| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MALĖSIA E MADHE |
| Postuar mė datėn: 2007-09-22 12:30:45 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
(nė foto - pamje nga Tuzi)
Nga : Tomorr TOPLICA
Kjo krahinė shqiptare shtrihet nė pjesėn veri-pėrėndimore tė Shqipėrisė, qė nga Shala deri te Shpella e Berishės nė brigjet e lumit Moraēa. Pėrbėhet nga kėto 7 nėnkrahina tė vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuēi, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi.
Malėsia e Madhe ndahet nė tri zona: zonat bjeshkore, zonat malore dhe zonat fushore.
Zonat bjeshkore janė: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona tė Shkrelit.
Zonat malore janė: Koja, Fudnat, njė pjesė e Grudės, pjesa e madhe e Hotit, njė pjesė e Kastratit dhe e Shkrelit.
Zonat fushore janė: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, njė pjesė e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka mė sė shumti fushė: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanės, Fusha e Vranės, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshės dhe Fusha e Dinoshės.
Lumi i vetėm nė Malėsi tė Madhe ėshtė Cemi, i cili e ndanė Malėsinė nė dy pjesė.
Nė kohėn e Ilirisė nė Malėsi tė Madhe jetonte fisi i madh ilir, Labeatėt. Nė atė kohė Malėsia e Madhe quhej Malet e Labeatėve (Mons Labeatis). Kurse Liqeni i Shkodrės ėshtė quajtur Liqeni i Labeatėve (Lacus Labeatus).
Para pushtimit turk, nė shek.XV, Malėsia e Madhe bėnte pjesė nė Principatėn e Pultit. Mė 1479 Malėsia e Madhe u pushtua nga Turqia, e cila e ndau nė disa nahi (krahina): Kuē (ku bėnte pjesė edhe Triepshi e Koja), Kelmendi, Hoti dhe Zhabjaku. Gruda hynė nė kuadėr tė nahisė sė Zhabjakut. Por grudasit, nė krye me Vuksan Gjelėn do tė luftojnė kundėr turqėve dhe sllavėve derisa Gruda fitoi statusin e krahinės (nahisė) mė vehte.
Malėsia e Madhe ka zhvilluar pandėrprerje luftė kundėr pushtuesve turq nga viti i 1479 deri mė 1912. Janė tė njohura luftėrat dhe kryengritjet kundėr Perandorisė Turke dhe shovenistėve sllavė tė viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-1612, 1624, 1638, 1652-1653, 1668-1669, 1698-1699, 1712, 1732, 1808, 1822, 1832-1834, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Kryengritjet mė tė njohura janė ato tė viteve 1565-1575 nė Hot e Grudė. Kryengritja e viteve 1610-1611 nė tėrė Malėsinė e Madhe. Pastaj kryengritja e vitit 1638 nė Kelmend. Ajo e viteve 1832-1834 nė Hot e Kastrat. Kryengritja e vitit 1883 nė Hot e Grudė. Ajo e vitit 1869 ne Grudė dhe kryengritja e famėshme prej 24 mars - 2 gusht 1911 e udhėhequr nga Dedė Gjon Luli (Dedėvukaj) me ērast u ngritė, nė malin e Deēiqit, Flamuri ynė Kombėtar, pėr herė tė dytė pas ngritjes nė Krujė nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.
Ndėr kėrkesat, apo memorandumet mė nė zė tė malėsorėve ėshtė "Libri i Kuq", i pėrpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe tė tjerėt, qė u miratua nė Kuvendin e Grecės, mė 23 qershore 1911.
"Libri i Kuqe" (Memorandumi i Grecės) ėshtė shkruar shqip dhe frengjisht i nėnshkruar nga Sokol Baci (Grudė), Dedė Gjon Luli (Hot), Dedė Nika (Grudė), Dodė Preci (Kastrat), Tomė Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcė), Lulė Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikē), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalė), Avdi Kola (Gimaj), Nikė Mėhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanė), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).
Mė ndryshimin e parė tė kufirit malazezo-turk tė vitit 1876, njė pjesė e Malėsisė sė Madhe - Koja e Kuēit dhe Trieshi mbetėn nėn sundimin malazez. Kurse nė Konferencės e Londrės tė vitit 1913 u vendos qė Malit tė Zi ti jepeshin edhe krahinat tjera shqiptare qė ka sot dhe nė kėtė mėnyrė Malėsia e Madhe u nda nė dy pjesė. Kufirin shtetėror shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Ndėrkombėtare i drejtuar nga rusi Sergej Potapov.
|
|
Lumi i Cemit
Pjesa malore e Malėsisė sė Madhe kurrė nuk iu nėnshtrua pushtimit, kurrė nuk pranoi pushtetin turk dhe nuk i pagoi taksat dhe tatimet (haraēin).
Shqiptarėt nė Malėsinė e Madhe nė tė gjitha regjimet serbo-malazeze kanė qenė tė shtypur e pa tė drejta kombėtare e njėrėzore. Tė tillė janė edhe sot. Megjithatė, ata votuan pėr pavarėsinė e Malit tė Zi, pėr shkėputjen e tij nga Serbia dhe mirė bėnė, sepse e hoqėn qafe njė pushtues tė madh. Tani kanė pėrballė vetes njė shtet mė tė vogėl dhe mė pak tė fuqishėm. Pėrpara ishin pėrballė dy shteteve, tani do tė pėrballen me shtypjen vetėm tė njė shteti tė dobėt, ndaj edhe qėndresėn dhe luftėn e tyre pėr tė drejta kombėtare shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe do ta kenė mė tė lehtė. Me votėn e tyre demokratike shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe e bėnė Malin e Zi shtet, kėtej e tutje ata duhet tė organizohen dhe tė punojnė qė ta bėjnė edhe veten e tyre shtet dhe tė bashkohen me shtetin shqiptar.
Gjysma e Malėsisė sė Madhe qė ėshtė nė Mal tė Zi duhet tė punojė e tė kėrkojė Autonomi Politiko-Territoriale brenda Malit tė Zi, si minimum dhe pastaj tė kėrkojė bashkim me shtetin shqiptar - Shqipėrinė, ku gjendet edhe gjysma tjetėr e Malėsisė sė Madhe.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|