| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetari i partisė shqiptare nė opozitė nė Maqedoni, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, nė pėrvjetorin e gjashtė tė firmosjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, shpreh pakėnaqėsinė e tij pėr moszbatimin e kėsaj marrėveshjeje nga qeveria aktuale.
BBC
Zoti Ahmeti nė njė intervistė dhėnė korrespondentit tonė nė Shkup, Harun Ibrahimi, thotė se qeveria e kaluar nuk ka arritur ta miratojė ligjin pėr gjuhėn shqipe apo ta zgjidhė statusin e ish-pjesėtarve tė UĒK-sė, pėr shkak tė kėrkesės sė faktorit ndėrkombėtar.
Zoti Ahmeti fillimisht flet pėr rėndėsinė e kėsaj marrėveshjeje dhe qėndrimin e qeverisė aktuale ndaj saj.
Ali Ahmeti: Marrėveshja paqėsore e Ohrit siguroi qė tė ndėrpritet lufta dhe t'i hapet rrugė paqes. Pėr fat tė keq, autoritetet nuk morėn guxim qė ta regjistrojnė kėtė pėrvjetor dhe kjo ėshtė, e them me shumė keqardhje, njė mesazh mjaft i keq pėr komunitetin ndėrkombėtar, pėr Bashkimin Evropian, pėr SHBA-tė dhe pėr NATO-n, sepse kėta anashkalojnė njė dokument jashtėzakonisht tė rėndėsishėm.
Tė gjitha mesazhet, gjatė gjashtė viteve tė fundit janė se Maqedonia mund tė jetė pjesė e strukturave tė NATO-s, mund tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian, por rruga pėr tė arritur nė NATO dhe nė BE kalon pėrmes Marrėveshjes sė Ohrit.
BBC: Sa jeni tė kėnaqur me atė qė po realizon kjo qeveri, drejt implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit?
Ali Ahmeti: Tė them tė vėrtetėn, asgjė nuk ka lėvizur nga 5 korriku i vitit 2006, pėrveē se llafeve boshe dhe deklaratave pompoze se gjoja bėjnė diēka pėr Marrėveshjen e Ohrit, mirėpo nė tė vėrtete asgjė nuk ėshtė bėrė deri mė tani.
Kėshtu qė ne i shtruam pėr zgjidhje problemet e mbetura dhe tė rėndėsishme nga Marrėveshja e Ohrit, siē ėshtė gjuha, statusi legal i ushtarve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.
BBC: Pse zoti Ahmeti nuk arritėt qė gjatė mandatit tuaj t'i zgjidhni edhe kėto dy probleme qė i theksoni?
Ali Ahmeti: Asokohe u shtrua pėr zgjidhje njė pako jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr shqiptarėt e Maqedonisė, duke filluar nga ligji pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare, ligji pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė pasaportat dhe dokumentet personale, ligji pėr decentralizimin, ligji pėr arsimin e lartė sipėror apo legalizimi i Universitetit tė Tetovės, si dhe zgjidhja e statusit tė personave tė cilėt nuk kishin nėnshtetėsi dhe jetonin nė Maqedoni.
Nė kuadėr tė kėsaj pakoje, ka qenė edhe ligji pėr gjuhėn dhe ligji pėr statusin legal tė ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.
Nė bashkėpunim dhe nė bashkėveprim me qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes si SHBA-tė, BE-nė dhe NATO-n dhe, nė veēanti, nga pėrfaqėsuesit e tyre nė Maqedoni, si zoti Batler dhe Zoti Bruns, arritėm nė njė ujdi, nė njė marrėveshje qė pakoja ėshtė tepėr e ngarkuar dhe qė nga kjo pako tė hiqet ligji pėr gjuhėn dhe statusin legal tė ushtarėve tė UĒK-sė e, pasi tė mbyllen pesė pikat e para, atėherė do t'i hapim diskutimet edhe pėr ligjin pėr pėrdorimin e gjuhės dhe pėr statusin legal tė ushtarėve tė UĒK-sė.
Mirėpo, zgjedhjet nė Maqedoni ndodhėn katėr apo tre muaj mė parė dhe mbeti qė nė agjendė, pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė jenė kėto dy pika kaq tė rėndėsishme tė Marrėveshjes sė Ohrit.
Pas zgjedhjeve, me ndėrhyrjen e komunitetit ndėrkombėtar, si tė SHBA-ve ashtu edhe tė BE-sė, ne arritėm njė marrveshje me zotin Nikolla Gruevski mė 29 Maj, pėr kėto ēėshtje, si pėr gjuhėn, ashtu edhe pėr statusin legal tė UĒK-sė.
BBC: Por, zoti Ahmeti, kėto ditė kryeministri, Nikolla Gruevski, deklaroi se partitė politike shqiptare nuk duhet tė shpresojnė se gjuha shqipe nė Maqedoni do tė jetė gjuhė e dytė zyrtare.
Ali Ahmeti: Kėto janė deklarata tepėr tė ngutshme tė zotit Nikolla Gruevski dhe ėshtė papjekuri politike qė ai bėn me kėto deklarata, sepse statusi i gjuhės shqipe garantohet me Kushtetutė dhe me Marrėveshjen e Ohrit.
Amendamenti 5 i Kushtetutės sė Maqedonisė ėshtė mjaft decid dhe kėto janė obligime kushtetuese, janė obligime qė burojnė edhe nga Marrėveshja e Ohrit.
Pėrderisa burojnė nga Marrėveshja e Ohrit, sigurisht qė kemi obligime edhe karshi komunitetit ndėrkombėtar, sepse komuniteti ndėrkombėtar, SHBA, BE janė goxha tė interesuara pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, si dokument jashtėzakonisht i rėndėsishėm, si dokument qė ne na garanton dhe na hap rrugė drejt integrimit nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian.
14 Gusht 2007 |
|