| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Frid: Palėt e konflikteve nė Ballkan tė pėrqafojnė tė ardhmen nė BE |
| Postuar mė datėn: 2007-01-17 08:30:25 nga F.S :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ivana Kuhar
17-01-2007
Njė zyrtar i lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit po u bėn thirrje palėve tė dala nga konfliktet nė Ballkan tė pėrqafojnė tė ardhmen nė Bashkimin Evropian. Ndihmės Sekretari i Shtetit Daniel Fried i tha korrespondentes tė Zėrit tė Amerikės Ivana Kuhar se ka ardhur koha tė kapėrcehen retorikat nacionaliste dhe tė gjendet njė zgjidhje pėr Kosovėn.
Serbia mban zgjedhjet e pėrgjithshme kėtė tė djelė. Ndihmės sekretari i shtetit Daniel Fried tha se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Serbinė njė vend tė begatė demokratik. "Duam ta shohim Serbinė tė zgjedhė Evropėn, tė zgjedhė tė ardhmen evropiane. Serbia e meriton atė; populli serb meriton njė tė ardhme nė Evropė, asgjė mė pak se ēdo popull tjetėr nė Evropė. Shpresoj se Serbia do tė zgjedhė njė tė ardhme tė mirė".
I dėrguari i OKB-sė Marti Ahtisaari pritet tė paraqesė propozimin e tij mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės pas zgjedhjeve serbe. Zoti Fried parashikon se kjo do tė pasohet nga njė periudhė intensive bisedimesh. "Fakti ėshtė se nuk mund tė kthehemi nė gjendjen e para 1999. Por as mund tė qėndrojmė ku jemi tani. Kosovarėt dhe serbėt duhet tė shohin zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje nė mėnyrė qė tė vazhdojnė me jetėtė e tyre
|
|
dhe tė kenė njė tė ardhme".
Zoti Fried tha se palėt qė kėmbėngulin tek e kaluara, pengojnė arritjen e njė zgjidhje pėr tė ardhmen e Kosovės. "Ka disa palė qė flasin me gjuhėn demagogjike tė nacionalizmit. E kam thėnė edhe pėrpara se nacionalizmi ėshtė nė atė pjesė tė botės si alkooli i lirė; nė fillim tė deh e pastaj tė verbon e tė vdes".
Zoti Fried tha se ish Jugosllavia shėrben si njė shembull i mirė i nacionalizmit shkatėrrues e tė rrezikshėm. "Personalisht mė vjen keq qė Jugosllavia u shpėrbė me kaq shumė gjakderdhje. Kishte tė metat e saj, por ishte njė zgjidhje sesi jetonin njerėzit sė bashku nė atė pjesė tė botės. Ajo nuk u shkatėrrua nga shkaqe natyrore, por u vra. U vra nga Milosheviēi dhe jo vetėm prej tij, por nė pjesėn mė tė madhe prej tij. Por ajo qė ėshtė bėrė nuk kthehet. Duhet tė ecim pėrpara".
Zoti Fried tha se janė politikanėt nė Beograd dhe nė Prishtinė ata qė kuptojnė se nacionalizmi nuk mund tė triumfojė nė Kosovė. "Cilado tė jetė e ardhmja e Kosovės, ajo duhet tė ketė elementin shumė-etnik. Prania historike serbe, kultura historike serbe- manastiret dhe komuniteti serb duhen ruajtur. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė njohim se 90 pėrqind e atij vendi janė shqiptarė tė cilėt u shtypėn seriozisht nga Milosheviēi", tha zoti Fried.
Rusia ka pėrsėritur qėndrimin se njė marrėveshje mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės duhet tė jetė e pranueshme nga tė dyja palėt. Si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit, Rusia mund tė pėrdorė tė drejtėn e vetos dhe tė bllokojė miratimin e ēdo plani. Zoti Fried ėshtė optimist se palėt do tė bien dakort pėr njė zgjidhje. "Ka nevojė pėr njė zgjidhje. Nuk ka rrugė tjetėr. Statukuoja ėshtė e papranueshme. Ne duhet tė lėvizim prej saj dhe duhet tė ketė njė zgjidhje qė njeh tė dretat e tė gjithė njerėzve atje".
Zoti Fried tha se vendimi i Natos pėr tė ftuar Serbinė, Malin e Zi dhe Bosnjen nė programin Aleanca e Partneritetit pėr Paqe u mbėshtet fuqimisht nga Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice. Por ai shtoi se Sekretarja Rice e mori vendimin e saj vetėm pas njė debati tė gjatė. "Ne debatuam shumė gjatė brenda qeverisė sonė. Kishte arsye pėr ta vonuar kėtė vendim dhe pėr ta shpejtuar atė".
Sekretarja Rice mori vendimin pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė ftuar Serbinė bazuar nė faktin se Serbia meriton njė tė ardhme nė Europė. Ky ishte vendim i drejtė dhe jam i kėnaqur qė ajo e mori atė. Ndihmės sekretari i shtetit pėr Evropėn dhe Euroazinė do tė vizitojė rajonin e Ballkanit muajin e ardhshėm.
Zeri Amerikes |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|