| » Opcionet për artikullin |
|
Vladimir Karaj
Duket se ėshtė pjesė e skemės sė miteve tė komunizmit, por qoftė SHBA qoftė BRSS, kanė tentuar pa sukses grushte shteti pėr tė rrėzuar regjimin e Enver Hoxhės. Dy materiale dikur konfidenciale tė CIA-s, njėri i publikuar vetėm pak ditė mė parė, mbi marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike dhe tjetri i publikuar mė 1994, tregojnė pėr planet apo tentativat pėr grusht shteti tė lėna pėrgjysmė apo tė dėshtuara. Plani qė zbulon tentativėn e CIA-s, ėshtė shėnuar me dokumentin: "Pasojat e njė tentative pėr tė rrėzuar me grusht shteti regjimin nė Shqipėri", dhe ėshtė pėrgatitur mė 1952, ndėrsa ai i BRSS-sė ėshtė i gushtit 1960, pasi Shqipėria ishte rreshtuar thuajse hapur nė krah tė Kinės. Sulmet "imperialiste" dhe ato "revizioniste" me tė cilat u dendej koka shqiptarėve, sipas CIA-s nuk paskan qenė thjesht propagandė, ndėrsa Hoxha me siguri ka qenė mjaft i trembur kur vendosi tė mbulonte vendin me bunkerė.
Plani i CIA-s
Nė njė dokument tė lėshuar nė vitin 2004 e tė pėrgatitur mė 1950, CIA bėn tė ditur se "Shqipėria ėshtė njė vend malorė, tė cilin BRSS nuk mund ta kontrollojė asnjėherė tė gjithin... Aty mund tė gjenden rreth 25-30 mijė forca antikomuniste, tė cilat me ndihmėn e SHBA-sė, mund tė organizojnė njė luftė guerile pėr tė rrėzuar regjimin". Por ndoshta plani nuk u vu asnjėherė nė jetė, ose ėshtė ndėr tentativat e dėshtuara pėr shkak tė Kim Filbit (Agjent i KGB-sė, qė punonte nė shėrbimin britanik). Sidoqoftė 2 vjet mė vonė, agjentėt e ekspertėt gjeopolitikė tė CIA-s, kanė pėrgatitur njė raport tė gjatė, mbi reagimin e mundshėm tė Bashkimit Sovjetik, por edhe tė vendeve tė tjera tė Ballkanit, nė rast se tentohej apo arrihej tė rrėzohej regjimi i Hoxhės. Deri mė tani as fati i kėtij plani tė dytė nuk ėshtė bėrė publik, sidoqoftė Hoxha nuk u rrėzua as mė 1950-ėn as mė 1952. Arsyet me siguri do tė jenė nė listėn e atyre qė CIA, nuk ka mundur tė parashikojė, qė vetėm pėrmes hamendėsimit mund t'i lidhim me fuqinė e Sigurimit tė Hoxhės apo me tradhtinė e Filbit. Sidoqoftė CIA, kishte parashikuar disa versione tė ndryshimit tė botės, nėse ajo do tė ndėrhynte nė Shqipėri. Mundėsia mė e mirė sipas CIA-s ishte ndėrhyrja nga Jugosllavia e Titos e saposhkėputur nga blloku komunist, ose ajo nga Greqia, por nė tė dyja rastet vlerėsohej mundėsia e kėrkesave pėr territore sidomos nga ana e Greqisė, ndėrsa agjencia i trembej mundėsisė se qeveria e re do tė ishte e tėra nė varėsi tė Beogradit. Por ky duket se nuk ishte njė rrezik qė SHBA, mund tė mos ta ndėrmerrte, duke konsideruar varėsinė e Greqisė nga Perėndimi dhe mundėsinė pėr tė shmangur shpejt Jugosllavėt, ajo qė shqetėsonte mė shumė botėn e para murit tė Berlinit dhe me Stalinin ende nė krye tė BRSS ( edhe pėr 1 vit), ishte njė reagim i ashpėr i tė kuqve dhe mundėsia e njė lufte botėrore.
Edhe pse nė tre variantet e reagimit sovjetik ai "a", qė flet pėr luftėn botėrore, mohon thuajse kategorikisht qė BRSS, tė fillonte njė masakėr tė re vetėm pėr vendin e vogėl ballkanik. Mė e mundshme edhe pse me njė rrezik i madh, pėr tė pėrfunduar po nė luftė botėrore, konsiderohet pėr CIA, nxitja nga ana e BRSS dhe me pėrkrahjen e kėtij tė fundit, tė ndėrhyrjes sė vendeve satelite nė Jugosllavi e Shqipėri, pėr tė pėrmbysur regjimin e ngritur prej grushtit tė shtetit. Edhe pse e konsiderojnė njė reagim tė tillė specialistėt e CIA-s thonė: "Ne besojmė qė ndoshta BRSS, nuk do tė ndėrmarrė kėtė rrezik". Nga ana tjetėr, dy reagimet mė tė buta, "c" dhe "d" kanė tė bėjnė me njė pėrforcim tė tentativave sovjetike, pėr tė treguar forcėn diku tjetėr ose me "pranimin e humbjes" dhe "shtimin e pėrpjekjeve pėrarmatosje". Por pėr CIA njė grusht shteti i suksesshėm nė Shqipėri ishte i nevojshėm, pėr tė treguar qė BRSS nuk ishte e pathyeshme, pėr tė kthyer nė mik njė vend armiqėsor e pėr tė inkurajuar disidentėt e vendeve tė tjera. "Frika se Italia, Jugosllavia dhe Greqia, do tė tentojnė tė marrin nėn kontroll apo pėrfitojnė territore nga qeveria e re, mund tė shmanget me mbėshtetjen e njė fuqie tė madhe, pėr tė cilėn regjimi i ri do tė ketė shumė nevojė, ashtu si edhe tė tjera qeverisje nė Shqipėri",- thuhet nė raport, pėr sa i pėrket mbrojtjes pėr tė cilėn do tė kishte nevojė regjimi i ri.Nė fund tė tekstit shėnohet se SHBA, ishte e gatshme tė ndėrmerrte njė angazhim tė tillė "marrjen nėnmbrojtje tė Shqipėrisė" dhe si pėrfundim asnjė nga fqinjėt nuk do tė tentonte tė vinte nė jetė planet e saj.
Dėshtimi i BRSS
Hrushovi nė vitet 60 ishte bezdisur shumė nga qėndrimi i liderėve komunistė nė Shqipėri dhe duket se nė njė moment sovjetikėt kanė marrė parasysh edhe pėrmbysjen e tij me anė tė njė grushti shteti ushtarak, i cili ka dėshtuar dhe ėshtė shoqėruar me ekzekutime tė shumta brenda radhėve tė komunistėve shqiptarė. CIA shėnon nė kėtė periudhė njė ndryshim tė qėndrimit tė krerėve tė PPSH-sė, pėrpara pėrfaqėsuesve Perėndimorė, ndėrsa menjėherė nė vend kanė xhiruar lajmet pėr puēin e dėshtuar qė duket se kryesohej nga Kontraadmirali Teme Sejko ndėrsa nė tė morėn pjesė edhe njė numėr i madh personash tė angazhuar nė nivelet mė tė larta tė qeverisjes dhe partisė. Sipas CIA-s zbulimi i "puēit" ēoi nė pranga rreth 200 persona, pėrfshi internimin e familjeve tė tyre. Qėllimi i gjithė kėsaj katrahure, qė i dha mė vonė Enver Hoxhės mundėsinė tė bėnte propagandė tė pafund dhe njė pushtet edhe mė tė madh,nuk ishte ndryshimi sistemit, por vetėm "heqja qafe" e Hoxhės i cili pengonte planet sovjetike, pėr t'u riafruar me Jugosllavinė dhe nga ana tjetėr ishte i vetmi lider komunist nė Evropė qė kishte dalė hapur pro Kinės. Sovjetikėt sipas agjencisė ndjenin humbjen e njė sateliti. "Ne humbėm njė Shqipėri, Kina fitoi njė Shqipėri", citohet tė ketė thėnė mė vonė Hrushovi. Ky i fundit ishte edhe iniciatori i planit, qė fillimisht u mbėshtet nė presionin verbal, duke u pėrshkallėzuar nė kufizimin nė ndihma deri dhe nė mos dėrgimin e njė sasie gruri, tėrheqjen nė masė tė teknikėve dhe ushtarakėve, e nė fund me vėnien nė lėvizje me anė tė presionit ose premtimeve tė njė grupi ushtarakėsh qė duhej tė realizonin puēin e shtetit. Ky i fundit u zbulua shumė shpejt nga Sigurimi dhe Hoxha mori menjėherė masat tė eliminonte kundėrshtarėt, ndėrsa do ta pėrdorte kėtė tentativė, pėr tė shtyrė mė tej prishjen e marrėdhėnieve me rusėt dhe ngritjen e "miqėsisė sė re" shqiptaro kineze. CIA edhe pse pėrpiqet tė shpjegojė veprimet e Hoxhės, arrin vetėm nė pėrfundimin se reagimi i kėtij tė fundit ishte pėr tė mbrojtur veten, ndėrsa qėndrimet kundėr "revizionizmit" kishin tė bėnin mė shumė me frikė se do tė zėvendėsohej.
|
|