DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NE IU DHAMĖ VOTAT ATA NA I DHANĖ PLUMBAT
Postuar mė datėn: 2007-11-10 10:06:03 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Florin SKENDERI

Nga ne lypnin votat dhe na sollen rrahje, iu dhame pushtetin per t`na e lehtesuar pakez jeten, ata na dhane vrasje. Shtiren e peshtillen gjate zgjedhjeve e te shtyne ne gjynah duke lypur votat saqė ti mendon se keta nuk paskan as shpij as buk me ngrene.

E kur te hypin ne kale (ne ato kariget e qeverise) na harrojne, bile se ekzistojme prej asaj dite, e deri ne zgjedhjet tjera nuk ndegjojne per ne. Por kur ju vjen koha, serish sillen si mjerana dhe premtojne edhe te pamundurat, vetem deri sa t’i marin vendet e veta edhe ma shendos…! Krejt njesoj jane… I kemi pare te gjithe deri me tani…!

Jane keto fjalet vetem sa per fillim te bisedes me banoret e malsise se Tetoves, gjegjesisht Brodecaseve. Tanime dimri ka treguar shenjet e veta ne kete fshat te thelle malor, banoret, te rinj e pleq i has anembane rrugeve te ngushta te fshatit, perkunder te ftohtit qe ben, ata qendrojne jashte shtepive te tyre, dikundi neper obore, dikundi te mbledhur koke me koke dhe qajne hallet e veta. Te shumte jane reporteret, kameramanet por edhe te huajt qe vijne ne kete fshat per qellimet e veta, vijne edhe per te ngushelluar familjaret, vijne edhe per te bere sehir… keshtu thote nje plak, i cili vazdoi me tej: ketu ka edhe prej atyre qe te vrasin naten dhe te qajne diten.… Keshtu s`e kemi patur as ne 2001-shin thone te rinjte qe i sheh duke dhene interviste aty afer…” Keshtu na e ka ba Bugari ndonjehere``!... refehet nje plak dikundi pak me larg. Jane te thyer, te lodhur, te tmerruar banoret e fshatit, gra e femije, pleq e te rinje.



E luta nje fshatar, jo fort te moshuar, per te me shoqeruar pak ne fshat dhe t`me rrefej diē , isha kureshtar dhe doja te mesoja nga vete banoret e fshatit per te gjith ate qe ka ngjare, nuk pritoi dhe u nisem, na u bashkua edhe nje shok i tij. Me te nisur ne brendi te fshatit, aty me tregonte per gjurmet qe kishte shtepia e njerit axhe te vete, ja shihe: krejt bira eshte… edhe dritaret e thyera i ka nga plumbat,…po ai kurre nuk mundet me blej dritare te reja,ai ska pare une e dij! me thote. Ne vazhdojme me tej, gjithkah ka te sheh syri ka gezhoja te kalibrave te ndryshem,eshte e tmershme te imagjinosh se ēka ka ndodhur ketu. Me tej e shohim nje shtepi te djegur nga temeli, ishte e vjeter, por ishte shtepi e dikujt ! Vetem sa me beri me shenje t`me tregoje ate dhe nuk foli agje, asnje fjale, asnjeri, u ashpersuan ne fytyre dhe me thane te vazhdojme me tej, pa asnje shpjegim .Gjat rruges mundohesha te shikoja mineren e xhamise nga large, ishte e goditur me plumba e tera, ne ecnim ne ate drejtim dhe njeri papritmas me zuri per krahu per t`me ndaluar, me tha: .. kujdes, mos shkel aty se ka gjak! Oh Zot i madh, ē’ te shihja; ishte nje pellg i tere gjaku qe kishte rrjedhur aty. Mu para kembeve te mija. Ata dy shoket me thone te shkojme tek xhamia e fshatit dha ta shohim si eshte… une dua por kembet s`me shkojne me, isha i hutuar dhe i trishtuar, aty afer degjohet vaji i nje vajze te vogel qe qante. Nuk duhej pyetur askendi per te kuptuar pse qan, ajo ne vajin e saj dhe me ze te dridhur e kerkonte babin e vete, me thane qe ia kan marr ate dite policia. A nuk eshte kjo nje tragjedi e vertete?! Isha mesuar te shihja dhe degjoja kesi ngjarjesh vetem nga e kaluara jo e larget neper televizione por jo edhe t`i perjetoja ne kete menyre, perkunder deshires se madhe qe kisha per te pare xhamin e demoluar nga forcat speziale te shtetit, per t`u futur brenda dhe te shihjja ēdo gje, une nuk mundem, nuk kam fuqi per me tej,dhe ju bej me shenje qe te ndalemi paksa te kthjellem dhe te mare veten, bej te ulem aty tek nje dere e hapur qe ishte, por cuditshem, te dy pernjehere reaguan. Te lutem, do ecim dhe pak pastaj ulu dikundi se kjo shtepia ka hapur deren per ngushellime te djalit te tyre qe ia vrau policia ate dite, dhe nuk eshte mire ta zeme deren, shpejt brofa ne kembe sikur te kisha ra vete ne at var dhe doja te ik sa me larg.

Interesante,… deshiron njeri t’me tregon per kete ngjarje. Familjaret, shoket, miqte, vijne te ngushellojne kete famije qe humbi djalin e tyre te pafajme, e keta te mjere nuk dijne ē`tju thone; djalin nuk e kane varrosur, as nuk e kane kufomen e tij per t`a pare bile! Kesij rasti nuk na ka ndodhur ndonjehere ne fshat. Pa asnje fjale tjeter ju thashe qe tme percjellin deri atje prej nga u nisem,une nuk mundem me te vazhdoj. Duke dashur qe te mos me pyesin asgje, ju them qe une do te vij perseri ne kete fshat dhe do vizitojme edhe xhamine qe sot nuk patem mundesi ta shohim,edhe pse ishte e premte aty nuk falej njeri, mbase ishte e demoluar nga forcat policore speciale. Disi me ironi dhe ne te qeshur me tha: po, po sigurisht qe do vijsh, tamam sikur edhe gjithė te tjeret do vijsh edhe ti ateher kur te ket patur edhe ndonje lufte tjeter. Ma theu shpirtin, por isha aq i pafuqishem pas gjith asaj qe pashe saqe nuk e zgjata me teper dhe ju premtova qe do te kthehem se shpejti dhe Insha, o Zot, do ta keni ndertuar edhe xhaminė dhe do falemi se bashku.

Tetovė, 10.11.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Kultura ] Festimi i 28 Nentorit ne Trento-Itali (2008-12-02 08:40:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster