| » Opcionet për artikullin |
|
Prishtina ėshtė e gatshme ta vazhdojė bashkėpunimin me UNMIK-un edhe pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės. Kėshtu ėshtė thėnė sot pas njė takimi ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės.
Institucionet e Kosovės kanė shprehur sot gatishmėrinė e tyre pėr vazhdimin e bashkėpunimit me administratėn e Kombeve tė Bashkuara edhe pas 15 qershorit, kur hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės.
Pas shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt, pritjet e kosovarėve kanė qenė qė UNMIK-u do tė largohet nga Kosova pas 15 qershorit, por me mbetjen nė fuqi tė Rezolutės 12 44 tė Kėshillit tė Sigurimit, administrata e UNMIK-ut do tė mbetet nė Kosovė, por, siē thuhet, nė njė format tjetėr dhe tė rikonfiguruar, duke iu pėrshtatur nė njė masė realitetit nė Kosovėn e pavarur.
Pas njė takimi tė pėrbashkėt ndėrmjet presidentit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaēi dhe kryetarit tė Kuvendit, Jakup Krasniqi, presidenti Sejdiu tha se Prishtina zyrtare pret qė gjatė dy ditėve nė vijim tė marrė letrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, lidhur me rikonfigurimin e UNMIK-ut.
Sidoqoftė, ai tha se Prishtina do ta vazhdojė bashkėpunimin me UNMIK-un si dhe me misionin tjetėr, EULEX.
Ne nuk mund tė paragjykojmė cilėsinė, por mund tė themi se do tė ketė njė qasje tė pėrbashkėt tė tė dy mekanizmave ndėrkombėtarė, edhe tė UNMIK-ut, e edhe tė ICO-sė dhe EULEX-it. Kujtojmė se kjo do tė jetė e konceptuar asisoj qė ti ndihmojė proceset pėr tė pėrfunduar sa mė shpejt.
Qėndrimi ynė ėshtė se ne do tė bashkėpunojmė edhe me institucionet ndėrkombėtare dhe me atė pjesė tė UNMIK-ut, qė mund tė ketė nė kėtė proces tė rikonfigurimit kompetenca tė caktuara, u shpreh Sejdiu.
Presidenti kosovar tha se ėshtė nė konsulta tė vazhdueshme me Uashingtonin e Brukselin rreth qartėsimit tė misioneve tė ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė.
Ndėrkohė, kryeministri Hashim Thaēi ėshtė pėrqendruar nė pėrgatitjet qė po i bėn Kosova pėr datėn 15 qershor, kur edhe hyn nė fuqi Kushtetuta.
Nė kuadėr tė agjendės sė diskutimit kemi avancuar sė formėsuari dhe nė plotėsi tė funksionimit tė tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, qė dalin edhe si autoritete nga Kushtetuta e re, pėr ne si institucione tė vendit, theksoi Thaēi.
Nė anėn tjetėr, opozita konsideron se Kosova ėshtė shumė e vogėl qė tė ketė njė numėr kaq tė madh tė misioneve ndėrkombėtare. Bajram Kosumi, nėnkryetar i AAK-sė, thotė se qeveria duhet ti kėrkojė UNMIK-ut qė tė ruaj praninė nė Kosovė vetėm me njė zyrė dhe njė person, sa pėr tė pėrmbushur Rezolutėn 1244, e cila mbetet nė fuqi.
Kosumi thotė se UNMIK-u nuk do tė duhej tė ketė edhe fusha tė kompetencave tash nė Kosovėn e pavarur.
Meqenėse nuk ka njė ndėrrim tė Rezolutės 12 44 dhe pa ndėrrimin e kėsaj Rezoluta nuk ka ndėrrim substancial tė UNMIK-ut, Qeveria e Kosovės duhet tė kėrkojė nga UNMIK-u qė tė mbetet vetėm me njė person nė Kosovė, pasi qė ėshtė obligim prej Kėshillit tė Sigurimit.
Nė pamundėsi pėr ta ndėrruar Rezolutėn 1244, atėherė duhet tė bėhet qė praktikisht misioni i UNMIK-ut nė Kosovė tė mos ketė kurrfarė roli, si nė jetėn politike e shtetėrore tė Kosovės, tha Kosumi.
Bazuar nė informacionet nga administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Prishtinė, mė 15 qershor, Ban Ki Moon nė fakt do ta fillojė procesin e tranzicionit dhe nuk do ta pėrmbyllė atė, si parashihej me pakon e Ahtisaarit.
Andaj, supozohet se edhe pėr tė paktėn katėr muajt e ardhshėm, shefi i UNMIK-ut tė mbetet autoriteti numėr njė nė Kosovė.
Ndonėse ende mbetet e paqartė se si do tė ndahen kompetencat ndėrmjet institucioneve tė Kosovės, ICO-s, EULEX-it, tė cilat funksionojnė me Kushtetutėn e Kosovės dhe UNMIK-un nė anėn tjetėr, si administratė qė funksionin mbi bazėn e Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit, autoritetet vendore thonė se po pėrgatisin edhe njė shėnim simbolik tė hyrjes nė fuqi tė Kushtetues mė 15 qershor.
Kurse, kėtė javė, do tė pėrmbyllet edhe miratimi i simboleve tė Kosovės, pėrkatėsisht pas pėrzgjedhjes sė flamurit dhe stemės, tė mėrkurėn do tė miratohet edhe himni i Kosovės.
Zijadin Gashi
|
|