MALLĖNGJIM
Ku ka respekt dhe edukim, ka forcė dhe bashkim!
Ėshtė natė vonė, mė merr mallėngjimi,
Pėr odat tona dikur; aty ku bėhej bashkimi,
Mblidheshin burra me vepra heroike,
Kėndoheshin kėngė tė lashta epike!
Motrat dhe gratė tona krenare,
I mbanin odat me bujarinė shqiptare,
Si Zanat e malit, nderonin pa pushim
Me pritjen bujare plot edukim!...
Dėftoheshin - trajtoheshin, ide tė larta!
Pėrballė armiqve si tė qėndrojmė,
Me besėlidhjen e madhe shqiptare!
Trojet tona si t“i ribashkojmė!
E fillonte fjalėn plaku,
E pėrfundonte i riu
Logu i burrave, e hapte fjalė-valėn'
Tė hiqej qafet okupatori shkja-ziu!...
Odat tona, dikur kėshtjella,
Rrėnonin shtete armike,
Me ide - bukur tė thella
Krijoheshin komitete!
Komitete shpėtimi,
Pėrhapnin rreze lirie,
Nga kullat tona
Tė hiqeshin ato re tė zeza,
R o b ė r i e!
Kudo nė trojet shqiptare,
E patėn qėndresėn e kishin folenė,
Shqiptarėve ua rritėn shpresėn,
Armiqve ua bėnė benė!
Kanė kaluar vite, shekuj do vinė,
Histori jona me rrebeshe,
Nga kėto baza popullore,
E mbajti tė fortė Shqipėrinė!
Suedi, 30.05.2008
E TMERRSHME!...
...Pėr 5 muaj, vetėm nė rrethin e Fierit, zbulohen 30 vrasje, janė kapur 97 persona, kurse 15 persona janė nė kėrkim ndėrkombėtar!!!
(Marrė nga gazeta Korrieri, mė 6.06.2008)
Nga kjo sfidė e rėndė qė ka goditur kombin tonė; i shkrova kėto vargje elegjiake- tė nderuar lexues/e, mos kėrkoni art -poetėt po qajnė nga "gėzimi"!
...Kjo, qė po ngjanė sot nė Shqipėrinė "demo(n)kratike, ua kalon kohėrave mė tė errėta tė krajlėve dhe tė mbretėrisė fashiste!
Jo, nuk habitem aspak, qė Shqipėria kėshtu po lahet nė gjak!
Sepse, shtetin shqiptar, po e drejtojnė, besėprerėt, neofashistė e torollakė; tė tipave e vipave qė u ka marrė koka erė!
Berisha - Mehdiu!
KRIME NĖ VĖLLAVRASJE!
Krimi nė vėllavrasje,
Po bėnė kėrdinė!
Sepse, tani nuk udhėheq,
"Si mos mė keq"!
Enver Shqiptari, me Partinė!
Tani, shqiptarėt e kanė bėrė,
Krejt tė natyrshme,
Si tymin - tragjedinė!
Janė tė "lumtur" se:
Qė si faculetėn tė shkretėn:
E kanė futur kėta fatzi nė gji - demokracinė!
Hiq, "mos tė ndalen"!
Veē ta hedhin "vallen"!
Veē, le ta votojnė e rizezojnė;
Deri nė amshim, nė vetshkatrrim;
Salo Zinė!
Katunde, qytete e dete:
Si Bajlozi po i lanė nė gjak...
Dhe, nga froni mavi -zi;
Nuk po tundet aspak!
Suedi, 6.06.2008 |