| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nderimi pėr Ali Asllanin |
| Postuar mė datėn: 2007-01-16 07:46:23 nga F.S :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga GĖZIM LLOJDIA
Njė bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos nė njė shkollė tė mesme nė njė qytezė tė vogėl tė Labėrisė buzė lumit Shushicė.Ali Aslllani qėndron 10 km larg vendlindjes sė tij,fshatit Vajzė ku lindi i ati...
Fjala pėr Ali Asllanin. Tė flasėsh pėr Ali Asllanin,pėr kėtė personaliet tė shquar dhe veprėn e tij tė ndritur,pėr kontributin qė ai ka dhėnė nė favor tė popullit tė Vlorės dhe mbarė Shqipėrisė,e themi me bindje se nuk ėshtė shumė e lehtė.Por vepra qė ai ka lėnė pas,aq e qartė e kuptueshme dhe shumė e dashur pėr tė gjithė,na ka lehtėsuar nė punėn tonė,pėr tė folur dicka nga ajo veprimtari e madhe dhe shumėllojshme,e asaj jete tė gjatė,plot brenga,por gjithmon krenare.Veprimtaria e Ali Asllanit nė vendin tonė,ishte shumnė e gjerrė,dhe nė shumė fusha tė jetės politike e shoqėrore.Ai dha njė kontribut tė shquar dhe tėpazvėndesueshėm,si intelektual dhe patriot,si pushtetar dhe diplomat,e nė tė gjitha kėto fusha ku punoi,la gjurmėt dhe shkėlqimin e tij, si drejtues me nivel tė lartė e me ndėrgjegje tė pastėr. Rėndėsi tė madhe forcimit tė institucioneve Duke ndjekur rrefimin e nipit tė poetit Qėndro Meminaj.Nė ēdo vend demokratik tė botės,thoshte Ali Asllani,institucionet forcohen nga ana e shtetit,kurse qytetarėve iu bėhet e qartė ,se ato duhet tė respektohen nga tė gjithė.Pėrveē kėsaj, prorosiste Kryetari i Bashkisė,nėnpunėsit duhet ti njohin mirė problemet e tyre,qė mbulojnė, dhe qė i ndjekin pėr ēdo ditė nė mėnyrė,qė dhe rregullat e ligjet e shtetit,tė bėhen shumė tė kuptueshme dhe tė thjeshta,pėr tu zbatuar nga qytetarėt.Dhe kėtė,ai e bėnte vet i pari dhe nė mėnyrė tė pėrsosur.Ja si e tregonte |
|
| babai im Shuhaip Meminaj,djali i dajos sė tij nga fshati Trevėllazėr,i cili pėr disa vjet ,ka punuar dhe ėshtė kujdesur pėr lulishten kryesore tė Vlorės.Edhe ne, qė e kishim nip biles edhe kushurinjtė tanė dhe bashkfshatarė tė tjerė nga fshati ynė,qė Ali Efendiu i njihte dhe iu thėrriste dajo,kur venin nė Vlorė,nuk shkonim pėr ta takuar nė Bashki,sa herė qė tė donin.Sepse ,ai sa i dashur qė ishte me ne,kur vinte nė shtėpit tona,apo edhe kur shkonim ne nė shtėpinė e tij,aq serioz ishte nė zyrė.Prandaj shumė herė,ose e prisnim sa dilte nga zyra,ose shkonim nė shtėpi pėr ta takuar.Gjithmonė pėrpara Bashkisė, ai kishte urdhėruar qė tė punonte njė llustraxhi,kurse brenda nė koridor,tė vendosej njė garderobė me disa xhaketa e bluza.Dhe kushdo qė do tė shkonte pėr ta takuar Kryetarin e Bashkisė,duhet ti fshinte kėpucėt dhe ti lyente me bojė,aq sa ato mbanin.Nqs qytetari nuk kish mundėsi tė paguante llustraxhinė,atė e paguante Bashkia nga fondi i saj,dhe pastaj sipas kohės dhe nevojės vishte dhe njė xhaketė,e shkonte pėr tė takuar