tė fromave oportune pėr t’u integruar nė strukturat pėrkatėse tė Bashkimit Evropian, duke mos llogaritur se, pa zgjidhjen e problemit kolonial tė Kosovės, Evropa nuk do t’ia hapė dyert e mirėseardhjes “Serbisė demokratike proevropiane”), nuk ka karakter orientues demokratik evropian, por ende ushqehet nė mėnyrė tė pakontrolluar me aditivat e kolonializmit hegjemonist serbomadh dhe, ende ėshtė e ngarkuar me recidiva tė politikės sė mitomanisė sė regjimit paraprak tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, i cili vdekjen dhe shkatėrrimin e Serbisė e dėshmoi praktikisht, por pavarėsmin e Kosovės nuk e pranoi dhe, nuk e nėnshkroi, edhe pse e dinte se Kosova do tė jetė varri i Serbisė sė Madhe imperialiste.
_______________________
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Kultura ] Festimi i 28 Nentorit ne Trento-Itali (2008-12-02 08:40:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster