| » Opcionet për artikullin |
|
Udhėheqėsit e lartė tė Serbisė e Kosovės zhvilluan sot nė Nju Jork takimin e tyre tė parė tė drejtėpėrdrejtė mbi tė ardhmen e Kosovės dhe ranė dakord tė takohen pėrsėri muajin e ardhshėm. Ndėrmjetėsi i Bashkimit Evropian, Volfgang Ishinger, u tha gazetarėve nė Nju Jork se takimi i ardhshėm do tė mbahet nė Bruksel mė 14 tetor. Ministrat e jashtėm tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit, tė cilėt mbikqyrin gjendjen nė Kosovė, u bėnė dje thirrje delegacionit tė Prishtinės e atij tė Beogradit qė tė pėrpiqen tė arrijnė njė marrėveshje.
Pėr tė marrė reagime nga takimi i sotėm, i pari i drejtpėrdrejtė midis Prishtinės dhe Beogradit nė negociatat shtesė Zėri i Amerikės i mori kėtė intervistė, kryeministrit tė Kosovės, zotit Agim Ēeku.
Zėri i Amerikės: Zoti Ēeku si u zhvillua takimi, A doli ndonjė propozim i ri nga palėt? Siē e dėgjuam pala serbe ofroi sot nė takim propozimin e saj pėr autonomi, por pa sovranitet.? Ēfarė ofruat ju?
Agim Ēeku: Ne i bėmė shumė tė qarta edhe njė herė vijat e kuqe se nuk dėshirojmė tė bisedojmė pėr status, pavarėsia ėshtė e panegociueshme. Thamė se ky proces duhet tė pėrfundojė pasi ai nuk ėshtė i pakufikuar por shumė i kufizuar. Ne i hodhėm poshtė tė gjitha idetė e mundshme, pėrfshi autonominė substenciale, pėr konfederatė etj., Ne u fokusuam dhe ofruam njė traktat tė bashkėpunimit, folėm nga pozicioni i pavarėsisė qė ėshtė i kryer duke iu referuar raporteve tona tė ardhshme si dy vende tė pavarura fqinje qė kanė marrėdhėnie pune dhe qė kontribuojnė drejtėpėrdrejtė nė stabilitet tė rajonit.
Zėri i Amerikės: Zoti Ēeku a vu re ndonjė ndryshim qėndrimi, qoftė nga pala juaj ose nga pala serbe gjatė takimit tė sotėm?
Agim Ēeku: Jo. Ata ende insistuan qė tė ruhet sovraniteti apo integriteti territorial i Serbisė. Ne absolutisht e kundėshtojmė njė gjė tė tillė duke argumentuar se pavarėsia ėshtė ēėshtje e kryer dhe as qė dėshirojmė tė bisedojmė pėr status. Ne dėshirojmė tė bisedojmė pėr ēėshtje tė pas-statusit. Por takimi kaloi nė njė atmosferė pune do tė thoja, kishte njė nivel pėrfaqėsimi tė lartė kėshtu qė nuk pati thyerje apo ndėrhyrje.
Zėri i Amerikės: Pra ėshtė e saktė tė thuhet se palėt nuk lėvizėn nga qėndrimet e tyre tė njohura, zoti Ēeku.
Agim Ēeku: Po ėshtė e saktė. Palėt i bėnė tė qarta qėndrimet e tyre. Treshja ndėrkombėtare na informojė qė takimi i radhės do tė jetė mė 14 tetor nė Bruksel do tė vazhdojmė bisedimet.
Zėri i Amerikės: A do tė jetė ky takim pėrsėri i drejtėpėrdrejtė me palėn serbe?
Agim Ēeku: Do tė jetė i drejtėpėrdrejtė me ndėrmjetėsinė e treshes sigurisht. Pra u tha qė ky proces dhe u bė shumė e qartė qė ky proces duhet tė pėrfundojė mė 10 dhjetor. Kėtė edhe treshja ia komunikojė edhe palės serbe qė mė 10 dhjetor pėrfundon edhe vetė mandati i tyre dhe pėrfundon edhe kjo periudhė e angazhimit.
Zėri i Amerikės: Megjithatė zoti Ēeku udhėheqėsve tė Kosovės po u bėhet thirrje tė mos veprojnė nė mėnyrė tė njėanshme. si e shihni ju rrugėn drejt zgjidhjes sė statusit?
Agim Ēeku: Ne e shfrytėzuam edhe kėtė takim pėr tu bėrė thirrje autoriteteve tė Beogradit qė tė mos i pengojnė serbėt e Kosovės tė votojnė nė se e keni fjalėn pėr kėtė. Ata nuk u prenoncuan rreth kėsaj. Por ne e mirėpritėm edhe njėherė deklaratėn e grupit tė kontaktit qė edhe njėherė afirmoi parimet e planit Ahtisari si kornizė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Grupi i Kontaktit edhe njėherė ka thėnė qė statusi duhet tė zgjidhet brenda kėtij afati kohor, nuk ka mė shtyrje tė statusit. Dhe ne gjithsesi jemi tė pėrkushtuar qė ēėshtja e statusit tė zgjidhet menjėherė pas 10 dhjetorit. Preferojmė rrugėn pėrmes Kėshillit tė Sigurimit por nė se nuk ka rezultat nė Kėshillin e Sigurimit ne do tė marrim pėrgjegjėsinė dhe do tė shpallim pavarėsinė.
Zėri i Amerikės: Megjithatė, zoti Ēeku ka qė tani zėra pėr shtyrje tė mėtejshme pas 10 dhjetorit? A ekziston njė mundėsi e tillė pėr mendimin tuaj?
Agim Ēeku: Po dikush mund tė kėshillojė shtyrje por pa ne. Ne jemi shumė tė vendosur as shtyrje as njė zvarritje tjetėr. Ne kėrkojmė zgjidhje tė menjėhershme. Preferojmė siē e thashė, Kėshillin e Sigurimit, por jemi tė gatshėm qė tė marrim hapin e duhur vetvetiu dhe tė kėrkojmė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Intervistoi Rudina Dervishi
28-09-2007
|
|