| » Opcionet për artikullin |
|
Tregim satirik
Njė zyrtar i Bashkimit Evropian shkoi pėr tė vizituar Kosovėn. Nė pritje kishin dalė Kryeministri i Kosovės me ministrat e parlamentit. Tė gjithė ministrat e pritėn mysafirin e lartė. Kryeministri e shoqėron dhe e prezanton zyrtarin e BE-sė para ministrave tė Kosovės.
- Ky ėshtė kryeplaku i kompromisit tė Kosovės, - tha kryeministri pėr kryetarin e Kosovės.
- Kjo ėshtė zėdhėnėsja e mjerimit dhe vuajtjes sė popullit, - tha pėr zėdhėnėsen e Qeverisė sė Kosovės.
- Ky ėshtė kryetari i shurdhmemecėve, - tha pėr kryetarin e Parlamentit.
- Ky ėshtė ministri i hajnave, - tha pėr ministrin e financave.
- Ky ėshtė ministri i territ, - tha pėr ministrin e energjetikės.
- Kjo ėshtė ministrja e vagabondėve, - tha pėr ministren e kulturės.
- Ky ėshtė ministri i analfabetėve, - tha pėr ministrin e arsimit.
- Ky ėshtė ministri i infektimit, - tha pėr ministrin e shėndetėsisė.
- Ky ėshtė ministri i keqpėrdoruesve tė brendshėm, - tha pėr ministrin e punėve tė brendshme.
- Ky ėshtė ministri i keqpėrdoruesve tė jashtėm, - tha pėr ministrin e punėve tė jashtme.
- Ky ėshtė ministri i durimit tė sulmeve serbe, - tha pėr ministrin e mbrojtjes sė punėve tė brendshme.
- Ky ėshtė ministri i korrupsionit, - tha pėr ministrin e drejtėsisė.
- Vetėm ministri i tė verbėtėve mungon (ėshtė fjala pėr ministrin e bujqėsisė). Ai ėshtė i shqetėsuar, sepse rezervat e ushqimit nė depo janė prishur. Zoti zyrtar, ndonėse ministri ėshtė i verbėr, hundėn e ka tė hollė dhe shpejt e merr vesh, kur prishet ushqimi. Deshi tė varė veten, por e shpėtoi ministri i korrupsionit, - kėshtu e informoi kryeministri zyrtarin e BE-sė.
- Sa budalla, tė marrė mė qafė veten pėr njė vagon ushqim, - tha zyrtari i lartė.
- Ministri i bujqėsisė nuk ka faj
Faj ka populli qė nuk blen ushqim, prandaj ushqimi po prishet nė depo, - deklaroi njėri nga ministrat e pranishėm.
- Po, demonstruesit nė rrugė, ēka po lypin? Mbase ata janė kundėr vizitės sime nė Kosovė?! - pyeti zyrtari i BE-sė, kur pa demonstruesit e Lėvizjes Vetėvendosje me pankarta duke brohoritur VETĖVENDOSJE!
- He, he
! Ata po lypin vetėvendosje, diēka qė bie nė kundėrshtim me Unmik-un, - tregoi zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės.
- Sa pėr Unmik-un nuk ka problem, sepse duhet pyetur Serbinė. Nėse Serbia lejon vetėvendosjen e popullit shqiptar, padyshim qė Unmik-u e mirėpret, - tha mysafiri zyrtar.
Ndėrkohė tė gjithė ministrat buzėqeshėn nė shenjė nderimi.
Beqir ELSHANI |
|