| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Hashim Thaēi: Kosova e pavarur, nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt |
| Postuar mė datėn: 2006-11-26 05:11:26 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pershkak te aktualitetit politik te gjendjes "alarmante" per Statusin e Kosoves , qe e beri gazetarja Rudina Dervishi(VOA) me zotin Hashim Thaqi,kryetar i PDK-se,blogu virtual www.dervina.com ,publikon intervisten e plote me zotin Thaqi.
Intervistoi Rudina Dervishi
Ekipi i negociuesve tė Kosovės ėshtė shprehur i shqetėsuar me vendimin pėr shtyrjen e procesit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, por shpreh bindjen se shtyrja nuk do tė dėmtojė pėrmbajtjen e statusit. Anėtarėt e kėtij ekipi u bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė ruajnė qetėsinė dhe tė mbėshtesin procesin politik. Lidhur me vendimin e zotit Ahtisari, Zėri i Amerikės i mori kėtė intervistė, kryetarit tė Partisė Demokratike, zotin Hashim Thaēi.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi vendimi i sotėm i zotit Ahtisari ishte njė vendim i pritshėm. Ēfarė strategjie do tė ndjekė tani udhėheqja politike nė Kosovė?
Hashim Thaēi: Pėr vendimin e presidentit Ahtisari pėr shtyrjen e nxjerrjes sė vendimit pėr statusin politik tė Kosovės ėshtė folur dhe ėshtė shkruar edhe mė herėt por ne si politikė kosovare sot kemi shprehur keqardhjen tonė tė thellė pėr kėtė njoftim. Ky vendim ėshtė nxjerrė nė konsultim me Grupin e Kontaktit por ne besojmė se nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar, me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimin Evropian dhe Naton do tė arrijmė qė tė ecim pėrpara dhe tė arrijmė objektivin tonė, realizimin e aspiratės dhe vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtetin e pavarur dhe sovran.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, a jeni ju i shqetėsuar nga reagimi i opinionit. Si keni menduar tė veproni pėr tė menaxhuar situatėn e re?
Hashim Thaēi: Njoftimi pėr shtyrje ėshtė njė njoftim qė askush nuk e ka dėshiruar por ne jemi tė vendosur tė punojmė seriozisht nė kuptimin e mirėfilltė qė zgjedhjet nė Serbi tė cilat i ka marrė parasysh presidenti Ahtisari pėr ndėrrimin e periudhės kalendarike asesi nuk do tė mund tė ndikojė nė statusin apo substancėn e statusit politik tė Kosovės. Pra mund tė ketė ndryshim kalendarik. Por ne mund tė sigurojmė dhe garantojmė pėr ndėrtimin e Kosovės sė pavarur bashkarisht edhe me komunitetin ndėrkombėtar.
Zėri i Amerikės: Megjithatė grupi negociator ėshtė kritikuar edhe mė parė se nuk ka qėnė transparent sa duhet. Edhe pėr kėtė rast tė fundit, ndonėse njė shtyrje pritej, pak ėshtė bėrė nga udhėheqėsit politik tė Kosovės pėr tė pėrgatitur opinionin. Si e shpjegoni ju kėtė?
Hashim Thaēi: Mendoj qė me rėndėsi ėshtė qė tė bindet komuniteti ndėrkombėtar tė marrė vendimin pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Kėtė periudhė ne do ta shfrytėzojmė maksimalisht qė tė punojmė pėr nxjerrjen e kushtetutės tė shtetit tė ri tė ardhshėm tė Kosovės, pastaj pėr simbolet shtetėrore, dhe tė punojmė mė tepėr nė efektivitetin pėr politikė tė jashtme por edhe natyrisht edhe pėr kohėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe lokale vitin e ardhshėm. Tė jemi tė pėrgatitur qė nė momentin qė nxirret vendimi qė si shtet tė jemi tė pėrgatitur tė funksionojmė si shtet i pavarur. Edhe nė kėtė rast para politikės kosovare, para qytetarėve tė Kosovės shtrohen disa prioritete qė janė tė domosdoshme pėr tu respektuar dhe pėr tė punuar bashkarisht stabiliteti, paqja dhe siguria, uniteti shtetformues dhe efektiv, dhe vazhdimi i pėrkushtimeve tė pėrbashkėta nė axhendėn tonė politike e mbi tė gjitha, thellimi dhe besimi nė partneritet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi dje, kryeministri Ēeku hodhi idenė qė pavarėsia mund tė shpallet nė mėnyrė tė njėanėshme, nga parlamenti i Kosovės. Cili ėshtė mendimi juaj?
