DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Qosja: Kosova do te bashkohet me Shqiperine
Postuar mė datėn: 2007-10-01 12:57:41 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, mendon se bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė do tė ndodhė njė ditė, sado po shtohet numri i feudalėve dhe bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė.

Gjatė njė interviste ekskluzive pėr Shqip, Qosja mendon se as faktori shqiptar nė Kosovė dhe as ai nė Shqipėri nuk po bėjnė sa dhe si duhet pėr tė ardhmen e Kosovės, dhe se vazhdon tė harrojė se si i thonė njė fjale, ta shpallėsh qėllimin tė sendėrtuar para se tė jetė bėrė ai, do tė thotė t‘i bėsh shėrbim tė keq qėllimit. Sipas tij, faktori shqiptar nė Kosovė e konsideron ēėshtjen e statusit tė Kosovės si partiake dhe jokombėtare e shtetėrore
Lidhur me idete per bashkimin e trojeve shqiptare, Qosja shprehet se: Janė zėra qė flasin pėr diēka qė do tė ndodhė njė ditė, sado po shtohet numri i feudalėve dhe bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė. Leverditė politike, partiake, lokale e tė tjera i bėjnė kėta tė ēohen kundėr njė ideje qė qe gati njė shekull e gjysmė e ka lėvizur pėrpara historinė shqiptare.

Lidhur me idete per ndarjen e Kosoves dhe levizjen e kufijve, Qosja shprehet se:
Edhe para viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, kur ēėshtja e Kosovės ishte bėrė ēėshtje ndėrkombėtare, nga intelektualė dhe analistė tė ndryshėm nė ish-Jugosllavi dhe nė botė flitej pėr ndarjen e Kosovės. Ndarja shihej si zgjidhje e pėrhershme, historike e ēėshtjes sė Kosovės, domethėnė e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan nė Beograd, Cimerman, do tė shohė se ndarja e Kosovės atėherė pėrcaktohej nė pėrpjesėtime tė papranueshme pėr ne. Unė, personalisht, e shihja \"ndarjen\" nė pėrpjesėtim me numrin e banorėve nė Kosovė: shqiptarėve do t‘u takonte aq sa janė nė Kosovė, domethėnė rreth 90 pėr qind, kurse serbėve rreth 10 pėr qind - aq sa ishin nė Kosovė.

Sot, sa mund tė gjykohet nga shkrime tė ndryshme nė shtypin nė botė dhe nė Serbi, askush nuk flet pėr ndarje tė tillė si para luftės. Tani folja ndarje futet nė thonjėza. Tani flitet pėr lėvizje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Analistėt amerikanė \"ndarjen\", nė tė vėrtetė \"lėvizjen\" e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė e quajnė modifikim i kufirit. Serbėve, nė njėrėn dhe shqiptarėve, nė anėn tjetėr, do t‘u takonte aq sa ishte pėrqindja e tyre nė Kosovė nė prag tė luftės.

Sipas deklaratės sė anėtarit, duket mė pėrfaqėsues tė Treshes nė bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do tė pranonte ēdo zgjidhje me tė cilėn do tė pajtoheshin tė dy palėt e kjo domethėnė edhe me \"ndarjen\", lėvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Zyrtarėt tanė nė Prishtinė dhe nė Tiranė u ngritėn shumė zemrueshėm kundėr idesė sė \"ndarjes\", lėvizjes, modifikimit tė kufirit. Ē‘ėshtė e vėrteta, zyrtarėt nė Tiranė u ngritėn kėshtu vrullshėm, mbasi pritėn disa ditė, dhjetė - pesėmbėdhjetė ditė, se ēka do tė thonė vendet e Grupit tė Kontaktit. Nuk mė duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillė e pezmatuar ndaj njė ideje reale a utopike, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Ideja e lėvizjes sė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė ėshtė ide qė shumė mė tepėr pėrfaqėson interesat e shqiptarėve, sesa tė serbėve. Do tė mendojmė, kėshtu, realisht, nė qoftė se nuk harrojmė se faktorėt ndėrkombėtarė nuk do tė lejojnė qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet nė mėnyrėn: tė gjitha pėr njėrėn palė e asgjė pėr palėn tjetėr.

Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse zyrtarėt serbė edhe mė vendosmėrisht se zyrtarėt tanė u ngritėn kundėr idesė sė \"ndarjes\" sė Kosovės dhe ata ngrihen kundėr kėsaj ideje, sepse e dinė qė nuk mund tė flitet mė pėr ndarje, por pėr lėkundje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. E dini si e tha peshkopi i Kosovės, Artemije: \"Mė e mirė ėshtė pėr serbėt pavarėsia e Kosovės, qė nuk do ta pranojmė kurrė, sesa ndarja me tė cilėn do tė pajtoheshim. Atė qė nuk e pranon mund ta kthesh njė ditė, kurse atė qė e pranon nuk mund ta kthesh kurrė\"!

Lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė, qė do tė bazohej nė pėrqindjen e popullsisė shqiptare, nė njėrėn anė dhe serbe, nė anėn tjetėr,nė prag tė luftės dhe qė do tė sillte edhe lėkundje vullnetare tė kėsaj popullsie, do tė ishte zgjidhja pėrfundimtare, historike e ēėshtjes sė Kosovės. Dhe, kjo zgjidhje do tė varroste pėrgjithmonė iluzionet e peshkopit Artemije dhe tė tjerėve, shumė tė tjerėve, qė mendojnė si ai nė Serbi, kurse do ta bėnte tė mundshme vetėvendosjen, domethėnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė pa pengesa nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė. Pėr kėtė arsye kundėrshtimet e pezmatueshme qė iu bėnė idesė sė \"ndarjes\", domethėnė tė lėvizjes sė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė nga ana e disa ministrave dhe intelektualėve tanė, mė duken tė pamenduara mirė. Njėri nga shkrimtarėt tanė deklaroi, mbasi dėgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes sė Kosovės ėshtė ide e rrezikshme sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropėn! Pse? Pse lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė do tė rrezikonte rajonin dhe Evropėn? Sepse, na pėrgjigjet ky shkrimtar, duke pėrsėritur klishenė zyrtare, shembullin e ndarjes sė Kosovės do ta ndiqnin edhe tė tjerė nė rajon dhe nė Evropė. Dhe, ashtu Evropės do t‘i hynte flaka!

E po si mund tė flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak mė qetė, mė racionalisht? Nė qoftė se Prishtina dhe Beogradi do tė pajtoheshin pėr lėvizje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė pse tė ngrihet kush kundėr pajtimit tė tyre. Po tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė thonė se do tė ishte mė sė miri qė tė gjendet zgjidhje rreth sė cilės do tė pajtoheshin tė dy palėt. Pse do tė rrezikonte rajonin dhe Evropėn pajtimi i shqiptarėve dhe serbėve pėr lėvizjen e kufirit midis Kosovės dhe Serbinė? Nė qoftė se hungarezėt e Rumanisė, turqit e Bullgarisė, baskėt e Spanjės kanė kushte gjeografike dhe arsye etnike pėr tė kėrkuar lėvizje kufiri, por kėtė nuk e pranojnė rumunėt, bullgarėt e spanjollėt gjendja e tyre mbetet siē ėshtė sot dhe marrėveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fusė zjarrin Rumanisė, Bullgarisė e Spanjės. Faktorėt ndėrkombėtarė e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovės ėshtė rast i veēantė, i pangjashėm me raste tė tjera. Dhe, vėrtet ėshtė rast i veēantė. Pse atėherė tė mos i lejohet ta tregojė kėtė veēanėsi edhe me tė drejtėn e lėvizjes sė kufirit me Serbinė nėse pajtohet edhe Serbia. Domethėnė, lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė, pėr tė cilėn do tė pajtoheshin shqiptarėt dhe serbėt, nuk ka se si tė rrezikojė rajonin dhe Evropėn, nuk ka sesi tė ndezė zjarr askund pėrpos nė kokat letrare!
01.10.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Rexhep Qosja: Berisha ka qėllime te zeza kundėr Akademisė (2008-01-04 08:58:04 nga admin4)
[ Intervista ] Akademia, Qosja: Berisha po gabon (2007-12-30 10:22:25 nga admin4)
[ Intervista ] Qosja: Tė mos qendrojmė indiferentė pėr ēėshtjen e Kosovės veriore (2007-12-28 13:43:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Zgjedhjet, tė rėndėsishme pėr Kosovėn (2007-11-15 12:31:18 nga admin4)
[ Intervista ] Qosja: POLITIKĖ E PAMORALSHME (2007-10-20 05:48:39 nga admin4)
[ Intervista ] REXHEP QOSJA: MJESHTĖRIA E FRIKĖSIMIT (2007-09-30 17:40:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Policia nderkombetare dhe politikanet e Kosoves jane diskredituar me qendrimin ndaj protestuesve (2007-02-13 06:10:12 nga admin1)
[ Opinione ] QOSJA: Kadare foli me klishetė staliniste (2006-11-19 06:52:40 nga Besnik Krasniqi)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA NĖ RREZIK! (2008-11-25 16:03:22 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster