| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA.... |
| Postuar mė datėn: 2007-09-29 11:46:43 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan:Ibrahim D. Hoxha
(Veteran, historian e folklorist)
1. Millosheviēianėt serbė qė prej 8 vjetėsh vazhdojnė tė shurdhojnė, tė mėrzisin dhe tė gajasin botėn me marrėzi tė pandėrprera: Kosova ėshtė pjesė e Serbisė(!), Kosovėn nuk e japim(!), Kosovėn do ta rimarrim(!), Shqiptarėt po pėrzėnė serbėt nga Kosova pėr tė ngritur Shqipėrinė e Madhe(!), Kosova ėshtė djepi sllavo-serb, e brocckulla tė tjera tė shumtė, paraqitje kėto secila mė qesharake se tjetra. Po, si mundet qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė, kur ajo qė prej mijėvjeēarėsh banohet gati tėrėsisht prej shqiptarėsh, prej njė race kryekėput e ndryshme nga e serbėve, popullsi pa kurrfarė lidhjeje a ngjashmėrie me serbėt!?! Ju shkelėt nė Kosovė dhe mbi zverkun e kosovarėve vutė zgjedhėn tuaj nėpėrmjet bajonetave tė armatave cariste, tė pajisura deri nė dhėmbė nga Putillovi dhe Krupi dhe kur baba cari i ndėrseu ato kundėr shqiptarėve dhe vendit tė tyre; kjo ndodhi nė njė kohė qė shqiptarėt- tė cilėt edhe pse kishin mbajtur vazhdimisht armėt ngritur, mjerisht, tė pakurrfarė pėrkrahjeje, nuk kishin mundur ende tė ngrehnin shtetin e vet, fortesėn e domosdoshme pėr mbrojtjen e atdheut dhe tė vetes sė tyre nga kuēedrat fqinje. Pra, ju nė Kosovė u ngulėt me zjarr e hekur, me kamė e me kosė1 dhe pėr gjatė gati 100 vjet sundimi shtazėrisht tretėt mėse gjysmėn e kosovarėve: disa i vratė, siē pohoi paturpėsisht nė shenjė mburrjeje kreu juaj, Milosheviēi. Mjerisht nė tė shkuarėn u ndodhėn tė tėrėfuqishėm qė gjakėsitė dhe cubėritė tuaja.i pėlqyen, i miratuan e bekuan ato; rrjedhimisht ju qė nga ajo kohė keni lundruar nė gjakun dhe mjerimet e atyre shqiptarėve, vatrat amtare tė tė cilėve i shndėrruat nė parajsė pėr vete dhe xhehenem pėr vendėsit. Mirėpo lumi nuk mund tė vazhdonte tė sillte pėrjetė kuēura pėr ju; ajo qė u bė smund tė kthehet mė! Harrojeni baba car Nikollėn, se atij me soj e sorollop ia tretėn me acid edhe eshtrat. Tani ndodheni e ndodhemi para gjyqtarėsh kryekėput tė ndryshėm nga ata tė kohės sė Surit apo tė Noes. Siē thashė, ju u dyndėt nė Kosovė dhe nė dy krahina shqiptare fqinje me tė me zjarr e hekur dhe sunduat atje si pėrbindsha. Po para 8 vjetėsh papritmas ndodhi ajo qė su kishte shkuar as nė mendje: u vunė drrashkėn dhe u sprapsėn nė pyjet tuaja shumadiane. Shkurt, Kosovėn e kishit pushtuar me luftė e po me luftė iu pėrzunė. Rrjedhimisht tėrėfuqishmėria juaj, kohėt kur atje sbėhej kurrgjė pa lejėn e pėlqimin tuaj perėndoi e u hiēėzua, qysh kur u shtrėnguat tia mbathnit kokėvarur, tė mundur e tė turpėruar. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė gjenden aty-kėtu edhe pėrfaqėsues shtetesh qė qėndrojnė me kokėfortėsi pėrkrah gjakatarėve tė lemeritshėm milosheviēianė tė 1999-s, tė cilėt jashtė ēdo arsyeje njerėzore, rėndė-rėndė herė e kurdo pėrsėrisin se vendimi mbi pavarėsinė e Kosovės smund tė arrihet pa pėlqimin e Serbisė. Po kur ka ndodhur qė skllavėruesi tė miratojė kėrkesat e skllavit? Si ėshtė e mundur qė shtypėsi tė lirojė me dashje tė shtypurin? Dokrra tė tilla shpikin vetėm ata qė sduan tė heqin dorė nga skllavėria dhe shtypja e sundimi i tė tjerėve, pėrfaqėsuesit e atyre shteteve qė janė burg kombesh e kombėsish. Po bota e lirė a do tė pranojė robėrinė dhe shtypjen, pėr mė tepėr nė Evropė? Domosdo qė ska si ta dojė dhe pranojė njė gjė tė tillė, pėrderisa e quan veten e lirė. Pėr tė mbėshtetur mendimet e tyre shterpė pėrfaqėsues shtetesh, pa kurrfarė pėrgjegjėsie thonė se, po qe qė Kosova fiton pavarėsinė, pakicat kryesisht ajo serbe- do tė jenė nėn trysninė e shqiptarėve. Gjykojnė kėshtu se kanė parasysh veten, ngaqė ashtu janė sjellė dhe vazhdojnė tė sillen ndaj kombeve dhe kombėsive qė mjerisht janė dergjur dhe dergjen ende nėn zgjedhėn e tyre. Jo vetėm shqiptarėt e Kosovės qė po se po, po mbarė shqiptarėt dihet se s kanė shtypur tė tjerėt, sepse edhe sikur tė donin skishin mjetin me tė cilin ti shtypnin: shtetin. Por edhe ata shqiptarė qė e kanė shtetin, janė shembull i pakrahasueshėm barazie ligjore me pjesėtarėt e pakicave. Kėtė tė vėrtetė aksiomė e dinė fare mirė edhe krerėt e pakicės sė kolonėve serbė nė Kosovė. Ata bėrtasin pėr shtypjen e tyre prej shqiptarėve jo se besojnė me tė vėrtetė nė atė pėr tė cilėn paraankohen, por, ngaqė janė vendosur atje si sundimtarė dhe kanė jetuar si urdhėrues tė shqiptarėve; kėshtu qė nuk duan ta shohin veten tė barabartė me ta nė shtetin e pavarur tė Kosovės. Krerėt serbė milosheviēianė e naēertanistė tė tjerė, duke mos pranuar tė heqin dorė nga sundimi i pėrjetshėm mbi kurrizin e kosovarėve, po bėjnė ēmos qė popullsisė serbe prej rreth 5-6 %, ti jepet e drejta e lidhjeve dhe e marrėdhėnieve tė drejtpėrdrejta me qeverinė e Serbisė; madje, si thelė mbi bisht, ngulmojnė qė faltoret dhe hijeroret e tjera serbe nė Kosovė tė mbrohen dhe ruhen prej ushtarakėsh serbė. Shkurt: atyre u ka marrė koka erė; kėrkojnė qiqra nė hell: njė shtet serb brenda shtetit tė Kosovės. Nė kushte tė tilla shteti i pavarur i Kosovės do tė ishte vetėm fjalė nė erė, vetėm njė emėr. Po qe se shteti i Kosovės bėhet shtet me tė vėrtetė i pavarur dhe sovran -si ēdo shtet tjetėr- ai do tė ketė ligjet e veta, organizmat e ngjashme dhe organet e domosdoshme tė rendit si edhe ēdo shtet tjetėr i pavarur. Kėshtu qė ai ka tėrė mjetet dhe pėrgjegjėsinė pėr ruajtjen me fuqitė e veta tė gjithēkaje qė duhet mbrojtur brenda kufirit tė tij shtetėror. Po nė Serbi shqiptarėt vendės -e jo ardhacakė si serbėt nė Kosovė- mbulojnė tri krahina ngjitur me njėra-tjetrėn e jo laramane si serbėt nė Kosovė. A ju janė dhėnė atyre tė drejta si ato qė pushtetmbajtėsit serbė kėrkojnė pėr pakicėn serbe nė Kosovė? A ju njihet atyre e drejta tė drejtohen nga Prishtina? Edhe ata kanė faltore e hijerore tė tjera; a u ėshtė dhėnė atyre e drejta pėr mbrojtje nga ushtarakėt e Kosovės? Pra, nė se ju, pushtetarė tė Serbisė doni qoftė edhe njė fije drejtėsie e barazie, i vini gishtin kokės dhe i thėrrisni mendjes. Kėrkoni qė ndėrmjet shqiptarėve shumicė dhe serbėve stėrpakicė nė Kosovė tė vendosen marrėdhėnie mirėkuptimi, bashkėpunimi tė pėrzemėrt e jo mėrish dhe pėrplasjesh, sepse kėto qė kėrkoni ju kanė shpėnė dhe do tė shpien nė gjėma e mynxyra sė pari pėr ata pėr tė cilėt ju ēirreni e ngjireni gjoja pėr tė mirėn e tyre. Kjo e mirė pėr tė gjithė hė pėr hė ėshtė vetėm e vetėm gjykimi i Ahtisarit, i pėlqyer si i tillė edhe nga tėrė bota me tė vėrtetė liridashėse. Dėgjojeni zėrin e njė luftėtari, i cili pėr ēlirimin edhe tė serbėve disa herė ka derdhur edhe njė pjesė tė gjakut tė tij; zėrin e njė njeriu qė gjatė dy vjetėve me ta ėshtė mirėkuptuar dhe sjellė fare-fare miqėsisht. Nuk mund tė ketė zėnka dhe pėrplasje ndėrmjet popujve, po vetėm e vetėm ndėrmjet atyre qė gjithēka e bėjnė pėr mirakanden e vet.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|