Hashim Thaēi: Politika kosovare duke nėnkuptuar kėtu edhe parlamentin, do tė marrė vendimin e duhur nė kohėn e duhur, nė partneritet me komunitetin ndėrkombėtar dhe ky vendim do tė jetė plotėsisht nė pėrputhshmėri me vullnetin e qytetarėve pėr pavarėsi tė plotė me Mitrovicė tė bashkuar dhe sipas standarteve perendimore.
Zėri i Amerikės: Ka disa njoftime se propozimi i zotit Ahtisari do tė bėhet nė muajin mars, dhe se nė tė nuk do tė pėrmendet fjala pavarėsi. Ēfarė ėshtė mė shqetėsuesja pėr ju, kohėzgjatja apo pėrmbajtja e propozimit?
Hashim Thaēi: Pėr Kosovėn dhe popullin e Kosovės ėshtė me rėndėsi tė nxirret vendimi pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Me rėndėsi ėshtė pėrmbajtja sesa periudha kalendarike. Nė kėtė drejtim ne po punojmė maksimalisht, i kemi marrė pėrgjegjėsitė qė na takojnė dhe kemi besim tė plotė se do tja dalim nė ndėrtimin e Kosovės sė pavarur dhe demokratike me pėrkushtim tė sigurtė pėr tu integruar nė strukturat e Bashkimit Evropian dhe Nato. Nė kėtė proces ne nuk jemi vetėm, nuk kemi qenė as dje vetėm dhe nuk do tė jemi as nesėr. Kemi angazhime dhe preokupime tė pėrbashkėta me komunitetin ndėrkombėtar. Edhe sot nuk duhet tė shprehen hezitime dhe refuzime ndaj angazhimeve tė komunitetit ndėrkombėtar. Pavarėsia e Kosovės i ka partnerėt dhe miqtė e saj ndėrkombėtar, por i ka dhe kundėrshtarėt, prandaj ne do tė vazhdojmė bashkėpunimin e thellė dhe tė sinqertė me partnerėt ndėrkombėtar, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian nė mėnyrė qė tė zyrtarizohet vullneti i qytetarėve dhe ndėrkombėtarisht pavarėsia. Pra realitetin qė kemi krijuar qysh nė qershor tė vitit 1999. Prandaj mund tė ketė dilema pėr kohėn por asesi pėr vendimin, se ēfarė vendimi duhet tė jetė. Vendimi edhe duhet por edhe do tė jetė pavarėsi e plotė pėr Kosovėn, me mbikėqyrje civile ndėrkombėtare nė njė periudhė kalimtare dhe prezencė tė theksuar tė Natos.
Zėri i Amerikės: A do tė ishte njė variant i pranueshėm pėr shqiptarėt, nė se ajo qė ata dėshirojnė, pavarėsia nuk do tė arrihej pėrmes njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit por pėrmes njohjes individuale nga shtete tė veēanta.
Hashim Thaēi: Shteti i ri i ardhshėm i Kosovės nuk do tė jetė shtet vetėm pėr shqiptarėt, por do tė jetė shtet pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne do tė punojmė tė ndėrtojmė demokraci tė mirėfilltė. Natyrisht, pėrsa i pėrket procedimit tė zyrtarizimit tė pavarėsisė do tė kemi propozim nga presidenti Ahtisari, pastaj do tė kemi diskutime dhe rezoluta qė do tė nxirret nga Kėshilli i Sigurimit por do tė vazhdojmė pastaj edhe me nxjerrjen e vendimit nga parlamenti i Kosovės dhe njohja pastaj e drejtpėrdrejtė e shteteve veē e veē apo nė grupe si bashkėsi nė raport me shtetin e ardhshėm tė Kosovės. Pėr Kosovėn ėshtė vetėm njė zgjidhje, ajo zgjidhje ėshtė zgjidhja qė e meritojnė qytetarėt e Kosovės pėr ēka edhe kanė sakrifikuar - Kosova e pavarur dhe sovrane.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|