Kryetarin,Ali Efendinė.Dalė nga dalė, qytetarėt filluan ta kuptojnė dhe nė takim me tė shkonin mė tė pastėr dhe tė veshur mė mirė,sipas edhe mundėsive qė kishin.Ali Asllani i vendosi kėto kushte,jo vetėm se ato ndikonin nė rritjen e kulturės qytetare,qė atėhere ishte shumė e nevojshme,por edhe pėr tė ndėrgjegjėsuar qytetarėt,se nė ato zyra tė shtetit,qė iu zgjidheshin problemet dhe hallet,qė iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta,tė shkoje i rregulltė,ti doje e respektoje ata nėnpunės e pushtetar,sepse doje dhe respektoje shtetin tėnd qė athere ndihej shumė nevoja e tij.Ishte ky qėndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit qė institucionet nė qytetin e Vlorės,tė funksionin normalisht, e tė ecnin nė rrugė tė mbarė,duke i zgjidhur mė sė miri,hallet e problemet qė kishin nė atė kohė,Vlora dhe qytetarėt e saj.Prandaj ishin tė shumtė e pėrditė jo vetėm banorėt e qytetit tė Vlorės por edhe banorėt tė fshatarėve tė rrethit,qė pėrherė shkonin tė takonin Ali Asllanin,Kryetarin e tyre.Edhe ai i priste me kėnaqėsi e nė bazė tė kompetencave dhe mundėsive qė kishte,iu zgjidhte ankesat qė kishin dhe nuk e mbyllte zyrėn ,pa ikur i kėnaqur edhe qytetari i fundit.Ai i realizonte kėto detyra tė rėndėsishme,jo vetėm me punėn e tij e tij tė ndershme,por edhe me punėn qė bėnin vartėsit e tij,qė punonin nė zyrat e Bashkisė e kudo nė qytet,sepse nė to ai kishte zgjedhur dhe vendosur intelektualėt mė tė mirė,ekonomistė,inxhinjerė dhe teknik qė kishin mbaruar shkollat jashtė vendit. Si i kontrollonte Ali Asllani punėt e ditės Pavarėsishtė nga stafi qė Ali Asllani kishte nė Bashki,tė cilėt ishin me nivel tė lartė dhe me arsimin pėrkatės,sipas funksionit dhe detyrave qė kryenin,ai nuk mjaftohej me aq.Gjithmonė kur mbaronte orari zyrtar,Kryetari i Bashkisė nuk shkonte menjėherė nė shtėpi,por kalonte andej nga ishin dhėnė detyrat nė mėngjes,dhe kontrollonte,se sa ishin zbatuar ato, dhe nė mėnyrė tė vecantė shėrbimet urbane.Siē ishin kanalet e ujrave tė bardha e tė zeza,qė ndėrtoheshin pėr herė tė parė apo rikostruktoheshin,deri ku kishin arritur ndėrtimet,nė ndonjė rrugė,objekt nė ujė tė pijshėm,trotuar,lulishte etj.Nė mėngjes kur mblidhte nėnpunėsit,ai nuk priste qė ata tė raportonin,se si ishin kryer detyrat qė kishin patur ditėn e parė,por jepte direkt detyrat e reja,mbasi ai i njihte vet,volumin dhe cilėsinė e punimeve,duke iu bėrė edhe vrejtjet pėr punėn qė nuk ishte bėrė mirė.Kjo i vinte nė pozita punonjėsit qė punonin me tė nė Bashki e gjetkė,prandaj edhe ata filluan tė punonin dhe tė vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisė.Kėshtu qė punėt nė qytetin e Vlorės,pėrmirėsoheshin dhe nga dita nė ditė,bėheshin mė mirė. Mehmet Shehu:Ju nuk keni arritu ti bėni dot punėt siē i bėnte Ali Asllani Nga njė bisedė me Piro Rexhepin i biri i R.S,mė 30 maj 98 nė fshatin Vajzė,mė tha:Me Ali Asllanin,nuk kishim lidhje gjaku,por babai im e donte aq shumė,sa qė e konsideronte njėsoj si vėlla.Kur u nda nga jeta baba im,xha Aliu,ndenji nė shtėpinė tonė,plot 40 ditė dhe priti ngushėllimet,si vėllai i tij.Por njė ditė,mė tha jemi ndodhur shumė ngushtė,sepse na lajmėruan nga lartė,qė tė dilnim jashtė nga shtėpia dhe dhoma ku priteshin ngushėllimet,mbasi nė familjen tonė,do tė vinte Kryeministri Mehmet Shehu, pėr tė ngushėlluar.Isha N/kryetar i K.Ekzekutiv tė Tiarnės.Dolėm tė gjithė nga dhoma dhe po bisedonim,se kush ishte ai burrė qė ti thoshte edhe Ali Asllanit,tė dilte nga shtėpia.Nga autoriteti qė ai kish,nuk e merrte njeri guximin por mė nė fund disa miq mė detyruan mua qė tia thosha.Mė vinte shumė rėndė,por skisha ēfarė tė bėja.Ju afrova dhe i thashė se duhet tė dalin tė gjithė nga dhoma,mbasi vjen Kryeministri pėr ngushėllim,dhe ėshtė duke ardhur i thashė.-Po,mė tha bėni ashtu siē ju kanė thėnė,biles shpejt dhe pa zhurmė,kurse unė vetėm do tė qėndroj kėtu,tė pres ngushėllimet,se mė ka vdekur vėllai.Asnjė fjalė nuk kisha mundėsi ti thosha xha Aliut,dola dhe unė jashtė por gjithmonė me merak,sepse nuk u zbatua,njė urdhėr i rėndėsishėm.Megjithatė kur erdhi Kryeministri,kalo tek ne qė ishin rradhitur,na pėrshendeti me kokė dhe pa bėrė zė,u fut nė dhomė duke i dhėnė dorėn ftohtė Xha Aliut.Sa ndenji aty Kryeminstri,bisedoi vetėm me Xha Alinė ,dhe me asnjė nga ne nuk kėmbeu fjalė,e me qė i pėlqeu biseda ndenji rreth 1.30.E thash,qė kur erdhi i dha dorėn ftohtė Xha Aliut,por ama,kur iku,ai e rroku nė qafė dhe e shtėrngoi fortė.Tė them tė drejtėn,mė tregonte ai,na shkriu gjaku,megjithse dita-ditės prisja tė mė fliste dhe tė mė jepte ndonjė masė tė rėndė.Mbas disa ditėsh Kryeministri foli nė raport,kryetarėt e K.Ekzekutiv,meqė Kryetari i Tiranės,nuk ndodhej aty, nė mbledhje shkova unė.Gjithnjė mėndja mė thosh,se kur tė raportoja do tė mė thotė diēka pėr atė ditė,por ai nuk ma pėrmendi fare.Mbasi mbaruam tė gjithė filloi tė na jepte prorosi,se si ne duhet tė kontrollojmė dhe tė ndjekim zbatimin e detyrave.Juve,na tha,nuk kini arritur akoma ti bėni mirė detyrat tuaja ashtu siē i bėnte nė atė kohė,Ali Asllani,kur ishte Kryetar i Bashkisė nė qytetin e Vlorės.Kur do tė arrini edhe ju qė ti kryeni detyrat ashtu siē i kryente ai.Vetėm athere mė doli frika,dhe kur mbaruam mbledhjen shkova menjėherė nė shtėpi dh iu thashė pjestarėve tė tjerė tė familjes,qė tė mos kenė merak,sepse ajo punė u mbyll mbasi Kryeministri e kish vlersuar,aq shumė ,atė bisedė me Ali Asllanin,sa qė na tha edhe neve tė punojmė ashtu si punonte ai.Pra arti i tė drejtuarit,qė kish Ali Asllani,u pėlqente tė gjithėve.Pavarėsishtė se M.Shehu,kryeministri i asaj kohe,me shokėt e tij,e konsideronin Ali Asllanin intelektual borgjez dhe pa vizion tė qartė dhe tė mirė,pėr rendin e ri shoqėror qė ata e donin aq shumė,artin e tij tė tė drejtuarit,e pelqenin dhe ja kishin nevojėn. Zgjidhja e problemve banorėve tė qytetit dhe tė fshatit Ato vite kur Ali Asllani ishte Kryetar Bashkie,populli i Vlorės si dhe i gjithė populli shqiptar,kishte shumė nevojė pėr tė siguruar drithėrat e bukės dhe sidomos,nė vitet qė kishte thatėsirė tė madhe.Por Kryetari i Bashkisė i merrte masat me kohė dhe ndonjėherė e sillte drithin nga jashtė dhe e mbyllte nėpėr magazina.Pastaj nė bazė tė kėrkesave qė kishte qyteti por edhe nga fshatrat, mbėshtetur nė sasinė qė grumbullonte,bėnte planin e shpėrndarjes me grafik tė rregulltė pėr ēdo periudhė kohore,duke u bėrė furnizimi i tyre nė mėnyrė normale.Ja si e ka treguar Izet Dauti nga fshati Kėrkovė:Sipas datės qė na ishte caktuar nga Bashkia,shkuam nė magazinat e Portit,qė tė merrnin drithin qė na ishte planifikuar pėr fshatin tonė.Por atje rojet italiane tė portit,na nxorrėn shumė pengesa,mbasi ata ngrinin cmimin e kontrabandės,pėr tė pėrfituar pėr veten e tyre,nė rrugė tė padrejtė dhe nė kurrizin tonė.Katėr pesė burra nga fshati ynė shkuam nė bashki,ku na priti menjeherė Ali Efendiu,tė cilin e informuan pėr cfarė na kishte ndodhur.Ai u nervozua shumė sepse i erdhi keq pėr neve.Me tė shpejt shkruajti njė letėr dhe u foli aty tre xhandarėve tė Bashkisė,ku njėri prej tyre ishte italian.Do tė shkoni tek depot nė port dhe do tė filloni menjėherė nga ndarja e drithit,se nuk ka xhandar nga Vlora apo tė huaj,qė tė bėjnė dallavera dhe tė pengojnė zbatimin e kėtij urdhėri.Kush tė dojė le ta provojė,sepse i shkurtojmė nga kėmbėt.Bashkė me ta do tė shkoni edhe ju-i tha italianit dhe mbas njė ore jam edhe unė atje.Me tu dorėzuar letra,u hapėn menjėherė depot pėr ne dhe pėr disa fshatra tė tjerė qė kishin rradhėn pėr funizim.Ndarja e drithit u bė ashtu siē porositi Ali Efendiu,sepse nė atė mėnyrė nuk kishte asnjė kundėrshtim nga ana jonė.Ai vetė kishte ardhur mė pėrpara seē na tha neve,por nė atė kohė qė ne e pamė, Ali Efendiu kish mbledhur xhandarėt dhe po u jepte porosi:Cdo njeri prej jush u thoshte,do tė pėrcjell fshatarėt e njė fshati sa tė dalin nga qyteti,pėr tė mos patur probleme e konfuzion gjatė rrugės.Por Ali Asllani zgjidhte edhe probleme tė tjera pėr fshatarėsinė,mbasi nė atė kohė,ka qėnė edhe Kryetar i Katundisė pėr rrethin e Vlorės.Njerėzit e mi nga fshati Trevėllazėr,na kanė treguar pėr njė konflikt qė kanė patur 4-5 familje nga ky fshatė me disa familje tė fshatit Kaninė,tė cilat i kishin nė pronėsi tokat e fshatit Beshishtė qė ishte kufi me fshatin tonė.Bėhej fjalė pėr disa sip. toke tė vogėla pyll,kullotė qė ishin vazhdim i kullotave tė mėdha e qė njiheshin prej kohėsh si musha,pronė e tėrė fshatit.Por pėr kėtė problem, kishte dėgjuar edhe Ali Efendiu i cili i kishte dėrguar Kryeplakut tė fshatit,qė tė mos bėhej asnjė lėvizje nga fshatarėt,sepse pėr zgjidhjen e tij,do tė vinte vet nė fshatė dhe kishte pėrcaktuar edhe datėn e orėn.Me ta ardhur nė qėndėr tė fshatit,Ali Efendiu u pėrqafua me tė gjithė,e menjeherė e mori fjalėn:Ato copėra kullotash qė bėhet fjalė pėr tu zgjidhur nuk kanė ndonjė vlerė tė madhe tha ai,sepse ato janė nė terrene tė thyer dhe nga to nuk kini asnjė pėrfitim.Familjet do tė kenė gjithmonė probleme se i kanė edhe larg nga fshati.Dhe meqė ato janė nė vazhdim tė kullotave tė pėrbashkėta tė fshatit,le ti bashkngjiten asaj dhe atje tė vendosim vetėm njė kufi,qė ndan fshatin Trevėllazėr me fshatin Beshisht.Ato do ta respektojnė atė kufi dhe nuk do tė ketė mė ngatėrresa,sepse ai ėshtė kufiri i njė fshati.Tė gjithė ato familje qė kishin pjesė nė atė konflikt,u pėrgjigjėn nė njė zė:Tė bėhet ashtu siē tha Ali Efendiu.Pastaj drejtuesi i mbledhjes shprehu dėshirėn qė Ali Efendiu tė vazhdonte tė fliste edhe pėr problemet e tjera,sepse ata ishin mėsuar me tė dhe kishin kėnaqėsi tė madhe ta dėgjonin.Kryeplaku i tha do tė na plotėsosh njė kėrkesė:tė qėndrosh pėr drekė,se na kishte marr malli
Ėshtė shumė e drejtė, tha Ali Efendiu ,qė tė flasė dhe pėr problemet e tjera tė qėndroj edhe pėr drekė,por sot do tė pėrfundojmė me kaq,se unė bashkė me pėrfaqėsuesit tuaj,do tė shkojmė atje nė atė vend ku ėshtė konflikti.Atje janė edhe kaniniotėt se i kam lajmėruar unė qė tė vijnė.Qė aty bashkė me Ali Efendinė shkuan nė vend,vendosėn kufirin tė dy palėt dhe i dhanė dorėn njėri-tjetrit nė prezencė tė tij.Qysh athere e deri mbas luftės,nuk pati asnjė konflikt ndėrmjet dy fshatarve,ėshtė pėr tu thekėsuar se pas vitit 91 kėto familje nuk i bėnė dokumentat e pronėsisė,pėr ato parcela qė bėhej fjalė,pasi ato i qenė bashkngjitur kullotave tė pėrbashkėta tė fshatit.Kjo i tregon qartė ,jo vetėm, se si i zgjidhte ai hallet e qytetarėve,por edhe drejtėsinė e vendimeve qė merte e zbatonte Ali Asllani dhe nga na tjetėr duket qartė besimi dhe respekti qė kishin qytetarėt pėr tė e pėr fjalėn e tij. Mirmėngjes- Kryetar i Bashkisė Tregim i Petrit Velaj,pėrfshirė na rrėfimin e Q.Meminaj:Gjithmonė nė mėngjes kur shkonte pėr nė bashki,Ali Efendiu kalonte pėrpara shkollės tonė.Qoftė kur ecte me haraba,qoftė edhe nė kėmbė ndonjėherė,ai i jepte njė lezet tė madh e rrugės ku kalonte.Por ditėn e parė kur kaloi pėrpara shkollės tonė,ne nuk patėm mundėsi,qė ta pėrshėndesnim Ali Efendiun,mbasi nė atė moment,u futėm nėpėr klasa.Qė tė gjithė nxėnėsit e klasave atė ditė ju lutėn Drejtorit dhe mėsuesve tė cdo klase qė tė qėndronin ashtu tė rreshtuar,pėr cdo ditė nė atė kohė,kur kalonte Ali Efendiu pėr nė bashki,sepse kishim shumė dėshirė ta pėrshėndesnim atė.Drejtoria,atė ditė e aprovoi kėrkesėn tonė,bėri ndryshimin e orarit dhe ky ndryshim ngeli rregull i pėrhershėm pėr atė shkollė.Pėr cdo ditė rreshtoheshin klasat dhe tė gjithė nxėnėsit,bashkė me mesuesit dhe Drejtorin e shkollės,ndjenim njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme,vetėm se i thoshnin MirmėngjesAli Efendiut,Kryetarit tė Bashkisė.Dhe kjo patjetėr ka njė domethėnie tė madhe. Si e luftonte Ali Asllani,korrupsionin dhe kontrabandėn Ka njė tė fshehtė ndoshta tė panjohur,kohėn e punės sė Ali Aslanit dhe pėrqėndrimin e tij kundėr kėtij kanceri.Qėndro Meminaj ka zhbiruar duke u pėrqėndruar mė tepėr tek luftimi qė kėrkon ndėrgjegje tė pastėr si qelibari sic ishte shpirti i poetit pushtetar.Kemi shqyrtuar mė lartė,luftėn qė bėnte ai nė portin e Vlorės pėr kontrabandėn qė bėhej nga italianėt me cmimin e drithrave qė importoheshin.PorAli Asllani ishte i papajtueshėm me kėto fenomene dhe nė tė gjitha dretjtimet,u bėnte luftė tė pamėshirshme.Nė mardhėniet qė ndėrtonte ai me nėnpunėsit e Bashkisė,tė institucioneve tė tjera tė qytetit,tė dikastereve qeveritare,me popullin e Vlorės dhe tė krahinave,ai ishte tepėr korrekt dhe i ndershėm dhe kėtė transparencė e kėrkonte vazhdimisht edhe nga vartėsit e tij.Projektin pėr merkaton dhe sahatin e qytetit,tregon Dr .Prof B.Gaēe,Ali Asllani e bėri vet,por fonde pėr tė mbuluar shpenzimet pėr ndėrtimin e tyre,Bashkia nuk kish.Ali Asllani, organizoi njė mbledhje nė Bashki dhe nė tė ftoi dhe intelektual dhe qytetar tė familjeve tė pasura tė qytetit,tė disa fshatrave pėrreth.Projekti pėr kullėn e Sahatit dhe merkaton nuk do tė zbatohet ,u tha ai,mbasi nuk kemi tė ardhura pėr tė pėrballuar shpenzimet e ndėrtimit.Por tė gjithė pjestarėt qė ishin nė atė mbledhje,iu pėrgjegjėn pozitivisht,duke dhėnė nga buxheti i tyre familjar,shuma tė konsiderueshme.Disa familje tė fshatrave qė nuk iu ndodheshin tė ardhura financiare,dhanė bagėti tė ndryshme tė cilat u konvertuan nė bazė tė vlerės,qė kishin.Banka e Vlorės, me prorosi tė Ali Asllanit,kishte pėrgatitur njė dokument tė posacėm,vetėm pėr atė rast dhe qė mbahej nė tre kopje,pėr secilin dhurues,njė Banka,njė Bashkia dhe njė dhuruesi.Emrat e dhuruesve u hodhėn menjėherė nė Librin e Nderit tė Bashkisė,dhe lista me emrat e tyre e gjestin patriotik,u afishuan nė shumė vende tė dukshme tė qytetit,bashkė me falenderimet qė u bėnte Bashkia.Nė inagurimin e tyre pėrpara popullit tė Vlorės,Ali Asllani,jo vetėm i falenderoi ato familje pėrsėri,qė i dhanė qytetit tė tyre kėto vepra tė bukura por edhe nė mėnyrė analitike,raportoi dhe shpenzimet qė ishin bėrė zė pėr zė,dhe nė tėrėsi pėr objektin.Kėto veprime i bėnte Kryetari i Bashkisė,jo vetėm tė tregonte transparencė pėr veten e tij,por tu mėsonte edhe vartėsve se si tė punonin,tu tregonte dhuruesve dhe tėrė popullit tė Vlorės,se si adminsitroheshin dhe ku shpenzoheshin ato vlera monetare tė tyre.Kėshtu e luftonte korrupsionin dhe kontrabandėn nė administratė,Ali Asllani qė si fenomene tė rrezikshme ishin njohur nė vende tė ndryshme tė botės.Kėtė rrezik qė i kanosej vendit nga kėto fenomene negative,dhe qė ishin reale gjatė lutės sė II botėrore,i ka patur mirė parasysh Ali Asllani,kur shkruajti poemėn Hakėrrim.Nė atė poemė,ai u bėnte luftė shumė tė ashpėr atyre elemenetėve tė pandershėm e tė molepėsur,qė pėr hirė tė pasurimit tė tyre,brenda njė kohe tė shkurtėr ishin tė gatshėm dhe bėnė cdo gjė,nė dėm tė atdheut,kombit shqiptarė.Prandaj ai do tė shkruante: Hani pini e rrėmbeni,mbushni xhepe-mbushni arka
Tė pabrekė-ju gjeti dreka,milioner ju gjeti darka
Hani -pini e rėmbeni,ėshtė koha e ēakenjėve, Hani-pini e rrėmbeni, ėshtė bota e maskarenjėve
Dallavera nėpėr zyra,dallavera nė Pazar, Dallavera me tė huaj,dallavera me shqiptarė
Dhe pėr njė kėrkoni-pesė..por mė mirė njėzetė e pesė Le tė rrojė batakēiu,dhe i miri le tė vdes
. Porsi Vlorėn time njė qytet nuk pash Njė rrugėtim nėpėr gjithė botėn gjer tek molla e kuqe siē e quan poeti e pėrshkruan Q.Meminaj nė rrfeimin etij. Ėshtė e qartė pėr tė gjithė,se karrigia ku ishte ulur Ali Asllani dhe zyra ku ai ka punuar dikur,qoftė si Kryetar Bashkie,Nėnprefekt,Prefekt,Kryeskretar nė Qeverinė e I.Qemalit,e S.Delvinės e ka treguar mė sė miri se po tė punosh me ndėrgjegje tė lartė,kėto fenomene negative,nuk ngrejnė kokė.Ali Asllani e dinte dhe e shihte vet vendin e tij qė ishte mė pak i zhvilluar se shumė vende tė tjera tė Europės,por ai nuk hoqi asnjėherė shpresat,se Shqipėria,njė ditė do tė bėhej,ashtu siē i pėrkiste tė kaluarės sė saj tė ndritur.Dhe pėr kėtė punoi dhe luftoi deri nė vdekje.Ai nuk u largua nga Vlora dhe Shqipėria,pėrveē kohės nė shkollė dhe punės si diplomat.U pėrball me tė gjitha vėshtirėsit qė i dolėn pėrpara,me persekucionin dhe varfėrinė nė familje,me dhimbjen e madhe pėr fėmijtė e tij,dhe qė tė gjitha i pėrballoi,vetėm e vetėm,se donte shumė Vlorėn dhe Shqipėrinė.Shprehje mė tė bukur se nė poemėn e tij pėr Vlorėn nuk besoj se gjėndet: -Gjesdisa Europėn,gjesdisa Azinė -Gjer tek molla e kuqe,vajta gjer nė Kinė -E me re te bardha,dhash edhe mora, -Hazinera gjeja,kur mė hante dora, -E me re tė bardha,mora dhe dhashė -Porsi Vlorėn time,njė qytet nuk pash
Shumė nga miqė tė tij,i propozuan Ali Asllanit,nė pėrfundim tė luftės,qė tė largohej nga Shqipėria,por ai njė gjė tė tillė nuk e pranoi.Ja vlersimi i Ago Agaj nga Smokthina nė librin pėr luftėn e Vlorės,1920,faqe 149:Qofsh i mallkuar-o Ali Asllani,nė tė dyja jetėt-qė su arratise bashkė me ne dhe ti kishe kėnduar lirisht,dhe denjėsisht kėngėt e kėsaj epopeje
.Autori shkruan me respekt pėr Ali Asllanin,kur pėrmend atje poemėn Vlora-Vlora dhe me tė vėrtetė ,nė ato vende tė lira qė Ali Asllani i njihte shumė mirė,patjetėr qė do tė kėndonte mė shumė e mė bukur,asaj ngjarje,sepse kushtet , andej ishin mė tė mira e tė favorshme pėr tė.Por ai,si patriot,atdhetar i madh qė ishte,nuk u largua nga vendi i tij,duke mbetur kėshtu njė shėmbull i shkėlqyer pėr brezat. Si ėshtė vlersuar Ali Asllani Postmortum. Nė 30 vjetorin e vdekjes sė Ali Asllanit,poeti Fatos Arapi ka bėrė kėtė vlerėsim:Ali Asllani i dha Vlorės dhe Shqipėrisė,gjithshka qė pati,dijen dhe kulturėn,pasurin qė kishte,deri dhe jetėn e tij.Cfarė i dha Vlora dhe Shqipėria Ali Asllanit?Dhe kjo ėshtė shumė e drejtė.Nė kėtė drejtim, mund vlerėsojmė punėn e bėrė nga Dr.Prof Bardhosh Gaēe,qė ka botuar disa vepra tė rėndėsishme tė tij,qė e ka paraqitur Ali Asllanin me vlerat e plota para regjimit tė kohės.I ka kėnduar bukur,me talent bashkėfshatari dhe njeriu i afėrtė i familjes shkrimtari Ylli Bora.Ka shkruar njė nga poetėt e shquar,mik i ngusht i tij Jorgo Bllaci dhe shumė tė tjerė si Nasho Jorgaqi,Donika Hanxhaku,Pandeli Koēi,Kajtaz Alikaj,Lefter Cipa,Astrit Xhaferi,Ideal Muho,Muhedin Faslliu,Hiqmet Mehmeti,Feti Brahimi Seit Seiti.Kanė interpretuar me mjeshtėri poezit e tij, aktorėt Mirush Kabashi,Bujar Asqeriu,Reshat Arbana,Eli Veizi,Vasillaq Godo.Bashkia Vlorė i ka akorduar titullin Qytetar nderi,ėshtė angazhuar pėr ti vendosur bustin e tij,pėrpara bashkisė sė qytetit.Vlerėsimet qė i janė bėrė pėrpara luftės Ali Asllanit nga personalitete tė Shqipėrisė,Kososvės, Maqedonisė ,Italisė,Francės janė mė tė mėdha.Atė e kanė nė fotografi nė disa familje nė Kosovė,Maqedoni,kanė nė shtėpit e tyre edhe veprat e tij.Emri i Ali Asllanit ėshtė sot nė njė nga shkollat e qytetit tė Pejės,njė qytet i madh i Kosovės.Mė 8 dhjetor 1937,me dekret tė Kryetarit tė Republikės Franceze Ali Asllani i ėshtė akorduar dekorata e shtetit francez Oficer Akademie.Por tė gjitha kėto vlersime,qė i janė bėrė Ali Asllanit nė vendin tonė deri tani,nuk janė tė mjaftueshme,pėr ta pasqyruar ashtu sic e meriton figura e vepra e tij.Sepse si poet,ai ėshtė mė i kuptueshėm dhe mė i dashur nė vendin tonė,e vecanėrisht nė Vlorė,Labėri e nė tėrė krahinėn e Jugut,nė tė gjitha shtresat e qytetit ,tė fshatit,tė tė gjitha niveleve.Si patriot ai ėshtė i pakrahasueshėm me tė tjerėt.Edhe patriotėt e tjerė kanė punuar dhe e kanė nderuar Shqipėrinė,e nė disa drejtime ndofta edhe mė shumė nga ai,por aktiviteti jetėsor i tyre ,ka qėnė mė i shkurtėr ose kanė patur vėprimtari tė gjatė disa,por kjo ka qėnė jashtė shtetit,ndėrsa Ali Asllani kishte miq tė gjithė ata qė e donin Shqipėrinė dhe punoi pėr vendin e tij.Jo mė pak se 50 vjet dhe kėtė jetė tė gjatė pune,brenda nė Vlorė,Tiranė,Fier,Ballsh,ndonjėherė edhe papunė,por pa u larguar asnjėherė nga Vlora dhe Shqipėria.Ai ėshtė pėr tu marrė shėmbull ,sespe i ka lėnė vendit tė tij ,njė pėrvojė me vlerė tė madhe,nga pėrkushtimi nė detyrė dhe nga kultura dhe talenti i rrallė,qė tregoi ai,nė tė gjitha funksionet qė iu ngarkuan,pėr tė drejtuar.Nuk qe rastėsi,qė ai u emėrua Kryeskretar i Qeverisė sė Ismail Qemalit,mė vonė Sekretar i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e Sulejman Delvinės.Detyra shumė tė rėndėsishme,pėr shtetin e ri shqiptar,nė atė kohė,qė tė funksiononte me dokumentacione tė rregullta ,demokratike e perėndimore,qė Ali Asllani i njihte mirė dhe i bėri shumė mirė.Ky ėshtė nė tė vėrtetė
Poeti dhe Patrioti i shquar,pushtetari e diplomati,Kryebashkiaku i Vlorės dhe Shqiptari i madh-Ali Asllani. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|