DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KRIJIMTARIA ARTISTIKE PĖRBALL SFIDAVE TĖ REJA
Postuar mė datėn: 2008-03-31 13:45:03 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Avni AZIZI

Kultura dhe krijimtaria artistike nė pėrgjithėsi kurrė nuk kanė qenė pasqyrė, ku ėshtė shprehur vetėm jeta por, ato gjithmonė kanė qenė nė gjendje qė nė mėnyrėn e vet specifike tė marrin pjesė nė zgjedhjen e ēėshtjeve qenėsore tė jetės sė njerėzve dhe tė shoqėrisė.
Tė flitet sot, pėr jetėn kulturore e artistike tė shoqėrisė sonė, padyshim se, nuk mund tė anashkalohet periudha e sprovave dhe dramave tė mėdha qė pėrjetuam.
Etnokulturocidi qė ushtrohej nga pushtuesi, nė krijimtarinė artistike kapte pėrmasat edhe tė krimeve shpirtėrore. Rrėnimi i ēdo gjėje tė krijuar, nuk ishte thjeshtė vetėm njė censurė totalitariste, por inkuizicion marramendės dhe idiomė veēuese e llojit tė vet. Rrėnuesit pushtues me logjikėn e tyre tė sėmurė, si ndaj ēdo veprimtarie shqiptare ashtu edhe mbi kulturėn kishin shtrirė egėrsinė e tyre ēmendurake. Ata nė pikė tė ditės para nesh e syve tanė vidhnin arkivat, eksponatet muzeale, bibliotekat, rrėnonin monumentet e lashta tė historisė, kulturės e gjithēkaje shqiptare. Sajonin ligje denigruese e zbatonin dhunė okupuese. Natyrisht, pėrballė kėtyre shtrėngatave, zhvillimi i jetės kulturore nuk mund tė zhvillohej nė marrėdhėnie normale, andaj ajo nuk mund tė bartte me vete fije tė mjaftueshme vezulluese tė vlerave tė mirėfillta, tė cilat do tė pasuronin fondet e tė arriturave kulturore e kombėtare.
Auditoriumi dhe artdashėsit, gati ishin shpėrqendruar nga kėto ēėshtje. Ata nė radhė tė parė, pėrballeshin me dilema ekzistenciale tė bėrjes sė jetės dhe diagrami i interesimeve tė tyre thuaja se shėnonte pėrtokje.

Jo stabilitet kulturor dhe kriza tė pambaruara

Bazuar sipas njė thėnie, arti i fuqishėm dhe krijimtaria e madhe lindin nė kohė tė vėshtira, sipas kėsaj duhej qė krijimtaria jonė, tė radhitet nė kuota tė lakmueshme. Por, kultura dhe arti ynė i krijuar sidomos gjatė kėtyre viteve, nė vend tė njė stėrmirėsie tė kėnaqshme ishte hepuar nga njė stėrkeqje e padėshiruar.
Nė rrethana tė tilla shpėrqendrimi dhe angėshtia e kulturės sonė kishte pamundėsuar krijim vlerash tė mirėfillta. Kriteret pėr vlerėsimin e saj ishin shfaqur me logjikėn e shėmtuar tė justifikimit nga ana e kritikės sonė. Po tė gjykojmė drejt dhe tė vejmė kėtė pohim nė njė balancė sheshimi atėherė nuk kemi pse tė habitemi me ekzistimin e jo stabilitetit kulturor dhe me krizat e pambaruara qė kanė pėrcjellė e qė edhe sot mjerisht po e pėrcjellin kulturėn dhe artin tonė.
Pėr fatet e kulturės dhe krijimtarisė artistike, sidomos pas pėrfundimit tė luftės shumėkush me tė drejtė ka pritur se katrahurat e mėdha qė pėrjetuam, ashtu siē ishin gjemba pengestarė tė krijimtarisė, ashtu do tė kthehen nė lajtmotiv dhe burim frymėzimi pėr artistėt dhe kulturėn tonė tė eklipsuar e tė ngulfatur nga okupimi por, edhe tė ngėrthyer nga vetvetja dhe bėrja e rrugės nė rreth.
Po kalojnė vite qė kur lufta mbaroi. Bashkė me dhembjet e vuajtjet e saj po ikin edhe kohėt, por kreatorėt ambicioz tė pseudo vlerave dhe vlerave dosido, hermetikėt, miopėt ndaj vizioneve risore e shabllonist tė ndryshėm, vazhdojnė tė rrokullisen nėpėr amullinė e pluhurnajės sė jo vlerave tė mirėfillta kulturore e artistike.


Nga ana tjetėr vazhdon njėlloj mospėrfillje e indiference edhe ndaj atyre pak vlerave qė u krijuan nė artin dhe kulturėn tonė. Mund tė thuhet se edhe sot kemi njė mjerim kulturor, njė heshtje tė pafalshme. Kritika jonė e rėnė qėmoti nė gjumin e ariut tė bardhė, ende vazhdon tė kotet nė kėnaqėsinė oportuniste tė papėrgjegjėsisė. Ata vetėkėnaqen, duke thurur lėvdata e himnizime pėr njėri-tjetrin. Ata nė emėr tė ndjenjės narcisoide dhe tė vetė ndierjes elitiste, me kėnaqėsi tė tilla bjerrin kohė e ditojnė pranė “makiatos” nė “lokalet artistike”, nėpėr tė cilat takohen ēdo ditė dhe fjalėt e para qė nxjerrin nga goja janė kėrcitja e kompetencės pėr artin dhe kulturėn.
Kur njeriu dhe artisti i vėrtet sheh kėtė realitet dhe kėtė “lloj elite”, qė edhe ashtu duken se me mos motivimet e tyre po shndėrrohen nė tepricė teknologjike, kjo vėrtet ėshtė pėr keqardhje.
Duke u bazuar nė kėtė realitet fare lehtė arrijmė nė kuptimin e pikėpyetjeve tė hidhura qė vargohen para nesh. P.sh. edhe pse rrjedhimisht nuk mund tė flitet apriori, sot nė krijimtarinė tonė ekzistojnė humbella, qė dikujt mund edhe tė mos i duken kėshtu, por e vėrteta ėshtė se sot, kulturės dhe krijimtarisė sonė i mungon shembull njė dramė e mirėfilltė, njė roman i tillė, njė film i cili do tė pasqyronte nėpėr botė ato qė u cekėn mė lartė, i mungon njė dokumentar mbi copėtimin historik tė kombit, i mungon zėri i fuqishėm pėr tė shprehur atė qė ndodhi me ne etj.
Artisti dhe ata qė janė pėrgjegjės me kulturėn nuk duhet tė presin kohėn dhe ditėt e mira. Ata nuk duhet tė dekurajohen nga vėshtirėsitė qė sjellin lozhrat e politikave tė mbrapshta qė me ēdo kusht duan tė shtrijnė dominimin e tyre jo vetėm nė jetėn shoqėrore por edhe mbi kulturėn dhe artin.

Hapja e rrugėve mbi urat kalimbllokuara

Nė pėrditshmėrinė tonė numėr jo i vogėl krijuesish shpirtėror ndjejnė se mundėsitė e veprimit tė krijimtarisė sė tyre pėrballė problemeve tė tilla tė shoqėrisė janė me mundėsi tė kufizuara.
Shkrimtari apo artisti i vėrtet ėshtė tė thuash i detyruar tė bėj kompromise me realitetin qė jeton, por shoqėria duhet meritueshėm ta shpėrblej mundin dhe djersėn e tij. Dinamizmi i krijimtarisė dhe krijimit tė vlerave kulturore nė rrethanat tona duhen tė kuptohen si veprime mė shumė humaniste sesa pėrfitimi. Kėto qėllime kėrkojnė ndoshta njė vėshtrim mė tė gjerė lidhur me konfliktet e deritashme mes artit tė vėrtet dhe atij tendencioz nė raporte me shoqėrinė.
Arti duhet t’i shmanget etiketimit dhe nė radhė tė parė qė tė jetė i pranueshėm duhet tė jetė i bindshėm kėshtu vetėm kushtet e tilla do t’i kontribuonin pėrhapjes sė tij.
Me gjithė kėto anė negative nė jetėn tonė kulturore tė pasluftės ėshtė shpresėdhėnės fakti se, njė pjesė e artistėve tanė kanė filluar ta kuptojnė se, krijimi i vlerave vetėm sa pėr tė qenė, janė investime tė kota dhe vetėm vlerat e mirėfillta janė pasuri e pavdekshme kulturore e artistike.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] KRIJIMTARIA POETIKE E SHEFKI OLLOMANIT (2008-04-30 07:51:39 nga admin4)
[ Kultura ] NJĖ PROMOVIM VLERASH ARTISTIKE PĖR UĒK-nė DHE LUFTĖRAT TONA NĖ SHEKUJ (2008-11-03 16:29:58 nga admin1)
[ Kultura ] Organizuar nga Alb-Shkenca dhe disa organizta tė tjera artistike (2008-07-22 16:09:52 nga admin4)
[ Kultura ] MANIFESTIMI KULTURO-ARTISTIK “MBREMJET VERORE ARTISTIKE” (2008-07-20 23:08:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Konkurs i UP -sė pėr punime shkencore, vepra artistike, projekte mė tė mira tė personelit akademik (2006-12-18 16:54:06 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] AKTIVITETE ARTISTIKE ME RASTIN E FESTES SE PAVARESISE. (2006-10-31 18:51:34 nga Arben Dervina)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
[ Opinione ] Sovraniteti i Kosovės pėrballė kėrcėnimeve (2008-09-10 09:38:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekonomia e Kosoves perballe sfidave pas pavaresise (2008-05-02 12:19:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Cėrvenkovski: Vendi po pėrballet me njė krizė politike serioze (2008-03-13 12:57:06 nga admin4)
[ Opinione ] Eksplozioni i shovinizmit Serb pėrballė lirisė, sigurisė dhe paqes (2008-02-23 16:23:53 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster