DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PREKAZI, PLUS 10 VITE
Postuar mė datėn: 2008-03-04 09:42:58 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Prekazi dhe psikologjia e flijimit per atdheun!!!

Shkruan: Bedri Zyberaj

Ēdo popull pėr ta dėshmuar fuqinė e vet shpirtėrore pėr mbijetesė, brenda vetes gatuan dhe pėrsos mjetet mė adekuate, nė kuptimin psikologjik tė kėsaj fjale. Jo tė gjithė popujt pėrdorin tė njėjtat mjete, apo mekanizma.

Dallimi mė i madh, dhe mė i zakonshėm i tyre kushtėzohet nga shumė elemente jashtpsikologjik, e nė rend tė parė nga fuqia apo madhėsia numerike.

Mirėpo kjo epėrsi (nė kuptimin gjithėpėrfshirės tė kėsaj fjale), nė rastet mė tė shpeshta, deri tani ka shpie nė kultivimin e dėshirės pėr mbisundim, e qė nė mungesė tė njė kontrolli etik, nė fund tė kėsaj dėshire, tė njėjtit kanė rezultuar tė kriminalizuar dhe shkatėrruar.



Meqė objekt i kėsaj dėshire janė zakonisht kombe e popuj mė tė vegjėl, kėta tė fundit, nėse pėrballė kėsaj sillen me nėnshtrim e pa reagim, s`do mend se do tė asgjėsohen. Ata qė nuk e pranojnė kėtė fat, nė saj tė kėrkimit nga vetvetja gjejnė mekanizmat e duhur pėr t`i bėrė ballė shtypjes, flijimit, pėrkatėsisht sakrificės deri nė shkallė jete.

Pėr t`u akceptuar si i tillė ky akt duhet tė pėrmbajė brenda vetės njėrin nga elementet kryesore pėrveē dhurimit tė asaj qė ėshtė e vlershme i djersės, pasurisė, gjakut apo jetės. Ky element ėshtė qėllimi i vlershėm tė cilit i dedikohet dhurimi i atyre qė i pėrmenda mė parė.

Qėllimet e vlershme mė tė zakonshme janė: nderi e dinjiteti i individit, familjes, burrėria te ne si kategori morale, familja, prona, fqinjėsia e deri te liria e atdheut.

Pothuaj pėr tė gjitha kėto kategori ėshtė flijuar nga populli ynė, historia e tė cilit ka qenė njė sprovė pėrpjekjesh pėr tė zgjedhur mes tė keqes dhe tė keqes mė tė vogėl. E mira si pjese e zgjedhjes gjithmonė ėshtė mohuar.

Njėra kategori apo tjetra, mund tė lokalizohet pėr nga vendi ku ėshtė bėrė flijimi.

Prekazi ėshtė qendra e flijimit, jo vetėm pėr atė qė ndodhi nė marsin e vitit 1998, por edhe mė herėt.

Gati njė shekull mė parė, nė kėtė fshat, kishte ndodhur njė ngjarje e pėrafėrt, dhe tė njėjtėn populli e kishte demoralizuar nė kėngė. Rezistenca e banorėve tė kėsaj ane kundra ‘’komiteteve” serbė, siē thuhet nė kėngėn pėr Ahmet Delinė, ėshtė relevante pėrballė njė vlere tjetėr qė paraqet pjesėn mė pėrmbajtjesore tė kėsaj kėnge.

Shkuarja nė ndihmė tė kojshisė apo solidarizimi me tė nė njė moment tė vėshtirė, ėshtė vlera kryesore qė paraqet bėrthamėn e asaj ngjarje dhe e njėjta, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos flijim qė shprehet me vargjet

“Se n`mos vdeksha pėr kėtė kojshi
Jo nuk vdes as pėr robt e mi!”

- Ky solidaritet deri nė vetėflijim pason njė moment rrėqethės, tė trishtueshėm, kur

”Te Halili kanė ra komita
Britshin robt e piskatshin thmija”

I ushqyer me nektarin e kėtij humanizmi, vite e dekada mė vonė, nė saje edhe tė ndryshimeve qė diktonte konteksti tjetėr kohor, aktin e flijimit, nė shumė aspekte Adem Jashari do ta ngritė nė njė shkallė mė tė lartė, jo vetėm si konceptim, por edhe si realizim, qoftė nė raport me flijimin e A. Delisė dhe ndonjė figure tjetėr kombėtare, qoftė nė raport me figurat mė tė shquara pėr kėtė akt, tė historisė botėrore. Bile-bile, edhe nė raport me figurėn mė emblematike tė kėsaj natyre- Jezu Krishtin.

Rrezja e shtrirjes sė sakrificės sė Ademit (Jasharit) nuk e ka atė shtrirjen vetėm te fqinji, por mė larg. Ajo shtrihet pėrgjatė gjithė gjerėsisė dhe gjatėsisė sė atdheut, gjė qė te A. Delia ishte ende nė fazėn embrionale. Njashtu siē ėshtė qėllimi i vlershėm i pėrmasave mė tė mėdha nė krahasim me tė parin, edhe vet flijimi ėshtė shumėfish mė i madh dhe shumė mė heterogjen pėr nga numri, mosha, gjinia, dhe brezat. Pikėrisht ky element e bėn Adem Jasharin tė dallojė, pothuaj qenėsisht edhe nga vetė Jezu Krishti i cili flijohet pėr njerėzimin, por flijohet si i vetėm. Fillikat.
Ma merr mėndja se tė tillėt qė sakrifikojnė vetėn pėr tė tjerėt, sado qė mund tė jenė tė paktė nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė njerėzve, prapė se prapė mund tė gjenden mė shumė sesa sosh qė kanė gatishmėri pėr tu flijuar se bashku edhe me fėmijėt.
Abrahami ishte i gatshėm pėr ta flijuar tė birin pėr ta dėshmuar Besėlidhjen me Zotin; Agamemnoni e kishte flijuar vajzėn (Ifigjeninė) pėr tė mirėn e grekėve, por jo edhe veten. As njėri, as tjetri nuk ėshtė i gatshėm qė tė flijojė gjithēka. Krishti ėshtė flijuar pėr tė tjerėt. Por, vetėm vete e bėnė kėtė. Ndėrsa Adem Jashari flijohet me prindėr, vėllezėr dhe fėmijė.

Maja e majave tė asaj qė quhet flijim pėr diēka shumė tė vlershme. Pėrmasa e kėtij flijimi s`do mend se duhet tė na sugjeroj pėr njė gjė tjetėr interesante.
Cili ėshtė aj frymėzim dhe karakter i kėtij njeriu qė e shpie atė dhe familjen e tij drejt njė akti tė tillė?
Pėrgjigja mė e shpejtė qė na vije pas kėsaj pyetje ėshtė:
Nė shpirtin e kėtij njeriu liria ishte gjėja e vetme qė s’mund tė barazohet me asnjė kundėrvlerė tjetėr, pėrfshi edhe jetėrat e njerėzve tė afėrm dhe tė largėt tė tij.
Ata qė duan tė mėsojnė pėr peshėn dhe vlerėn e lirisė, pėr sakrificėn e arritshmėrisė sė saj, duhet tė shkojnė e tė shohin Kullat e Jasharajve nė Prekaz.

Ata qė nuk e bėjnė kėtė, mund ta duan jetėn, mund tė dinė edhe ta gėzojnė atė, por pėr lirinė dhe vlerėn e saj, nuk kanė se ēfarė tė thonė.
Ata nuk dinė aq sa duhet pėr tė, nuk ndjejnė atė qė duhet pėr tė dhe rrjedhimisht edhe nuk janė nė gjendje ta ēmojnė atė.

4.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PO PO, E VĖRTETĖ…Mercenarizmi cinik nė Kosovė, plus, MERCENARI ANONIM KUSHTRIM JANINA! (2008-10-31 16:06:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Takimi amerikano-rus "2 plus 2", diskutohet edhe Kosova (2007-10-11 12:29:39 nga admin4)
[ Kultura ] Pėrfundimi i manifestimit lidhur me 100-vjetorin e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-26 15:29:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ NR. 10 E FBKSH (2008-11-16 12:49:49 nga admin1)
[ Histori ] NĖNTORĖT E LAVDISĖ - Nė 10- vjetorin e Epopesė sė Jasharėve (2008-11-14 15:37:10 nga admin1)
[ Kultura ] 100 VJETORI I KONGRESIT TE MANASTIRIT (2008-11-10 15:10:53 nga admin4)
[ Opinione ] "Држава" dhe Flamuri (2008-11-10 06:41:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fillon ndėrtimin e Nėnstacionit 400/110 kV Peja, i cili do tė mundėsojė pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial tė pjesės perėndimore dhe qendrore tė Kosovės (2008-11-07 07:45:08 nga admin4)
[ Histori ] UDHЁPЁRSHKRUESIT KROATЁ NЁPЁR SHQIPЁRI (2008-10-30 13:46:49 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI PĖR GJENIUN ENVER HOXHA, ME RASTIN E 100 VJETORIT TĖ DITĖLINDJES! (2008-10-16 07:57:22 nga admin4)
[ Opinione ] RKL: Shėnimi i 100-vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės nė Prishtinė sfidoi mendjet e robėruara dhe tė harlisura tė titizmit (2008-10-14 15:36:00 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster