DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ANGAZHIMI PĖR PAVARĖSI NUK MUND TĖ PRODHOJĖ ASGJĖ MĖ TEPĖR SESA PRODUKTIN “AHTISAARI”
Postuar mė datėn: 2008-01-29 16:17:24 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Po tė flasim me gjuhėn e prodhimit tė produkteve mund tė themi se tash jemi nė prag tė daljes nė jetė tė produktit politik tė quajtur “Pavarėsi e Kosovės”.
Produkti ėshtė projektuar nė vitin 1990 nga Lidhja Demokratike e Kosovės. Ėshtė shpikur pa u bėrė analizat e duhura se a kishte mundėsi reale qė tė ndėrtohej edhe njė proces adekuat pėr finalizimin e kėtij produkti.
Procesi i prodhimit tė kėtij produkti politik ishte konceptuar nga ideatori i tij si njė proces paqėsor me ēdo kusht, duke u mbėshtetur vetėm nė faktorin e jashtėm si pėrcaktues i ēdo faze tė procesit.
Projektuesi kishte premtuar se produkti do tė ishte krejtėsisht sipas aspiratės kombėtare tė popullit shqiptar dhe do tė realizohej shumė shpejt. Mjaftonte qė populli tė mos e bėnte asnjė pėrpjekje tė dhunshme dhe ēdo gjė do tė shkonte sipas projektit. Projektuesi ishte plotėsisht i bindur pėr kėtė.
Vitet ecnin dhe finalizimi nuk vinte. Mosrealizimi i premtimeve filloi tė nxiste padurimin. Filluan edhe dyshimet mbi zotėsinė e projektuesit pėr ta realizuar kėtė projekt. Projektuesi i bindur nė saktėsinė e projektit tė vet shpikte lloj-lloj marifetesh, sė bashku me faktorin e jashtėm, pėr ta mbajtur durimin. Por edhe kjo nuk mund tė zgjaste deri nė pakufi. Populli kishte nevojė ta realizonte kėrkesėn e tij dhe nuk mund tė besonte as pėrjetėsisht dhe as symbyllas.
Populli filloi ta kėrkonte njė projektues tė ri e tė aftė pėr ta gjetur rrugėn e duhur pėr realizimin e aspiratės sė tij kombėtare. Pas fillimit tė humbjes sė besimit nuk vonoi shumė dhe projektin e jetėsimit tė aspiratės kombėtare (produktit politik) e mori pėrsipėr Drejtoria Politike e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Projektuesi i ri e kishte idenė fillestare qė ta ndryshonte qėllimin politik qė e kishte vendosur Lidhja Demokratike e Kosovės, sepse besonte se gabimi qėndronte pikėrisht nė vendosjen e gabuar tė qėllimit. Pra, sipas projektuesit tė ri, duhej synuar produkti politik “Bashkimi Kombėtar”, ndėrsa procesi duhej tė bazohej nė mjete dhune qė ishin tė ligjshme, sepse nuk kishte rrugė tjetėr pėr realizimin e kėsaj kėrkese krejtėsisht tė ligjshme. Kėshtu vendosi projektuesi i ri dhe nė parim kishte tė drejtė.
Projektuesi i ri eci pėr pak kohė pas kėtij koncepti, por qė nė pengesėn e parė tė zhvillimit tė procesit u tėrhoq.
Tėrheqja nga qėllimi i Bashkimit Kombėtar, si i vetmi produkt politik qė duhej synuar, u arsyetua se ishte njė vendim i domosdoshėm i kohės dhe rrethanave. Me kėtė hap praktikisht edhe projektuesi i dytė u katandis nė idenė e projektuesit tė parė dhe pothuaj nė momentin e marrjes sė kėtij vendimi mori edhe vendimin qė tė bashkėvepronte e tė bashkėjetonte me projektuesin e parė, me Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
Nė heshtje dhe pa i kėrkuar njėri-tjetrit falje pėr fyerjet dhe sharjet e bėra reciprokisht, dy projektuesit u bashkuan dhe nė rrugė e sipėr bėnė sė bashku mjaft ndryshime nė pėrkufizimin e qėllimit politik (produktin e synuar) qė e kishin proklamuar vetė.
Pak nga pak produktit politik “Pavarėsi e Kosovės” iu hoq krejt pėrmbajtja e premtuar nga dy projektuesit tashmė tė bashkėdyzuar dhe mbeti vetėm forma e produktit.
Ishte njė forcė jashtė tyre qė i shtynte kėta projektues ta hiqnin pėrmbajtjen nė vazhdimėsi, deri sa e sollėn kėtė produkt nė njė emėr pa pėrmbajtje. Ajo forcė jashtė tyre e vlerėsoi saktėsisht qenien pakurrizore tė projektuesve dhe me pak shtytje i detyroi ata tė hiqnin dorė nga pėrmbajtja. Pavarėsia e premtuar humbi ēdo element tė pavarėsisė kombėtare siē ishte premtuar nė fillim.
Kishte njė forcė qė e diktonte procesin e prodhimit tė produktit politik tė synuar. Kjo forcė dalėngadalė i detyronte vetė projektuesit tė zhvishnin kėrkesėn politike nga elementet kombėtare shqiptare. Vetė procesi i kishte mbėrthyer projektuesit qė tė pajtoheshin me zhveshjen nga elementet vitale qenėsore kombėtare tė projektit tė tyre. I tillė ishte procesi qė sa mė shumė tė bėnin lėshime projektuesit, aq mė shumė e lavdėronin projektin e tyre pėr t’ia bėrė popullit sa mė tė ėmbėl e mė tė pranueshėm. Aq mė tepėr projektuesit e ndjenin veten krenarė qė ishin shpikės dhe zbatues tė kėtij procesi. Proces tejet interesant dhe ēudibėrės.
Tash pas zhveshjes sė plotė tė pėrmbajtjes kombėtare tė aspiratės sė shqiptarėve (produktit politik tė kėrkuar nga populli) procesi i prodhimit tė kėtij produkti po pėrfundon. Produkti qė u projektua si Pavarėsi e Kosovės, i kthyer pėr pak muaj si Bashkim Kombėtar dhe i rikthyer sėrish nė Pavarėsi po del nga procesi pėrfundimtar i prodhimit si produkt Made by Ahtisaari.
Sido qė tė jetė, angazhimi pėr Pavarėsi nuk ka asnjė mundėsi ta ndėrtojė njė proces tė mirėfilltė qė do tė pėrfundojė nė diēka mė tė mirė se produkti “Made by Ahtisaari”. Nuk ka mundėsi tė prodhojė mė shumė se kaq politika qė nuk bazohet nė shkaktarin e problemit: nė ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare nė Ballkan. Ky ėshtė maksimumi qė mund tė arrijė angazhimi pėr zgjidhje parciale tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare.

Sabit Gashi
Pėrgjegjės pėr Organizim i Lėvizjes pėr Bashkim
sabitgashi@levizjaperbashkim.com

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRSĖRI U NDIE FORCA E FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR (2008-12-02 08:51:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster