| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PYETJE DHE PĖRGJIGJE KUJT DUHET TI BESOHET KRIJIMI I SHĖRBIMIT INFORMATIV TĖ KOSOVĖS? |
| Postuar mė datėn: 2008-09-28 13:30:07 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Abdullah Prapashtica
Kohėve tė fundit nė qarqet zyrtare dhe jozyrtare po diskutohet mbi krijimin e Shėrbimit Informativ tė Zbulimit tė Kosovės SHZK (qė qarqet zyrtare e kanė pėrkthyer nė agjencia e Kosovės pėr inteligjencė). Nėse ky shėrbim ėshtė nacional ai duhet tė mirret me vjeljen dhe pėrpunimin e informatave qė kanė tė bėjnė me sigurinė e vendit, ku vend kryesor duhet tė ketė zbulimi i rrjetave tė huaja tė spiunazhit dhe paralizimi aktiviteteve tjera kriminale e subversive tė kėtyre aktorėve qė veprojnė brenda dhe jashtė shtetit kundėr interesave nacionale tė vendit ton nė tė gjitha drejtimet. Nėse agjencia e Kosovės pėr inteligjencė krijohet pėr tė i shėrbyer inteligjencės sė EULEKS-it atėherė ajo do tė vepron kundėr interesave kombėtare sepse struktura e saj do tė pėrbėhet kryesisht prej pėrkthyesve e servilėve tjerė qė qe 10 vite veprojnė si kallauz besnik pėr strukturat e huaja tė ndryshme nė Kosovė e tė cilėve, pos pagave tė mėdha, ju ka siguria edhe shtetėsia e huaj. Por, nė kėto struktura ka edhe pėrjashtime qė duhet respektuar sepse nuk janė tė gjithė tė tillė. Nė kushte shumė normale kur interesat nacionale nė mbrojtjen e vet e kanė Kushtetutėn e vendit, ky Shėrbim duhet tė jetė kujdestar i zbatimit tė saj. Kjo nuk mund tė thuhet pėr Kushtetutėn e Ahtisarit, sepse ajo nė teresi i mohon interesat tona nacionale. Prandaj institucionet e pėrkohshme tė tanishme nuk ėshtė dashur tė merren as me hartimin dhe as me aprovimin e kėsi lloj kushtetute e kėso lloj ligjesh dhe as me krijimin e institucioneve kombėtare nė bazė tė saj, para se tė mbahen zgjedhjet e reja dhe tė vinė institucionet me mandat tė rregullt tė shumicės sė popullit, nga tė cilat do hartojnė Kushtetutėn e Ligjet legjitime. Nė zgjedhje tė reja duhej tė zgjidhej drejtpėrsėdrejti edhe Presidenti nė kompetencat e tė cilit do tė ishte edhe siguria nacionale ku do tė bėnte pjese edhe Shėrbimi Informativ i Zbulimit tė Kosovės! Pėr arsye se kjo tani mė ka ndodh, ishte dashur tė pėrshpejtohet mbajta e zgjedhjeve tė reja qė do tė sjellin institucionet me mandatin e rregullt dhe tė cilat pastaj do tė kishin kompetenca pėr hartimin e Kushtetutės e cila do tė aprovohej nė referendum dhe nė bazė tė saj tė nxjerrėn Ligjet dhe tė ndėrtohen institucionet e reja, duke i shfuqizuar tėra veprimet e deritanishme. Gjithsesi mbi kėtė ēėshtje duhet tė diskutohet publikisht qė opinioni tė merr pjesė aktive nė krijimin e kėti Shėrbimi, nga veprimtaria e tė cilit varet siguria nacionale e vendit. Nė kėtė drejtim duhet analizuar situatėn nė strukturat aktuale polķtike dhe kuadri profesional e amator i cili ishte dashur tė angazhohet nė kėto ēėshtje. Nė kėtė situatė ēfarė jemi e vetmja strukturė kombėtare qė i ka mbet besnik Programit Kombėtar tė Lidhjes sė Prizrenit dhe qė mund tė i besohet shėrbimi informativ ėshtė Lėvizja Vetėvendosje. Pėr Drejtor tė kėti Shėrbimi do tė duhej tė emėrohej Albin Kurti, por kjo mundet tė ndodh vetėm nėse Adem Demaqi bėhet President i vendit! Kjo do tė ndodh kur Republika e Kosovės tė jete vėrtet e pavarur dhe pa mbikėqyrur nga ushtritė e policitė dhe nga pushteti i huaj autokratik i BE dhe kur Republika e Kosovės do tė ketė Ushtrinė dhe Policinė e vet kombėtare, qė do tė jenė garant tė sovranitetit real tė saj!
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|