| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Astrit Lulushi - SHBA
Pluhuri shpesh shoqėrohet me harresėn, por vetėm kur cėshtja mendohet thellė, del se ėshtė pluhuri nė sipėrfaqe qė zbulon tė padukshmen. Heminguei pėrdori njė parim tė ngjashėm, ashtu si Kadareja gėrvishtte pluhurin e diktaturė pėr ta zbuluar atė. Eshtė i njėjti parim qė u pėrvetėsua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej me nje tyl tė hollė pėr ta bėrė mė joshės a pėr tė shmangur censurėn ndaj pronografisė. Kjo tė shtyn tė mendosh se shprehja pluhuri i harresės apo i mbulesės krijohet nga ata qė e dinė qė nė njė periudhe tė caktuar tė sė kaluarės, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjė pėr tu regjistruar, dhe pėrpiqen qė mbi harresėn tė krijojnė njė histori tė rremė a tė shtrembėruar.
Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmėt e tij, tė cilat si shenjat e gishtrinjėve, sa mė tė padukėshme nė kohėn e prekjes aq mė tė theksuara bėhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga njė dritė e re.
Shpesh nevojitet vetėm njė vėshtrim i tillė pėr tė kuptuar se njeriu duhet vlerėsuar jo mė shumė pėr rezultatin sesa pėr punėn e mundin drejt kėtij rezultati. Kur Davincin e pėrgėzonin pėr pikturėn MonaLisa, ata nuk e dinin se pėr kėtė vepėr artisti kishte punuar pėr 4 vjet. Falė Zotit, qė nuk e dijnė kėtė thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos tė tjerėt talleshin. Po ashtu kritikėt qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet pėr statujėn e Balzakut dhe ende nuk e quante tė pėrfunduar. Nė historinė e artit, Rodin sot renditet si skulptori mė i madh qė nga koha e Mikelanxhelos.
Historianėt thonė se Enriko Karuzo, njė nga tenorėt mė tė mėdhenj qė ka njohur bota, kur dilte nė skenė admirohej nga tė gjithė, por kush e shikonte pas shfaqjes, nė mbrapaskenė, tė rraskapitur nė kulm, tė djersitur e mezi mbushej me frymė, mendonte ndryshe. Adhurimi ndaj njė personi ėshtė deri-diku dėshira pėr tu bėrė njėsoj si ai, por pa u lodhur. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė shumė njerėz ėndėrrojnė tė bėhen tė pasur por pak janė tė tillė. Shume e dėshirojnė suksesin, por jo tė gjithė e duan lodhjen, megjithatė prapė nuk heqin dorė e pėrpiqen tė gjejnė rrugėn tjera, mė tė shkurtrėn e mundur. Por kjo vijė midis njeriut dhe qėllimit, si ajo midis dy pikave, ėshtė e drejtė vetėm nė gjeomoetri, pasi nė jetė ėshtė e gjatė e me shumė kthesa, ngritje, rėnie e ndalesa tė shkaktuara nga mundimi e lodhja.
Kam njohur shumė njerėz tė mėdhenj, por tė rrallė janė ata qė mund tė krahasohen me plakun e urtė shqiptar, Ismail bej Qemalin, shkruante gazetari britanik Somerville Story nė vitet 1920. Dhe ai pėrmend mjaft emra qė sot janė harruar, flet kalimthi mbi figura bashkėkohore si Pucini e Karuzo qė i kishte njohur personalisht, por pėrshkruan si njė figurė nga mė tėrheqėset, Ismail Qemalin, mbi shpatullat e tė cilit rėndonin shpifjet e kundėrshtarėve vendas a tė huaj, vitet e jetės, dhe halle tė gjithfarėshme, kombėtare e vetiake, qė nga ato pėr sigurimin e jetesės. Kėto pėrbėnin atė pluhurin qė zbulonte vlera tė cilat u vunė re nga shkrimtari britanik Sommerville Story.
Nė vitin 1927, Sommerville Story, botoi librin 20 year in Paris with a pen, ku flet rreth pervojės se tij si gazetar. Nė kapitullin A few famous people, Story thotė se nuk mund ta linte pa pėfshirė nė kėtė libėr Ismail Qemalin, jo vetėm sepse ai ishte njė nga figurat mė interesante qė kishte njohur personalisht por edhe sepse bashkėpunoi me tė pėr 16 muaj pėr hartimin e librit The Memoirs of Ismail Kemal bey.
Nė vitin 1916, gazetari amerikan William Morton Fullerton nė atė kohė korrespondent i gazetės London Times nė Paris, hyri nė zyrėn e Storyt i shoqėruar nga njė burrė i rreth tė 70-ve; Ismail bej Qemalin, ish diplomat i perandorisė osmane, guvernator i Rumelisė, nxitėsi i lėvizjes xhonturke, njeriu qė bėri Shqipėrinė, dy herė president i saj dhe tani thuajse i dėbuar jetonte e nė mėrgim. Pėr kėta dy gazetarė tė huaj, historia e tij i ngjante asaj tė njė profeti i mohuar nė vendin e tij. Atė ditė ata u takuan, e biseduan gjatė dhe pėrshtypjet e para duket se ishin tė mira, pasi shėnuan fillimin e njė bashkėpunimi tė suksesshėm, megjithėse tė vėshtirė, tregon Sommerville Story nė librin; 20 vjet nė Paris me penė Mė poshtė vijon tregimi i Storyt, shkėputur nga kapitulli A few famous men
Bisedat me Qemal beun ishin leksione, pasi ky plak i urtė qė kishte qenė pėr 50 vjet guvernator e guvernator i pėrgjithshėm nė disa provinca tė perandorisė osmane, dinte thuajse gjithcka qė njeriu ia vlente tė dinte rreth politikave, sjelljeve dhe mendėsive nė Lindjen e Afėrme. Ishte interesante dhe stimuluese tė dėgjoje diskutimet mbi politikat lindore e evropiane nga njė njeri qė kishte biseduar me sulltanin Abdyl Hamidin po aq familjarisht sa edhe me mua, qė kishte njohur nga afėr gjeneralin Charls Gordon i njohur si Gordoni i Khartumit dhe nderonte kujtimin e tij kishte qenė mik me kryeministra e kishte biseduar me monarkė evropianė e burra shteti gjatė jetės sė tij tė gjate politike
...
Nė bisedė tė lirė Ismail Qemali ishte i kėndshėm e plot humor, ndėrsa kur fillonim punėn pėr tė regjistruar kujtimet ai bėhej tepėr serioz. Megjithė pėrvojėn dhe intelektin e tij, ai tregonte kujdesin e njė diplomati. I. Qemali nuk mbante me vete asnjė shėnim a dokument dhe shpesh shprehte keqardhje qė tė gjitha letrat e tij i kishte lėnė nė Stamboll. Kur ndonjėherė donte ti referohej njė dokumenti diplomatik, ose tė gjente datėn e saktė tė njė ngjarjeje qe ai kishte pėrjetuar, ne na duhej tė shkonim nė librarinė Quai dOrsay ose nė Bibliotheque Nationale
..
Pėr tė punuar, pėrdornim njė tryezė tė madhe. Une ulesha nė karrige nė njėrin skaj e Ismail Qemali nė skajin tjetėr tė tryezės dhe ai fillonte tė tregonte incidente e ngjarje tė ndryshme nga jeta e tij. Por atij nuk i pėlqente qė unė tė mbaja shėnime edhe as nuk donte qė ai tė diktonte e unė tė shkruaja. Kjo ma bėnte punėn shumė tė vėshtrirė. Ndonjėherė ai fliste pėr njė orė a mė shumė, dhe nėse mė shikonte qė mbaja shėnime, nevrikosej, e ndėrpriste tregimin dhe ma hiqte letrėn nga dora. Ismail Qemali ishte shumė i pėrpiktė pėr ato qė donte tė pėrfshiheshin nė librin e kujtimeve dhe pėr ato qė duheshin lėnė jashtė. Kėto tė fundit, zakonisht ishin pjesėt mė interesante dhe pėrbėnin njė burim tė jashtėzakosnshėm pėr njė shkrimtar. Po kujdesi i tij qė ato tė mos pėrfshiheshin nė libėr, ishte edhe mė i jashtėzakonshėm. Ismail Qemali ishte i mendimit se nė kujtimet politike duhet tė pėrfshihen vetėm ngjarje serioze.
Kur mbaronim bisedėn dhe Qemal beu ikte, unė ulesha e shkruaja ato qė mbaja mend dhe kur vinte heren tjetėr ia lexoja cfarė kisha shkruar. Pasi i miratonte, unė i shtypja me makinė shkrimi dhe ai mė kėrkonte tia lexoja pėrsėri. Nė disa raste mė duhej tė bėja edhe ndryshime, sepse I. Qemali shpesh ndryshonte mendje e donte qė ndonjė pjesė tė tregohej ndryshe ose tė mos tregohej fare. Bisedat i zhvillonim nė frėngjisht, por unė shėnimet i mbaja nė anglisht dhe pastaj ia lexoja tė pėrkthyera nė frėngjisht, sepse nuk e kuptonte mirė anglishten.
Ismail Qemali ishte shumė i kujdeshėm pėr ato qė tregonte dhe njė herė me tė qeshur thashė, Ju keni ardhur tek njė gazetar e shkrimtar i cili pak-a-shume i njeh shijet e publikut. Pėrse nuk mė lejoni ta shkruaj librin ashtu sic di vetė? Ndoshta do te dilte mė interesant? Sigurisht pėrgjigja e tij ishte se gjithmonė e njėjtė Nuk dua tė dėgjoj gjėra tė tilla.
Ismail Qemali ishte shumė i thjeshtė dhe gjithmonė ndjehej ngushtė kur e lėvdonin. Ndonjėherė mendoja se historia mund tė kishte qėnė ndryshe, nėse ky njeri do tė kishte marrė vendime tė prera e tė rėndėsishme nė momentin e duhur dhe nė se do tė ishte treguar mė shumė ambicioz.
Njė herė njė revistė e njohur franceze i kėrkoi Ismail Qemalit tė shkruante dicka tė lehtė rreth pėrvojės tė tij. Nė kėtė rast ai u shpreh lirshėm, duke e mbushur shkrimin me episode plot humor, pasi e dinte se publikut francez i pėlqenin gjėra tė tilla. Por ai nuk pranoi qė ky shkrim te pėrfshihej nė Kujtimet nė anglisht, duke thėnė, si gjithmonė, se ato nuk ishin mjaft dinjitoze pėr tė zenė vend nė librin e njė diplomati.
Nisur nga pėrvoja, Ismail Qemali parashikoi shumė zhvillime qė mė pas edhe ndodhėn. Por vetėm pėr njė prej zhvillimeve mė tė rėndėsishme parashikimi i tij doli i gabuar. Ismail Qemali besonte se Lufta e parė Botėrore do tė pėrfundonte me fitoren e Gjermanisė. Kjo jo sepse Gjermania ishte ndėr fuqitė mė tė mėdha ushtarake tė kohės, por sepse Britania e Franca do tė mundeshin. Ai bėnte krahasim me tė kaluarėn kur politikat britanike e franceze ndaj Lindjes shumė herė kishin qėnė tė gabuara. Ismail Qemali thoshte se Gjermania e Austro-Hungaria kishin hyrė aq thellė nė Ballkan vetėm falė pakujdesisė dhe indiferentizmit tė Britanisė dhe se kishte qenė frika ndaj Gjermanisė qė prej periudhės sė Bismarkut, qė ndikoi nė krijimin e aleancės franko - ruse dhe po ashtu frika ndaj Gjermanisė qė i shtyu sllavėt e jugut tė bashkoheshin nė njė federatė, duke menduar se vetėm kėshtu mund ti bėnin ballė kėrcėnimit gjerman e austro-hungarez.
Njė herė e pyeta Ismal Qemalin se pėrse pranoi tė largohej nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me cdo kusht e me forcė, sic do tė kishin bėrė shumė tė tjerė nė pozitat e tij. Ai tundi kokėn dhe me njė zė tė mendueshėm tha Gjėra tė tilla nuk mund ti bėnte njė njeri qė kishte luftuar pėr Liberalizim nė njė vend tė prapambetur.
Ismail Qemalit nuk i pėlqente tė fliste pėr veten pasi i dukej se mburrej, prandaj edhe puna pėr tė shkruar kujtimet e tij zgjati mė shumė sesa unė kisha parashikuar, pasi ndonjėherė mė duhej tia nxirrja fjalėt thuajse njė nga njė. Me ditė a javė tė tėra ai zhdukej dhe kur kthehej i lodhur, mė tregonte pėr takimet qė kishte zhvilluar me ministra, diplomate, burra shteti e bashkėatdhetarė pėr tė ndihmuar cėshtjen shqiptare. Ndonjėherė prefereronte tė ulej pranė zgjarrit e tė bisedonte. Por libri i Kujtimeve kurre nuk pėrfundoi si duhej; kapitulli rreth Shqipėrisė, kurrė nuk u skicua as nė vija tė trasha. Mė 1919, Ismaili Qemali u nis per nė Spanjė, pasi duke qenė vend neutral, mendonte se ai mund tė ishte mė i pavarur nė punėn e tij pėr Shqipėrinė. Disa ditė para se tė nisej, mė pyeti nėse do ta ndihmoja mbi njė libėr tjetėr mė tė gjėrė mbi gjeografinė, historinė dhe etnografinė e Shqipėrisė. Unė i thashė, po, por mė gjatė nuk e diskutuam. Shqetėsimi im i vetėm ishte se nėse puna do tė kryehej me ritmin e shkrimit tė Kujtimeve, qė kishte ecur shumė ngadalė, pėr njė libėr tė dytė do tė na duheshin disa vite.
Nga Spanja, miku im i vjetėr, me ftesė tė qeverisė italiane shkoi nė Itali, dhe kur arriti atje, autoritetet e mbajtėn nėn mbikqyrje; dhe ashtu zemėrthyer e afro 80 vjecar, Ismail Qemali vdiq nė Peruxha.
Gjithashtu pėr ata qė besojnė nė bestytni nuk mund tė lė pa treguar njė ngjarje qė ndodhi nė Parisi. Miku im Reginald Darcy, pianist i njohur qė jetonte nė Algjer, kishte ardhur pėr vizitė nė Paris. Njė mbrėmje, ai, Ismail Qemali dhe njė miku i tyre po hanin darkė dhe Qemal beu i pyeti nėse u besonin bestytnive. Ata u pėrgjigjėn se jo, dhe pastaj u befasuan kur Ismail Qemali tha se dėshironte tė dėgjontė Marshin Funeber tė Shopenit. Darcy e luajti nė piano, tė gjithė pjesėn deri nė fund. Nė mė pak se njė vit pas kėsaj ngjarjeje, Ismail Qemali dhe Reginald Darcy vdiqėn, ndėrsa personi i tretė ndėrroi jete disa muaj mė vonė.
Libri Memoirs of Ismail Kemal bey u botua mė 1920 nė Londėr e Nju Jork, me njė pamje e pėrmbajtje me tė vėrtetė serioze, sic e kishte dashur Ismail Qemali kur ishte gjallė. Sot ky libėr ėshtė njė nga veprat mė tė cituara nga studiues e historianė mbi cėshtje tė Lindjes sė Afėrme e tė vendeve tė ish perandorisė osmane. Libri pėrmban edhe njė parathėnie shkruar nga W.M.F, akronim i pėrdorur nga Willam Morton Fullerton,(1865-1952) mik i Sommerville Storyt dhe nxitėsi kryesor qė Ismail Qemali tė hidhte nė letėr kujtimet e tij. Fullerton ka qenė njė prej gazetarėve dhe analistėve te njohur tė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX. Lindur nė Boston e i diplomuar nė Harvard, nė vitet 1890, Fullerton u vendos nė Paris, ku punoi si korrespondent pėr London Times. Ai ėshtė autor i disa librave si Problems of Power edhe Patriotism and Science ku analizohen politikat e fuqive tė mėdha nė fillim tė shekulli tė kaluar. Shumė kritikė thonė se filmi i kohėve tė fundit Wings of the Dove bazohet nė jetėn e Fullertonit, tė paktėn gjatė rinisė sė tij.
Ndėrsa tė dhėnat biografike rreth Sommerville Storyt janė tepėr tė pakta. Mendohet se ai lindi nė Britani aty nga mesi i viteve 1800, punoi si gazetar nė disa kryeqytete tė fuqive tė evropiane deri aty nga vitti 1903, kur u vendos pėrfundimisht nė Paris, ku edhe vdiq para fillimit tė Luftės sė dytė Botėrore. Somerville Story la pas shumė shkrime, monografi e pėrshkrime, por mė shpesh emri i tij pėrmendet pėr librin The Memoirs of Ismail Kemal bey.
|
|