| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Wisner: Ecuria e procesit tė statusit pas 10 dhjetorit varet nga Prishtina dhe Beogradi |
| Postuar mė datėn: 2007-08-14 13:48:38 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
dėrguari amerikan nė treshen ndėrkombėtare pėr negociatat 120 ditėshe pėr Kosovėn thotė do tė varet nga Prishtina dhe Beogradi se si do tė ecet me statusin e Kosovės pas 10 dhjetorit. Ambasadori Frank Wisner tha se qėndrimi i Shteteve tė Bashkuara pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė mėse i njohur. Ai tha se treshja punon nė bazė tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit, tė cilat e pėrjashtojnė ndarjen.
Zėri i Amerikės: A mund tė na thoni si shkoi vizita e parė e treshes nė rajon?
|
|
Amb. Frank Wisner: Pėrfaqėsuesi rus, ai evropian dhe unė patėm shansin tė takonim autoritetet e Beogradit dhe Prishtinės, bėmė tė qarta synimet e misionit tonė si treshe, ua bėmė tė qartė se kjo ishte njė mundėsi pėr palėt qė tė gjenin pika tė pėrbashkėta dhe se ne duhej ta pėrfundonim misionin tonė me shpejtėsi nė mėnyrė qė Grupi i Kontaktit ti raportojė Sekretarit tė Pėrgjithshėm deri mė 10 dhjetor. Palėt na dėgjuan, u zotuan se do tė merrnin pjesė nė kėtė periudhė intensive angazhimi, na dhanė qėndrimin e tyre fillestar, kėshtuqė ne do tė takohemi pėrsėri pėr tė analizuar mė nė detaje, ēdo lloj ideje qė ata mund tė kenė pėr mėnyrat sesi mund tė kapėrcehen mosmarrėveshjet mes Serbisė dhe shqiptarėve tė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Ambasador Wisner, deri nė kėtė vizitė ndarja e Kosovės nuk diskutohej fare, por tani nuk pėrjashtohet nėse palėt bien dakord. Pse ky ndryshim?
Amb. Frank Wisner: Para sė gjithash asgjė nuk ka ndryshuar dhe besoj se pohimi se ne jemi tė gatshėm tė shprehemi nė favor tė ndarjes, nuk u tha asnjėherė dhe keqinterpretimi u sqarua nga Ambasadori Ischinger. Megjithatė ne u bėmė tė qartė palėve dy pika tė rėndėsishme. Sė pari, ne veproojmė nėn parimet udhėzuese tė Grupit tė Kontaktit. Nė kėto parime ėshtė thėnė shumė qartė se nuk do tė ketė ndarje tė territorit tė Kosovės. Sė dyti, sigurisht nėse palėt arrijnė ndonjė kompromis pėr ēdo lloj ideje pėr tė ardhmen ne do ta shqyrtojmė. Nuk mund tė veprojmė ndryshe. Ne po shohim pėr mundėsi ku mund tė ndėrtohen ura. Por ne nuk po kėrkojmė ndarjen e Kosovės. Mundėsia qė ne tė marrim njė nismė tė tillė ėshtė komplet e pėrjashtuar. Roli ynė nuk ėshtė tė ndėrmarrim inciativa. Ne po pėrpiqemi tė bindim palėt qė tė paraqesin pozicionet e tyre.
Zėri i Amerikės: Por nėse Prishtina dhe Beogradi bien dakord, a do ta pranonte komuniteti ndėrkombėtar? A nuk do tė krijonte kjo njė shqetėsim pėr pasoja nė rajon?
Amb. Frank Wisner: Njė ide e tillė ėshtė shumė spekulative dhe hipotetike, pasi mesa di unė, asnjėra nga palėt nuk ėshtė e interesuar pėr njė zgjidhje qė parashikon ndarjen.
Zėri i Amerikės: Deri nė vizitėn e treshes, qėndrimi amerikan ka qenė se pavarėsia ėshtė e pashmangshme, por tani Shtetet e Bashkuara po thonė se do tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arritur njė marrėveshje mes palėve. A do tė thotė kjo se treshja, ose Shtetet e Bashkuara do tė bėjnė presion mbi palėn shqiptare qė tė pranojė mė pak se pavarėsinė?
Amb. Frank Wisner: Mė lejoni ta bėj shumė tė qartė: Roli i treshes ėshtė qė tu krijohet dy palėve dhe jo treshes mundėsi pėr tė shprehur pikėpamjet e tyre dhe pasi ata tė hedhin ide mbi tryezė ne do ti shqyrtojmė dhe tė shohim nėse mund tė ndėrtojmė ura mes dy palėve. Ne nuk po marrim iniciativa, as nuk po paraqesim ide. Ne po i nxisim palėt qė ta shfrytėzojnė kėtė shans dhe tė paraqesin idetė e tyre.
Zėri i Amerikės: Po nėse palėt nuk arrijnė njė marrėveshje?
Amb. Frank Wisner: Nėse palėt nuk arrijnė njė marrėveshje, ne do tja raportojmė njė gjė tė tillė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėrmes Grupit tė Kontaktit dhe pastaj do tė jenė qeveritė e vendeve qė do vendosin pėr pozicionet e tyre.
Zėri i Amerikės: Domethėnė 10 dhjetori nuk do tė jetė fundi i kėsaj rruge, ėshtė vetėm njė fazė e kėtij procesi?
Amb. Frank Wisner: Misioni ynė pėrfundon me dorėzimin e raportit tek Grupi i Kontaktit dhe Sekretari i Pėrgjithshėm. Mė pas u takon qeverive sovrane tė marrin vendimet.
Zėri i Amerikės: Presidenti Bush ka thėnė se vjen njė moment kur nuk mund tė pritet mė, lidhur me pavarėsinė. A mund tė flisni pėr qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara pas 10 dhjetorit?
Amb. Frank Wisner: Unė po flas si pėrfaqėsues i Shteteve tė Bashkuara nė treshe, pėr natyrėn e misionit dhe mandatin e treshes. Qėndrimi i Shteteve tė Bashkuara ėshtė i njohur dhe i pėrcaktuar qartė.
Zėri i Amerikės: A mund ta konfirmoni qė ky qėndrim ėshtė pėr pavarėsinė?
Amb. Frank Wisner: Duhet ta pėrsėris qė sot flas si anėtar i treshes.
Zėri i Amerikės: Nė tė kaluarėn janė vendosur afate dhe mė pas janė shkelur pėr tė ardhmen e Kosovės. A ka garanci qė kėtė radhė kjo nuk do tė ndodhė?
Amb. Frank Wisner: Ēfarėdo qė tė thuhet pėr atė qė do tė ndodhė pas 10 dhjetorit, apo cili do tė ishte rezultati i kėtyre fazave, do tė ishte spekullim. Por mė lejoni tė theksoj se ajo qė do tė ndodhė deri mė 10 dhjetor, ose mė pas varet shumė nga ajo qė palėt do tė bėjnė gjatė kėtyre javėve bisedime. Nė njė farė mėnyre ata do ta pėrcaktojnė vetė se ēfarė do tė ndodhė. Ne do ti ndihmojmė palėt pėr ti afruar qėndrimet po pėrgjegjėsia pėr tė paraqitur qėndrime u takon palėve. Nė fund tė fundit nėse ata nuk ka njė zgjidhje qė tė gėzojė njė farė mbėshtetjeje nga tė dyja palėt, atėherė nė tė ardhmen cilido qoftė statusi, mosmarrėveshjet e tyre do tė vazhdojnė. Kėshtuqė shpresojmė qė ata do tė dalin me ide tė reja qė do tė na ndihmojnė ne si ndėrmjetės tė gjejmė pika tė pėrbashkėta. Tė dyja palėt na siguruan qė do ta marrin seriozisht kėtė periudhė negociatash.
Keida Kostreci
Zėri i Amerikės
14-08-2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|