| » Opcionet për artikullin |
|
Pėr shkak tė fillimit tė fushatės zgjedhore, tė gjitha ēėshtjet qė interferojėn nė procesin politik tė vendit nuk do tė shqyrtohen nė Kuvendin e Kosovės-kėshtu kanė vendosur sot deputetėt, me kėrkesė tė grupeve parlamentare tė LDK-sė, PDK-sė dhe AAK-sė.
Me 53 vota, deputetėt kanė hequr nga rendi i ditės debatin pėr Traktatin e fqinjėsisė sė mirė me Serbinė, si dhe emėrimin e ombudpsersonit tė ri.
Alush Gashi, shef i grupit parlamentar tė LDK-sė, kėrkoi qė deri nė konsituimin e Kuvendit tė ri tė gjitha cėshtjet qė kanė karaket poltik tė hiqen nga redni i ditės:
"Lusim seancėn pleare qė deri nė kostituim tė kemi cėshtje pėr tė cilat kemi pajtueshmėritė plotė. Tė gjiutha qė kanė nuansa politike tė trajtohen nė fushatė e jo nė Kuvend", tha ai.
Deputetėt e PDK-sė, Xhevat Bislimi dhe Nait Hasani kanė insistuar qė traktati i fqinjėsisė sė mirė duhet patjetėr tė debatohet ne seancėn e sotme.
Ndryshe, Jakup Krasniqi, nė emėr tė grupit parlamentar tė PDK-sė, tha se ēėshtja e traktatit tė fqinjėsisė mirė do tė shqyrtohet pas marjes sė informacionit tė plotė nga Ekipi i Unitetit. Sipas Krasniqit, kjo cėshtje nuk do tė pengojė vullnetin e popullit dhe ėshtė bėrė pėr hir tė ardhmes sė Kosovės."Kuvendi disa herė ka debatur pėr procesin politk dhe ėshtė pajtuar me pakon. Tė gjithė e dimė se cilat kanė qenė arsyet pėr zgjatjen e bisedimeve, nuk mundet asnjė traktat ta pengojė vullnetin e pupulli" tha ai.
Kuvendi miratoi nė parim projektligjin pėr hetim parlamentar dhe pas shqyrtimit tė dytė ligjin pėr rrugėt.
Nė vazhdim, pėr mungesės tė kuorumit, seanca e sotme e Kuvendit u ndėrpre.
30.10.2007 |
|